APEL BASHKATDHETAREVE PER NDIHME   
30.04.2002
Edhe nxėnėsit shqiptarė meritojnė shkollim efikas

SHKUP:30 PRILL

Strategjitė didaktike qė duhet tė gjejnė zbatim edhe nė shkollat shqipe kanė pėr qėllim pėrforcimin e korelacionit pedagogjiko - psikologjik, ndėrmjet pėrmbajtjes mėsimore, procesit tė mėsimdhėnies dhe aktivitetit tė nxėnėsit, si dhe ndryshimin e qėndrimit tė arsimtarėve mbi didaktikėn e kohės, artin e mėsimdhėnies dhe mėsimnxėnies… 

KOMENT DHE ANALIZĖ NGA:QAMIL XHELADINI

-------->

Presidenti malazez kėrkon mbėshtetjen e SH.B.A.-sė pėr zgjidhjen e krizės qeveritare

 

Komente nga Instituti pėr Njoftime tė Luftės dhe Paqes nė Washington

 

WASHINGTON:30 PRILL

Presidenti malazez Milo Gjukanoviq filloi njė vizitė zyrtare nė Shtetet e Bashkuara tė hėnėn (29 prill) duke kėrkuar mbėshtetje, pėr tė cilėn ka nevojė nė zgjidhjen e krizės politike, tė shkaktuar nga njė marrėveshje, e cila e mban Malin e Zi nė njė bashkim me Serbinė pėr tre vjet tė tjerė. Anėtarė tė delegacionit tė Gjukanoviqit shpresojnė se udhėtimi do tė kontriubojė ndaj stabilitetit tė rajonit. 

Kriza politike e tanishme dhe marrėveshja e ndėrmjetėsuar nga BE pritet tė jenė nė qėndėr tė bisedimeve tė Gjukanoviē me zyrtarė tė SH.B.A.-sė dhe ndėrkombėtarė. Tė hėnėn ėshtė planifikuar njė takim me Sekretarin e Shtetit Kolin Pauell. Plane tė tjerė pėrfshijnė takime me pėrfaqėsues tė Kongresit, Agjencisė sė SH.B.A.-sė pėr Zhvillimin Ndėrkombėtar, Bankės Botėrore dhe FMN-sė. 

Delegacioni i presidentit malazez shpreson se vizita do t’i japė njė hov procesit tė demokracisė nė Mal tė Zi dhe "inkurajim pėr Gjukanoviqin nė rrugėn e vendosjes sė lidhjeve tė reja me Serbinė". "Ne presim qė kjo vizitė tė kontriubojė pėr ēuarjen pėrpara tė stabilitetit tė gjithė rajonit," tha tė dielėn kėshilltari pėr politikėn e jashtme i Gjukanoviqit, Milan Rocen. 

Marrėveshja e ndėrmjetėsuar nga BE ndeshi nė kundėrshtimin e ashpėr tė Aleancės Liberale (LS) dhe Partisė Social-Demokratike (SDP) pro-pavarėsisė, marrėveshja e aleancės sė tyre me Partinė Demokratike tė Socialistėve (DPS) tė Gjukanoviqit ishte e kushtėzuar me referendumin pėr pavarėsinė deri nė fund tė vitit 2002. 

Marrėveshja e ndėrmjetėsuar nga BE me Beogradin parashikon se Serbia dhe Mali i Zi do tė kenė politika tė mbrojtjes dhe tė jashtme tė pėrbashkėta, njė vend nė OKB dhe organizata ndėrkombėtare tė tjera, por do tė ruajnė ekonomi, monedha dhe shėrbime doganore tė veēanta. 

Pas debateve tė ashpra, parlamenti malazez mbėshteti marrėveshjen qė Gjukanoviē dhe Kryeministri Filip Vujanoviē nėnshkruan sė bashku me zyrtarėt jugosllavė dhe serbė, por LS dhe SDP tėrhoqėn mbėshtetjen e tyre pėr qeverinė. Ndėrkohė, duke protestuar kundėr marrėveshjes, katėr ministra kryesore u larguan nga qeveria. Vetė Vujanoviq paraqiti dorėheqjen e tij mė 19 prill dhe i kėrkoi parlamentit tė pohojė zyrtarisht pėrfundimin e mandatit tė tij. 

Njė analizė e Institutit pėr Njoftime tė Luftės dhe Paqes (IWPR) tha se pas dorėheqjes sė Vujanoviqit ishin tė mundshėm disa skenarė. Njėri ishte pėr zgjedhje parlamentare tė reja. Njė mundėsi tjetėr ishte qė Gjukanoviē tė kalojė nė anėn tjetėr dhe tė bashkohet me aleancėn pro-jugosllave. Por, IWPR besonte se skenari mė i mundshėm ishte qė partitė pro-pavarėsisė tė qėndrojnė sė bashku sipas njė marrėveshjeje tė ndryshuar pėr ndarjen e pushtetit. 

Pas njė vizite nė Bruksel mė parė gjatė kėtij muaji, pėrfaqėsues tė SDP-sė dhe LS-sė e zbutėn kritikėn e tyre pėr marrėveshjen e 14 marsit. Liberalėt citohen tė kenė njoftuar kohėt e fundit se "ata do tė punojnė pėr zbatimin e marrėveshjes sė Beogradit". Pėr mė tepėr, pėrkrahėsit e shkėputjes duket t’i frikėsohen rrezikut tė humbjes nė zgjedhje tė parakohėshme. Sondazhet e kohėve tė fundit kanė treguar se mbėshtetja pro-pavarėsisė tani ėshtė e barabartė me atė pro-bashkimit. Pėrveē kėsaj, numri i votuesve malazezė qė hezitojnė tė votojnė njoftohet tė jetė rritur nga 8 pėrqind nė 19 pėrqind, ku shumica prej tyre besohet tė jenė ish-mbėshtetės tė pavarėsisė. 

Nėse njė qeveri e re nuk merr detyrėn brenda 60 ditėsh, atėherė brenda tre deri nė katėr muajsh duhet tė organizohen zgjedhje parlamentare tė parakohėshme.
 
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Sekretari i Shtetit Pauell mbėshtet malazezėt nė vendimin pėr Federatėn

UASHINGTON:30 PRILL

Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell shprehu mbėshtetjen e tij pėr Presidentin malazez, Milo Gjukanoviq lidhur me vendimin e kėtij tė fundit pėr ta mbajtur vendin tė lidhur me Serbinė tė paktėn edhe pėr tre vjet. Vendimi i kushtoi Gjukanoviqit aleatin e tij, Kryeministrin Filip Vujanoviq, i cili kete muaj dha doreheqjen nen presionin e mbeshtetesve te pavaresise se plote. Mali i Zi eshte partneri me i vogel ne ate qe ka mbetur nga Jugosllavia pas luftėrave ballkanike te '90-es. Ne mars Mali i Zi nenshkroi nje marreveshje per te qendruar brenda Federates. Pas bisedimeve mes Pauell dhe Gjukanoviē ne Departamentin e Shtetit dje, zedhenesi Richard Boucher tha se udheheqesi malazez "shprehu angazhimin e tij te plote per nje zbatim te sinqerte te marreveshjes se marsit".

"Sekretari Pouell e lavderoi Presidentin Gjukanoviq per ndermarrjen e ketij hapi te veshtire politik. Ai shprehu besimin se marreveshja do te ndihmoje Malin e Zi dhe Serbine te arrijne me mire aspiratat per integrim te plote ne Europe dhe do te ndihmoje stabilitetin ne rajon. Pauell kerkoi zbatimin e plote te saj nga te gjitha palet", shtoi zedhenesi. Pouell dhe Gjukanoviq diskutuan edhe per ngjarjet ne Ballkan, bashkepunimin me Gjykaten Nderkombetare te Krimeve per ish-Jugosllavine dhe luften e SHBA-se kunder terrorizmit, tha ai. Djukanoviq ishte nje mik i cmuar i SHBA-se gjate luftes se NATO-s per Kosoven ne 1999-en si dhe gjate ngjarjeve qe arriten piken kulmore me rrezimin nga pushteti te Presidentit jugosllav Slobodan Millosheviq ne vitin 2000. 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Parlamenti malazez rinis debatin pėr marrėveshjen mbi Federatėn


PODGORICĖ:30 PRILL
Parlamenti i Malit tė Zi do tė mblidhet sot pėr tė nisur debatin pėr konkluzioniet pėr projektin e marrėveshjes me Serbinė pėr krijimin e shtetit tė ri.

 Kryeparlamentarja Vesna Peroviē ka insistuar pėr kėtė debat, qėkur anėtarėt e rinj u zgjodhėn nė komisionin zgjedhor tė Republikės. Ajo tha se mocioni pėr mosbesim ndaj Qeverisė do tė jetė nė axhendėn e Parlamentit javėn e ardhshme. Aleanca Liberale, anėtare e sė cilės ėshtė edhe Peroviē, ka propozuar dje njė mocion pas dėshtimit tė konfirmimit tė Kryeministrit Filip Vujanoviē. 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Liberalėt mocion mosbesimi pėr qeverinė e Vujanoviqit 

 

PODGORICĖ:30 PRILL
Aleanca Liberale malazeze i ka dėrguar parlamentin njė mocion mosbesimi pėr qeverinė e Filip Vujanoviē.

Sipas radio b92, "partia ka pohuar se Vujanoviē ka dėshtuar nė dhėnien e dorėheqjes pavarėsisht nga humbja e shumica e Parlamentit". Ky mocion u mbėshtet nga Partia Popullore, njė nga subjektet politike tė opozitės  

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Nė portin e Tivarit  u arrestuan l2 kosovarė

 Tivar, 3o prill- Nė vijėn kufitare tė Portit tė Tivarit u arrestuan l2 shqiptarė tė Kosovės, tė cilėt ishin tė pajisur me dokumente tė falsifikuara belge,- njofton e pėrditshmja e sotme “Vijesti” e Podgoricės.Ata  u ndaluan nė momentin e  kontrollimit tė automjeteve dhe tė pasagjerėve.

Mė 26 prill janė arrestuar tre shqiptarė nga Kosova, njė ēift bashkėshortor me tre fėmijė tė mitur, tė cilėt, siē thuhet kishin me vete dokumente personale  tė falsifikuara belge edhe nė automjetin  “Mazda” / me targa tė jashtme/ janė gjetur pajime pėr falsifikimin e dokumentave.

Ndėrkaq, ditėn e diel ,janė arrestuar edhe nėntė shqiptarė nga Kosova, tė cilėt kanė bėrė pėrpjekje tė largohen nga Mali i Zi me dokumentacion tė paligjshėm, ose  me letėrnjoftime tė Belgjikės.Janė gjetur edhe  tre pasaporta,po nga Belgjika.

Ndaj tė arrestuarve u bė fletėdenoncim penal nė Gjykatėn Themelor tė Tivarit.E pėrditshmes “Vijesti”, duke u mbėshtetur nė burimet e saj nėnvizon se shqiptarėt e arrestuar nga Kosova nė policinė e Tivarit kanė deklaruar se dokumentat e falsifikuara i kanė paguar nga 2oo evro e mė tepėr./Intron/

29.04.2002
GJUKANOVIQ NĖ UASHINGTON
 VASHINGTON :29 PRILL

Milo Gjukanoviq ėshtė i pari nėnshkrues i marrėveshjes pėr formimin e unionit tė shtetit "Serbisė dhe Malit tė Zi", i cili ka ardhur nė Uashington pas aprovimit tė dokumentit pėr tė cilin SHBA kanė mjaft interes ushtarako-strategjik. Vizita e punės sė presidentit tė Malit tė Zi pasoi me ftesėn e qeverisė amerikane dhe fillon tė hėnėn me takimin me sekretarin shtetėror Kolin Pauelin, qė ėshtė element i cili gjithashtu flet pėr interesimin e Uashingtonit – siē theksohet nė Departamentin e shtetit –

qė tė mbėshteten forcat politike nė Podgoricė tė cilat e kanė pranuar nismėn e Bashkimit Evropian dhe SHBA qė tė vijnė deri te zgjidhja kompromise pėr krizėn e cila ėshtė kėrcėnuar qė tė nxisė "procese tė gjera destabilizuese" nė Evropėn Juglindore. Sipas vlerėsimit tė ambasadorit nė RFJ, Uiliem Montgomerit, i cili gjatė kėtyre ditėve gjendet nė Uashington, rolin vendimtar nė realizimin e kėtij procesi "pas tė cilit ka qėndruar tėrė bashkėsia ndėrkombėtare" e ka luajtur Partia Demokratike e Socialistėve me nė krye Gjukanoviqin.

 Copyright © 2002 intron-presse /HB/

PEROVIQ: "JANĖ TĖ DOMOSDOSHME ZGJEDHJET E JASHTĖZAKONSHME"
PODGORICĖ :29 PRILL

Kryetarja e parlamentit jugosllav dhe funksionarja e lartė e Aleancės Liberale, Vesna Peroviq deklaroi se nė atė republikė "janė tė domosdoshme zgjedhjet e jashtėzakonshme, pėr t'u zgjidhur kriza e thellė dhe turbulencat e mėdha nė partitė politike dhe nė elektoratin e Malit tė Zi".

Ajo pėr Televizionin "Palma" tė Jagodinės tha qė PDS "po e mban elektoratin nė gjendje tė hutuar, duke e pritur rezultatin e zgjedhjeve vendore nė maj".

 Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

VUJANOVIQ: NUK KAM PSE TĖ JAPĖ DORĖHEQJE
 PODGORICĖ :29 PRILL

Kryeministri malazez Filip Vujanoviq deklaroi se nuk ka dhėnė dorėheqje, as qė do ta bėjė kėtė.  "Nuk kam dhėnė dorėheqjen dhe as kam ndonjė arsye pėr ta bėrė kėtė." Kėshtu u shpreh dje Kryeministri malazez, Filip Vujanoviē, i cituar nga e pėrditshmja e Podgoricės "Vijesti". Kryeministri malazez ka deklaruar se ai nuk ka dhėnė dorėheqjen, por ka kthyer mandatin pas paktit tė bėrė me Liberalėt pėr formimin e njė qeverie.

Ai dha dorėheqjen dy javė mė parė pasi dy partitė pro-pavarėsisė u revoltuan mjaft pėr marrėveshjen mes Malit tė Zi dhe Serbisė. Qeveria nuk gėzon shumicėn nė Parlament. Por Vujanoviē hodhi poshtė zėrat dhe duket se nuk ka asnjė qėllim pėr tė marrė pėrgjegjėsi personale dhe kolektive pėr marrėveshjen e nėnshkruar nė mars.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

ALEANCA LIBERALE  NĖ MALĖ TĖ ZI  FILLON  NISMĖN E    VOTUAR - MOSBESIMIN E QEVERISĖ
PODGORICĖ :29 PRILL-
Aleanca Liberale e Malit tė Zi sot e paralajmėroi marrėveshjen me grupet e deputetėve nė parlamentin malazez lidhur me kėrkesėn pėr
dorėheqjen e kryeministrit Filip Vujanoviqit. Kryetarja e Kuvendit tė Malit tė Zi dhe funksionarja e Aleancės Liberale, Vesna Peroviq, deklaroi se Vujanoviq dhe qeveria e tij po sillen nė mėnyrė "uzurpatore".

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Solana nis dy tė dėrguar specialė pėr marrėveshjen Mal i Zi – Serbi

 

PODGORICE :29 PRILL

 Shefi i Politikės sė Jashtme dhe Sigurisė nė Bashkimin Europian, Havier Solana ka nisur sot nė Podgoricė dy tė dėrguar specialė, pėr t'u siguruar pėr marrėveshjen e nėnshkruar mes Serbisė dhe Malit tė Zi. Stefan Lehne dhe Fernando Gentilini do tė takohet me zyrtarėt malazezė si dhe me Kryeministrin e dorėhequr, Filip Vujanoviē. Dy tė dėrguarit mė pas do tė udhėtojnė nė Beograd.

Ndėrkohė Presidenti i Malit tė Zi, Milo Gjukanoviē u nis dje nė Uashington ku do tė takohet me sekretarin amerikan tė Shteti, Kolin Pauell. Sipas tė pėrditshmes sė Podgoricės "Vijesti", njė nga pikat e axhendės do tė jetė edhe marrėveshja e nėnshkruar mes Beogradit dhe Podgoricės pėr njė shtet tė pėrbashkėt, e cila i bashkon dy shtetet edhe pėr tre vjet tė tjerė. Marrėveshja edhe pse e pėrshendetur nga Uashingtoni dhe Brukseli la politikėn e brendshme nė krizė. Vujanoviē, njė nga anėtarėt e Partisė sė udhėhequr nga Gjukanoviē. Presidenti malazez dhe kėshilltari i tij pėr punėt e Jashtme arritėn nė Uashington dje dhe do tė takohen me pėrfaqėsues tė Kongresit amerikan, tė Fondit Ndėrkombėtar Monetar, Bankės Botėrore dhe USAID. Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Qeveria e Malit tė Zi pranė rrėzimit

PODGORICĖ:29 PRILL

 Malit tė Zi ėshtė duke u pėrballur me presionin nė rritje, ndėrsa Aleanca Liberale e Malit tė Zi (LSCG) pro-pavarėsisė tha tė premten (26 prill) se ajo do paraqesė njė votim mosbesimi ndaj qeverisė. Udhėheqėsi i LSCG-sė Miodrag Zivkoviē thotė se partia do t’a iniciojė kėtė veprim nėse qeveria nuk jep dorėheqjen deri tė hėnėn. LSCG tha gjithashtu se do shqyrtojė me kujdes propozimin e Partisė Kombėtare pro-federatės pėr njė qeveri teknike, pėr tė zgjidhur bllokimin politik tė tanishėm.

Blloku i opozitės pro-federatės - Sė Bashku pėr Jugosllavinė - tha se ai gjithashtu do t’a mbėshtesė kėrkesėn. Qeveria humbi mbėshtetjen e saj pasi LSGC dhe ish-partneri i aleancės Partia Social-Demokratike vendosėn tė largohen nga Partia Demokratike e Socialistėve nė pushtet.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Jugosllavia refuzon hapjen e plotė  tė arkivave pėr tribunalin Hagės

BEOGRADĖ:29 PRILL

Jugosllavia duket se nuk ėshtė e gatshme t“i pėrgjigjet deri nė fund kėrkesės sė Gjykatės sė OKB-sė pėr Krimet e Luftės nė Hagė pėr tė vėnė nė dispozicion pa kufizim arkivat e saj. Ministri jugosllav i Punėve tė Brendshme, Zoran Zhivkoviē njoftoi sė fundi, se hetuesve tė Tribunalit nuk do t“u vihet nė dispozicion dokumentacioni i klasifikuar si sekret. Qeveria do t“u vėrė hetuesve nė dispozicion njė pjesė tė dokumentacionit shtetėror, por natyrisht jo tė gjithė atė, deklaroi ministri pėr mediat vendase. Deklara e Zhivkoviēit erdhi nė reagim ndaj kėrkesės sė Prokurores sė Pėrgjithshme tė Gjykatės sė OKB-sė pėr Krimet e e Luftės, Karla del Ponte sipas tė cilės bashkėpunimi i Beogradit me Gjykatės mund tė quhet i filluar vetėm pas hapjes sė arkivit pėr nevojat e hetimeve. Ministria jugosllave e Punėve tė Brendshme sqaroi gjithashtu, se vendimi pėr hapjen e pjesėshme tė arkivit nuk do tė jetė standart, por do tė merret pėr ēdo rast nė veēanti.

Shefi i pėrfaqėsisė sė Gjykatės nė Beograd, Matias Helman u bėri thirrje ndėrkohė tė gjithė tė kėrkuarve, pėrfshirė edhe presidentin serb, Milan Milutinoviē, tė dorėzohen vullnetarisht. Tribunali, tha Helman nuk njeh asnjė lloj "imunitetit pėr kriminelėt e supozuar tė luftės, pavarėsisht nga posti qė mbajnė". Autoritetet jugosllave kishin deklaruar mė parė, se presidenti Milutin Milutinoviē gėzon imunitet deri nė fund tė vitit tė ardhshėm ose nė pėrfundim tė legjislaturės nė vijim.

Pas dorėzimit vullnetar tė ish-shefit tė shtabit tė ushtrisė jugosllave, Dragoljub Ojdaniē, dorėzimin e tyre vullnetar e kanė paraljmėruar edhe pesė tė akuzuar tė tjerė. Tė gjashtė personat nė fjalė bėjnė pjesė nė listėn e tė dyshuarve, tė publikuar pas aprovimit tė ligjit pėr bashkėpunimin me Tribunalin e Hagės.
Pjesėtarät e tjerė tė listės pritet tė arrestohen prej Ministrisė jugosllave tė Drejtėsisė.

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush e cilėsoi bashkėpunimin me Gjykatėn e OKB pėr Krimet e Luftės si tė njė rėndėsie tė vendimtare pėr integrimin e Jugosllavisė sė Evropė. Nė njė letėr drejtuar presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica Bush vlerėsoi pozitivisht " pėrparimet e mėdha" tė bėra nga ana e Jugosllavisė pas pėrmbysjes sė Milosheviēit. Brenda pak kohėsh Jugosllavia ka arritur tė shndėrrohet nga shkaktar i luftrave dhe vuajtjeve nė Ballkan, nė njė forcė nė shėrbim tė paqės, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nė rajon, thuhet nė letrėn e presidentit amerikan, Xhorxh Bush.

 

 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

NATO dhe kutitė e votimit

Koment nga: ZHELJJKO BAJIQ

 

 

Shkup, 29 PRILL

Emisari special i NATO-s pėr Ballkanin Robert Serry ka biseduar para disa ditėve me kryeministrin maqedonas Lubēo Georgievskin mbi mundėsinė qė pas skadimit tė mandatit tė tanishėm, qė zgjat deri nė fund tė qershorit, mandati i "dhelprave" tė NATO-s tė vazhdohet menjėherė pėr katėr ose pesė muaj e jo pėr tre siē ka ndodhur deri mė tani. Kjo i ik mundėsisė sė pėrputhjes sė kohės pėr ndėrrimin e "Dhelprave" dhe mbajtjes sė zgjedhjeve parlamentare.

Mė parė, Qeveria holandeze nė dorėheqje solli kah fundi i javės sė kaluar vendimin se nga qershori do tė marrė komandimin e misionit "Dhelpra e qelibartė". Mė parė Qeveria gjermane paralajmėroi se do tė tėrhiqej nga ura komanduese e misionit nė Maqedoni me arsyetimin se ushtarėt e saj janė tepėr tė angazhuar nė botėn e jashtme qė nuk ėshtė aq e rėndėsishme pėr gjermanėt e kursyer. Holanda mund tė dėrgojė nė Maqedoni mė sė shumti deri 700 ushtarė qė shpresohet se detyrėn e besuar do ta kryejnė me sukses m'u si paraardhėsit e tyre gjerman. Nė kėtė numėr nuk ėshtė llogaritur kuadri komandues qė do tė merrte komandimin e gjithė misionit nė Maqedoni, i cili ėshtė nė fazėn e riorganizimit. Haga vlerėson se episodi maqedonas do tė kushtojė 30 deri 50 milionė euro. Kjo do tė varet nga ajo se a do tė mbeten ushtarėt e Mbretėrisė sė Tyre vetėm njė mandat mujor apo nevoja do tė kėrkojė qė qėndrimi tė shtohet edhe pėr katėr - pesė muaj ose gjysmė viti. Mandati i holandezėve, pėrndryshe si me pjesėtarėt e tanishėm tė "Dhelprave", do tė ketė pėr mision tė sigurojė 47 vėzhguesit e Bashkėsisė Evropiane dhe 97 vėzhguesit e OSBE -sė. Nė Shkup arrijnė tė dhėna tė besueshme se roli i holandezėve nuk do tė jetė i ndėrlidhur me raportet pėr misionin dėshtuar tė ushtarėve tė "vendit tė tulipanėve" nė tragjedinė e Srebrenicės para shtatė vjetėsh, pėr ēka edhe ka rėnė qeveria.

Nė disa mediume elektronike maqedonase u publikuan edhe detaje tė dokumenteve tė qeverisė holandeze ku bėhet vlerėsimi i situatės nė prag tė ardhjes sė "tulipanėve". Nga dokumenti shihet se ekspertėt e atjeshėm qeveritar vlerėsojnė se Armata Kombėtare Shqiptare (AKSh) nuk ka organizatė dhe nuk ka pėrkrahje nga ana e popullatės civile. Koalicioni aktual qeveritar i udhėhequr nga VMRO-DPMNE dhe Partia Demokratike e Shqiptarėve nuk gėzon popullaritet nė mesin e votuesve. Holandezėt konsiderojnė se shumica e banorėve janė tė vetėdijshėm se ndihma adekuate ndėrkombėtare mund tė jetė vendimtare nė rast tė vazhdimit tė konfliktit. Pėr mė shumė, ekspertėt holandez, duke bazuar vlerėsimet e tyre nė hulumtimet e opinionit publik, prognozojnė se VMRO-DPMNE-ja gjendet para humbjes nga ana e Lidhjes Socialdemokrate opozitare.

Ambasadori i ri i NATO-s Nicolas Bigmann paralajmėroi shqyrtimin e mandatit tė "Dhelprės" nė maj dhe qershor kur do tė mund tė bėhej diskutim konkret pėr rolin e tyre nė zgjedhjet e vjeshtės. Diplomati nuk e sheh si tė domosdoshme shtimin e numrit tė ushtarėve vetėm shkaku i zgjedhjeve.

Bashkėsia ndėrkombėtare pa i rėnė tėrthorazi paralajmėroi se dėshiron qė nė zgjedhje tė dėrgojė numėr tė konsiderueshėm tė vėzhguesve nga Bashkėsia Evropiane, OSBE-ja dhe organizatat joqeveritare. Zgjedhjet parlamentare, pra tre testimet e deritanishme, treguan se ishin operacione "tė rrezikut tė madh" edhe nė kohėra mė normale prandaj si mund tė pritet qė tani ato tė duken si zgjedhje zvicerane. Pjesėtarėt e "Dhelprės sė qelibartė" tė gjithė zgjedhėsve dhe tė gjithė cenuesve eventual tė rendit doemos duhet t'u tregojnė sharmin diskret tė pranisė sė tyre. As mė pak, as mė shumė se kjo.

Pėr sa i pėrket zgjedhjeve ato ende nuk janė caktuar, por me paramendimin se ato do tė mbahen dhe do tė kalojnė pa incidente, bashkėsia ndėrkombėtare e ka doemos tė pėrcaktohet pėr sa i pėrket pranisė sė saj tė mėtutjeshme. Ēėshtja e forcave evropiane qė do tė zėvendėsonin "Dhelprat" edhe mėtej mbetet pezull. Pėrfaqėsuesi i NATO-s Nicolas Bigmann pret qė tė mbyllet deri nė fund tė vitit. Se ku e bazon optimizmin e vet - kėtė nuk e tregoi. Ia vlen t'u kushtojmė kujdes disa momenteve: tė gjithė nė Maqedoni tashmė e vėrejnė se qeveritė perėndimore lėkunden kur ėshtė fjala pėr operacionet e NATO-s nė Ballkan. Mė me dėshirė kjo do tė duhej tė pėrfundonte sot se sa nesėr. Megjithatė, ish-palėt e konfrontuara nė vend janė tė vetėdijshme se bashkėsia ndėrkombėtare i pėrkėdhel: paqa me siguri do tė ruhet derisa mbi ta qėndrojnė vėzhguesit ndėrkombėtar, apo thėnė indirekt, NATO-ja. Nė atė moment kur do tė vendosin qė tė tėrhiqen pėrfundimisht, situata do tė jetė e paqartė.

Fillimisht, falė "diplomacisė sė heshtur" tė pėrfaqėsuesve tė NATO-s, pėrfshirė edhe bisedėn e fundit diskrete tė ambasadorit Bigmann (e para deri tani) me liderin politik tė UĒK-sė sė shpėrbėrė Ali Ahmetin, kubi mozaik ka filluar tė pėrputhet; incidentet janė ulur nė minimum. Mbetet problematik konflikti brendashqiptar. Nuk ėshtė i pamundshėm konflikti ndėrmjet pjesėtarėve tė partive tė ndryshme nė bllokun politik maqedonas gjatė fushatės zgjedhore dhe nė praag tė zgjedhjeve, por kjo nuk ėshtė ēėshtje qė do ta pranonte NATO-ja.

Don a nuk don, pėrveē se ėshtė bėrė rojtar i paqes nė Maqedoni, aleanca ushtarako -politike mė e fuqishme nė planet pėrgatitet edhe pėr rolin e mbrojtėsit tė demokracisė. Nė tė vėrtetė demokracinė qė anėtaret e saj zėshėm e pėrkrahėn dhe, edhe mė keq, e toleruan gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

BAROMTERI DIPLOMATIK
Dr.Mehdi HYSENI
                                         
SYNDROMI I NACIONALSHOVINIZMIT SERB NE  ADMINISTRATEN NDERKOMBETARE TE BERNARD KUSHNERIT NE KOSOVE
 
Qė nga vendosja e administratės civile ndėrkombėtare nė Kosovė, nėn drejtimin e kryeadministratorit tė UNMIK-ut, Bernard Kushner (derisa realizoi synimet e veta), pala  kundėrshtare e minoritetit serb nė Kosovė, as qė deshi tė qajė kokėn fare pėr t'u inkorporuar (sikundėr pėrfaqėsuesit e pales shqiptare) nė Kėshillin e Administratės sė Pėrkohshme.  ---------------->vazhdo
27.04.2002
REPLIKAT NĖ PARLAMENTIN E ULQINIT

Ulqin,27 prill- E gjithė java e kaluar nė Parlamenti e Ulqinit u zhvillua nė shenjė tė replikave dhe polemikave midis kėshilltarėve tė pozitės dhe opozitės rreth propozimit tė Komsionit pėr emrimin e shesheve dhe rrugėve tė Ulqinit dhe tė qendrave tjera lokale nė territorin e kėsaj komune. Derisa partitė nacionale, LD nė MZ dhe UDSH, mbrojnė listėn e propozuar, partitė opozitare, PDS, PPS dhe LLMZ e kontsestojnė atė nė shumė pika e mbi tė gjitha kėrkojnė pėrfshirjen proporcionale tė kulturės malazeze nė kėtė korpus, meqė nė listė janė propozuar vetėm personalitete kombėtare shqiptare. Kėta tė fundit, e sidomos PDS dhe SNP u japin mbėshtetje edhe tė ashtuquajturve luftėtarė tė Luftės sė Dytė Botėrore, tė cilėt i janė drejtuar kryetarit tė komunės, Skėnder Hoxha, qė tė mos e miratojnė kėtė listė, sepse, siē thonė ata prish marrėdheniet ndėrnacionale nė Ulqin, gjithnjė sipas tyre, shembull i marrėdhenieve tė mira ndėrnacionale dhe ndėrfetare. Ndėrkaq, kėshilltari i liberalėve, Xhemal Peroviq shfaqi mospajtim me kryetarin e komunės qė e leoi kėtė letėr para kėshilltarėve dhe Mehmet Bardhit qė e komentoi, duke theksuar se kjo strukturė i takon njė ideologjie tė deplasuar komuniste. Qėndrimin e kėshilltarit tė liberalėve e mbėshteti edhe Abdullah Kurti /LD nė MZ/, i cili tha se ata mbajnė pėrgjegjėsinė pėr diskreditimin e kulturės shqiptare gjatė 60 vjetėve tė kaluara.

Rreth listės sė prepozuar u paraqiten dallime edhe brenda klubit tė kėshilltarėve tė LD nė MZ, konkretisht rreth emrit tė sheshit nė Katėrkollė.

Siē tha Abdullah Kurti, shumica e kėshilltarėve tė LD nė MZ dhe nė UDSH edhe kanė origjinė nga Ana e Malit mbėshtesin propozimin qė sheshi nė qendėr tė Anės sė Malit tė bart emrin e heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Nė favor tė propozimit tė kėshilltarėve tė partive shqiptare u shpreh edhe Luigj-Lubo Shkrela, kėshilltar i socialistėve tė Gjukanoviqit, ndėrsa Mehmet Bardhi si kryetar i Komisionit komunal ka propozuar qė sheshi nė Katėrkollė tė pagėzohet demokracia.

Diskutimet rreth kėsaj pike shumė tė ndieshme kanė pėrfunduar, por qė tė pėrfillet Rregullorja e punės sė Kuvendit, kjo mbledhje do tė vazhdojė tė martėn e parė pas festės, pra mė 7 maj kur do tė shqyrtohen amendamentet nė formė tė shkruar mbi bazat e propozimeve qė kanė dalur nė parlament gjatė shqyrtimit tė kėsaj pike. Ėshtė interesant se asnjė nga kėshilltarėt e qytetit tė Ulqinit, qofshin ata nga partitė nacionale apo nga ato qytetare, nuk janė kyēur nė debat, por qė tė gjithė nga pjesa urbane. Analistėt e pavarur vlerėsojnė se duhet dėgjuar edhe mendimin e tyre, meqė disa nga emrat e propozuar pėr tė pagėzuar  rrugėt e sheshet e Ulqinit, edhe kontestohen nga krahu opozitar, sidomos nga socialistėt proserbė, nuk mund tė arsyetohet heshtja e kėshilltarėve nga qyteti. Kontestohet emri i Hafiz Ulqinakut,  Cafo Begut,Mujo Ulqinakut , Ymer Prizrenit./Intron/ 

 

Shkodėr, Dade-Llukovac: Brenda Majit pika kufitare Murriqan -Sokobin

SHKODĖR:27 Prill

Marrėdhėniet ndėrmjet Shqipėrisė dhe Malit tė Zi janė tė shkėlqyera nė fushat politike dhe ekonomike dhe do tė vazhdojmė pėrpjekjet dypalėshe pėr tė luftuar mė rreptė trafiqet e ndryshme dhe krimin e organizuar nė tė dyja anėt e kufirit". Kėshtu u shpreh sot ministrja e Jashtme, Arta Dade pas takimit me homologun malazez, Branko Llukovac. Ministrat e Jashtėm tė Shqipėrisė, Arta Dade dhe Malit tė Zi, Branko Llukovac, ranė dakord sot nė Shkodėr, qė brenda muajit Maj tė nėnshkruhet marrėveshja ndėrmjet dy qeverive pėr hapjen pikės sė kalimit kufitar Murriqan-Sokobin, qė lidh dy vendet. Ministri i Jashtėm malazez, Llukovac, deklaroi se "nė takim u diskutua pėr zhvillimin e mėtejshėm ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve fqinje dhe ky bashkėpunim do tė vijė duke u rritur". "Hapja e pikave tė kalimit kufitar pėrveē asaj tė Murriqanit do tė ndikojė ndjeshėm nė zhvillimin ekonomik tė tė dy vendeve".


Ai, shtoi se "dy qeveritė kanė disa projekte tė pėrbashkėta nė lidhje me pėrmirėsimin e infrastrukturės, turizmit dhe investimin pėr rikonstruksionin e maternitetit tė Shkodrės, pėr tė cilat shpresojmė tė gjejmė donacione tė ndryshme qė do tė ndikojnė ndjeshėm nė rritjen e bashkėpunimit ndėrmjet dy vendeve". Sipas ministres Dade, pėr kėtė qėllim ndėrmjet dy ministrive tė Rendit ka patur vazhdimisht njė bashkėpunim efektiv i cili po vjen duke u zgjeruar nė kontekst mė tė gjerė rajonal.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/
26.04.2002
USHTRIA DHE POLICIA SERBE I KANĖ SHITUR ARMĖ UĒK"

Hagė :26 PRILL
Bashkėshortja e udhėheqėsit tė dikurshėm tė Unionit tė sindikatave tė pavarura tė Kosovės, Afėrdita Hajrizi e pėrshkroi tė premten nė gjykimin e Slobodan Milosheviqit para Gjykatės sė Hagės sesi policėt serbė ia kanė vrarė bashkėshortin, Agim Hajrizin, tė birin njėmbėdhjetėvjeēarė Ilirin dhe vjehrrėn kur ka filluar bombardimi nė mars tė vitit 1999. Afėrditės i kujtohet sesi e ka dėgjuar vjehrrėn duke thėnė: "Nenad, si mund ta vrasėsh tė birin tim". Polici Nenad Paviēeviq, fqiu me tė cilin familja Hajrizi me vite kanė qenė nė marrėdhėnie tė kėqia, ėshtė dėnuar nė mungesė nė vitin 2000, nė Mitrovicė me dėnimn me burg pėr vrasjen e tre anėtarėve tė familjes Hajrizi. Mehmet Aliu, sipėrmarrės privat i ndėrtimtarisė, ėshtė pjesėtari i parė i UĒK i cili dėshmoi nė gjykimin e ish-presidentit jugosllav Milosheviqit para Gjykatės sė Hagės.

 Si pjesėtar i dikurshėm i UĒK ai deklaroi se si policia dhe ushtria serbe i kanė shitur armė UĒK dhe e pėrshkroi njė blerje tė tillė, prej, siē tha, njerėzve tė Arkanit nė fillim tė vitit 1999. Aliu nė pėrgjigjet e Milosheviqit, deklaroi se "mė se 80 pėr qind tė armėve kanė ardhur nga policia dhe ushtria pėr ēka kam dėshmi. Ai gjithashtu deklaroi se me pėrgjimin e radiolidhjeve tė forcave jugosllave tė sigurisė nė Prishtinė ka dėgjuar sesi postkomandave lokale u pėrcillet urdhri nga Beogradi qė popullsia e fshatrave rreth Prishtinės tė ndiqen dhe tė orientohen pėr nė Prishtinė. Urdhrin e ka pėrcjellur, Mishko Vlahoviq, shef i policisė nė Prishtinė, tha Aliu.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Serbia kėrcėnon: Nėse Kosova vazhdon tė prezantohet nė Paktin e Stabilitetit, ne do tė tėrhiqemi

PRISHTINĖ :26 PRILL

 Delegacioni serb nė Paktin e Stabilitetit ka kėrcėnuar se nėse Kosova vazhdon tė prezantohet nė kėtė institucion me organet e saj, atėherė Serbia do tė tėrhiqet nga puna e kėtij pakti. Sipas koordinatorit kosovar pėr Paktin e Stabilitetit, Besim Beqaj, i cili sapo ėshtė kthyer nga mbledhja e vendeve tė Paktit qė u mbajt para tri ditėsh nė Vjenė, kjo mbledhje ishte tejet e rėndėsishme pėr qeverinė e Kosovės. “Pas fjalimit tim ishte njė reagim shumė i ashpėr i pėrfaqėsuesit nga Serbia, i cili tha se nėse vazhdohet me praninė e organeve tė qeverisė sė Kosovės, ne do tė tėrhiqemi nga puna e Paktit”, tha Beqaj nė njė konferencė pėr shtyp, i cituar nga RTV21. Beqaj u shpreh se, qėndrimi i pėrfaqėsuesit nga Serbia ėshtė kundėrshtuar nga Ministria e Jashtme e Austrisė dhe vetė koordinatori i Paktit Erhard Busek, tė cilėt mbėshtetėn qėndrimin qė institucionet e zgjedhura nė mėnyrė demokratike nė Kosovė tė pėrfaqėsohen nė Pakt. Edhe pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut nė delegacion nga Kosova ka thėnė se pėrfaqėsimi i qeverisė kosovare ėshtė nė kuadėr tė Rezolutės 1244.

 “Takimi i Vjenės mė 23 prill ishte i pari nė tė cilin institucionet e Kosovės sė bashku me pėrfaqėsuesin e UNMIK-ut morėn pjesė nė njė takim joformal, i cili ishte takim i koordinatorėve rajonal tė Paktit. Temė e debatit ishte mundėsia e kyējes sė vendeve nė kuadėr tė projekteve rajonale. Prioritet e Paktit pėr kėtė vit nė rajon janė kthimi i refugjatėve nė vatrat e tyre, edukimi dhe rinia, dialogu ndėretnik dhe bashkėpunimi ndėrkufitar, tregėtia, infrastruktura, promovimi i biznesit, ambienti, energjia dhe kohezioni social. “Ne sė shpejti do t'i kemi disa projekte, disa gjėra konkrete tė cilat do tė zhvilloheshin nė Kosovė, me prioritet pėr energjetikėn, infrastrukturėn, krijimin e njė hapėsire pėr lėvizje tė lirė etj”, tha Beqaj. Sipas tij, Kosova ėshtė anėtare e Paktit tė Stabilitetit por jo me tė drejta tė plota, siē janė shtetet e tjera. Beqaj tha se nė mbledhjen e qershorit qė do tė mbahen nė Stamboll, Sofje dhe Bukuresht do tė flitet pėr programet tė cilat do tė realizohen gjatė vitit 2002 ku do tė jetė e pėrfshirė edhe Kosova. Nė mbledhjen e para tri ditėve nė Vjenė, koordinatori kosovar ka bėrė njė pasqyrim tė zhvillimeve tė pėrgjithshme nė Kosovė dhe ka kėrkuar qė Kosova tė marrė pjesė nė tė gjitha programet e kėtij institucioni.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Tėrmeti prek edhe Preshevėn, 8 vetė plagosen

PRESHEV :26 PRILL

Tė paktėn 8 vetė janė lėnduar nga njė tėrmet qė e goditi Preshevėn sot rreth orės 2 tė natės. Sipas mjekut kujdestar nė ambulancėn e qytetit, pas ndihmės sė parė, tė gjithė u transferuan pėr mjekim tė mėtejmė nė spitalin e Vranjės.

Ai ka thėnė se bėhet fjalė pėr lėndime nė ekstremitete. Nga Presheva njoftohet gjithashtu se disa mure tė shtėpive tė vjetra janė shembur, kurse shumė shtėpi janė plasaritur. Rreth orės 8 e 40 minuta, nė Preshevė ka pasur edhe njė dridhje tė tokės, me intensitet mė tė vogėl.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Greqia njofton pėr raste tė reja tė virusit vdekjeprurės

ATHINĖ:26 PRILL

Greqia deklaroi sot se numri i personave, tė cilat mesa duket vuanin nga njė virus misterioz, qė ka shkaktuar disa viktima, kishte arritur nė 36. Sidoqoftė, njoftimet pėr persona tė tjerė tė infektuar ishin duke u rralluar. "Nėse gjatė ditėve tė ardhshme, njoftimet pėr raste tė tjera mbeten nė tė njėjtin nivel, atėhere mund tė themi se kemi tė bėjmė me njė rėnie tė shfaqjes sė virusit misterioz", tha me anė tė njė deklarate Ministria greke e Shėndetėsisė. Mjekėt po pėrpiqen ende tė identifikojnė prejardhjen e virusit, i cili shkakton temperatura tė larta, dhimbje muskujsh, koke, lodhje dhe probleme nė zemėr. Mendohet se dy gra nė ishullin e Kretės dhe njė tjetėr nė qytetin verior grek, Janinė, kanė vdekur pas kontaktit me virusin. Nga shtatė rastet e reja tė njoftuara sot, njė prej pacientėve doli nga spitali, njoftoi ministria nė fjalė. Ajo shtoi se nga 29 rastet e regjistruara deri dje, 22 persona gjendeshin ende nė spital, ku 14 prej tyre priteshin tė dilnin. Njoftimet pėr shtimin e rasteve gjatė sė martės sė kaluar detyroi Ministrinė e Shėndetėsisė tė urdhėronte mbylljen e shkollave, tri ditė pėrpara fillimit tė pushimeve dyjavore me rastin e Pashkėve ortodokse. Alarm shėndetėsor -Mjekėt thonė se virusi trasmetohet nėpėrmjet lėngjeve tė trupit dhe jashtėqitjes. "Nuk e dimė ende me saktėsi se pėr ēfarė bėhet fjalė, por kemi tė dhėna se cilit grup i takon virusi nė fjalė", deklaroi Taqis Panajotopulos, drejtor i Departamenti tė Kontrollit nė Qendrėn Greke tė Sėmundjet Infektive (KEEL). Ai i deklaroi agjencisė britanike tė lajmeve, Reuters, se virusi mund t'i pėrkiste grupit "enterovirus" qė infekton zorrėt dhe ndonjėherė edhe pjesė tė tjera tė trupit, veēanėrisht sistemin nervor qendror.

Pas mbylljes sė shkollave, Ministria e Shėndetėsisė kėshilloi banorėt tė mėnjanonin vendet e mbyllura dhe t'i kushtonin vėmendje tė posaēme higjienės personale. Autoritetet greke vunė nė gjendje tė jashtėzakonshme gatishmėrie tė gjitha spitalet e vendit, pėr tė pėrballuar fluksin e madh tė pacientėve.
Irritimi i kishės  E irrituar, Kisha Greke, kundėrshtoi me ashpėrsi njoftimet e nedias greke se pjesėmarrja nė pagėzime mund tė shkaktonte pėrhapjen e virusit. "Mė e pakta qė mund tė themi, ėshtė se duhet tė konsiderohet blasfemi tė deklarosh se kjo epidemi mund tė transferohet nėpėrmjet ceremonive tė shenjta tė pagėzimeve dhe tė rrezikojė jetėn", tha mė anė tė njė deklarate dioqeza e Athinės. Ceremonia e pagėzimeve, simbolika e marrjes sė gjakut tė Krishtit, pėrfshin pirjen e njė gllėnjke verė nga njė kupė. Besimtarėt e kishės ortodokse greke pėrdorin tė njėjtėn lugė. Mendimi i ekspertėve grekė ėshtė se ky veprim mund tė jetė njė shkak pėr pėrhapjen e virusit. "Studime tė tilla apo tė dhėna mbi kėtė fakt nuk ekzistojnė", deklaroi njė mjeke nė KEEL. Kolegėt e saj nė KEEL thonė se ajo nuk ka frikė nga kontakti me virusin nė ceremonitė qė do tė zhvillohen gjatė Pashkėve ortodokse, qė fillojnė mė 2 maj. "Asgjė nuk mund tė transmetohet gjatė ceremonive tė shenjta fetare. Unė do tė vazhdoj tė marr pjesė nė to", deklaroi ajo. Pėrveē mbylljes sė shkollave, qendrat sportive dhe ato tė tė rinjve nė Athinė janė mbyllur. Edhe ushtria greke ėshtė paralajmėruar pėr marrjen e masave mbrojtėse nga pėrhapja e kėtij virusi misterioz. 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Jugollavia kėrkon krijimin e lidhjeve mė tė ngushta me NATO-n - Sipas njė deklarate tė qeverisė jugosllave

BEOGRAD:26 PRILL

Jugosllavia deklaroi sot se po kėrkonte krijimin e lidhjeve mė tė ngushta me NATO-n, aleanca e pėrbėrė prej 19 vendesh, qė vetėm tre vjet mė parė zhvilloi njė fushatė ajrore kundėr saj. Ministri i Jashtėm, Goran Svilanoviē do t'i drejtojė njė letėr sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s, George Robertson, ku do tė deklarojė se Beogradi dėshiron tė bashkohet me Partneritetitn pėr Paqe, baza e NATO-s pėr bashkėpunimin me vendet joanėtare, bėri tė ditur njė deklaratė e qeverisė jugosllave. Pjesėmarrja nė klubin e pėrbėrė prej mė shumė se 40 shtetesh mund tė jetė njė hap pėrpara pėr kėrkesėn e kėtij vendi pėr anėtarėsim nė aleancė. "Hyrja nė kėtė program ėshtė nė pėrputhje tė plotė me pėrparėsitė e politikės sė jashtme jugosllave dhe do ta ēojė vendin mė afėr proceseve tė integrimit europian", vazhdonte mė tej deklarate lartpėrmendur.

 Njė zėdhėnės i NATO-s deklaroi se aleanca nuk ishte njoftuar ende mbi kėrkesėn e Beogradit. "Sidoqoftė, njė gjė e tillė nuk ėshtė e papritur", deklaroi zėdhėnėsi i lartpėmendur. "Sekretari i pėrgjithshėm ka deklaruar mė shumė se njė herė se ai dėshiron ta shohė Serbinė si pjesė e Partneritetit pėr Paqe", shtoi ai. Por, ai theksoi se fillimisht duhej tė pėrmbusheshin disa standarte dhe kushte tė caktuara. Njė diplomat i NATO-s, i cili nuk pranoi tė identifikohej, deklaroi se kushte e lartpėrmendura pėrfshinin trajtimin e ēėshtjes sė tė dyshuarve pėr krime lufte, sigurimin e kontrollit civil nė ushtri dhe pėrputhja me standartet demokratike. Jugosllavia mban ende gjurmėt e fushatės ajrore tė NATO-s, qė e pėrfshiu tre vjet mė parė atė dhe qė pėrfundimisht e detyroi Beogradin tė tėrhiqte trupat nga Kosova. 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Gazetarėt dhe mbrojtja e tyre

 Prishtinė:Nga Besnik BALA

"Kosova ėshtė fushė e minuar pėr gazetarėt", citohet tė ketė thėnė njė gazetar kosovar qė nuk ka dhėnė emrin e tij, mbase pėr tė shmangur shkeljen nė "mina". Sido qė ta marrėsh, duket se ai ka pasur tė drejtė.

Kosova edhe ashtu doli nga lufta vėrtetė e minuar dhe rreth 100 veta kanė humbur jetėn nga "befasitė" qė lanė pas vetes ushtria e policia serbe para se tė largoheshin nė qershor tė vitit 1999.

--------->vazhdo
24.04.2002

Epiqendra e tėrmetit ndodhet nė Shkup

Prishtinė: 24 prill

Sipas njoftimeve tė para epiqendra e tėrmetit tė sotėm, qė u ndie kudo nė Kosovė, ndodhet nė Shkup dhe kishte fuqinė 6 ballė tė Rihterit. 

Poashtu nga Shkupi njoftohet se banorėve tė atjeshėm u ėshtė rekomanduar tė mos hynė njė orė nė shtėpi.
Tėrmeti i sotėm u ndie nė Kosovėn dhe ka shkaktuar shqetėsim tek banorėt.

Nė Prishtinė qytetarėt ende ndodhen nė rrugė nė pritje tė informacioneve dhe pėr fuqinė e tėrmetit.
Njoftohet se tė gjitha shkollat e Prishtinės kanė ndėrprerė procesin mėsimor
Aktualisht nė Prishtinė nuk punon telefonia mobile, siē thuhet pėr shkak tė ngarkesės sė madhe, kurse telefonia fikse funksionon normalisht.

 Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Njė person ka vdekur dhe dhjetėra tė tjerė janė plagosur

 

GJILAN : 24 prill

Njė person ka vdekur dhe dhjetėra tė tjerė janė plagosur sot nė Gjilan nga lėkundjet e njė tėrmeti qė ka prekur thuajse tė gjithė Kosovėn. Lajmi mbetet ende i pakonfirmuar nga autoritetet zyrtare nė Gjilan, por burime jozyrtare pohuan se tėrmeti nė kėtė qytet ka shkaktuar dėme materiale tė mėdha, ku edhe ka gjetur vdekjen njė person dhe janė plagosur disa dhjetėra tė tjerė.

Tėrmeti ėshtė ndier edhe nė Therandė, por pa viktima dhe dėme materiale. Nė kėtė qytet, sikur edhe nė pjesė tė tjera tė Kosovės, sot nė mesditė ėshtė shėnuar njė dridhje e konsiderueshme e tokės, qė ka shkaktuar shqetėsim te qytetarėt, ndėrkohė qė raportohet se nuk ka pasur viktima dhe dėme materiale.

 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Tėrmeti shkakton panik nė Prishtinė, nė Gjilan rrėzohet minareja e njė xhamie

PRISHTINĖ: 24 prill

Lėkundje tė forta tė tokės u ndjenė sot rreth orės 12.55 nė kryeqytetin kosovar, Prishtinė duke vėnė nė panik qytetarėt. Sipas informacioneve paraprake, tėrmeti i cili mendohet tė ketė qenė me njė magnitutė tė lartė, nuk ka shkaktuar viktima dhe as dėme materiale. Sizmiologėt e Shkupit kanė pohuar se tėrmeti besohet tė ketė qenė prej 5,1 shkallė Rihter dhe se epiqendra duket se ka qenė nė Viti, tė Kosovės, ku forca ka qenė 7 shkallė tė Merkalit.. Tėrmeti ka ngjallur panik nėpėr rrugėt e Prishtinės, ku shumė qytetarė, tė trembur nga lėkundjet, dolėn menjėherė nėpėr rrugėt e kryeqytetit. Sipas informacioneve tė para nga qytete tė tjera tė Kosovės, pohohet se nė Gjilan ėshtė rrėzuar minareja e njė xhamie.

Hollėsi tė tjera pėr kėtė ngjarje nuk ka, por dėshmitarė okularė i kanė pohuar se rrėzimi i kėsaj xhamie nuk ka shkaktuar viktima nė njerėz. Nga ana tjetėr lėkundje tė forta tė kėtij tėrmeti u ndjenė sot edhe nė Shkup dhe rrethinat e tij, pak para orės 13.00. Ende nuk ka ndonjė informacion nga Instituti Sizmiologjik nė Shkup, nė lidhje me intensitetin e tėrmetit, i cili shkaktoi jo pak shqetėsime dhe frikė mes qytetarėve. Lėkundjet u ndjenė edhe nė Kumanovė dhe Tetovė. Ndėrsa media tė ndryshme tė kryeqytetit maqedonas shtuan se tėrmeti qė u ndje edhe nė Kosovė e kishte epiqendrėn pikėrisht nė Shkup. Pėr momentin, burimet nuk raportuan pėr tė lėnduar apo dėme materiale. 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Kėtyre ditėve mbahet seminari pėr arsimimin  dhe kualifikimi profesional  tė kamarierėve nga organizata hoteljere “Holegro” nė Ulqin
 

Ulqin :24 Prill

Perspektiva e punesimit nė turizėm:Turizmi ka nje prespektive te madhe. Ai do te trajtohet si nje industri me vete. Per kete arsye puna e shoqeruesit te klienteve ne restorante do te jete e kerkuar. Kjo shtron edhe kerkesen per nje kualifikim te larte te tyre. Sot ka shume lokale, bare dhe restorante ku nevoja per te punesuar shoqerues klientesh ne restorante me pervoje, eshte shume e madhe. Ata qe ndjekin shkollen e mesme Teknologjike dega -Hoteleri-, mundesine per punesim e kane si shoqerues klientesh ne restorante apo si kamarire, guzhinire ne hotele apo objekte turistike.

Kurset permbajne: njohuri per pije alkolike dhe joalkolike, njohuri per ushqimet e Bar - Restoranteve, njohuri mbi higjienen dhe parapergatitjen e restorantit para ardhjes se klienteve, njohuri baze per mbajtjen e llogarive , njohuri mbi prodhimin e koktejeve, krijimi i nje atmosfere mikpritese,.Pas nje eksperience pune dhe nje eksperience formimesh dhe kualifikimesh ai mund te kaloje nga nje kamarier ne nje shoqerues apo prites se klieneteve ne restorante.Kėshtu qė paga minimale simbas Organizatės joqeveritare  turistike “Ulcinium” thonė se duhet tė vuhet nė pėrdorim prej 170 Euro,paga minimale nė restorante dhe komplekse turistike.

Nė kėt seminar do tė marrin pjes vetėm 100 vetė sepse ky ashtė numri i caktuar i njerzve.Simbas Prelj Shkreles  pronarit tė “Holegros” kursi i kėtij seminari ashtė falas.Ne perfundim te shkolles se mesme nxenesi pajiset me nje diplome e cila deshmon per pergatitjen e tij profesionale dhe i krijon mundesine atij per ta ushtruar kete profesion. Po keshtu edhe ne perfundim te kurseve te kualifkimimit kandidati pajiset me nje diplome e cila ve ne dukje kualifikim e marre per kete profesion. Eshte me shume rendesi pajisja e kandidatit me keto diploma pasi i krijon mundesi punesimi ne profesionin e marre. Sidomos i jep rendesi kandidatit per pune kur ai eshte ne interviste me punedhenesin.

Vendi dhe kushtet e punes

Shoqeruesi apo pritesi i klienteve ne restorante, punon ne ambjente te mbyllura lokale, restorante si dhe ne ambjente te hapura kur sherbimet lokali i ka ambjentet e veta jashte ne natyre. Por ne pergjithesi ambjenti i punes eshte ne vende te mbyllura me drite, te qeta, etj.

Paga

Ky profesion zhvillohet teresisht ne nje sektor te privatizuar dhe ne nuk kemi te dhena te plota per pagen e pritesve ne restorante.

 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

23.04.2002
Tri parti politike shqiptare nė Mal tė Zi dalin nė zgjedhjet lokale
Ulqin : 23 prill

Nė zgjedhjet lokale nė Mal tė Zi do tė dalin tri parti politike shqiptare nė kėtė republikė - LD e Malit tė Zi, Unioni Demokratik Shiptar dhe Partia e Prosperitetit Demokratik.
Kryetari i UDSH-sė Fuad Minami citohet tė ketė thėnė se kėto zgjedhje pėrbėjnė njė provė pėr subjektet shqiptare, por edhe pėr elektoratin shqiptar,

pėr shkallėn e ndėrgjegjėsimit tė tij nė hapėsirėn politike malazeze. Ai tha se PDSH do tė shqyrtojė pjesėmarrjen e saj nė qeverinė malazeze nėse koimpetencat e Ministrisė sė minoriteteve do tė kalojnė nė qeverinė fedarale, ashtu siē parashikon marrėveshja mes Serbisė dhe Malit tė Zi.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

NĖRMARJA /KRIPORJA « BAJO SEKULIQ » NXJER 30 MIJĖ TON KĖTIJ VITI
ULQIN :23 prill

Kėtij viti nė kryporen e ulqinit simbas direktorit Ljubo Gazivodes,kryporja Bajo Sekuliq ka aritur qėllimet e veta dhe atyre tė akcinarve tė krypores.

Ky vitė simbas direktorit tė krypores u nxjerrėn ma se 30 mijė tona krypė dhe nė tė ardhėshmen shikom qė tė arisim suksese mė tė mėdha tha direktori Ljubo Gazivoda.Kėshtu qė me 11 majė  do tė mbahet dhe mbledhja e akcionarve tė krypores tė ulqinit “Bajo Sekuliq”. Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Nė pikepyetje kėshilli kordinus shqiptar

Analizė nga:Blerim Hyseni

Shkup:23 prill

Qe nga fillimi i jetes pluraliste ne Maqedoni funskionimi i partive politike shqiptare ka qene ne drejtim te unifikimit te qendrimeve te tyre ne interes te

realizimit te interesave kolektive edhe pse kjo frazeologji shpesh eshte perdorur per realizimin e objektivave partiake dhe per perfitime personale e jo per te realizuar premtimet me te cilat joshnin zgjedhesit.

------------>vazhdo

Pirėsit e duhanit lindin vajza?


Duhani ndikon nė pėrcaktimin e gjinisė sė foshnjave
Tokio:23 prill
Njė studim mjeksor nė Japoni ka gjetur tė dhėna se ēiftet qė pinė cigare gjatė periudhės qė pėrpiqen tė bėjnė fėmijė kanė mė shumė gjasa tė lindin vajza sesa djem.

Studimi bazohet nė njė sondazh tė mė shumė se njėmbėdhjetė mijė ēifteve sipas tė cilit kur ēiftet nuk pinė duhan kishin njėzet pėrqind shans mė shumė tė lindin djem sesa vajza. Mjekėt besojnė se numri i ulėt i djemėve mund tė shkaktohet nga ndikimi i kemikateve toksike tė duhanit ndaj kromozoneve Ypsilon qė pėrcaktojnė seksin mashkullor tė foshnjave. Nė vitet e fundit nė perėndim ka pasur njė rėnie tė theksuar nė lindjen e djemėve.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

22.04.2002
SHPALLEN  LISTAT KANDIKUESE  NĖ ULQIN

U Ulqin,22 prill- Komisioni zgjedhor komunal sot shpalli listat e shtatė subjekteve qė do tė kandidohen nė zgjedhjet e ardhshme lokale qė do tė mbahen mė l5 maj tė kėtij viti nė komunėn e Ulqinit. Njėkohėsisht, sot, u bė edhe hedhja e shortit nė bazė tė tė cilit u bė radhitja e partive dhe koalicioneve qė do tė radhiten nė listėn e pėrgjithshme qė do ta votojnė zgjedhėsit.

Kryetari i komisionit pluralist , Qazim Ēaushi, nė praninė e pėrfaqėsuesve tė partive politike  bėri tėrheqjen e shortit edhe mbi kėto baza u radhit edhe lista e subjekteve:
l.Partia e Prosperitetit Demokratik-Osman Rexha,
2.Unioni Demokratik i Shqiptarėve-bartės i listės Fuad Nimani,
3.Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi- Mehmet Bardhi.
4.Lidhja Liberale  e Malit tė Zi, bartės i listės Xhemal Peroviq,
5.Partia Popullore Socialsite, bartės i listės Mihaillo Qetkoviq,
6.Koalicioni Patriotik pėr Jugosllavi-PPS-PRS Dr. Vojisllav Sheshel” dhe

7.Partia Demokratike e Socialistėve-PSDMZ “Pėr Ulqinin tonė”, bartės i listės Hilmija Dervishi. Nė territorin e Komunės sė Ulqinit janė 32 vendvotime, prej nga do tė dalin 33 kėshilltarė, aq sa do tė ketė pėrbėrja e ardhshme e Parlamentit lokal tė Ulqinit. Z. Ēaushi njofton se tė drejtė vote kanė l56oo zgjedhės./Intron/ 
 

Nė foto:Ndėrtesa e Kuvendit tė Komunės –Kush do ta marrė pushtetin mė l6 maj 2oo2

Vodafone synon tė blejė shoqėrinė operatore kryesore

PODGORICĖ:22 Prill

Vodafone, gjigandi i telefonisė celulare me qendėr nė Britani, ėshtė nė bisedime e sipėr pėr blerjen e pjesės mė tė madhe tė aksioneve tė firmės malazeze tė celularėve, Promonte, njoftoi dje gazeta e pėrditshme "Vijesti".

Pa bėrė publike burimin, gazeta shtoi se marrėveshja qė pritet tė nėnshkruhet brenda muajit, do tė pėrbėjė investimin mė tė madh tė huaj nė Malin e Zi. Kompania malazeze e telefonisė celulare Promonte u krijua nė vitin 1996, si ndėrmarrje e pėrbashkėt e njė konsorciumi greko-norvegjez, me pjesėn mė tė madhe tė aksioneve nė zotėrim, me Telekomin malazez, i blerė nga kėto aksione. Promonte ka rreth 65 000 abonentė. Vlera e pėrgjithshme e saj ėshtė pėrcaktuar "nė mė shumė" se 90 milionė dollarė 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Mė 15 maj do tė votohet pėr 19 komuna, test vendimtar

PODGORICĖ:22 Prill

Mal i Zi do tė pėrballet mė 15 maj njė test tė rėndėsishėm elektoral pėr rinovimin e 19 komunave. Ky test-votimi pėrfshin 650 mijė banorė tė Malit tė Zi dhe sipas sondazheve mund tė sjellė ndikime nė popullaritetin, tashmė nė rėnie tė Presidentit malazez Milo Gjukanoviē.

Sipas institutive tė kėrkimit, blloku filo-jugosllav i drejtuar nga Partia Socialiste malazeze do tė kaloj nė avantazh pėr shkak tė zhgėnjimit tė indipendentistėve pas firmosjes sė krijimit tė shtetit Serbi-Mal i Zi.

 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

PĖRVJETORI I KONFERENCĖS SĖ ALEANCĖS LIBERALE

PODGORICĖ:22 Prill

Nė konferencėn e 6-tė tė rregullt tė Aleancės Liberale tė Malit tė Zi tė dielen nė Podgoricė ėshtė zgjedhur udhėheqėsia e partisė dhe ėshtė aprovuar Rezoluta pėr orientimet e veprimit politik, me tė cilėn pranohen rezultatet e Marrėveshjes sė Beogradit.

Pėr udhėheqės politik tė liberalėve ėshtė zgjedhur Miodrag Zhivkoviq, i cili prej vitit 1998 e ushtron kėtė funksion. Pėr tė kanė votuar 238 nga 239 delegatė tė pranishėm. Pėrfaqėsuesit e konferencės sė gjashtė tė AL gjithashtu e kanė zgjedhur kryetarin e partisė, Mirosllav Viēkoviqin, i cili deri mė tani e ka ushtruar kėtė funksion.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Barometri diplomatik

exklusiv pėr intron:
Dr.Mehdi HYSENI
                                         
STRATEGJIA E SERBOCENTRIZMIT
AUTODESTRUKTIV SFIDON EDHE MIHAEL SHTAJNERIN-KRYEADMINISTRATORIN   E OKB-SE NE KOSOVE
 

Edhe  pas inaugurimit tė institucioneve shtetėrore tė Parlamentit dhe tė Qeverisė multietnike tė Kosovės, nė tė cilat participon edhe minoriteti serbomalazez, sipas pėrqindjes sė paritetit tė vet, pala serbe(me gjithė hipotekėn e saj, si levė nismėtare dhe kryesore e viktimizimit tė shqiptarėve dhe tė Kosovės nga ana e regjimit gjenocidal tė Serbisė), -------------->vazdo
Hakmarrja e Millosheviqit

Hagė:12 Prill

Ai kėrkon tė marrė hak ndaj Serbisė pėr turpėrimin qė i ka bėrė ajo atij dhe familjes sė tij.

Ndėrkohė qė ēdo gjė qė thotė Millosheviqi nė Hagė, pėrbėn njė konfirmim pėr shqiptarėt se e ardhmja e tyre nuk ėshtė mė me Serbinė

 Analizė: Mirko KLARIN / HAGĖ ------------>

19.04.2002
U MIRATUA PLANI URBANISTIK I QYTETIT TĖ ULQINIT

Ulqin,l9 prill- Dje nė orėt e pasdrekės Parlamenti i Ulqinit me shumicė votash miratoi Planin  e Pėrgjthshėm Urbanistik pėr qytetin.Paraprakisht u zhvillua njė debat, ku morėn pjesė edhe qytetarė tė cilėt ishin tė pakėnaqur sepse  Komisioni i revidimit nuk kishte marrė parasysh vėrejtjet e bėra.Nė kėtė kontekst, kėshilltari i liberalėve Xhemal Peroviqi e akuzoi pushtetin vendor tė dy partive nacionale shqiptare se nė kėtė mėnyrė po bėn legalizimin e ndėrtimeve nė mėnyrė tė jashtėligjshsme.Sipas tij, kėtu nuk ėshtė fjala pėr njė apo dy raste kontestuese, por problemi ėshtė se ju nė fund tė kėtij mandati jeni duke zgjidhur disa ēėshtje personale.Ai tha se nė kėtė kontekst nuk pranoj qė vota ime tė keqpėrdoret.
Kėshilltarėt e Partisė Demokratike tė Socialsitėve nė pushtetin qendror, e nė Ulqin janė opozitė,kėrkuan me kėmbėngulje qė ta marrin fjalėn edhe qytetarėt tė cilėt nuk janė tė kėnaqur me zgjidhjet e reja urbanistike.Kėshtu, mėsuesi nė pension, Vatė Elezaj nga Shtoji paraqiti argumentet konkrete pėr shkallėt tė cilat i kishte ndėrtuar vetė para shumė vjetėsh edhe peticionin qė kishin bėrė fqinjėt dhe arsyetimet e ish- BVI-sė sė banesave e quajti tė pavend.

Parlamenti e mori parasysh kėtė vėrejtje edhe shkallėt nuk u miratuan si objekt publik, por si familjar.Ankesat e tjera u drejtuan nė procedurė gjyqėsore.

Ekspertėt nga Podgorica, tė cilėt e kishin hartuar Planin e Pėrgjithshėm Urbanistik tė qytetit tė Ulqinit nuk e moren parasysh iniciativėn e Shtėpisė sė Shėndetit pėr ndėrtimin e Maternitetit si aneks i kėtij objekti, meqė ėshtė parashtruar nė mbledhjen e sotme tė parlamentit e nuk ėshtė paraqitur derisa plani ka qenė nė diskutim publik.

Opozita miratimin e kėtij plani e konsideroj si marketing politik tė dy partive nacionale, por edhe si legalizim i ndėrtimeve pa leje./Intron/

 

ORGANIZATA HOTELJERE « RIVERA E ULQINIT » BILANSI NEGATIVĖ

 

ULQIN:19 PRILL

Nė mledhjen e fundit  tė organizatės hoteljere „Riviera e Ulqinit“ u paraqit bilansi financiar pėr vitin 2001 ku ndėrmes tyre  mblidhet shuma prej 7,3 milion marka gjermane ,ku nėrmes tė tjerash duhe theksuar bilansin e vjetėve qė kaluan ku  organizata hoteljere „Riviera e Ulqinit“ ka humbur njėsoj  5,7 milion marka gjermane.

Organizata hoteljere „Riviera e Ulqinit“ gjithashtu paraqiti edhe bilansin final tė kredidit qė paraqet sumėn prej 16.5 milion marka gjermane.
Kėshtu qė edhe organet komunale dhe ato republikane u njoftuan me situaten financiare tė Organizata hoteljere „Riviera e Ulqinit“. 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

VUJANOVIQ DHA DORĖHEQJE

Podgoricė :19 prill

Kryetari i Qeverisė sė Malit tė Zi, Filip Vujanoviq ia dėrgoi tė premten kryetares sė Kuvendit tė Malit tė Zi, Vesna Peroviqit, kėrkesėn me shkrim qė parlamenti ta konstatojė se Qeverisė i ka pushuar mandati, pėr arsye se deputetėt e Aleancės Liberale nuk ia kanė shprehur besimin.
Kryeministri i Malit tė Zi ka dhėnė dorėheqje pas pėrēarjes sė koalicionit qeveritar rreth ēėshtjes sė pavarsisė.

Qeveria e kryeministrit Filip Vujanoviē humbi shumicėn nė parlament pasi partitė pro-pavarėsisė u tėrhoqėn nė protestė ndaj vendimit tė parlamentit pėr tė ruajtur lidhjet me Serbinė.
Pėrpjekjet pėr tė krijuar njė shumicė tė re palamentare kanė dėshtuar dhe korrespondentėt thonė se dorėheqja e zotit Vojanoviē ka gjasa tė ēojė nė zgjedhje tė reja parlamenare.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Aleanca Liberale: Vujanoviē jep dorėheqjen, rrėzohet Qeveria

PODGORICĖ : 19 PRILL

"Kryeministri malazez Filip Vujanoviē ka dhėnė dorėheqjen", tha sot njė zėdhėnės i Aleancės Liberale. "Sapo kam marrė lajmin qė Vujanoviē ka dhėnė dorėheqjen dhe Qeveria ėshtė rrėzuar", u shpreh Slavko Peroviē pėr agjencisė serbe tė lajmeve Beta.

Liberalėt thanė dje se do tė bisedojnė pėr ndėrtimin e Qeverisė sė re vetėm nėse Kryeministri do tė japė dorėheqjen. Peroviē tha se presioni i Aleancės tashmė ka dhėnė frutet e veta dhe dorėheqja e Vujanoviē ėshtė njė lėvizje domethėnėse pėr demokracinė nė Malin e Zi.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Sipas institutit "Damar", marrėveshja mes Serbisė dhe Malit tė Zi - e aprovuar tashmė nga tė dyja Parlamentet

Beogradė :19 prill

Kryeministri malazez, Filip Vujanoviē, paraqiti sot dorėheqjen e tij, pas krizės sė krijuar nė maxhorancėn propavarėsisė pėr shkak tė firmosjes sė marrėveshjes sė sponsorizuar nga Bashkimi Europian, pėr njė shtet tė ri mes Serbisė dhe Malit tė Zi. Kjo u bė e ditur sot pėr agjenciė jugosllave tė lajmeve Beta nga eksponentė tė Aleancės Liberale (LS), parti kjo propavarėsisė e cila i hoqi mbėshtetjen Qeverisė aktuale duke e lėnė atė nė minorancė. Sipas mediave lokale, Presidenti Milo Gjukanoviē pritet t'i kėrkojė Kryeministrit Vujanoviē qė tė riformojė njė Qeveri tė re: lideri i LS, Miodrag Zivkoviē, tha gjatė njė interviste pėr agjencinė Vip se partia e tij nuk do tė dilte kundėr njė ideje tė tillė, me kusht qė ndryshimet nė Qeveri tė jenė thelbėsore. Sipas ANSA, Gjukanoviē po paguan ēmimin e parashikuar pas firmosjes, mė 14 mars, tė marrėveshjes me Beogradit dhe Podgoricės pėr njė shtet tė ri, e arritur falė mediacionit tė shefit tė Politikės sė Jashtme nė Bashkimin Europian (BE), Javier Solana.

Presidentit malazez do t'i duhet qė tė lėshojė mė shumė pozicione pėr ish-aleatėt qė tė arrijė tė mbajė tė bashkuar koalicionin pro-pavarėsisė, duke premtuar qė pas skadimit tė afatit 3-vjeēar tė cilėsuar si periudhė prove e tė parashikuar nė marrėveshje, do tė zhvillohet referendumi i shumėkėrkuar. Gjukanoviē dėshiron tė evitojė zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme: zgjedhjet e fundit tė zhvilluara vitin e kaluar, ndanė nė dy pjesė vendin dhe sondazhet flasin pėr njė rėnie tė mėtejshme tė popullaritetit pėr koalicionin nė pushtet, por edhe pėr idenė e pavarėsisė. Sipas institutit "Damar", marrėveshja mes Serbisė dhe Malit tė Zi - e aprovuar tashmė nga tė dyja Parlamentet republikane - mbėshtetet nga 61.6% e popullsisė

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Ideologjia e Millosheviqit ėshtė fashiste

HAGĖ:19 prill
Ideologjia e Millosheviqit ėshtė fashiste, tha publicisti dhe intelektuali kosovar Veton Surroi nė gjykimin e sotėm tė ish presidentit jugosllav nė Tribunalin e Hagės.

Ēdo ideologji qė i dėbon dhe vret njerėzit nė baza nacionale ėshtė ideologji fashiste, dhe kushdo qė tė veprojė ashtu, ai vetėm e ndjek ideologjinė fashiste tė Millosheviqit, tha Veton Surroi, i cili nė Hagė u paraqit nė cilėsinė e dėshmitarit kundėr Millosheviqit
Copyright © 2002 intron-presse /HB/
18.04.200
Nė zgjedhjet lokale nė Mal tė Zi partitė shqiptare dalin tė pavarura

KANDIDOHEMI NĖ KATĖR KOMUNA 

Ulqin,l8 prill- Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi nė zgjedhjet lokale tė l5 prillit do tė paraqitet nė katėr komuna:Ulqin,Tivar, Plavė e Rozhajė.Lideri i kėsaj partie ka deklaruar se dy ditė mė parė nė Plavė  i kemi dėrguar ofertė Unionit Demokratik tė Shqiptarėve pėr tė bėrė koalicion edhe pėr tė dalur bashkėrisht nė zgjedhje nė kėtė komunė,kurse nė Tivar e Ulqin, sipas tė gjitha gjasėve do tė dalim tė pavarur, ka thėnė ai, duke shtuar se nė Rozhajė nė vazhdim e sipėr janė duke u zhvilluar pėrgatitjet e kėsaj partie  pėr tė dalur nė zgjedhje.

Aktualisht jemi duke pėrgatitur listat  kandiduese tė partisė sonė pėr kėshilltarė nė kėto katėr komuna.Ai ka thėnė  se nuk pėrjashtohen mundėsitė e koalicioneve eventuale.

Javėn e kaluar kemi nisur aktivitetet konkrete zgjedhore.Nė kėtė kontekst ai ka pėrmendur Konferencėn zgjedhore tė tė rinjve tė KD nė MZ nė Katėrkollė.Njė aktivitet tė shtuar tė fushatės e parashohim pas datės 25 prill, ka deklaruar Mehmet Bardhi, kryetar i LD nė MZ./Intron/

LISTAT ZGJEDHORE  NĖ ULQIN E NĖ PLAVĖ

Ulqin, l8 prill-Kryetari i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve,Fuad Nimani,deklaroi pėr opinion se kjo parti nė zgjedhjet e ardhshme tė l5 prillit do tė dalė vetėm.Listat zgjedhore tė kandidatėve pėr pushtet lokal do t i  ketė nė Ulqin e Plavė.Nimani ka thėnė se pas zgjedhjeve do tė mund tė bėhen koalicione. UDSH tashmė e ka sajuar listėn e 33  kandidatėve pėr kėshilltarė pėr komunėn e Ulqinit, por ditėve tė ardhshme do tė jetė e gatshme edhe ajo nė Plavė.

Bartės i listėve tė kandidatėve pėr kėshilltarė nė Ulqin  ėshtė kryetari i kėsaj partie, Fuad Nimani.

Njė e veēantė e kėsaj liste ėshtė se janė kandiduar edhe tri femra.

Unioni Demokratik i Shqiptarėve ka paralajmėruar se mė 22 prill do tė mbajė tubimin promovues nė Ulqin./Intron/

PESHKIM:SKENDER MURATI GJUEJTI PESHKUN PREJ 34 KILOGRAMĖSH

Ulqin:18 Prill

Skender Murati i moshės 47 vjeēar pardje gjuajti peshkun "AMA" nė grykė tė bunės prej 34 kilogramėsh qė ky shembull nuk ndodhi qe sa vite nė Ulqin.AMA u gjuajtė me litar plastike tė dores me "parangall"dhe kshtu qė Skendo Murati do ta fitojė vendin e parė pėr peshkim dore nė Ulqin

.Peshku i Skender Muratit prej 34 kilogramėsh do tė mbaroj nė pjatat e restorantit luksioz tė vllaut tė tijė Haxhi Muratit nė Prishtinė.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

U MBAJTĖ TAKIMI GJUKANOVIQ-PAVKOVIQ NĖ PODGORICĖ


PODGORICĖ:18 PRILL
Simbas gazetės ditore"vjesti"dje nė podoricė u takuan kryetari i Malit tė Zi gjukanoviq dhe gjenerali i ish ushtris jugoslave Nebojsha Pavkoviq.

Ato biseduan pėr sidomos pėr largimin e gjeneralave dhe dhe batalonave qė luftuan kundra Malit tė Zi kto vitet e fundit.Bisedat u kryen me sukses edhe nė tė ardhmen ato do tė takohen pėr reduktimin e ushtris nė teritorin e Malit tė Zi informon e pėrditėshmja  gazeta"vjesti".

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Kryeministri malazez pritet tė japė dorėheqjen

 

PODGORICĖ:18 PRILL

Kryeministri malazez Filip Vujanoviē pritet tė largohet deri nė fund tė kėsaj jave, sipas njoftimeve tė mediave vendase. Vijesti e Podgoricės shkroi tė martėn (16 prill) se Vujanoviē do tė japė dorėheqjen tani qė partia e tij, Partia Demokratike e Socialistėve (DPS) ka humbur mbėshtetjen e dy aleatėve kryesorė tė saj.

 Partneri mė i vogėl i aleancės, Partia Social-Demokratike (SDP) tėrhoqi ministrat e saj nga qeveria, ndėrsa Aleanca Liberale e Malit tė Zi (LSCG) pro-pavarėsisė e opozitės e hoqi mbėshtetjen e saj pėr DPS-nė. Nėse Vujanoviē largohet, Presidenti Milo Gjukanoviē do tė emėrojė njė kryeministėr tė ri dhe parlamenti do tė ketė 60 ditė pėr tė zgjedhur njė qeveri tė re.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Koshtunica: Parlamenti federal tė votojė pėr tė ardhmen e shtetit

 BEOGRAD:18 PRILL

Presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica i bėri thirrje sot parlamentit federal tė miratojė marrėveshjen e 14 marsit qė ka tė bėjė me krijimin e njė shteti "Serbi dhe Mali i Zi" duke zėvendėsuar Jugosllavinė aktuale. Nė njė fjalim qė mbajti gjatė njė sesioni tė parlamentit tė Jugosllavisė kushtuar marrėveshjes, Koshtunica theksoi se njė nga meritat e tij kryesore ishte se kishte bllokuar "procesin e shpėrbėrjes" sė vendit dhe tė rajonit tė Ballkanit. "Procesi i shpėrbėrjes sė vendit tonė dhe procesi i shpėrbėrjes sė Ballkanit ėshtė ndaluar. Nuk them se ai ėshtė ndėrprerė pėrgjithmonė, por pėr momentin ai ėshtė ndėrprerė" deklaroi Koshtunica. "Ky ėshtė njė lehtėsim pėr tė gjithė ata persona nė vendin tonė dhe sidomos nė Malin e Zi dhe nė Ballkan, qė shpresojnė tek paqja dhe stabiliteti", shtoi presidenti jugosllav.

 Koshtunica dhe drejtuesit kryesorė jugosllavė, serbė dhe malazezė, si dhe Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Europian pėr diplomacinė Havier Solana kishin nėnshkruar nė Beograd njė marrėveshje pėr krijimin e njė entiteti federal qė do tė kishte si qėllim tė zinte vendin e Jugosllavisė dhe tė garantonte pėr tė paktėn tre vjet bashkimin e dy pėrbėrėsve tė saj, Serbi dhe Mali i Zi. Marrėveshja pritet tė miratohet nga tre parlamentet (federal, serb dhe malazez) pėrpara se tė vihet gradualisht nė zbatim. Mė 9 prill, parlamentet e Serbisė dhe Malit tė Zi votuan nė favor tė krijimit tė shtetit tė ardhshėm. Deputetėt federalė pritet tė shprehen nė fund tė javės. Pastaj do tė formohet njė komision i ngarkuar me hartimin e njė karte kushtetuese. Shteti i ri nuk mund tė krijohet pėrpara miratimit tė kėsaj karte nga tre parlamentet, gjė qė do tė ndodhė mė vonė, nė fund tė qershorit.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Forcat ushtarake maqedonase nė kufi me Kosovėn nė gjendje tė lartė gatishmėrie

SHKUP:18 PRILL

Njėsitė e armatės maqedonase tė stacionuara nė kufirin me Kosovėn kanė ngritur gjendjen e gatishmėrisė luftarake nė nivel maksimal, bėjnė tė ditur agjencitė e huaja tė lajmeve nga Shkupi. Presidenti i shtetit, njėherit edhe komandant i forcave tė armatosura, Boris Trajkovski, ka vendosur qė njėsitė tė jenė pandėrprerė tė gatshme pėr veprime luftarake pėr shkak tė grumbullimit tė shqiptarėve nė Kosovė, afėr kufirit me Maqedoninė, tė cilėt kėrkojnė qė tė anulohet marrėveshja pėr kufirin mes Beogradit e Shkupit e nėnshkruar vitin e kaluar.

Mediat maqedonase thonė se Trajkovski lidhur me kėtė problem ka biseduar me telefon edhe me kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner, duke e paralajmėruar se grumbullimi i shqiptarėve rrezikon sigurinė e Maqedonisė, por edhe tė rajonit.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Fillon rindėrtimi i harkut tė urės historike tė Mostarit

 

MOSTARĖ:18 PRILL

Me nėnshkrimin e djeshėm tė njė marrėveshje mes ndėrmarrjes turke ER-BU dhe qytetit Mostar shėnohet fillimi i njė faze themelore nė rindėrtimin e urės historike tė Mostarit, "Stari Most" (ura e vjetėr), e shkatėrruar gjatė luftės sė Bosnjės nė vitet 1992-1995. Me nėnshkrimin e kontratės, harku i vetėm dhe me arkitekturė osmane i kėsaj ure (30 metra e gjatė dhe 20 metra e lartė), i regjistruar pėrpara shkatėrrimit nė listėn e trashėgimisė botėrore tė UNESCO-s, do tė mund tė ngrihet pas disa muaj punimesh pėrgatitore, qė filluan nė qershor tė vitit 2001.

 Viktimė e luftės mes myslimanėve dhe kroatėve tė Bosnjes qė vuri kundėr njėra tjetrės dy pjesėt e qytetit, ura e Mostarit, e ndėrtuar nė shekullin XVI nga osmanėt, ėshtė shkatėrruar mė 9 nėntor tė vitit 1993 nga predhat e kroatėve. Punimet pėr rindėrtimin e zonės, qė pėrfshijnė jo vetėm urėn, por edhe 11 ndėrtesa pėrreth, pritet tė pėrfundojnė jo mė vonė se mesi i vitit 2003. Projekti, qė arrin nė 15,5 milionė dollarė (17 milionė euro), ėshtė financuar nga Banka Botėrore, UNESCO, Banka Europiane pėr Rindėrtimin dhe Zhvillimin (BERZH), si dhe Italia, Holanda, Franca, Turqia dhe Kroacia. Me rastin e nėnshkrimit tė marrėveshjes, Kroacia dhuroi 500 000 dollarė (562 000 euro) pėr kėtė projekt. Nga ana e saj, Franca ka hapur nė janar nė Mostar njė shkollė pėr gurėskalitės qė do tė ketė si qėllim tė formojė artizanėt qė do tė thirren tė marrin pjesė nė rindėrtimin e "urės sė vjetėr

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

17.04.2002
MASATERPLANI APO ILUZIONET E HUMBURA

Ulqin,l7 prill- Sot, nė praninė e pėrfaqėsuesve tė pushtetit lokal, tė qytetarėve , drejtorėve tė firmave tė ndryshme dhe tė pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Turizmit dhe tė Ministrisė sė Rregullimit Hapsinor,eksperti gjerman Fridrih Egel prezentoi skicat e dokumentit  tė ashtuquajtur Masterplan, realizimi i sė cilit parashihet nė  rajonin e Plazhit tė Madh.Sipas premtimeve ,aty do  tė ngriteshin komplekse tė mėdha hotelesh, me njė kapacitet,deri nė 3o mijė shtretėr.Kėtė plan e ka poropsitur Qeveria e Malit tė Zi  me synim qė ta realizojė atė nė Ulqin,nė  Kotorr e nė rajonin e liqenit tė Shkodrės.Njoftimi ka gėzuar jashtė mase banorėt e Ulqinit me shpresė se do tė investohet diēka nė kėtė komunė qė do tė hap ndonjė vend pune, sidomos kur ėshtė fjala pėr njė investues serioz nga jashtė.Pohimet e z. Fridrih Engel,se pasi tė miratohet ky plan nga Qeveria dhe Parlamenti i Malit tė Zi nė shtatorin e kėtij viti, do tė kėrkojmė bashkėrisht investuesin, dėshproi pėrfaqėsuesit e pushteti vendor dhe qytetarėt tjerė tė pranishėm tė Ulqinit, sepse ata mendonin qė kjo firmė, jo qė ka haratuar projektin, por do tė bėje edhe investimet

Mirėpo, revolta mė e madhe u krijuar kur ndihmėsmistri i Ministrisė sė Rregullimit Hapsinor tha se ky plan nuk ėshtė i plotėfuqishėm pa e miratuar atė Qeveria dhe Parlamenti republikan.Ai shtoi se kjo ministri ėshtė duke hartuar njė plan detaj pėr nevojat e Ndėrmarrjes sė tė mirave detare qė do ta realizojė nė PLazh tė Madh.KJo shkaktoi reagimin e kryetarit tė Komunės , Skėnder Hoxha,tė avokatit tė komunės Shemso Hasanaga,tė Fejzo Hoxhiqit, pėrfaqėsuesi i Shoqatės ekologjike “Kalimera”, tė kėshilltarit tė UDSH, Gėzim Kalabrezi,avokat, tė inxhenier Rexhep Durakut, tė Xhabair Hoxhės, kryeshef i Shėrbimeve komunale pranė Komunės etj.Ata kritikuan ashpėr rrėmbimin e bregdetit tė Ulqinit qė po bėn Ndėrmarrja e tė mirave detare e ndihmuar nga Qeveria e Malit tė Zi.Siē theksuan ata, asnjėherė nuk ka miratauar asnjė ligj Parlamenti i Malit tė Zi pėr ndėrrimin  e kufinjve  dhe nuk dihet kufiri i pasurisė sė patundshme tė Komunės sė Ulqinit dhe tė Republikės sė Malit tė Zi.Ata apeluan te pushteti vendor qė tė mbrojnė nga uzurpimet nė deltėn e lumit Buna.Kėsisoj, hė pėr hė janė fundosur tė gjitha shpresat nga njė plan qė ėshtė shspresuar shumė, nga Masterplani.A do tė marrė parasysh kėto vėrejtje dhe propozime pala gjermane, duhet pritur, por shumėēka ėshtė  tepėr konfuze.( Intron)

Nė u takuan  pėr tė bisedur qė partija demokrate socialiste dhe ajo e Partis  social demokratetė dalin sė bashku nė zgjedhjet lokale nė ulqin me 15 majė

Ulqin:17 prill 

Sot nė komunėn e Ulqinit u takuan dy  kryetarėt  e partive lokale tė Ulqinit  Ljubo Shkrelja dhe Selim Resulbegoviq tė Partis demokrate socialiste dhe ajė i Partis  social demokrate.
 

Ato u takuan  pėr tė bisedur qė partija demokrate socialiste dhe ajo e Partis  social demokratetė dalin sė bashku nė zgjedhjet lokale nė ulqin me 15 majė.
Kurse partija liberale e malit tė zi do tė dal vet kėsaj here nė zgjedhje lokale.
dhe pretendohet tė korė suksese  me 15 majė tė kėtij viti.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/
Qeveria hollandeze jep dorėheqjen

Amsterdam :17 prill

Qeveria hollandeze ka dhėnė dorėheqjen pas njė raporti zyrtar, i cili theksonte se ajo ishte pjesėrisht fajtore pėr mospengimin e masakrės sė Srebrenicės tė vitit 1995, ku humbėn jetėn 8000 mijė mysliman.
Kritika u botua javėn e kaluar nė njė raport, i cili akuzonte ministrat se i kishin dhėnė detyrėn pėr mbrojtjen e qytetit paqeruajtėsve hollandez tė armatosur me armė tė lehta dhe tė pastėrvitur, pa pasur mandat te qartė.

Kryeministri hollandez, Vim Kok tha se ai dhe ministrat e tij kishin dhėnė dorėheqjen nisur nga ndjenja e fajit kolektiv pėr rolin e tyre nė mospengimin e masakrės sė Srebrenicės.
Kėtė ai e deklaroi nė parlamentin hollandez. Qeveria hollandeze do tė vazhdojė tė funksionojė si administratė kujdestare deri nė zgjedhjet e reja tė pėrgjithshme tė muajit te ardhshėm.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/ 

Haga dorėzoi 24 fletėarreste

Hagė:17 prill

Prokuroria e Gjykatės sė Hagės i ka dėrguar Beogradit mandatarrestin pėr 24 tė dyshuar, shumica e tė cilėve janė qytetarė jugosllavė. Lajmi ėshtė botuar sot nė tė pėrditshmen e Beogradit "Vecernje Novosti", e cila citon zėdhėnėsen e TPI, Florence Hartmaan. Nė kėtė listė bėn pjesė edhe ish-lideri serb i Bosnjės, Radovan Karaxhiq, i cili ndodhet aktualisht nė Republikėn Serbe tė Bosnjės dhe gjenerali Ratko Mlladiq, i cili ndodhet nė Serbi. Tė akuzuarit pėr krime nė Kosovė janė: Presidenti serb, Milan Milutinoviq, pėr tė cilin autoritet e Beogradit kanė kėrkuar ekstradimin pas pėrfundimit tė mandatit tė tij, zv.kryeministri Dragoljub Ojdaniq dhe Nikola Shainoviq, tė cilėt do tė dorėzohen sė shpejti. Bashkėpunėtori i katėr Vlajko Stojilkoviq nuk ndodhet mė nė listė.

Ai qėlloi veten javėn e shkuar nė shkallėt e Parlamentit pas aprovimit tė ligjit pėr esktradimin e personave tė dyshuar nė Hagė. Beogradit i ėshtė kėrkuar tė dorėzojė tė ashtuquajturėn Treshe tė Vukovarit, ish-kolonelin Mile Mrksiq, ish-kapitenin Mirosllav Radiq dhe kolonelin Veselin Sljivanqanin, tė akuzuar pėr vrasjen e 260 burrave nė njė fermė, nė qytetin kroat tė Vukovarit mė 1991. Tė akuzuarit e tjerė janė: Ranko Cestiq, Momcilo Gruban, Gojko Jankoviq, Dushko Knezeviq, Sredoje Lukiq, Milan Lukiq, Milan Marciq, Zeljko Meakiq, Vinko Pandureviq, Mitar Raseviq, Radovan Stankoviq, Savo Todoroviq, Dragan Zelenoviq, Stojan Zupljanin, Vladimir Kovacevic and Milan Zec 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Al Gore kritikon Bushin


Vashington:17 prill

Nė Shtetet e Bashkuara, ish-kandidati pėr president, Al Gore, kritikoi politikat e presidentit Bush, duke thėnė se patriotizėm nė Amerikė do tė thotė t’i shprehėsh hapur mendimet. Zoti Gore tha se qendron pėrkrah presidentit nė luftėn kundėr terrorizmit, por vuri nė dukje se kjo nuk do tė thotė qė amerikanėt duhet tė heshtin nėse nuk pajtohen me politikat e tij.

Zoti Gore shprehu mendimin se administrata e presidentit Bush po zgjedh alternativa tė papeshuara nė fushėn e ekonomisė, tė ruajtjes sė mjedisit dhe nė pėrparėsitė buxhetore. Ai i bėri kėto koemnte dje gjatė njė kuvendi tė Partisė Demokrate nė Florida. Mė parė, nė fjalimin e tij javor radiofonik presidenti Bush kėrkoi nga Kongresi qė shkurtimet e taksave tė vitit tė kaluar tė bėhen tė pėrhershme, duke thėnė se politikat e tij do t’u sjellin fitim firmave tė ndryshme, nėnave tė ndara dhe qytetarėve tė moshuar.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

16.04.2002
DORĖHEQJA E VUJANOVIQIT DERI NĖ FUND TĖ JAVĖS?
Podgoricė :16 prill
Prej sot Lidhja Liberale nuk do ta pėrkrahė qeverinė pakicė tė kryeministrit Vujanoviq. Lidhja Liberale ėshtė pėrcaktuar pėr njė hap tė tillė duke e konsideruar si tė dhunshėm, por edhe tė pritur, pėr shkak se kreu shtetėror i Malit tė Zi dhe kreu i Partisė demokratike tė socialistėve, i pėrfaqėsuar nga zotėrinjtė Gjukanoviq dhe Vujanoviq, nė Beograd, mė 14 Mars e nėnshkruan marrėveshjen pėr definimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Malit tė Zi dhe Serbisė” - vlerėsoi Miodrag Zhivkoviq duke shtuar se nė kėtė mėnyrė, ėshtė anuluar marrėveshja e kėsaj partie me Partinė demokratike tė socialistėve, e arritur pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit tė kaluar pėr pėrkrahjen e qeverisė pakicė, me tė vetmin kusht: mbajtjen e referendumit pėr pavarėsinė shtetėrore tė Malit tė Zi. Ai, poashtu, paralajmėroi se pėrveē mospėrkrahjes sė qeverisė ata me gjasė do tė tėrheqin edhe kryetaren e kuvendit, Vesna Peroviq, e cila ėshtė nga radhėt e kėsaj partie.
Qėndrimi i tillė i Lidhjes Liberale dhe paralajmėrimi i Partisė Socialdemokrate se do tė dalė nga qeveria s’do mend se do tė shkaktojnė rreshtime tė reja nė skenėn politike nė Mal tė Zi… madje edhe nė nivelin federal.

Kryeministri malazez, Filip Vujanoviq do tė mundte deri nė fund tė javės qė tė japė dorėheqje me arsyetim se ky ėshtė qėndrim personal, meqė Aleanca Liberale nuk e ka mbėshtetur kabinetin e tij, shkroi tė marten "Vijesti" e Podgoricės. Gazeta pohoi se rrėfimet pėr tė tė ashtuquajturin kthimin e mandatit presidentit malazez Milo Gjukanoviqit ėshtė i pabazuar, sepse mėnyra e vetme kushtetuese qė kryeministri tė japė dorėheqje ėshtė qė kėtė ta bėjė para deputetėve nė Kuvendin e Malit tė Zi. Vujanoviq dhe kabineti i tij do t'i ushtronte funksionet e tanishme deri me zgjedhjen e qeverisė sė re, tė cilėn e zgjedh parlamenti brenda 60 ditėsh, nga momenti kur presidenti i Malit tė Zi e propozon kryeministrin e ri.

 Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Kroacia, Bosnja, Serbia e Mali i Zi nėnshkruajnė deklaratė pėr bashkėpunimin nė arsim
Sarajevė :16 prill

Ministrat e Arsimit tė Kroacisė, Bosnjes, Serbisė e tė Malit tė Zi u takuan dje nė Sarajevė dhe nėnshkruan njė marrėveshje pėr vendosjen e bashkėpunimit rajonal qė ka si qėllim riorganizimin e sistemit arsimor dhe afrimin e tij sa mė tė shpejtė me normat e komunitetit europian. Nė deklaratė thuhet se vendet e lartpėrmendura do tė bashkėpunojnė dhe do tė shkėmbejnė ekspertė e informacione pėr arsimin dhe reformėn e tij, si dhe informacione pėr modernizimin e procesit tė arsimit. Ministri kroat i Arsimit dhe i Sporteve, Vladimir Strugar, shprehu kėnaqėsi pėr faktin se konferenca jozyrtare e ministrave tė Arsimit tė Europės Juglindore qė u mbajt nė Strasburg vitin e kaluar, i vazhdoi kėsaj rradhe punimet nė Sarajevė.

Duke u kujtuar tė pranishmėve se Kroacia ka nėnshkruar me Komunitetin Europian, tetorin e kaluar, Marrėveshjen e Stabilizimit e tė Asociimit, ai tha se, konform dokumentit tė nėnshkruar, Kroacia kishte detyrė tė pėrcaktonte marėdhėniet me vendet e tjera nė fushėn e arsimit. Natyra e marėdhėnieve do tė pėrcaktohet me anė tė marrėveshjeve dypalėshe. Njė dokument qė do tė pėrcaktojė pikat e bashkėpunimit kulturor kroato-jugosllav, ėshtė duke u formuluar. Strugar tha se njė marrėveshje e ngjashme do tė nėnshkruhej edhe me Bosnjėn. "Objektivi i gjithė vendeve tė rajonit ėshtė i njėjtė. Ai ėshtė riorganizimi i sistemit arsimor, gjė qė do tė bėnte tė mundur zhvillimin mė tė shpejtė ekonomik dhe social", shtoi mė tej Strugar.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Analisti Alex Grigorev nga Projekti pėr Marėdhėniet Etnike me seli nė shtetin federal amerikan Nju Xhersi, vlerėson se Marrėveshja ėshtė, nė rastin mė tė mirė, njė mekanizėm qė synon “blerje kohe” derisa ēėshtja e pavarėsisė nė Malin e Zi nuk mundet tė injorohet mė

Nju Xhersi :16 prill

“Marrėveshja, nė njerėn anė, themelon njė entitet tė ri, kurse nė anėn tjetėr, flet pėr shpėrbėrjen e atij entiteti. Ėshtė njė ēėshtje tė shihet nėse ėshtė e mirė apo e keqe pavarėsia e Malit tė Zi dhe ēėshtje tjetėr tė pranohet ai realitet”- thotė analisti Grigorev. Ai vlerėson mė tej se Bashkimi Evropian, dhe diplomatėt amerikanė kanė shtyrė qė marrėveshja tė nėnshkruhet me qėllim tė pengimit tė tė ashtuquajturit “efekt domino” nė Ballkan.
“Natyrisht, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janė tė brengosur nga njė domino efekt. Sipas kėsaj teorie, nėse Mali i Zi largohet nga Jugosllavia, do tė fillonte njė reagim zinxhiror. Kosova definitivisht do tė largohej nga entiteti, pastaj ndoshta shqiptarėt e Maqedonisė, dhe pastaj ēfarė mund tė ndodhte me Republikėn e serbėve tė Bosnjės dhe rrjedhimisht me Marrėveshjen e Dejtonit?”- analizon Grigorev.
Analisti amerikan shtron mė tej pyetjen se kush mund ta dijė se cili do tė ishte vijuesi, sepse nė Ballkan akoma ka shumė minoritete etnike, por thotė se ėshtė gabim tė mbahen peng zhvillimet nė Malin e Zi me ato nė Kosovė.
“Shqiptarėt e Kosovės kanė kėrkesėn e tyre pėr pavarėsi, pavarėsisht nėse Mali i Zi dėshiron apo jo qė tė mbesė nė Jugosllavi. Prandaj Mali i Zi nuk duhet tė mbahet peng me atė se ēfarė dėshiron tė bėjė Kosova”- thotė analisti Grigorev.
“Kosova ėshtė pjesė e Jugosllavisė nėn administrimin e Kombeve tė Bashkuara. Nė atė rezolutė - Serbia nuk pėrmendet.

Mirėpo me Marrėveshjen e re, nėse Mali i Zi zgjedh tė tėrhiqet nga Bashkėsia pas tre vjetėsh, Serbia do tė bėhet trashėgimtar legal i Jugosllavisė, se me Serbinė si suksesore do tė ndėrlidheshin tė gjitha dokumentet ndėrkombėtare tė RFJ-sė pėrfshirė rezolutėn 1244, qė paralajmėron se Kosova do tė mbetej brenda kufijve tė Serbisė”- thekson Grigorev.
Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Suzan Manuel ka thėnė se marrėveshja pėr bashkėsinė e re shtetėrore Serbi-Mali i Zi nuk ka efekt ndaj statusit tė Kosovės. “Ne mendojmė se nėse Serbia dhe Mali i Zi konsiderohen pasardhės tė Jugosllavisė, atėherė nuk do tė ketė efekt mbi statusin e Kosovės” - thotė Manuel.

Mirėpo,analisti Grigorev thotė se bashkėsia ndėrkombėtare nuk mund t’i zbusė orientimet e shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi me njė formulim tė tillė.
“Tashmė kemi deklarata nga Prishtina prej shumė politikanėve shqiptarė qė thonė se…rrjedhimisht ne tani jemi tė pavarur” - pohon ai.
Analisti amerikan vlerėson se kjo ėshtė brengė pėr Beogradin, por se ėshtė brengė edhe mė e madhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare.
“Bashkėsia ndėrkombėtare administron Kosovėn aktualisht dhe bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė pėrgjegjėse pėr ardhmėrinė e Kosovės, pėr organizimin e bisedimeve, referendumit apo ēfarėdo qoftė nė tė ardhmen”- pėrfundon analisti Alex Grigorev nga Shtetet e Bashkuara.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/
15.04.2002
RINDĖRTIMI MBI GĖRMADHA

-Ose:23 –vjet pas termetit katastrofal nė bregdetin e Malit tė Zi-
Ulqin, l5 prill-Pikėrisht si sot, nė orėn 7, l9 minuta bregdetin e Malit tė Zi e goditi njė drdhje e fuqishme e tokės
dhe pėr njė ēast shumė lagje, qytete e komplekse tė hoteleve u bėn rafsh me tokė,por kjo fatkeqėsi e natyrės mori me vete edhe lol viktima nė njerėz,por mbeten tė plagosur me mijėra veta, duke filluar nga Ulqini e deri nė Hercegnovi.Goditjen mė tė rėndė e mori Ulqini dhe fshatrat e tij.Korrespondenti i “Rilindjes”, Ibrahim Berjashi, ishte i pari nga tė gjithė korrespondentėt e jashtėm qė depėrtoi nė Ulqin, Anė tė Malit, Krajė, duke raportuar pėr “Rilindjen” dhe Radio- Prishtinėn,brenda pak orėsh kanė arritur kamionėt e ndihmave tė popullit tė Kosovės pėr Ulqinin edhe fal kėtij solidariteti, qytetit tė Ulqinit iu rikthye furnizimi me energji elektrike.
Ky qyteti atė ditė i ngjante njė goce tė plagosur e tė  dermuar thellė deri nė shpirt, sepse shtėpitė ishin shndėrruar nė grumbuj gurėsh e nėn to mbi 3o viktima.Kjo dridhje fatale kishte shpėrbėrė edhe bedenat mijėvjeēarė tė Kėshtjellės, e cila deri mė atėherė kishte pėrballuar pushtues tė ndryshėm edhe kishte qėndruar, por kėsaj radhe fuqia e natyrės ishte mė e madhe.Ndėrtesat karakteristike tė cilat ruanin njė histori tė bujshme u bėn rrafsh e nėn shtresat e tyre mbeten viktima tė pafajshme,nė mesin e tė cilave ishin edhe tė atilla qė sapo kishin filluar jetėn.
Tragjedia nuk la pa prekur as katundin Zogaj,Brajshėn,Klleznėn etj. 

Nė saje tė solidaritetit tė madh nga tė gjitha viset e ish- Jugosllavisė,nga bota qyteteve tė goditura nga termeti u arritėn ndihmat, duke filluar nga artikujt ushqimorė e deri te tendat pėr strehim sepse tė banorėt ēati  kishin vetėm qiellin.Pėr njė periudhė tė shkurtėr tė gjitha rajonet e prekura rėndė nga termeti e ndėrruan pamjen. 

Sigurisht se nė kėtė atmosferė mė mirė u gjend qyteti i Tivarit ku brenda disa muajve u ngriten komplekset e reja tė banesave nė Tivarin e Ri, rreth Spitalit,kurse paksa mė ngadalė Ulqini arriti tė shėrojė plagėt qė i solli fatkeqėsia e natyrės.
Mirėpo, po tė vizitojė sot, 23 – vjet pas kėto rajone, do tė shohim se ėshtė krijuar njė imazh i ri nė tė gjitha  tė gjitha vendbanimet nė Ulqin,nė Shtoj, nė Zogaj,nė  Anė tė Malit,nė Krajė.Shtėpitė e ndėrtuara me tė gjitha parametrat arkitektonike.Kronistėt e kanė shėnuar si njė faqe tė re tė historisė urbanistike dhe tė krijimit tė tė mirave ekonomike.
Tė gjithė ata qė e pėrkujtojnė kėtė tragjedi urojnė qė tė mos pėrjetohet mė njė lėkundje aq tė tmerrshme tė tokės./Intron/
 

Mendojė qė ėshtė ardhė koha qė tė tregohet njė unitet nė mes tė tre liderėve tė LDMZ-UDSH-PPD duke formuar njė qeveri tė pėrbashkėt nė komunėn e  Ulqinit
 
Koalicioni midis partive kryesore nė Ulqin ėshtė njė domosdoshmėri pėr tė tashmen e tė ardhmen e Ulqinit. Koalicioni siguron unitetin nė popull. Respektojmė mendimet e tė tjerėve kur i shėrbejnė kėtij uniteti. Ndėrsa mendimet e dikujtė nuk mė pėlqejnė fare dhe janė versione pėr pėrēarje tė rekomanduara nga armiqtė e Ulqinit. Nuk ka as edhe njė njeri tė drejtė tė mos marrė nė konsideratė njė forcė politike apo njė tjetėr, mbasi ēdo forcė politike ka elektoratin e saj.

Edhe pse ende nuk ka ndonjė rezultat konkret sa i pėrket koalicioneve, nuk ėshtė vėshtirė pėr tė kuptuar se cili do tė ishte koalicioni mė i efektshėm pėr ēuarjėn pėrpara tė procesit tė demokaratizimit dhe  ky do tė ishte koalicioni LDMZ-UDSH-PPD. Sigurisht pėr t'u arritur kjo kėrkohet kompromis reciprok i tė tri subjekteve.

Mendojė qė ėshtė ardhė koha qė tė tregohet njė unitet nė mes tė tre liderėve tė LDMZ-UDSH dhe PPD duke formuar njė qeveri tė pėrbashkėt komunėn e Ulqinit. Njė koalicion i tri partive mė tė mėdha tė Ulqinit, duke mos pėrjashtuar edhe minoritet, do tė ishte kualicioni mė efikas dhe mė i dobishėm pėr tė ardhmen e Ulqinit.

Koalicionet e pėrfolura si tė mundshme mes tri partive mė tė mėdha nė Ulqin i konsideroj si jan demokratike dhe tendenca qė shpiejnė drejt unitarizmit. Nėse qėllimi i votimeve ka qenė qė tė del nė shesh se cila parti meriton tė udhėheq Ulqinin brenda kėtyre tri vjetėve tė ardhshėm ai edhe ėshtė arritur. Partit  duhet respektuar dėshirėn e popullit dhe tė mos bėjnė obstruksione tė ndryshme pėr pengimin e realizimit tė kėtij vullneti...

Koalicioni respekton identitetet politike dhe elektorale te partive, tė anėtarėve tė tij dhe kėrkon domosdoshmerisht bashkepunimin e tė gjitha palėve pjesemarrese.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

NĖ MAL TĖ ZI LUFTA MIDIS PDS DHE AL RRETH DORĖHEQJEVE
Podgoricė :15 prill

Kriza politike e qeverisė malazeze nė bazė tė tė gjitha gjasave nuk do tė zgjidhet sė shpejti. Pra, PDS e ka pranuar kėrkesėn e liberalėve qė kryeministri, Filip Vujanoviq t'ia kthejė mandatin presidentit Gjukanoviq, mirėpo vetėm me kusht qė kryetarja e Kuvendit Vesna Peroviq njėkohėsisht tė japė dorėheqje.

 Miodrag Zhivkoviq nė deklaratėn pėr B92 tha qė kjo nuk vjen nė shprehje. "Ne kemi thėnė qė kurrfarė bisedash me PDS nuk do tė kemi derisa kryeministri Vujanoviq nuk e kthen mandatin", tha Zhivkoviq.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

LIBERALĖT NĖ MĖNYRĖ TĖ PAVARUR NĖ ZGJEDHJE VENDORE
Podgoricė :15 prill

Kryetarja e Kuvendit tė Malit tė Zi dhe funksionarja e Aleancės Liberale, Vesna Persoviq deklaroi nė Tivar se partia e saj do tė dalė nė zgjedhje nė mėnyrė tė pavarur nė zgjedhjet vendore mė 15 maj nė 19 komuna malazeze.

Ajo konfirmoi se liberalėt do tė marrin pjesė nė realizimin e marrėveshjes sė Beogradit pėr rirregullimin e federatės.

 Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Vlladan Batiq, paralajmėroi  pėr mbajtjen e referendumit nė Serbi dhe nė Malė tė Zi

beogradė :15 prill
Lideri i Partisė Demokristiane tė Serbisė, Vlladan Batiq, paralajmėroi se partia e tij do tė fillojė tė mbledhė nėnshkrime pėr mbajtjen e referendumit nė

tė cilin qytetarėt e Serbisė do tė deklaroheshin se a dėshirojnė tė jetojnė nė shtet tė pėrbashkėt me Malin e Zi.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Komisioni i Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drjetat e Njeriut miratoi Rezolutėn

GJENEVĖ :15 pRILL
Komisioni i Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drjetat e Njeriut miratoi Rezolutėn me tė cilėn dėnon Izraelin pėr ate qė e quan “vrasje nė masė” tė palestinezėve dhe kėrkonė qė Izraeli ti japė fund ofenzivė sė tij ushtarake.

Rezoluita e sponzoruar nga shtetet arbe dhe myslimane, akuzon Izraelin pėr shkelje tė ligjeve humanitare dhe afirmon tė drejtėn e popullit palestinez pėr rezistencė
Copyright © 2002 intron-presse /HB/
13.04.2002

tė pėrfolura edhe buxhetin e kėsaj komune mund ta dobėsojnė e blokojnė  njė kohė tė gjatė , me pasoja shumė tė rėnda.Raporti i prezentuar mbi kėto lėndė gjyqėsore nuk solli asgjė tė re.E kritikuan edhe nuk e mbėshtetetėn kėshilltarėt e DPS dhe tė liberalėve, ndėrsa ata tė SNP ishin tė pėrmbajtur.Gjatė debatit shefi i   Klubit tė kėshilltarėve tė UDSH, Dedė Zadrima  kėrkoi zbardhjen e kėtyre lėndėve , duke kėrkuar qė tė dihen autorėt i kanė  bėrė tė gjitha kėto gabime, siē tha ai, fatale pėr komunėn e Ulqinit, tė cilat e kanė dėmtuar jashtė mase buxhetin komunal edhe administrata vendore nuk mund tė funksionojė normalisht.

Kryetar i Klubit tė kėshilltarėve tė LD nė MZ, ish- kryetar i komunės sė Ulqinit, Mehmet Bardhi tha se raporti qė prezentohet ka  mangėsi tė shumta, por ai  shtoi se ka njė mori lėndėsh qė duhet t`i  kompensojė Komuna e Ulqinit, tė cilat janė  nga periudha e fillimit tė viteve 80-tė, por ai ftoi ish-funksionarėt e pushtetit tė atėhershėm qė tė dėshmojnė se si kanė rrjedhur ato se shumė prej atyre qė kėrkojnė mjete financiare nga struktuat e pushtetit tė tashėm vendor tė Ulqinit, qė e drejta ėshtė nė anėn e kėsaj komune.
 

Bardhi tha se po keqpėrdoren gjyqet nė dėm tė Ulqinit.Marrėveshjet janė bėrė nė nivele republikane, ndėrsa dėmet duhet t`i kompensojė kjo komunė.Nė kėtė kontekst pėrmendi ish- pushimoren e sindikatės sė Kosovės nė Plazh tė Madh me rreth 7oo kampshtėpiza qė nuk ekziston mė ,banesat e ish- BVI  sė  Istogut pėrballė ndėrtesės sė Komunės sė Ulqinit, nė tė cilat  kanė hyrė brenda nė mėnyrė tė jashtėligjshme  njerėz tė ndryshėm.Mirėpo, ai njė vėmendje tė posaēme ia kushtoi ēėshtjes sė tė ashtuquajtur tė mushkonjave.KJo lėndė tha ai, e ka fillin qė nė vitin l992.Kontratėn e ka nėnshkruar ish-kryetari i Kėshillit Ekzekutiv Shaban Dollaku me njė firmė private nga Serbia.Pasi ėshtė konfirmuar se trajtimi i insekteve nuk ėshtė bėrė me cilėsi dhe nė afat, shėrbimet gjegjėse tė komunės e kanė ndėrprerė kontratėn, por jo nė formė tė shkruar edhe ky hendikep ka kontribuar qė pronari i kėsaj firme Millan Zhivkoviq tė arrijė nėpėrmjet ndihmės qė ka hasur nė Gjykatėn Ekonomike tė Podgoricės tė realizojė mjete tė mėdha financiare nga buxheti i komunės sė Ulqinit.Ai tha se nė vitin l994 obligimet e komunės sė Ulqinit ndaj kėsaj firme private kanė qenė nėn vlerėn e 1 dinarit tė atėhershėm, ndėrsa sot shuma ka kapur qindra mijėra markash.

Pėr ēėshtjen e mushkajave foli edhe sekretari komunal pėr ekonomi, Xhemal Bushtati, duke theksuar se  nė emėr tė dėmshpėrblimit tė pronarit tė firmės private qė ,kinse  ka trajtuar asgjėsimin e mushkonjave nė vitin l992, i janė paguar rreth l25 mijė evro edhe ka tendenca qė mbi bazėn e vendimeve gjyqėsore, kėto  kompensime tė jenė mė tė larta. (Intron)

Pas krizės qeveritare nė Mal tė Zi, Solana takon liderėt politikė

 
Bruksel :12 prill
Partia Socialdemokratike dhe Aleanca Liberale nė Mali i Zi "pranojnė" vendimin parlamentar e 14 marsit pėr krijimin e njė entiteti tė ri ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi dhe kėrkojnė, qė tė aplikohet gradualisht dhe me njė besim tė mirė.

Kėtė njoftim e dha sot nė Bruksel pėrfaqėsuesi i Lartė i politikės dhe i sigurisė sė BE-sė Havier Solana (Javier Solana), nė pėrfundim tė njė takimi me liderėt socialdemokratė dhe tė Alencės malazeze, pėrkatėsisht Ranko Krivokapiē dhe Miodrag Zivkoviē. "BE e konsideron marrėvshjen e 14 marsit, si njė hap tė rėndėsishėm pėr stabilitetin nė rajon Europa do tė vazhdojė ta mbėshtesė kėtė marrėveshje tepėr tė rėndėsishme', thuhet nė njė deklaratė pėr shtyp

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

12.04.2002
Ketyre diteve qerimi i hesapeve ne blokun malazez ka arritur kulmin


Podgoricė:12 prill

Ketyre diteve qerimi i hesapeve ne blokun malazez ka arritur kulmin. Kishin filluar qe ne fushaten parazgjedhor te vitit te kaluar, kurse u pershkallezuan kur liberalet kishin kumtuar kushtet per formimin e lidhjes postzgjedhore te PDS-se dhe PSD-se. Goditja perfundimtare lidhjes se pasigurte i dhane Gjukanoviqi dhe Vujanoviqi, duke vene nenshkrimet ne marreveshjen e Beogradit pa konsultim me partneret e koalicionit.

Lidhja Liberale e Malit te Zi ne fillim te javes se kaluar kumtoi se ua nderpret socialisteve te Gjukanoviqit perkrahjen per qeverine e Filip Vujanoviqit. Ne kete menyre liberalet e akuzuan Qeverine dhe u terhoqen nga paralajmerimet e meparshme se koalicionit te Partise Demokratike te Socialisteve dhe Partise Socialdemokrate do t'i ofrojne kushtet per formimin e Qeverise se re.

Situaten e perkeqesoi edhe paralajmerimi i socialdemokrateve se do te dilnin nga kabineti i Vujanoviqit posa deputetet ne parlament te pranojne Bazen fillestare qe e kishin nenshkruar me 14 mars ne Beograd kryetari i Malit te Zi Milo Gjukanoviq dhe kryeministri Vujanoviq

Keshtu qe edhe kryeministri i Malit te Zi  Filip Vujanoviq kerkoj nga Lidhja liberale ta largoj nga posti

Kryetaren e parlamentit tė Malit te Zi  zonjen Vesna Peroviqin, dhe ne ate mynyr mundena te flasim per kushtet e metejme ne qeveri ndermjet lidhjes liberale dhe partis demokratike socialiste theksoi kryeministri Filip Vujanoviq.

Te presesh qe ne kete atmosfere te formohet qeveria per pavaresi eshte joreale. Pas zgjedhjeve lokale kuzat ndermjet krereve te PDS-se, PSD-se dhe LLMZ vazhdojne. E gjithe kjo tregon se blloku malazez per pavaresi asnjehere nuk ka ekzistuar. Pervec se ne fjalimet e lidereve partiak dhe kuadrove tjere.

 --------------->vazhdo

Vetėvaret nė litar Miodrag Kovaē,ministėr i Asistencės Sociale dhe Shėndetėsisė tė ishė jugoslavis

Madridė :12 prill

Sekretari federal i Punės, Asistencės Sociale dhe Shėndetėsisė, socialisti malazez Miodrag Kovac, ėshtė vetėvarur nė dhomėn e tij tė hotelit nė Madrit, ku merrte pjesė nė njė konferencė. Sipas Qeverisė jugosllave, zyrtari i lartė ka vdekur. Kovaē, anėtar i Partisė Socialiste malazeze (SNP) ish-aleat i regjimit tė Sllobodan Millosheviē, pas rėnies sė liderit jugosllav, Sllobodan Millosheviē kishte dhėnė mbėshtetjen e tij pėr Koalicionin Demokratik Serb (DOS). SNP kishte kundėrshtuar bashkėpunimin me gjykatėn Penale Ndėrkombėtare (TPI) veēanėrisht nė kapitullin e esktradimit por ka aprovuar ligjin pas presioneve pėr sanksione tė reja ndėrkombėtare.

Lajmi ėshtė konfirmuar edhe nga burime tė hotel Eurobuilding. Burimet kanė treguar se "rreth orės 1.40, njė sekretare e delegacionit jugosllav qė do tė merrte pjesė nė Asamblenė e Dytė Botėrore mbi Pleqerinė ka lajmėruar shefat e hotelit sepse Kovaē nuk i pėrgjigjej telefonatave tė saj. Pasi dhe kėta tė fundit nuk arritėn tė komunikojnė me tė atėherė lajmėruan policinė, tė cilėt gjetėn Kovac tė varur. Sipas raportit tė paraqitur nga shėrbimet shėndetėsore, "ai kishte vdekur kur policia kishte hyrė nė dhomėn e tij". Kovaē ka lėnė edhe njė letėr para se tė varej. "Paskam qenė naiv, kam besuar shumė te disa njerėz," ka shkruar nė letrėn qė Kovaē ia ka lėnė familjes dhe partisė sė tij. Burime tė ambasadės jugosllave nė kryeqytetin spanjoll thanė se, "pėrmbajtja tjetėr ishte personale". Kovaē, 54 vjeē ishte mjek, i martuar me tre fėmije.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Human Rights Watch”: Ligji i Beogradit pėr ekstradime ka tė meta dhe zbrazėti

Vashington:12 prill

Grupi pėr tė drejtat e njeriut “Human Rights Watch” e ka kritikuar ligjin e sapomiratuar nga Parlamenti jugosllav pėr ekstradimin e tė dyshuarve pėr krime tė luftės, duke thėnė se “ka shumė tė meta dhe zbrazėti”.

Human Rights Watch ka vėrejtje se ligji do tė zbatohet vetėm pėr ata qė tani mė janė akuzuar nga Tribunali i Hagės, dhe nuk ka paraparė afate pėr transferimin e tė dyshuarve.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Lajme Mortor
Smajl (Malo) Spuzha  -Ulqin-  1930--12.04.2002 
El-Fatiha
 
11.04.2002
PĖRMIRĖSIM :

Mė datėn 9 prill  nė rubrikėn e aktualiteteve tona ėshtė pėrvjedhur njė gabim teknik nė deklaratėn e z.Mehmet Bardhi. Nė vend “ ėshtė e pranueshme”, duhet tė jetė “ e  papranueshme”.

Kėrkojmė ndjesė nga z. Bardhi dhe lexuesit tanė.

/Intron/

texti komplet---------->
VLAJKO STOJILKOVIQ E QĖLLOI VETEN NĖ KOKĖ ME PISTOLETĖ
BEOGRADĖ:11 PRILL
Vlajko Stojilkoviq, ish-ministėr republikan i policisė dhe njė nga tė
akuzuarit pėr krime tė luftės, tė enjten nė mbrėmje nė orėn 19.07 e ka qėlluar veten nė kokė me pistoletė para Kuvendit federal. Siē mėsoi B92, Stojilkoviq diku para orės 19 ėshtė paraqitur nė ndėrtesėn e Kuvendit ku ėshtė takuar me njė nga deputetėt e
PRS, Aleksandar Vuēiq, anėtar i PRS, i cili ua ka lexuar gazetarėve letrėn lamtumirėse nė tė cilėn Stojilkoviq drejtpėrsdrejti e akuzon udhėheqėsinė e Serbisė dhe tė RFJ duke i numėruar emrat e funksionarėve kryesorė. B92 mėsoi se Stojilkoviq gjendet nė repartin pėr rianimimim tė Klinikės sė urgjencės.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/
ZGJEDHJET LOKALE KOALICIONET E PARTIVE NĖ ULQIN

Ulqin,11 prill-Shtypi ditor i Malit tė Zi sot merret me partnerėt e koalicionit lokal nė Ulqin dhe pikėrisht me LD nė MZ dhe UDSH, si aleancė e dy partive shqiptare, tė cilat aktualisht bashkėqeverisin nė kėtė komunė.Gazeta “Vijesti” citon fjalėt e kryetarit tė LD nė MZ, Mehmet Bardhi tė ketė thėnė se kjo parti nė zgjedhjet e ardhshme lokale do tė dalė e pavarur nė Ulqin, Tivar dhe Plavė dhe se aktualisht nuk ka asnjė iniciativė pėr ndonjė koalicion.Nė Rozhajė, tė ketė thėnė ai, do tė pėrpiqemi pėr tė bėrė koalicion me ndonjė parti parlamentare, e cila do tė na ofrojė kushtet mė tė mira e nė kėtė mėnyrė tė pėrpiqemi pėr tė hyrė nė parlamentin lokal.
Gazeta “Vijesti” citon fjalėt e Mehmet Bardhit tė ketė thėnė se partia qė ėshtė organizuar vetėm nė Ulqin, mendohet nė PPD tė drejtuar nga Osman Rexha,

ish- funksionar i lartė o LD nė MZ e ish-kryetar i Komunės sė Ulqinit,ėshtė formuar  me qėllim t i sjellė dėm LD nė MZ dhe UDSH-sė.

Kryetari i UDSHJ-sė, Fuad Nimani ka deklaruar se kjo parti ende nuk ka marrė qėndrim pėrfundimtar lidhur me zgjedhjet e ardhshsme lokale,por tė ketė thėnė se UDSH nė zgjedhjet e majit do tė dalė vetėm dhe se koalicionet janė tė mundshme  pas zgjedhjeve, varėsisht nga rezultatet.Ai ka theksuar se janė themeluar shtabet zgjedhore nė Ulqin e Plavė dhe  shpreson se nga kėto zgjedhje do tė dalim partia mė e madhe  shqiptare nė Mal tė Zi , e nė fakt nė nivelin republikan edhe jemi,- deklaruar lideri i UDSH-sė./Intron/

AFISHE NĖ MBROJTJE TĖ KRIMINELĖVE TĖ LUFTĖS

Ulqin,11 prill- Nė disa mure tė ndėrtesave tė rrugės kryesore tė Ulqinit janė vėrejtur sot afishe nė mbėshtetje tė ushtarakut Shlivanēanin tė akuzuar nha Tribunali i Hagės pėr kriminel lufte. Nė kėtė afishe quhen tradhtarė ata qė kanė nėnshkruar Ligjin pėr bashkėpunim me gjyqin ndėrkombėtar tė akuzuar pėr kriminelė lufte, duke apostrofuar Bullatoviqin e Bojoviqin.

Afishet ishin tė ilustruara me fotografi tė  ushtarakut Shlivanēanin, i veshur me uniformė tė eprorit tė lartė tė ish-APJ-sė. Nuk ėshtė dukur se kanė zgjuar ndonjė interesim te banorėt e Ulqinit pėrveē kalimtarėve tė rėndomtė, tė cilėt e kanė lexuar vetėm nga kureshtja./Intron/
Katiq premton zgjidhjen e problemeve tė shqiptarėve nė Kroaci

ZAGREB:11 MARS

Zėvendėsministri i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Kroacisė, Zharko Katiq priti nė takim zyrtar njė delegacion tė Unionit tė Bashkėsive Shqiptare nė Republikėn e Kroacisė, tė kryesuar nga kryetari Ton Marku. Nė kėtė takim pėrfaqėsuesit e Unionit i kanė paraqitur disa probleme me tė cilat po ballafaqohen shqiptarėt nė Kroaci. Ton Marku pasi ka falėnderuar ndihmėsministrin kroat Katiq pėr pranim nė kėtė takim, theksoi se komuniteti shqiptar nė Kroaci gjithnjė ka qenė i interesuar qė tė gjitha problemet tė zgjidhen nė takime zyrtare me organet kompetente tė Kroacisė. Delegacioni i shqiptarėve nė Kroaci nė kėtė takim nga zėvendėsministri kroat ka kėrkuar qė Kroacia tė njohė dokumentet tė cilat nė Kosovė lėshohen nga UNMIK-u, pastaj tė lejohet shėnimi i vizave nė pasaportat e UNMIK-ut pėr shqiptarėt nga Kosova qė punojnė e jetojnė nė Kroaci.

Kėrkesė tjetėr ka qenė edhe anulimi i aktvendimit mbi nėnshtetėsinė pėr disa shqiptarė nga Maqedonia qė jetojnė nė Kroaci, si dhe liberalizimi i regjimit tė vizave hyrėse nė territorin e Kroacisė, nė veēanti pėr raste tė jashtėzakonshme. Nga ana e tij, zėvendėsministri i brendshėm kroat ka premtuar se disa nga kėrkesat do tė zgjidhen sė shpejti, kurse pėr dia lipset kohė pak mė e gjatė, njohton Sektori pėr Informim i Unionit tė Bashkėsive Shqitpare nė Kroaci.

 Nesėr nė Zagreb pėrkujtohet Epoka e Skėnderbeut
Unioni i Bashkėsive Shqiptare nė Republikėn e Kroacisė nesėr, mė 12 prill, nė Zagreb, organizon njė manifestim, nė tė cilin pėrkujtohet Epoka e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut.
Nė kėtė manifestim do tė flasin prof.dr.Zef Mirdita dhe prof. dr. Aleksandėr Stipēeviq. Manifestimi nė Zagreb fillon nė orėn 18, njofton Sektori pėr Informim i Unionit

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Serbia dhe Mali i Zi ratifikojnė marrėveshjen e bashkimit tė ri

 BEOGRADĖ:11 MARS

Parlamentet serbė dhe malazezė miratuan marrėveshjen e ndėrmjetėsuar nga BE tė martėn (9 prill), duke riformuar federatėn e tanishme nė njė bashkim tė ri mė tė lirshėm. Deputetėt serbė e mbėshtetėn marrėveshjen nė njė votim prej 146 ndaj 79, pas njė debati njė-javor, ndėrsa parlamenti nė Podgoricė e mbėshteti marrėveshjen me 58 vota ndaj 11, pas dy javė diskutimesh. Qeveria jugosllave gjithashtu e miratoi marrėveshjen dhe ia kaloi atė parlamentit federal. Pas miratimit tė marrėveshjes, do tė caktohet njė komision i posaēėm pėr tė hartuar kushtetutėn e re tė shtetit tė rikrijuar. 

Me pėrfundimin e kėtij procesi, qė pritet tė kėrkojė disa muaj, emri "Jugosllavi" do t’i jepet historisė, pasi bashkimi i ri do tė njihet si "Serbia dhe Mali i Zi", pėr tė paktėn tre vjet. Pastaj do t’u takojė dy republikave tė vendosin nėse ato dėshirojnė tė qėndrojnė sė bashku apo tė zgjedhin pavarėsinė. 

''Kjo marrėveshje bazohet nė vullnetin e mirė dhe unė jam optimist nė lidhje me tė ardhmen e shtetit tė ri,'' citohet tė ketė thėnė Kryeministri serb Zoran Gjinxhiē pėrpara votimit. ''Federata e kaluar ishte e paqartė, njė vend nė rėnie tė lirė," shtoi ai. Duke folur nė parlament, Gjinxhiē tha se marrėveshja ishte thelbėsisht e rėndėsishme pėr pėrparimin dhe stabilitetin, edhe nėse dispozitat e saj nuk ishin tė pėrsosura pėr asnjė prej republikave. 

Pas disa muajsh bisedimesh tė ndėrmjetėsuara nga BE, udhėheqėsit e Jugosllavisė, Serbisė dhe Malit tė Zi nėnshkruan marrėveshjen historike tė 14 marsit, duke u dhėnė dy republikave autonomi tė gjėrė brenda njė shteti tė vetėm dhe tė njohur nė mėnyrė ndėrkombėtare.

Republikat do tė kenė njė politikė tė mbrojtjes dhe tė jashtėm tė pėrbashkėt, duke ndjekur politika tė veēanta ekonomike, monetare dhe doganore. Ato do tė kenė parlamentet e tyre vendore dhe pėrfaqėsues me rotacion nė OKB dhe organizatat e tjera ndėrkombėtare. 

Marrėveshja shkaktoi njė krizė politike nė republikė, tė drejtuar nga qeveria pro-pavarėsisė e Presidentit malazez Milo Gjukanoviē, njė nga nėnshkruesit e marrėveshjes sė 14 marsit. Duke nėnshkruar marrėveshjen, Gjukanoviē braktisi planet e mėparshme pėr njė referendum mbi pavarėsinė kėtė pranverė. 

Duke e dėnuar marrėveshjen, partia Aleanca Liberale radikale pro-pavarėsisė kėrcėnoi tė fillojė njė votim mosbesimi kundėr qeverisė malazeze, nėse marrėveshja ratifikohej. 

Gjithashtu, katėr ministra tė Partisė Social-Demokratike (SDP) thanė tė mėrkurėn se do tė japin dorėheqjen. SDP, njė partner i vogėl i aleancės sė Partisė Demokratike tė Socialistėve (DPS) nė pushtet, e ka kundėrshtuar marrėveshjen, duke bėrė thirrje pėr pavarėsi mė tė madhe tė republikės. Sipas Radios B92 me qėndėr nė Beograd, pas ratifikimit, Partia Popullore Socialiste kėrkoi zgjedhje paralamentare tė parakohėshme dhe zgjedhje presidenciale nė Mal tė Zi.

Megjithatė, marrėveshja pritet tė marrė ratifikimin pėrfundimtar nga parlamenti federal jugoslav pa asnjė problem.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

10.04.2002
Kryqi I kuqė gjerman I dhurojė ndėrmarjes komunale tė Ulqinit njė kamion pėr hedhjen e mbeturinave
Ulqin:10 prill

Kryqi I kuqė gjerman I dhurojė ndėrmarjes komunale tė Ulqinit njė kamion pėr hedhjen e mbeturinave,me vleftė afėr 20 mijė euro.Siē tha direktori I organizatės komunale Fuad Haxhibeti ne munena nė tė ardhmen ti ēome mbeturinat dy here nė ditė deri nė lokalin final.

Tash nė parkun e organizatės komunale tė ulqinit gjenden strukturat e pėgaditura pėr fillimin e sezonit turistik.Ku mos tė harom  edhe organizata “Cispel”nga Italija  ka ndihmuar kėt organizatė komunale pėr ngritjen e nivelitė tė kualitetit tė punės dhe tė mjeteve vozitėse qė ajo posedon.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Partisė Socialdemokrate se do tė dalė nga qeveria

PODGORICĖ:10 prill

Katėr ministra tė qeverisė malazeze me orientime pėr pavarėsi dhanė mdorėheqie nga postet pėr tė protestuar Marrėveshjen qė ruan unionin e pėrkohėshėm tė kėsaj republike Jugosllave me Serbinė, nėn emėrin e shtetit tė ri.

Ministrat Zharko Rakēeviq, Branko Lukovac, Dragisha Burzan dhe Jusuf Kalomperoviq, kanė kėrkuar referendumin e menjėhershėm pėr pavarsinė e Malit tė Zi.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

LIDHJA LIBERALE NUK DO TA PĖRKRAHĖ QEVERINĖ PAKICĖ TĖ KRYEMINISTRIT VUJANOVIQ


PODGORICĖ:10 prill
Qėndrimi i tillė i Lidhjes Liberale dhe paralajmėrimi i Partisė Socialdemokrate se do tė dalė nga qeveria s’do mend se do tė shkaktojnė rreshtime tė reja nė skenėn politike nė Mal tė Zi madje edhe nė nivelin federal.

Mu pėr kėt arsye i dėrguari i posaēėm pėr ēėshtjet politike tė EU zotni Solana i bėri njė thirje pėr neser kryetarit tė partis liberale

Miodrag Zhivkoviqit dhe kryetarut tė partis socialdemokrate nė njė bised zyrtare nė Bruksel,ku kto antar than se do tė marrin pje4s nė bisedė.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

FREJ: DY KUSHTE KRYESORE PĖR PRANIMIN E RFJ NĖ KE

BEOGRADĖ:10 prill

I dėrguari i posaēėm pėr ēėshtjet politike tė Kėshillit tė Evropės, Klod Frej tha tė mėrkuren nė Beograd se RF e Jugosllavisė duhet t'i plotėsojė edhe dy kushte kryesore pėr anėtarėsim tė plotė nė atė organizatė evropiane. Frej, pas bisedės me shefin e diplomacisė jugosllave, Goran Svilanoviqin, e saktėsoi se kėto janė bashkėpunimi i plotė me Gjykatėn e Hagės dhe kontrolli civil i shėrbimeve tė sigurisė nė ushtri dhe nė polici. Svilanoviq tha qė pret se Kuvendi federal do ta aprovojė propozimligjin pėr bashkėpunim me Gjykatėn e Hagės, dhe qė kjo ēėshtje mė nuk do tė jetė pengesė pėr anėtarėsim tė RFJ nė Kėshillin e Evropės.

 Mirėpo ai, tha qė nuk ka mundur tė pajtohet me vlerėsimin se nuk ekziton kontrolli civil i shėrbimeve tė sigurisė nė ushtri dhe nė postė. "Mund tė flitet pėr modalitetet e kėtij kontrolli dhe me siguri me ndonjė dispozitė tė ardhme kushtetuese edhe kjo ēėshtje do tė rregullohet ndryshe, saktėsoi Svilanoviq pas bisedės me tė dėrguarin e posaēėm pėr ēėshtjet politike tė Kėshillit tė Evropės. Ai tha qė shpreson se RFJ gjatė kėtij viti do tė pranohet si anėtare e plotė e kėsaj organizate evropiane.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Serbėt shkatėrruan mė shumė se njė tė tretėn e xhamive tė Kosovės - Deklaron nė Gjykatėn e Hagės eksperti i Universitetit tė Harvardit pėr trashėgiminė kulturore, Andras Riedlmayer

HAGĖ:10 prill

Serbėt hodhėn nė erė, bombarduan dhe dogjėn mė shumė se njė tė tretėn e xhamive tė Kosovės gjatė sulmeve kundėr popullsisė myslimane nė vitet 1998-99, u deklarua sot nė seancėn gjyqėsore kundėr ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviē. Rreth 225 xhami nga 607 tė tilla qė ka Kosova u dėmtuan apo u shkatėrruan gjatė ofensivės serbe, deklaroi eksperti i Universitetit tė Harvardit pėr artin, Andras Riedlmayer, nė raportin e paraqitur nė Gjykatėn e Hagės. "Xhamitė dhe trashėgimia tjetėr arkitektonike islamike ishin tė vetmet ndėrtesa qė ishin pėrjashtuar nga sulmet", deklaroi Riedlmayer.

Pamjet e minareve dhe tė kishave tė shkatėrruara nė Kosovė, ku trashėgimia e pasur fetare dhe kulturore ngėrthen shekuj tė tėrė tė bashkekzistencės sė Kristianizmit dhe Myslimanizmit, tronditėn opinionin botėror dhe pėrshpejtuan ndėrhyrjen e Perėndimit. Ish presidenti jugosllav, Slobodan Millosheviē, i cili mbahet nė paraburgim nė Hagė qė nga qershori i kaluar, po pėrballet me akuzat pėr gjenocid dhe krime kundėr njerėzimit nė Kosoėv, Bosnje dhe Kroaci. Ai akuzohet se nė vitin 1999 ka organizuar dėbimin e 800 000 shqiptarėve etnikė nga Kosova, pas mė shumė se 10 vjetėve tensionesh mes popullsisė shqiptare dhe Beogradit
 Copyright © 2002 intron-presse /HB/

09.04.2002
Mehmet Bardhi refuzoi Marrėveshjen e Beogradit

Podgoricė,9 prill- Nė Parlamentin e Malit tė Zi ėshtė duke u zhvilluar debat lidhur me Marrėveshjen e Beogradit.Dy forcat kryesore politike nė kėtė republikė shfaqin entuziasmin pėr kėtė kompromis.Liberalėt dhe deputetėt e partive shqiptare janė duke e shfaqur vėrejtje dhe mospajtime me kėtė dokument  tė tė ashtuquajturit shtet i pėrbashkėt.Mehmet Bardhi,kryetar e deputet i  Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi tha se ēėshtja e mbrojtjes sė tė drejtave tė pakicave tė bartet nė Beograd, ėshtė e papranueshme pėr ne.Nė kėt marrėveshje thuhet se resori pėr mbrojtjen  e tė drejtave tė pakicave do tė funksionojė  nė nivlein federativ. Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi nuk e pranon  as resorin e  nivelit  republikan , sepse nuk kemi tė bėjmė me ministri tė mirėfilltė, nuk ishte e definuar nė mėnyrė tė drejtė,por nė resor tepėr i paqartė dhe i paprapranueshėm pėr ne sepse vetė titulli i saj “Ministri pėr Mbrojen e Grupeve Nacionale dhe Etnike” ėshtė iritues sepse ne shqiptarėt nė Mal tė Zi jemi pjesė e pandarė e popullit shqiptar, nuk jemi grup etni.Por, kėtė ministri e ka  pranuar partia tjetėr nacionale, Unioni Demokratik i Shqiptarėve,-tha Bardhi. 

Resori pėr mbrojtjen e tė drejtave tė popujve pakicė,konkretisht tė shqiptarėve nė Mal tė Zi ,tė vendoset nė Beograd  pėr LD nė MZ ėshtė e papranueshme.Nė Beograd mund tė shkojmė nė ndonjė tryezė pėr tė zhvilluar bisedime mbi ēėshtjet e definimit tė  pakicave,por jo pėr tė kėrkuar tė drejtat e shqiptarėve nė Mal tė Zi.Ne shqiptarėt, e sidomos bashkėkombasit tanė nė Kosovė, me Beogradin kemi pasur njė pėrvojė tė keqe,-tha Bardhi dhe vazhdoi se ne shqiptarėt nė Mal tė Zi do tė kėrkojmė dhe  do tė angazhohemi qė tė marrim pjesė nė proceset e vendosjes.Qėndrimi ynė qė ditėn e nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Beogradit ka qenė dhe si i tillė qėndron edhe sot, se  ėshtė  kompromis i mundshėm.Por, sipas mendimit tonė, me kėtė nuk ėshtė zgjidhur asgjė.Nuk janė zgjidhur marrėdheniet midis Malit tė Zi e Serbisė, aq mė pak statausi i popujve pakicė nė kėto dy republika.LD nė MZ, pėrkatėsisht shqiptarėt nė Mal tė Zi, sepse nė atė kohė ka qenė partia e vetme nacionale e shqiptarėve nė Mal tė Zi,e  ka bojkotuar referendumin pėr themelimin e tė ashtuqujaturės RFJ.Me atė kohė shqiptarėt nė kėtė republikė   kanė thėnė se ai shtet  nuk ka pėr tė funksionuar sepse kishin mbetur shumė ēėshtje thelbėsore pa u zgjidhur.Pėrse para nėnshskrimit tė kėsaj marrėveshje,pyeti Bardhi, nuk u bė asnjė definim i popujve pakicė nė Mal tė Zi, e sidomos ēėshtja e shqiptarėve kėtu?- pėrfundoi ai.(Intron)  
PTT-MONET FORCON DIAMETRIN E VALVE TĖ TELEFONAVE MOBILĖ NĖ ULQIN

 

 ULQIN:9 PRILL

Ptt-Monet forcon diametrin e saj tė telefonave mobil nė Ulqin duke vu njė antenė me ma shumė Mghz nė luginėn e shtojit nė plazhė tė madhe.Kjo antene mobile duhet ti jap forcat valve tė telefonave mobilė mė shumė sepse nė kto vise valėt kan qen shumė tė dobta.

Edhe komuna e Katerkollės ashė e futur nė kėt rjet,sikurse plazhi i madhė dhe Ulqini.Mbėrritja nė tregun e Malitė tė Zi  tė operatorit tė dytė cellular Monet, sigurisht shenon njė moment kur monopolet marrin fund dhe fillon konkurenca me operatorin Pro –Monte dhe tė dy operatorėt premtojn se do tė nisin menjėherė investimet pėr centralet dhe antenat e reja tė teknologjisė sė lartė nė viset bregdetare.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Ushtria shqiptare po punon nė ndėrtimin e rrugės sė re automobilstike qė do tė lidhte Tropojėn me Kosovėn

TROPOJĖ:9 PRILL

Forcat e ushtrisė shqiptare po punojnė nė verilindje tė Shqipėrisė pėr ndėrtimin e rrugės sė re automobilstike qė do tė lidhte Tropojėn me Kosovėn.

Qeveria shqiptare ditėve tė fundit ka shprehur angazhimin e saj pėr tė zgjeruar komunikimin e rretheve verilindore tė Shqipėrisė me Kosovėn.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Teatri Kombėtar ēon “Mbreti po vdes” nė Takim Rajonal tė Teatrave nė Mali e Zi

TIRANĖ:9 PRILL

Grupa e Teatrit Kombėtar pėrgatitet tė udhėtojė drejt Malit tė Zi. Kėto ditė pranė drejtorisė sė kėtij teatri ka ardhur njė ftesė, e cila bėn tė ditur se Teatri Kombėtar i Shqipėrisė ėshtė ftuar pėr tė marrė pjesė nė Takimin Rajonal tė Teatrove nė Mal tė Zi, organizuar nga teatri Crnogrorsko Narodno Pozorishte. Takimi ka nisur qė prej datės 1 prill dhe pėrfundon nė fund tė kėtij muaji, ndėrkohė qė trupa e Teatrit Kombėtar do tė prezantohet mė 18 prill. Teatri shqiptar do tė pėrfaqėsohet me premierėn e parė tė kėtij sezoni artistik, pjesėn teatrale "Mbreti po vdes" tė Joneskos, me regjisor Armand Borėn. Nė Takimin Teatror tė Malit tė Zi janė ftuar tė marrin pjesė edhe trupa e Beogradit, Shkupit, Sarajevės etj.

Nga informacioni i dėrguar pranė drejtorisė sė Teatrit Kombėtar, mėsohet se programi i hartuar pėr 30 ditėt e aktivitetit, pėrmban jo vetėm shfaqje teatrore, por dhe pjesė operistike dhe balet. Komedia tragjike "Mbreti po vdes" e Borės shkon nė kėtė takim pas disa shfaqjeve nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Regjisori Bora pėr realizimin e saj ka aktivizuar emra tė njohur tė skenės, si: Agim Qirjaqi (Artist i Merituar), Yllka Mujo, Bujar Asqeriu (Artist i Merituar), Roland Trebicka, si dhe aktoret Rozeta Ferri e Anila Muēa. Pjesa ka pėr skenograf Durim Nezirin, ndėrsa kompozitor Adrian Hila. Komedia tragjike "Mbreti po vdes" ėshtė njė nga pjesėt absurde tė Joneskos, ngjarjet e sė cilės rrotullohen rreth njė mbreti qė kėrkon me ēdo kusht tė mbajė pushtetin. 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Parlamenti serb miraton marrėveshjen me Malin e Zi

BEOGRAD:9 PRILL

Parlamenti serb aprovoi me 146 vota pro, 69 kundėr dhe njė abstenim marrėveshjen pėr bashkimin Serbi-Mal i Zi, e firmosur nė Beograd, mė 14 mars me ndėrhyrjen e shefit tė Politikės sė Jashtme dhe Sigurisė sė Bashkimit Europian, Havier Solana.

Dokumenti u votua nga tė gjitha partitė e koalicionit demokratik (DOS) pėrveē dy subjekteve qė mbėshtesin pavarėsinė e Serbisė. Kundėr votuan nostalgjikėt e regjimit tė vjetėr, Partia Socialiste (SPS), radikalėt e ultranacionalstit, Vojisllav Sheshel (SRS), Partia pėr Bashkimin serb tė themeluar nga kreu i paramilitarėve Zhelko Raznatoviē, i njohur me pseudonimin "Arkan".

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Solana: BE do tė mbėshtesė zbatimin e marrėveshjes Serbi-Mali i Zi


BRUKSEL:9 PRILL

Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Europian, Havier Solana, tha dje gjatė takimit me zėvendėskryeministrin jugosllav, Miroljub Labus dhe Presidentin malazez, Milo Gjukanoviē, se BE do ta mbėshteste plotėsisht zbatimin e marrėveshjes pėr ripėrcaktimin e marrėdhėnieve mes Serbisė dhe Malit tė Zi.

 Pas takimit nė Bruksel, Solana u shpreh se Bashkimi Europian do tė mbėshteste harmonizimin e marrėdhėnieve mes Serbisė dhe Malit tė Zi brenda njė shteti tė pėrbashkėt, si dhe proceset e stabilizimit dhe tė asociimit qė "do tė mundėsojnė afrimin me Bashkimin Europian". Sipas burimeve tė Komisionit Europian, komisioneri i BE-sė, Kris Paten (Chris Patten), ka thėnė se bisedimet rreth marrėveshjes pėr stabilizim dhe asociim pėr Jugosllavinė mund tė fillojnė vitin e ardhshėm.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

08.04.2002
EKSPOZITĖ E FOTOGRAFIVE ARTISTIKE

Ulqin,8 prill-Nė Bibliotekėn e qytetit u hap ekspozitė e fotografive artistike tė Gazmend Ēitakut nga Ulqin me titull “Ulqini, dje dhe sot”.Ekspozitėn e shpalli tė hapur shkrimtari Hajro Ulqinaku, por njė vėshtrim mbi lashtėsinė e Ulqinit e paraqiti edhe Mr. Maksut Haxhibrahimi.Kjo ėshtė ekspozita e parė e kėtij lloji qė hapet nė Ulqin.

Autori na thotė se kjo ekspozitė ėshtė si rezultat i hulumtimeve tė shumta arkivore qė ndėrlidhen me tė kaluarėn e bujshme tė qytetit tė Ulqinit.Ajo hapet me ciklin e fotografive nga kampet e vendosjes sė tė pėrndjekurve shqiptarė tė Kosovės nė Ulqin  nė vitin l999.Aty vėrehen tablo rėnqethėse mbi tragjedinė e shqiptarėve nga Kosova, tė cilėt erdhėn kėtu pėr tė shpėtuar kokėn nga diktatura barbare serbe.Nė qendėr tė vėmendjes ėshtė njė fėmijė nga Kosova , motiv tė cilin kritika oficiele malazeze e ka cilėsuar si kulm i kėsaj fotografie artistike,nėpėrmjet tė cilit definohet njė kohė dhe njė hapėsirė tragjike.Kjo fotografi dokumentare e Gazmendit dėshmon fakte tė bollshme pėr kėtė tragjedi kombėtare tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi e mbi tė gjitha tė popullit tė Kosovės.

Strumbullar i ekspozitės ėshtė bloku i fotografive paralele tė fotografive tė lashta edhe tė atyre qė kanė lindur tash nga e njajta pozitė fizike e qytetit tė Ulqinit.Nėpėrmjet tyre janė pasqyruar ndėrrimet mė dramatike tė qytetit tė Ulqinit nėpėr kohė tė ndryshme,sidomos tėrheqin vėmendjen ata nga  fundi i shekullit XIX dhe XX.Janė fokusuar momentet tė cilėt tashmė janė bėrė pjesė e mitologjisė urbane tė Ulqinit,rrėnimi i objekteve turistike,pamjet e krojeve tė shumta qė nuk ekzistojnė mė nga pakujdesia e njerėzve dhe ndėrtimet e shumta tė pakontrolluara.

Njė paje shumė e rėndėsishme ėshtė ajo e Xhamisė sė marinarėve nė Ranė, e cila nė mėnyrėn mė barbare ėshtė rrėnuar pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe ėshtė shndėrruar nė objekt turistiko-hotelier, ndėrsa tash janė duke u zhdukur edhe themelet e kėsaj trashėgimie shpirtėrore.

Ēitaku ka prezentuar edhe shumė fotografi historike, siē ėshtė ajo qė nga viti l88l,ku vėrehen pajmje tė Ulqinit kur nė mėnyrė arbitrare fuqitė e mėdha ia aneksuan Malit tė Zi.

Vlerė tė posaēme paraqesin veshjet autoktone kombėtare shqiptare tė Ulqinit, Krajės e Shestanit, tė cilat paraqesin njė perlė e kulturės sonė materiale tė trashėguar.Nėpėrmjet fotografive artistike kjo pasuri kulturore dhe artistike bėhet e paharrueshme qė rrumbullaksojnė ciklin kompozicional tė ekspozitės.Nė asnjė mėnyrė as Gazmendit nuk i janė shmangur imazhet e ullinjve mijėvjeēarė.Kjo pemė fisnike pėr ulqinakėt ėshtė e lidhur ngusht, jo vetėm nga aspekti ekonomik por edhe shpirtėror e tradicional.

Ekspozita do tė qėndrojė e hapur dhjetė ditė.Autori ka ftesė pėr tė ekspozuar edhe nė disa qendra tjera, e sė shpejti do tė hapet nė Qendrėn e Kulturės nė Tivar./Intron/

 

PERSPEKTIVAT E TURIZMIT SHĖNDETĖSOR NĖ ULQIN

Ulqin,8 prill- Ekspertėt thonė se Ulqini ka resurse  tė mėdha dhe cilėssore pėr zhvillimin e turizmit shėndetėsor-rekreativ edhe ka njė ardhmėri tė shkėlqyeshme nė kėtė fushė.Zaten,ky ėshtė edhe moto i tė gjitha kumtesave tė paraqitura nė njė tryezė tė rrumbullakėt, tė organizuar nga shoqata e kėtushme e mjekėve, e cila fundjavėn e kaluar nė lokalet e bibliotekės sė qytetit bėri edhe pėrurimin e librit ku janė pėrmbledhur tė gjitha kumtesat.

Pėr rėndėsinė e kėtij libri foli Prof. Dr. Simė Dobreci dhe pėrkthyesi Hajro Ulqinaku.
Me strategjinė e zhvillimit tė turizmit nė kuadėr tė Masterplanit deri nė vitin 2o2o,Ulqini parashihet tė shndėrrohet nė njė qendėr ndėrkombėtare tė turizmit shėndetėsor- rekreativ.Kėtu pėrmenden peloidet e shumtė qė ndodhen nė territorin e periferisė sė Ulqinit, siē ėshtė Balta e Zogajve e ndonjė tjetėr, nė veēanti Plazhi i Grave,ku bėhen edhe rituale tė larjes me ujė nė orėt e para tė mėngjesit,sidomos gratė sterile.Kėtė faktor natyror e ka trajtuar, hulumtuar e zbatuar me sukses gjinekologu i njohur nga Ulqini,i ndjeri Shuajb Resulbegu.


Rezultate tė lakmueshme hulumtuese ėshtė duke arritur edhe mjeku i sėmundjeve tė fėmijėve, Dr. Safer Zhugjeli, i cili nė kėtė libėr prezentohet me kumtesėn mbi shėrimin e sėmundjeve tė astmes me faktorėt natyrorė.

Baltat e Ulqinit ofrojnė mundėsi tė mėdha edhe pėr shėrimin e sėmundjeve reumatike.Mirėpo, tė gjitha kėto potenciale deri mė tash nuk janė shfrytėzuar edhe janė duke u dėmtuar nga ndėrtuesit e jashtėligjshėm, sidomos ato qė ndodhen nė kanalin e Portomilenės.

Ky libėr e ka edhe njė rėndėsi tjetėr.Pėr herė tė parė vlerėsimet e ekspertėve shėndetėsorė edhe turistikė botohen nė gjuhėn shqipe.Lexuesi ynė ka mundėsi qė tė njohė tė gjitha kėto pasuri natyrore qė ofron Ulqini pėr zhvillimin e turizmit shėndetėsor./Intron/

GJUKANOVIQ NĖ BRUKSEL

 

 Bruksel:8 Prill

Nėnkryetari i Qeverisė federale, Mirolub Labus dhe presidenti malazez, Milo Gjukanoviq qėndrojnė sot nė Bruksel, ku do tė vihen nė dijeni se marrėveshja e Serbisė dhe Malit tė Zi duhet tė aplikohet pa u shtyrė. Labus dhe Gjukanoviq, tė cilėt qėndrojnė nė vizitat e veēuara, do tė bisedojnė me pėrfaqėsuesin e lartė,

 Havier Solanėn dhe kryetarin e Komisionit evropian, Romano Prodin. Gjatė vizitės do tė konstatohet se ēfarė mbėshtetje, pėrveē ndihmės profesionale dhe teknike, Beogradin dhe Podgoricėn e presin pėr aplikimin e Marrėveshjes pėr rirregullimin e marrėdhėnieve

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Policia: Po luftojmė kontrabandėn e mallrave nga Mali i Zi nė Kosovė

Prishtinė:8 Prill

Zėdhėnėsi i policisė ndėrkombėtare, Derek Ēapell tha se policia e UNMIK-ut po angazhohet shumė pėr pengimin e kontrabandimit tė mallrave  nga Mali i Zi nė Kosovė. "Disa individė po bėjnė akte kriminale me bartjen e derivateve tė naftės nga Mali i Zi nė Kosovė me automjetet e tyre pėr t'iu shmangur kėshtu tatimit nėpėr pikat doganore”, tha Ēapell.

Sipas tij, kohėt e fundit janė arrestuar 6 persona lidhur me kėto shkelje. “Pėr njė ton derivate qė hyn nė mėnyrė ilegale, doganat e Kosovės humbin nga 400 euro", tha zėdhėnėsi i policisė ndėrkombėtare, Derek Ēapell.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

PSP KA VENDOSUR PĖR KOMPROMIS

Podgoricė:8 Prill

Kėshilli kryesor i Partisė Socialiste tė Popullit ka vendosur tė bėjė komprimis me partnerin e koalicionit nė nivel federal ODS pėr ta gjetur modelin e bashkėpunimit me Gjykatėn e Hagės, u tha gazetarėve kryetari i partisė, Predrag Bulatoviq, njohtoi korrespondenti i Radios B92, Sėrgjan Jankoviq. Kompromisi ėshtė qė sipas vendimit tė kėshillit kryesor tė partisė tė bėhet ekstradimi selektiv i tė tė akuzuarėve pėr krime tė luftės nė Hagė.

 Bulatoviq shpjegoi se PSP me kėtė ka treguar mirėkuptim pėr Serbinė, e cila dėshiron t'i ekstradojė, dhe i ka mbrojtur qytetarėt malazez tė cilėt kanė marrė pjesė nė luftra dhe tha qė shpreson se ekstradimin do ta bėjnė organet republikane dhe se ekziston procedura e shkallės sė dytė ndaj tė tė akuzuarėve.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Beogradi bie dakord tė miratojė ligjin pėr ekstradimin e kriminelėve tė luftės

 Beogradė:8 Prill

Udhėheqėsit serbė dhe partnerėt e tyre nga Mali i Zi kanė rėnė dakord nė parim tė aprovojnė njė ligj federal qė mund tė lejonte ekstradimin nė Hagė tė tė dyshuarve pėr krime lufte. Marrėveshja vjen pas presionit amerikan. Javėn e kaluar SHBA-ja ngriu ndihmat pėr Jugoslavinė nė lidhje me kėtė ēėshtje, dhe tė premten i dėrguari i Shteteve tė Bashkuara , Pier Riēard Prosper, mbajti bisedime nė Beograd mė udhėheqėsit politikė.

Po vazhdon puna mbi hollėsitė e ligjit. Qeveria jugosllave ėshtė thellėsisht e ndarė nė dorėzimin e tė dyshuarve pėr krime lufte, por pragmatistėt nė tė e shohin bashkėpunimin si njė tė keqe tė domosdoshme pėr lejimin e ndihmės ndėrkombėtare. Nė tė dyshuarit e kėrkuar pėrfshihen presidenti i tanishėm serb, Milan Milutinoviē dhe ish-bashkėpunėtorė udhėheqės tė ish-udhėheqėsit jugosllav, Slobodan Milosheviē i cili ėshtė para gjyqit nė Hagė.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Pas protestės sė Beogradit, Shtajner: Vizita e Majkos nė Prishtinė, sipas tė gjitha rregullave

Prishtinė:8 Prill

Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner ėshtė shprehur se vizita e kryeministrit tė Shqipėrisė tė shtunėn nė Prishtinė, ėshtė mbajtur sipas tė gjitha rregullave. Kėto deklarime Shtajner i ka bėrė pasi Ministria e Jashtme jugosllave ka protestuar pėr vizitėn e Majkos nė Kosovė. Sipas UNMIK-ut, kėrkesa pėr vizitė ėshtė bėrė nga Republika e Shqipėrisė nėpėrmes selisė sė Kombeve tė Bashkuara nė Nju-Jork. "Qė kur UNMIK u krijua nė qershor tė vitit 1999 janė vendosur procedurat pėr vizita nė Kosovė nga udhėheqės shtetesh, kryeministra, ministra dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė dhe kėto procedura vazhdimisht janė respektuar, plotėsisht konform rezolutės 1244 tė

Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė", ka thėnė Shtajner. UNMIK-u tha se kėrkesa pėr vizitė ishte paraqitur nga Republika e Shqipėrisė nėpėrmes selisė sė Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork, duke plotėsuar kėshtu tė gjitha procedurat e vendosura siē ėshtė kėrkuar. Beogradi zyrtar reagoi ndaj vizitės sė kryeministrit tė Shqipėrisė Pandeli Majko duke e quajtur kėtė vizitė tė kryer nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 tė Kshillit tė Sigurimit.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Pas protestės sė Beogradit, Daci: Kosova s’ka pse tė konsultojė fqinjėt pėr vizitat qė i bėhen asaj

Prishtinė:8 Prill

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, i cilėsoi tė paarsyeshme protestat e Beogradit lidhur me vizitėn e kryeministrit tė Shqipėrisė, Pandeli Majkos, nė Kosovė. Daci thotė se Kosova nuk ka asnjė obligim, as moral dhe as formal, qė tė konsultojė vendet fqinje pėr vizita qė i bėhen asaj.

"Kjo ishte njė vizitė qė i ndihmon relaksimit tė situatės nė mbarė rajonin, qė hap shtigje pėr bashkėpunim bilateral dhe multilateral. Prandaj, do tė mirėpriten gjithmonė vizitat e pushtetarėve tė vendeve fqinje nė Kosovė", tha kryetarii Kuvendit tė Kosovės.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Qeveria e Shqipėrisė: Ne njohim UNMIK-un si autoritetin mė tė lartė nė Kosovė

 
Tiranė:8 Prill

Vizita e Kryeministrit Majko nė Kosovė ishte nė respektim tė plotė tė rezolutės 1244 tė OKB-sė dhe me miratim tė UMNIK-ut - Kryeministri Pandeli Majko sqaron, lidhur me njė protestė tė Ministrisė sė Jashtme tė Jugosllavisė -  

Kryeministri Pandeli Majko, duke iu pėrgjigjur, tė Dielėn, njė proteste tė bėrė publike nga Ministria e Jashtme e Jugosllavisė, lidhur me vizitėn njė ditė mė parė tė Kryeministrit shqiptar nė Kosovė, shprehet se vizita u realizua "nė respektim tė plotė tė rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe me miratim tė UMNIK-ut". Zėdhėnėsi i Kryeministrit, nėpėrmjet njė deklarate pėr mediat, shpjegon se vizita e z.Majko nė Kosovė, u zhvillua nė pėrputhje me tė gjitha regullat dhe normat ndėrkombėtare, gjė qė u konfirmua edhe nė realizimin pėrfundimtar tė saj. Nė bazė tė Rezolutės 1244, dhe tė praktikave tė deritanishme, OKB, e pėrfaqėsuar nga Administrata e UMNIK nė Kosovė, ėshtė autoriteti mė i lartė qė administron atė dhe realizon bashkėpunimin nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare.

Duke iu pėrmbajtur tė gjitha kėtyre parimeve dhe praktikave tė realizimit tė vizitave edhe mė parė tė personaliteteve tė tjerė tė lartė ndėrkombėtare nė Kosovė, u zhvillua edhe vizita e Kryeministrit Pandeli Majko. Takimin e parė ky delegacion e zhvilloi nė ambientet e UMNIK, me Kryeadministratorin e Kosovės, Michael Steiner dhe delegacionin qė e shoqėronte atė. Mė tej, sqaron zėdhėnėsi i Kryeministrit, vizita vijoi me takime me pėrfaqėsuesit e institucioneve tė reja, tė dala nga zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė, tė njohura ndėrkombėtarisht, me presidentin e Kosovės, Kryeparlamentarin dhe qeverinė shumetnike tė saj. "Rezultatet e kėsaj vizite", thekson deklarata e zėdhėnėsit tė Kryeministrit, "tashmė janė bėrė tė njohura". Ato u karakterizuan nga njė shkėmbim konstruktiv mendimesh, pėr tė forcuar bashkėpunimin midis Shqipėrisė dhe Kosovės, nė pėrputhje tė plotė me rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė dhe pėr t'i kontribuar forcimit tė paqes, sigurisė dhe bashkėpunimit nė rajon, nė frymėn evropiane tė integrimit dhe tė nismave tė bashkėpunimit rajonal, pėrfundon deklarata e zėdhėnėsit tė Kryeministrit shqiptar, nė pėrgjigje tė protestės sė ministrisė sė Jashtme tė RFJ-sė, mbi vizitėn e djeshme tė z.Majko nė Kosovė.

 Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Sa fitojnė politikanėt?

Beogradė:8 Prill

Sipas analizave tė revistės serbe “Vreme”, kryetari mė i paguar nga ish-republikat jugosllave ėshtė ai kroat, Stipe Mesiq, i cili merr rrogė prej 3.162 evrosh. Pastaj vijon kryetari slloven Millan Kuēan, me 2.979 evro, ndėrsa kryetari i Bosnjės e Hercegovinės fiton 918 evro. Nė fund tė listės janė kryetari serb Millan Millutinoviq me 524,4 evro, ai malazez Millo Gjukanoviq me 422 evro dhe ai maqedonas,  Boris Trajkovski,  me 400 evro.

Kryeministri slloven merr rrogėn mė tė madhe, 2.979 evro, ndėrsa mė tė ultėn ai malazez,  369.5 evro.

Ministra tė cilėt janė mė mirė tė paguar janė ata kroatė,  me 2.346 evro, ndėrsa mė sė paku tė paguar ministrat malazez,  me 311.4 evro.

 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

06.04.2002
KUPA E KARATESĖ “ULQINI 2O2”

-Intervistė me Gjergj Daboviqin, trajner i reprezentacionit tė Ulqinit-

Ulqin,6 prill 2oo2-Nė sallėn e kulturės fizike nė Shkollėn fillore” Mareshali Tito” nė Ulqin u mbajt Kupa e karatesė “Ulqini 2oo2”,gara kėto qė u ndoqen nga njė numėr i madh dashamirės tė kėtij sporti fisnik nga disa qytete tė Malit tė Zi dhe nga Kosova.

Ndonėse ishte paralajmėruar se kėto gara do tė mbahen nė tarracėn e kompanisė Hoteliere-turistike “Hollegro”, por pėr shkak tė motit jostabil u desh tė ndėrrohet vendi. Ato u mbajten nėn patronatin e Kuvendit tė Komunės sė Ulqinit, tė cilat i shpalli tė hapura Mustafa Gorana, nėnkryetar. Nė mesin e sponsoruesve tė shumtė ishte  edhe INTRONI. Redaksia e lajmeve i ndoqi drejtpėdrejt nė sallė edhe me trajnerin e reprezentacionit tė Ulqinit, Gjergj Daboviqi zhvilloi njė intervistė tė shkurtė.

Intron:Z. Gjergj, cili ka qenė motivi i organizimit tė kėtyre garave nė kėtė nivel?
Gjergji:
Motivi themelor ka qenė qė tė madhėrojė ditės e festės sė Ulqinit, pra 6 prillin, kėsaj radhe. Nuk ka qenė vetėm qėllimi sportiv, por edhe tė afrohen njerėzit e rajoneve tė ndryshme mes veti, jo vetėm nga Mali i Zi, por edhe nga vendet tjerė.


Intron:Cilėt ekipe morėn pjesė nė garat e Ulqinit
?

Gjergji:Nga Ulqini janė dy klube,”Albulena” dhe “Ulqini”, ky i fundit  me njė moshė mė tė vjetėr. Me kėtė rast u paraqiten bashkėrisht, si reprezentacion i komunės sė Ulqinit. Pastaj, njė klub nga Hercegnovi i quajtur “Riva”,”Budva” nga qyteti omonim, “Mornari i Tivarit,”Zeta” nga Gollubovci, njė ekip nga Podgorica, por edhe mysafirėt tanė mė tė respektuar nga Peja klubi i quajtur “Ipon”.
Intron:Do tė vazhdojė edhe tutje qė Ulqini tė jetė mikpritės i karatistėve nė kėto pėrmasa
?

Gjergji: Ma merr mendja, por kam shpresė qė kėtu do tė krijohet njė traditė e kėtij sporti edhe do tė jenė takime tradicionale,madje edhe ndėrkombėtar.

Intron:Ka mundėsi Ulqini ta organizojė kėtė
?

Gjergji:Konsideroj se mund ta bėjė kėtė.Do tė thoja se kemi njė pėrvojė tė madhe nė kėtė sėport, mbi tridhjetė vjet.




U SHĖNUA DITA E ULQINIT

Ulqin,6 prill- Sot u shėnua solemnisht dita e Ulqinit, e kjo ėshtė hera e dytė nė historinė mijėvjeēare tė kėtij qyteti qė kremtohet tė shtunėn e parė tė muajit prill.Merrnin pjesė ministra nga qeveria e Malit tė Zi Dr. Dragisha Burzan dhe Gėzim Hajdinaga, pėrfaqėsuesit e partive politike qė marrin pjesė nė Parlamentin e Ulqinit, delegacioni i Kosovės dhe i bashkisė sė Shkodrės, por edhe veprimtarė tė partive politike shqiptare nga hapėsira shqiptare nė Mal tė Zi.

Me kėtė rast u mbajt seancė solemne e Kuvendit tė Komunės, ku foli kryetari i saj Skėnder Hoxha, duke u ndaluar nė historikun e lashtė tė kėtij qyteti dhe resurset e mėdha ekonomike pėr zhvillimin e turizmit  nė veēanti. Pėrshėndeten Dr. Sali Gashi, kryetar i komunės sė Prishtinės, Ali Lajēi, kryetar i komunės sė Pejės, tė cilėt falenderuan popullin e Ulqinit pėr solidaritetin e treguar gjatė vitit l998 dhe l999, kur nė Ulqin e rrethinė u strehuan rreth loo mijė tė dėbuar shqiptarė tė Kosovės.

Pėr nder tė ditės sė Ulqinit u shpėrblyen me diploma dhe dhurata modeste studentėt dhe nxėnėsit mė tė dalluar tė shkollave fillore dhe tė mesme nga Ulqini.

Momenti mė domethėnės ishte inaugurimi i pllakės pėrkujtimore tė cilėn e kanė ndėrtuar qytetarėt e Kosovės nė shenjė falenderimi qytetarėve tė Ulqinit dhe tė rrethinės. Me kėtė rast falenderuan ulqinakėt pėr mirėkuptimin e solidaritetin vėllazėror ndaj tė pėrndjekurve shqiptarė tė Kosovės. Shani Hamidaga e Demė Mulliqi, ndėrkaq, akademik Mark Krasniqi bėrė zbulimin e kėsaj pėrkujtimoreje, i cili po ashtu me fjalėt mė emocionale i shprehi falenderimet e sinqerta Ulqinit dhe rrethinės pėr pėrkujdesjen vėllazėrore tė treguar nė momentet mė tragjike  tė kombit tonė. Akademik Krasniqi tha se pėr kosovarėt dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi Ulqini mbetet qyteti mė i preferuar i pushimeve verore. Ai falenderoi edhe qeverinė e Malit tė Zi pėr kontributin e dhėnė nė periudhėn e luftės nė Kosovė qė hapi kufijtė e pranoi strehimin e mijėrave tė dėbuarve shqiptarė tė Kosovės.
 

Kėshilltarėt e Parlamentit tė Ulqinit shtyejn afatin e investimeve tė huaja nė Ulqin kurse nė anėn tjetėr votohet buxheti i Ulqinit
 

Ulqin:6 Prill
Kėshilltarėt e Parlamentit tė Ulqinit sotė mbas pesė ditėsh kanė arritur tė miratojnė rendin e ditės dhe tė votojnė buxhetin e Ulqinit.
Buxheti i simjetėshėm ashtė tri her ma mi madhė se ajė i vitit tė kaluar me shifrėn aktuale tė  2.877.922 eura , kurse simbas sekretarit pėr ekonomi dhe buxhet tė Ulqinit Dzemal Bushatit donacionet dhe kreditat nga investotoret e huaj pėr ndihmėn e Ulqinit jan prej 840.000 eura.

Dy partit kryesore nuk mund tė gjejnė kompromis as rreth zgjidhjes urbanistike tė kompleksit tė ullinjve e mandarinave nė Fushė tė Ulqinit, konkretisht nė hyrje tė Plazhit tė Shtojit/Plazhit tė Madh/.Aty ka marrė hov ndėrtimi i jashtėligjshėm edhe LD nė MZ angazhohet pėr hartimin e menjėhershėm tė Planit urbanaistik, kurse UDSH pėr ta hequr nga rendi i ditės derisa tė sigurohet transparencė e plot pėr kėtė plan

Nė tė njajtėn kohė nuk u muar asnjė vendim pėr harmonizim tė qėndrimeve  dhe mbėshtetjen e investotorve tė huaj qė dėshirojnė tė investojnė nė Ulqin. Gjithashtu nuk u muar asnjė vendim mbi ofertėn e kompanisė sllovake qė premton tė ndėrtojė nji kompleks tė hoteleve nė bregdetin e Plazhit tė Shtojit. Sido si qoftė Kėshilltarėt e Parlamentit tė Ulqinit pyetjen e investimeve tė huaja nė ulqin e shtyen pėr njė afat ala jo tė ditur.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Nis funksionimin nė Shkodėr rrjeti hekurudhor qė lidhet me vendet evropiane
Shkodėr:6 Prill
Pas kaq vitesh vendoset nė funksion e vetmja linjė nderkombetare, qe lidh Shqiperine me rrjetin hekurudhor europian. Dje ne stacionin e Bajzes ka mberritur treni i pare i mallrave nga Mali i Zi. Kėshtu ėshtė shėnuar malli i parė i cili ishte gaz i lėngshėm, me njė sasi prej 150 tonė.
 Qytetarėt e parė qė pėrfituan nga kjo sasi gazi janė nga Tirana. Po gjithsesi mbetet ende punė pėr tė bėrė sepse rruga hekurudhore nuk ėshtė rregulluar plotėsisht, pasi treni nuk mundi tė shkojė mė tepėr se stacioni i Bajzės.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/
Majko-Rexhepi: Korridori i tetė tė bėhet realitet
Prishtinė:6 Prill
Kryeministri i Shqipėrisė, Pandeli Majko dhe homologu i tij nga Kosova, Bajram Rexhepi, thanė sot se sa mė parė duhet shėndrruar nė realitet koridorin e tetė, lidhjen e drejpėrdrejtė tė Prishtinės me Tiranėn dhe Durrėsin nėpėrmes akseve rrugore. Sot nė Prishtinė, tė dy kryeministrat kanė diskutuar pėr bashkėpunimin e ndėrsjellė tė Shqipėrisė dhe Kosovės dhe kanė rėnė dakord qė tė realizojnė njė varg projektesh nė fusha tė ndryshme nė mėnyrė tė veēantė nė atė ekonomike. Nė kėtė kuadėr kryeministri i Shqipėrisė Pandeli Majko, deklaroi:

"Pa dashur tė them tė gjitha mendoj se hapja e njė dege tė Bakės sė Kursimeve kėtu, vazhdimi i punės sė mirė tė Insigut dhe nė operacionet tjera financiare kėtu, lidhja e sistemeve dhe njė marrėveshje pėr furnizimin me energji elektrike tė Korporatės Energjetike tė Shqipėrisė dhe Kosovės, diskutimi pėr hapjen e rrugėve qė lidhin Kosovėn me pjesėn veriore tė Shqipėrisė, sot me kėnaqėsi dėshiroj tė ju them se bėhet inagurimi i fillimit tė punimeve nė Tropojėn e vjetėr nga trupa gjeniere tė Ushtrisė shqiptare tė cilat kanė marrė detyrė qė brenda njė periudhe tė caktuar kohe tė rikonstruktojnė tė gjitha rrugėt qė lidhin Tropojėn, Kukėsin dhe Hasin me Kosovėn", u shpreh ndėr tė tjera Majko.

Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, ndėrkaq, kėtė lidhshmėri tė Kosovės me Shqipėrinė e sheh ndėr iniciativėn mė tė qėlluar tė Qeverisė sė tij dhe asaj Shqiptare, pėr faktin qė kėto dy vende tha Kryeministri Rexhepi, i lidhin shumė gjėra.

"Njė qė ėshtė perspektivė po qė ndoshta pėr momentin dukep pak iluzore por do ta bėjmė realitet do tė jetė koridori i tetė Durrės-Prishtinė dhe ma gjatė deri nė Evropėn qendrore pasi qė mendojmė se kjo ėshtė ruuga ma e natyrhsme dhe mė e qėndrueshme edhe politikisht edhe ekonomikisht pėr arsye se dy rrugėt tjera janė alternative qė nganjėherė mvarsisht nga situata politike dhe teket e individėve mund tė jenė njė pengesė. Prandaj nė kėtė drejtim ėshtė njė kėrkesė e dy qeverive qė kjo tė bėhet realitet sa mė parė. Do tė kisha veēuar ēėshtjen e turizmit qė shpresoj se kėtė vit kosovarėt do tė orientohen nga bregdeti shqiptar ndėrsa posaēėrisht do tė falendėroja qeverinė e Shqipėrisė e cila sot edhe nė prani tė kryeadministartorit Steiner e ofroi portin e Shėngjinit pėr biznismenėt kosovar", ka nėnvizuar kryeministri Rexhepi.
Kryeministri i Shqipris Pandeli Majko, vizitoi sot Kosovėn pėr herė tė parė zyrtarisht, pas njė vizite private qė ka zhvilluar kėtu menjėherė pas pėrfundimit tė luftės. Ndėr qytetarėt e kėtushėm, Pandeli Majko, gėzon njė pėrkrahje tė madhe nė mėnyrė tė veēantė pas qėndrimit tė tij pėr Luftėn e Kosovės, dhe strehimit nė kėtė kohė tė qindra mijėra refugjatėve nga Kosova.
Ai sot nė Prishtinė, fillimisht takoi kryeadministratorin e Kosovės, Mihajl Shtajner, nė takime tė ndara bisedoi me Kryeministrin Bajram Rexhepi dhe Kryeparlamentarin e Kosovės Nexhat Daci. Nė rezidencėn e tij, takoi presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova, pastaj zhvilloi takime me liderėt e PDK-sė dhe AAK-sė, Hashim Thaēin dhe Ramush Haradinaj si dhe tė fundit qė takoi nė Hotelin“Grand, ishte komandanti i TMK-sė, Gjenerali Agim Ceku. Kryeministri i Shqipėrisė Pandeli Majko dhe Homologu i tij Bajram Rexhepi, tė gjitha bisedat dhe dakordimet e tyre pėr njė bashkėpunim tė ndėrsjellė i shpaluan nė njė takim tė pėrbashkėt me gezetarė. Ata thanė se pėr tė gjitha dakordimet dhe marrėveshjet kanė marrė pėrkrahjen edhe tė Kryeadministratorit tė Kosovės, Mihajl Shtajner.

Majko-Rugova: Bashkėpunim nė turizėm, porti i Shėngjinit zonė e lirė pėr biznesmenėt kosovarė
Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova priti sot nė rizedencėn e tij kryeministrin e Qeverisė sė Shqipėrisė Pandeli Majko, i cili po qėndron sot pėr njė vizitė zyrtare nė Kosovė. Nė kėtė takim u bisedua pėr bashkėpunimin mes Kosovės e Shqipėrisė nė shumė fusha tė ndryshme me interes tė ndėrsjellė. Por veēanėrisht u theksua nevoja e intensifikimit tė njė bashkėpunimi mes dy vendeve sidomos nė fushėn e ekonomisė, turizmit, bizneseve dhe infrastukturės. Poashtu u fol edhe pėr projekte konkrete qė duhet tė realizohen mes dy vendeve. Pas takimit Presidenti i Kosovės dhe Kryeministri i Shqipėrisė dhanė deklarata pėr media, duke iu pėrgjegjur edhe pyetjeve tė gazetarėve. Presidenti Rugova nė fillim tė deklaratės sė tij tha se pati nderin dhe kėnaqėsinė e veēantė ta presė kryeministrin e Shqipėrisė, zotin Pandeli Majko pėr herė tė dytė nė Prishtinė. "Mund tė them edhe mikun tim, me tė cilin kemi filluar njė bashkėpunim qė atėherė. Sot kryesisht biseduam si tė zhvillojmė njė bashkėpunim tė gjithanshėm, nė tė gjitha fushat, nė mes tė dy vendeve tona, Kosovės dhe Shqipėrisė", theksoi Rugova. Ai nė vazhdim tha se mbetet ēėshtje e ministrive pėrkatėse dhe e ēėshtjeve e projekteve konkrete qė duhet tė realizohen patjetėr. Gjithsesi do tė ketė njė bashkėpunim tė gjerė e nė tė gjitha fushat. Marrėveshjet konkrete do tė nėnshkruhen nė mes tė qeverive, pra nė mes tė ministrive pėrkatėse. Unė falenderoj edhe njė herė kryeministrin shqiptar Majko, i cili qysh tani ėshtė edhe simbol pėr ndėrtimin e rrugės Prishtinė-Durrės. Pėr Kosovėn ėshtė edhe oferta pėr tė pasur nė portin e Shėngjinit njė si zonė e lirė pėr biznesmenėt. Mes Kosovės dhe Shqipėrisė do tė nėnshkruhen marrėveshje konkrete dhe do tė bėhen hapa konkretė, sidomos pėr turizmin, theksoi dr.Rugova. Ndėrkaq, kryeministri shqiptar Pandeli Majko, dukshėm i emocionuar, tha se ėshtė i kėnaqur me vizitėn. "Jam i kėnaqur me Qeverinė shumė tė fortė, kėtu nė Kosovė, nė bashkėveprimin e tė gjitha forcave politike, pothuajse. Jam shumė i kėnaqur, sepse tanimė nuk po flasim pėr projektet e emergjencės. Kemi diskutuar pėr ecje sa mė tė shpejtė, pėr ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės-Morinė, pėr tė vazhduar kėtu deri nė Prishtinė", nėnvizoi Majko. Nė vazhdim ai tha se ka ardhur me propozimin pėr tė hapur njė degė tė Bankės sė Kursimeve nė Prishtinė. "Ne kemi ardhur me propozimin pėr problemet e turizmit, kemi ardhur me propozimet e tjera, tė cilat pėrfshijnė sistemin e shėndetėsisė, sistemin e arsimit. Por, ajo qė do tė thosha se ėshtė me interes, ėshtė qė kemi ardhur me njė propozim, tė
cilin e diskutuam nė tė gjitha takimet: Shqipėria ofron pėrveē portit tė Durrėsit, nė eskluzivitet edhe portin e Shėngjinit pėr biznesin e Kosovės", nėnvizoi Kryeministri shqiptar. "Presidenti Rugova ėshtė jashtėzakonisht i mirėpritur dhe unė i kam sjellė pėrshėndetjet e Presidentit tė Shqipėrisė, i kam bėrė ftesė Kryeministrit tė Kosovės. Ne do tė bashkėpunojmė dhe duke bashkėpunuar ne bėhemi faktor mė i rėndėsishėm. Kėtė e kemi provuar edhe gjatė 99-tės", tha Majko. Nė fund ai nėnvizoi edhe njė herė faktin qė bashkėpunimi do tė jetė mė i thjeshtė, duke premtuar qė pėr dy-tre javė nė Kosovė do tė vijė edhe njė delegacion qė do tė drejtohet nga zėvėndėskryeministri me njė delegacion tė gjėrė tė ministrive sektoriale pėr tė diskutuar teknikisht.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/
Ekspertėt turistikė prizrenas bėjnė parapėrgatitjet pėr pushime nė bregdetin shqiptar
Prizren:6 prill
Ka gjashtė muaj qė ekspertė prizrenas tė turizmit bashkė me ata tė Shqipėrisė po pėrgatisin projektet qė pushimet e sivjeme verore tė orientohen kryesisht kah bregdeti i Shqipėrisė. Pėr kėtė qėllim, tė premtėn nė qytetin buzė Lumbardhit, kanė ardhur drejtori gjeneral i "Mak Albania"-s, Taha Ahmed dhe menaxherja Nevila Luzi, tė cilėt zhvilluan bisedime me agjensionet kryesore turistike tė Prizrenit. Koordinatori i agjensisė "Theranda",
Masar Kabashi tha se nga kompetentėt e Shqipėrisė kemi kėrkuar qė tė bėjnė sigurimin e rrugės Morinė -Tiranė-Durrės. Orientimi do tė jetė qė kėtė vit pushimet tė kalohen sa mė shumė nė bregdetin e bukur tė shqiptar, tha Kabashi. Mėsohet se edhe Sindikatat e arsimit komunal janė duke punuar qė sivjet tė ketė ekskurzione dhe organizime pushimesh vetėm nė bregdetin e Shqipėrisė, duke u bazuar nė ēmimin dhe kushtet e ofruara.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/
Lajm Mortor

Sot,pas njė sėmundjeje tė rėnd,vdiq Gjylie Sukaliq (56),e shoqja e Ramo Sukaliqit nga Ulqini,vorrimi do tė bėhet nesėr nė orėn 14 nė Krythė.

 
05.04.2002
KRIZĖ PARLAMENTARE NĖ KUVENDIN E ULQINIT PO VAZHDON

ULQIN:5 PRILL
Kėshilltarėt e Parlamentit tė Ulqinit dhe kryetari i komunės zotni Skender Hoxha tash gjashtė ditė nuk janė duke arritur tė miratojnė rendin e ditės.Gjatė tėrė ditės sė sotme dy partitė bashkėqeverisėse, Klubi i LD nė MZ dhe ai i UDSH nuk kanė harmonizuar qėndrimet e tyre pėr mbarėshtrimin e pikave tė rendit tė ditės.
Derisa LD nė MZ i qėndron besnike propozimit tė kryetarit tė komunės/nga radhėt e kėsaj partie/, UDSH i jep pėrparėsi para buxhetit pėr sivjet, i cili ėshtė dashur tė miratohet qė mė 31 mars, raporti mbi aferėn e mushkonjave dhe vendimeve gjyqėsore pėr lėndėt kontestuese,

 tė cilat sipas tyre janė disa fish mė tė rėnda se sa ky buxhet qė pret tė miratohet.Buxheti normalishtė duhet tė votohet deri nė ditėn e Ulqinit por ka gjasa qė kjo gjė tė mos ndodhė.

Nė orėt e pasdrekės kryetari i komunės zotni Skender Hoxha u bė edhe njė takim i kryetarėve tė klubeve tė partive nė kabinetin e kryetarit tė komunės pėr tė gjetur njė kompromis pėr tė zhvilluar punimet parlamenti vendor.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Ambasadori i SHBA Prosper sot nė Beograd: Tė miratohet ligji pėr bashkėpunimin me Hagėn

BEOGRAD:5 PRILL

Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Krimet e Luftės Pierre-Richard Prosper do tė zhvillojė sot njė vizitė nė Beograd pėr t'u takuar me zyrtarė tė lartė. Vizita do tė zhvillohet ndėrsa zyrtarėt e lartė tė shtetit jugosllav do tė diskutojnė nė lidhje me aprovimin e ligjit pėr bashkėpunim me Gjykatėn e Hagės. Herėt nė mėngjes Prosper tha se autoritet e Beogradit si rrugė tė vetme pėr integrimin dhe stabilitetin nė Ballkan mund tė shohin aprovimin e ligjit pėr bashkėpunim me Gjykatėn e Hagės.

 Ndėrkohė udhėheqėsit mė tė lartė tė Jugosllavisė takohen nė mbrėmje me partnerėt e tyre malazezė pėr tė diskutuar aprovimin e kėtij ligji. Ministri i Drejtėsisė jugosllave Savo Markoviē, tha mbrėmė se ishte 80 pėr qind i sigurtė qė ligji, pėr bashkėpunimin do tė aprovohet sė shpejti. Markoviē ėshtė njė anėtar i Partisė Popullore, pjesė e koalicionit qė formon gjysmėn e Qeverisė Federale tė Malit tė Zi.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

LISTA PĖR SANXHAK: LIGJI PĖR PAKICAT VETĖM PĖR REKLAMĖ

NAVI PAZAR:5 PRILL

Nėnkryetari i koalicionit Lista pėr Sanxhak, Bajram Omeragiq vlerėsoi nė konferencėn pėr gazetarė se ėshtė aprovuar ligji “vetėm pėr reklamė para Kėshillit tė Evropės”. Ai vuri nė dukje se ligji pėr mbrojtjen e pakicave e parasheh themelimin e kėshillave kombėtare dhe qė tė enjten ka kaluar afati pėr aprovimin e akteve nėnligjore pėr t’u aplikuar nė praktikė.

"Qeveria federale thotė se e ka miratuar ligjin jashtėzakonisht tė mirė, mirėpo ēka vlen kjo kur nuk ėshtė i aplikueshėm nė praktikė” tha Omeragiq. Ai vlerėsoi se tė drejtat e njeriut nė Serbi dhe nė Mal tė Zi edhe mė tutje po shkelen dhe e ftoi OSBE qė tė vazhdojė me pėrcjelljen e situatės nė kėtė rajon. “Tė drejtat e njeriut nė Sanxhak po shkelen nė fushėn e informimit, arsimit, pėrfaqėsimit tė pėrfaqėsuesve tė popullit boshnjak nė shumė institucione republikane”, tha ai.
KLOD FREJ NĖ JUGOSLLAVI PREJ 8 DERI MĖ 12 PRILL


BEOGRAD:5 PRILL
I dėrguari i posaēėm i Kėshillit tė Evropės, Klod Frej do ta vizitojė RFJ prej 7 deri mė 12 prill, pėr ta pėrgatitur raportin lidhur me kėrkesėn e RFJ pėr pranim nė Kėshillin e Evropės, ku pėr momentin e ka statusin e mysafirit tė posaēėm.

Frej do ta vizitojė Prishtinėn, Podgoricėn dhe Beogradin, kurse nė mesin e bashkėbiseduesve tė vet, siē pritet, do tė jetė presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica, presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, dhe kryeministri serb, Zoran Gjingjiq.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Mė 17 prill hapet panairi i parė i librit shqip Shkupi 2002

SHKUP:5 PRILL

Shoqata e Botuesve Shqiptarė nė Maqedoni, me seli nė Shkup do tė organizojė Panairin e librit shqip "Shkupi 2002", prej 17 deri mė 21 Prill, nė Teatrin Shqiptar nė Shkup. Ky Panair i librit shqip organizohet pėr tė parėn herė nė Shkup. Nė kėtė panair pritet tė marrin pjesė rreth 60 botues nga mbarė hapėsira shqiptare: Shqipėri, Kosovė, Mal tė Zi dhe Maqedoni.

 Nevoja pėr paraqitjen e njė panairi tė kėtillė ishte e kahmotshme, pėr afirmimin e librit shqip dhe afirmimin e trungut shqiptar nė rrjedhat e reja tė qytetėrimit nė rajon. Pėr realizimin e kėtij projekti ėshtė e nevojshme marrja pjesė e tė gjithė botuesve shqiptarė, pa pėrjashtim, nga tė gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora. Shoqata e Botuesve Shqiptarė, me seli nė Shkup, u bėn thirrje tė gjithė botuesve shqiptarė qė tė marrin pjesė nė kėtė manifestim tė librit.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Edhe dy serbė tė tjerė nga Serbia kėrkojnė azil politik nė Kosovė

PRISHTINĖ:5 PRILL

Edhe dy shtetasė tė Serbisė kanė kėrkuar azil poltik nga UNMIK-u nė Kosovė, njoftuan tė premten burimet e policisė ndėrkombėtare nė Mitrovicė. Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut nė Mitrovicė John Chapman, tha se dy personat janė paraqitur policisė ndėrkombėtare nė mbrėmjėn e sė enjtes nė stacionin e policisė nė Albanik, ku kanė paraqitur kėrkesėn pėr azil politik. “Dy serbėt janė anėtarė tė sė njėjtės organizatė qė i pėrkisnin edhe  pesė serbėt qė javė mė parė kanė kaluar kufirin pėr tė kėrkuar azil politik nė Kosovė”, tha Chapman.

Ata kanė deklaruar se kanė qenė tė ndjekur e tė kėrcėnuar nga policia e Serbisė. Rasti ėshtė nėn hetime tha zyrtari i policisė. Nga ana tjetėr, edhe mė parė administrata ndėrkombėtare e UNMIK-ut e ballafaquar pėr herė tė parė me njė rast tė kėtillė, ka dalė me qėndrimin se UNMIK-u nuk ėshtė nė pozicion tė ofron azil poitik, por do tė ndihmojė personat qė kanė kėrkuar ndihmė.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Marrėveshja mes Serbisė dhe Malit tė Zi - e vetmja zgjidhje reale - Sipas kryeministrit serb Zoran Gjingjiē - 

BEOGRAD:5 PRILL

Kryeministri serb Zoran Gjingjiē deklaroi dje se marrėveshja e arritur mbi ripėrcaktimin e marrėdhėnieve mes Serbisė dhe Malit tė Zi ishte aktualisht "e vetmja zgjidhje reale" dhe shtoi se e mbėshteste atė, megjithėse kishte vend pėr kundėrshtime. "Kjo zgjidhje i dha fund njė krize tė madhe, pėr rrezikun e sė cilės, ndoshta, nuk ishim tė ndėrgjegjshėm. Deri tani, avantazhet e kėsaj marrėveshjeje janė mė shumė sesa disavantazhet e saj. Nė kėtė mėnyrė, ne i dhamė fund njė procesi tė pakontrolluar shpėrbėrjeje qė vazhdonte qė prej 12 vjetėsh", deklaroi Gjingjiē pėrpara parlamentit serb, nė hapjen e diskutimeve rreth marrėveshjes sė arritur mbi marrėdhėniet e ardhshme mes Serbisė dhe Malit tė Zi.

Duke nxjerrė nė pah njė nga problemet e marrėveshjes sė lartpėrmendur, Gjingjiē deklaroi se "njė 'federatė e lirė' funksionon me vėshtirėsi" dhe se, si rrjedhim, duhej tė investohej njė energji e madhe politike qė ky bashkim tė ishte i suksesshėm. Ai deklaroi gjithashtu se marrėveshja linte hapėsirė pėr forcat nė favor tė shpėrbėrjes, pasi ajo kishte njė afat kohor prej tre vjetėsh. Gjingjiē shprehu pakėnaqėsinė mbi faktin se negociatat, tė ndėrmjetėsuara nga pėrfaqėsuesit e Bashkimit Europian, u zhvilluan me dyer tė mbyllura dhe se publiku nuk u informua nė kohė mbi zgjidhjet e arritura./

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

04.04.2002
“EDHE MALI I ZI DO T'I NDJEJĖ PASOJAT E SANKSIONEVE TĖ SHBA"

PODGORICĖ:4 PRILL

Funksionari i Partisė Socialdemokrate tė Malit tė Zi, Branisllav Raduloviq vlerėsoi se edhe Mali i Zi do t'i ndjejė pasojat pėr shkak tė ndaljes sė ndihmės financiare amerikane Serbisė.

Raduloviq, nė konferencėn pėr gazetarė, tha qė Mali i Zi "pa tė drejtė, si edhe gjatė dhjetė viteve tė fundit, po i duron pasojat e politikės sė dobėt e cila po krijohet nė Beograd".

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Biznesmenėt kosovarė diskutojnė me ata malazezė pėr bashkėpunimin mes dy vendeve

 
PRISHTINĖ:4 PRILL

Nė njė tryezė tė rrumbullakėt, qė u mbajt sot nė Prishtinė, biznesmenėt kosovarė dhe nga Mali i Zi shqyrtuan mundėsitė e bashkėpunimit afarist. Biznesmenėt kosovarė kėrkuan nga Kuvendi i Kosovės qė tė zvogėlohen taksat pėr eksportimin e prodhimeve vendore. “Tryezat si kjo e sotmja janė nė funksion tė rimėkėmbjes sė ekonomisė kosovare", u tha nė kėtė tryezė tė organizuar nga Kosova Business Supporting.

Kent Ford, nga Departamenti pėr Tregti dhe Industri shpjegoiu se "qėllimi i kėsaj tryeze tė rrumbulakėt me biznesmenė malazezė dhe kosovarė ėshtė qė tė zhvillohen lidhjet afariste, eksporti si dhe lidhjet institucionale nė mes tė kėtyre dy vendeve". Pjesėmarrėsit malazezė tė kėsaj tryeze shpjeguan se nė Mal tė Zi ka interesim pėr prodhimet kosovare. Nga ana tjetėr biznesmenėt kosovarė thonė se pėr hedhjen nė treg tė prodhimeve kosovare nė tregjet e vendeve fqinje ekzistojnė shumė probleme, pasi qė pėr eksportimin e prodhimeve vendore duhet tė paguajnė taksa shumė tė larta, ndėrkohė qė importuesit nga vendet fqinje nuk paguajnė fare.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Nesėr nė Prizren protestė nė shenjė pėrkrahje pėr Palestinėn

PRIZREN:4 PRILL
Disa organizata rinore kanė paralajmėruar se nesėr (tė premten), duke filluar nga ora 13,00, nė qytetin e Prizrenit do tė ketė njė protestė tė qetė nė shenjė pėrkrahje pėr Palestinėn.

Sipas Kėshillit Organizativ, protesta do tė fillojė me shėtinė me motoēikleta nėpėr rrugėn unazore tė Prizrenit, ndėrkohė qė motoja e saj do tė jetė "Paqe pėr Palestinėn".

Protesta ėshtė shenjė pėrkrahjeje pėr popullin e Palestinės, pas sulmeve tė pandalura izraelite mbi popullatėn duarthatė dhe tė pafajshme tė Palestinės. Sipas Kėshillit nė fjalė, pritet qė nė kėtė protestė tė marrin pjesė shumė qytetarė prizrenas, tė cilėt ēdo natė pėrballen me skenat makabre nė ekranet televizive dhe pamjet me dhunė mbi fėmijėt dhe popullatėn palestineze.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Bujar Bukoshi krijon Partinė e Re tė Kosovės 

PRISHTINĖ:4 PRILL

Ish-kryeministri nė mėrgim i qeverisė sė Kosovės nė vitet 1991-2000 (qė nuk u njoh nga bashkėsia ndėrkombėtare), Bujar Bukoshi, i cili pėr mė se 10 vjet ishte funksionar i lartė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), krijoi sot Partinė e Re tė Kosovės (PRK), tė cilėn do ta drejtojė ai vetė. PRK synon tė mbajė kuvendin e saj tė parė zgjedhor nė maj, afėrsisht nė kohėn kur do mbahet kuvendi zgjedhor i LDK-sė dhe parashikon tė marrė pjesė nė zgjedhjet lokale tė shtatorit. Tani pėr tani nuk ka emra tė njohur tė LDK-sė qė tė kenė kaluar nė partinė e Bukoshit.

Partia e Re e Kosovės, ka bėrė tė ditur Bukoshi, do t'i takojė qendrės sė djathtė, me njė "theksim" mbi komponenten sociale. ½Synimi kryesor ėshtė tė mbushim njė vend tė zbrazėt nė spektrin politik tė Kosovės, tė nxisim njė lėvizje nė mendimin politik tė shqiptarėve dhe tė unifikojmė qėndrimet politike pėr ēėshtjet kapitale», deklaroi Bukoshi. Nė deklaratėn politike qė paraqiti ai, shtrohen disa objektiva tė PRK-sė, por synimi i saj kryesor mbetet pavarėsia e Kosovės, tha Bukoshi. Marrėveshja mes Serbisė dhe Malit tė Zi, sipas vlerėsimit tė tij, nuk do tė ketė jetė tė gjatė, dhe ai shtoi se ky ėshtė njė rast pėr tė filluar bisedimet pėr statusin pėrfundimtar - pavarėsinė e Kosovės.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Paratė dhe jo morali janė shtysat qė e bėjnė Serbinė tė veprojė

Koment nga:Fredrik Dahl

 

BEOGRAD:4 PRILL

Nevoja e Serbisė pėr ndihma ekonomike dhe perspektiva e njė izolimi tė ri nga komuniteti ndėrkombėtar janė shtysat qė po e bėjnė sėrish kėtė vend qė tė dorėzojė personat e dyshuar pėr krime lufte dhe jo ndonjė vullnet i sapozbuluar pėr t'u pėrballur me tė vėrtetėn e krimeve mizore tė sė kaluarės. Sipas njė skenari tashmė tė njohur, reformatorėt, tė cilėt rrėzuan nga pushteti ish-liderin Sllobodan Milosheviē pas njė dhjetėvjeēari tė pėrfshirė nga gjakderdhja, pėrballen aktualisht me alternativėn pėr tė ndihmuar Gjykatėn e Kombeve tė Bashkuara pėr Krime Lufte ose pėr tė humbur njė mbėshtetje thelbėsore financiare nga Perėndimi. Pėr shkak tė mosmarrėveshjeve mes politikanėve kryesorė, Jugosllavia dhe republika e saj mbizotėruese Serbia, nuk arritėn tė respektoni afatin e vendosur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr tė dėshmuar vullnetin pėr bashkėpunim me Gjykatėn e Hagės, qė solli si rezultat bllokimin e njė fondi ndihme prej 40 milionė dollarėsh nga Uashingtoni. Sidoqoftė, zyrtarėt kanė deklaruan se personat e akuzuar nga Gjyakta e Hagės do tė dorėzohen sė shpejti, duke nėnkuptuar kėshtu se nevoja e Beogradit pėr ndihmė financiare ėshtė mė e madhe se ajo pėr drejtėsi. "Pa presione gjėrat do tė mbeteshin nė vend. Ata nuk do tė vepronin kurrė me vullnetin e tyre", deklaroi Sonja Biserko nė Komitetin e Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Serbi, njė organizatė joqeveritare. "Bashkėpunimi me Hagėn paraqitet si njė e keqe e domosdoshme", shtoi ajo. Tė kėrcėnuar me njė ultimatum tė ngjashėm marsin e kaluar, autoritetet jugosllave arrestuan Milosheviēin, vetėm pak ditė pėrpara pėrfundimit tė afatit tė vendosur nga Uashingtoni. Tre muaj mė vonė ai u dėrgua nė Hagė, njė ditė pėrpara zhvillimit tė konferencės sė donatorėve nga e cila vendi pėrfitoi 1,3 miliardė dollarė. Pastrimi i ndėrgjegjes ------------------------- I gatshėm tė veprojė vetėm kur nuk ka rrugėdalje, vendi duhet ende tė rrėmojė nė ndėrgjegjen e tij mbi rolin nė luftrat qė pėrfshinė Ballkanin nė vitet '90, qė sipas aktivistėve tė tė drejtave tė njeriut dhe personave tė tjerė ėshtė e nevojshme pėr njė pajtim tė vėrtetė. "Eshtė vėrtet pėr t'u ardhur keq qė Jugosllavia vendos tė bashkėpunojė, vetėm pėr shkak tė faktorit ekonomik dhe presionit nga komuniteti ndėrkombėtar", tha Matias Hellman, njė zyrtar i Gjykatės sė Hagės, qė ndodhet nė Beograd. "Nė kėtė shoqėri nuk dėgjon shumė diskutime mbi krimet qė u kryen gjatė periudhės sė luftės", u shpreh ai.
Dorėzimi i shtetasve serbė tė akuzuar nga Gjykata e Hagės ėshtė njė ēėshtje politike shpėrthyese, qė ka thelluar pėrēarjen mes liderėve aktualė jugosllavė, tė cilėt rrėzuan nga pushteti Milosheviēin.

 Por, debati i tyre i ashpėr ėshtė pėrqėndruar mbi shmangien e sanksioneve perėndimore, qė u vunė gjatė periudhės kur ishte nė pushtet Sllobodan Milosheviēi dhe jo mbi nevojėn pėr tė shqyrtuar vrasjet dhe krimet e tjera tė kryera nga forcat serbe gjatė shėrbėrjes sė pėrgjakshme tė ish-Jugosllavisė socialiste. "Kur flasin pėr Hagėn, politikanėt tanė nuk e pėrmendin asnjėherė fjalėn drejtėsi, domosdoshmėrinė pėr njė pastrim moral kombėtar dhe nevojėn pėr tė lehtėsuar familjet e viktimave", deklaroi analisti i njohur jugosllav, Aleksa Djilas. "Dėgjon tė flitet vetėm pėr hua dhe se Amerika ėshtė njė superfuqi e si rrjedhim ne duhet t'i bindemi asaj", i tha ai gazetės sė pėrditshme, "Vecernje Novosti". Aktivistėt pėr tė drejtat e njeriut janė tė shqetėsuar ---- Nastasa Kandiē, njė aktiviste pėr tė drejtat e njeriut, e cila drejton Qendrėn Ligjore Humanitare nė kryeqytetin jugosllav, theksoi nevojėn pėr tė pranuar pėrgjegjėsinė pėr krimet e luftės, nė mėnyrė qė tė krijojė njė shoqėri tė ardhshme qė do tė ekzistojė mbi bazat e pushtetit tė ligjit. "Nėse nuk pranon dhimbjen e viktimave, procesi i pajtimit me tė tjerėt bėhet i pamundur", tha ajo. Por, Kandiē shtoi se ēdokush qė pėrpiqej tė fliste nė publik mbi krimet e luftės tė kryera nga serbėt konsiderohej tradhėtar. Shumė serbė e shikojnė Gjykatėn e Hagės si tė njėanshme, njė opinion qė duket se ka fituar mė shumė terren si rrjedhim i mbrojtjes energjike tė Milosheviēit nė procesin kundėr tij, qė filloi nė muajin shkurt nė Hagė. Presidenti aktual i Jugosllavisė, Vojisllav Koshtunica preku ndjenjėn nacionaliste tė serbėve, kur gjatė fundjavės deklaroi se dinjiteti kombėtar ishte mė i rėndėsishėm sesa "njė shumė dollarėsh". Koshtunica, i vetėdeklaruar si nacionalist i moderuar, ka theksuar se ėshtė nė favor tė bashkėpunimit, edhe pse nuk ka asnjė simpati pėr Gjykatėn e hagės, por ai kėmbėngul se njė gjė e tillė duhet tė pėrcaktohet nė bazė tė ligjeve. Kėto deklarata shtynė rivalin e tij kryesor, kryeministrin serb Zoran Gjingjiē, i konsideruar si njė pragmatist qė kėrkon kryerjen e reformave ekonomike tė tipit perėndimor, qė tė akuzojė prsidentin si njė frikacak, i cili pret qė tė tjerėt tė bėjnė punėt e pista nė vend tė tij. Milosheviēi ishte shtetasi i fundit jugosllav qė u transferua nga Beogradi nė Gjykatėn e Hagės. Nėse liderėt serbė gjejnė mėnyrėn pėr tė dorėzuar tė dyshuar tė tjerė, kandidatėt mė tė mundshėm konsiderohen tre bashkėpunėtorė tė ish-presidentit jugosllav, tė akuzuar pėr krime nė Kosovė nė vitin 1999. Njė veprim i tillė do tė pėrjashtonte tė dyshuar tė tjerė, pėrfshi kėtu Radovan Karaxhiēin dhe Ratko Mlladiēin, tė cilėt ndodhen ende tė lirė dhe qė janė fshehur nė Jugosllavi ose nė Republikėn Serbe tė Bosnjes, duke lėnė tė hapur perspektivėn pėr ultimatume tė reja nga Perėndimi
 Copyright © 2002 intron-presse /HB/

03.04.2002
KRIZĖ PARLAMENTARE NĖ KUVENDIN E ULQINIT

Ulqin,3 prill-Kėshilltarėt e Parlamentit tė Ulqinit tash pesė ditė nuk janė duke arritur tė miratojnė rendin e ditės.Gjatė tėrė ditės sė sotme dy partitė bashkėqeverisėse, Klubi i LD nė MZ dhe ai i UDSH nuk kanė harmonizuar qėndrimet e tyre pėr mbarėshtrimin e pikave tė rendit tė ditės.Derisa LD nė MZ i qėndron besnike propozimit tė kryetarit tė komunės/nga radhėt e kėsaj partie/, UDSH i jep pėrparėsi para buxhetit pėr sivjet, i cili ėshtė dashur tė miratohet qė mė 31 mars, raporti mbi aferėn e mushkonjave dhe vendimeve gjyqėsore pėr lėndėt kontestuese, tė cilat sipas tyre janė disa fish mė tė rėnda se sa ky buxhet qė pret tė miratohet.
 
Dy partit kryesore nuk mund tė gjejnė kompromis as rreth zgjidhjes urbanistike tė kompleksit tė ullinjve e mandarinave nė Fushė tė Ulqinit, konkretisht nė hyrje tė Plazhit tė Shtojit/Plazhit tė Madh/.Aty ka marrė hov ndėrtimi i jashtėligjshėm edhe LD nė MZ angazhohet pėr hartimin e menjėhershėm tė Planit urbanaistik, kurse UDSH pėr ta hequr nga rendi i ditės derisa tė sigurohet transparencė e plot pėr kėtė plan.

Nuk ėshtė arritur harmonizim tė qėndrimeve as mbi ofertėn e kompanisė sllovake qė premton tė ndėrtojė nji kompleks tė hoteleve nė bregdetin e Plazhit tė Shtojit. Njė delegacion i pushtetit vendor i Ulqinit e ka vizituar nė Sllovaki kėtė firmė, mirėpo sipas tė gjitha gjasėve, ėshtė shumė afėr qė tė dy partitė tė mbėshtesin qėndrimin e pezullimit tė pėrgjigjes ndaj kėsaj oferte tė investuesi ndėrkombėtar, sepse ka shumė elemente tė paqarta, sidomos rreth kapaciteteve tė ndėrtimit, si dhe sipėrfaqja prej 11 hektarėsh ėshtė shumė impozante pėr kėtė investues tė panjohur mirė.
Nė orėt e pasdrekės u bė edhe njė takim i kryetarėve tė klubeve tė partive nė kabinetin e kryetarit tė komunės pėr tė gjetur njė kompromis pėr tė zhvilluar punimet parlamenti vendor./Intron/

Fuad Nimani: Marrėveshja pėr shtetin e pėrbashkėt Serbi - Mali i Zi ėshtė diskriminuese dhe fatale pėr shtetin serb

ULQINĖ:3 PRILL - Marrėveshja pėr krijimin e shtetit tė ri tė quajtur Mali i Zi dhe Serbia ka hasur nė kundėrshtime tė mėdha nė Podgoricė posaēėrisht te blloku pro-pavarėsisė nė Mal tė Zi.

Marrėveshja ėshtė diskriminuese dhe fatale pėr shtetin serb, thotė Fuad Nimani kryetar i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve tė Malit tė Zi. Vetėm njė nacionalist i madh siē ėshtė Koshtunica ka mund t'i pranojė kėto kushte tė marrėveshjes.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

VUJANOVIQ DO TĖ MUND T'IA KTHENTE MANDATIN GJUKANOVIQIT

PODGORICĖ:3 PRILL

Shefi i klubit tė Deputetėve tė Partisė Demokratike tė Socialistėve nė Kuvendin e Malit tė Zi dhe kėshilltari i presidentit malazez, Miodrag Vukoviq, paralajmėroi se kryeministri, Filip Vujanoviq sė shpejti do tė mund t'ia kthente mandatin presidentit tė Malit tė Zi, Milo Gjukanoviqit.

 "Duke e marrė parasysh se Qeveria e Malit tė Zi ėshtė nė krizė, fillon procesi i konsolidimit tė pushtetit ekzekutiv i cili e nėnkupton kthimin e mandatit presidentit tė republikės", tha Vukoviq pėr Radio "Evropėn e lirė". Ai shtoi se kryeministėr pėr qeverinė e re me siguri do tė mund tė ishte kryeministri i tanishėm, Filip Vujanoviq.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Mali i Zi pranon euron si monedhė kombėtare

 PODGORICĖ:3 PRILL

Qeveria malazeze njoftoi tė hėnėn (1 prill) se euro ėshtė bėrė "mjeti i vetėm i vlefshėm i pagesave" nė vend. Republika jugosllave, e cila e hodhi poshtė dinarin dhe pranoi markėn gjermane dy vjet mė parė, ka ndjekur BE-nė nė miratimin e euros si monedhė kombėtare tė saj.

Dragana Ostojiē e Bankės Qėndrore tha se mė shumė se 900 milion marka gjermane janė shkėmbyer me euro qė prej fillimit tė vitit.

 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/ 

MARRĖDHĖNIET E REJA TĖ SERBISĖ DHE MALIT TĖ ZI JANĖ REALITET

BEOGRADĖ:3 PRILL

Kryetari i Qeverisė sė Serbisė, Zoran Gjingjiq deklaroi tė mėrkuren se marrėveshja pėr ripėrkufizimin e marrėdhėnieve midis Serbisė dhe Malit tė Zi momentalisht "ėshtė zgjidhja e vetme reale" dhe shtoi se e mbėshtet, edhe pse mund t'i bėhen disa vėrejtje. Gjingjiq theksoi se me kėtė marrėveshje "Serbia asgjė nuk humb", sepse zgjidhja e dakorduar "ėshtė mė reale sesa tė gjitha tė mėparshmet".

Kryeministri Gjingjiq shprehu pakėnaqėsi qė bisedat, nė tė cilat ka ndėrmjetėsuar pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian, Havier Solanės, janė zhvilluar nė fshehtėsi, dhe pėr tė cilat opinioni nuk ka qenė i informuar me kohė pėr zgjidhjet e dakorduara. "Roli i Solanės, si pėrfaqėsues i lartė i BE, ka qenė vendimtar pėr t'u arritur kjo marrėveshje...Kjo qė ėshtė arritur ėshtė marrėveshja nėn presion, dhe presioni ėshtė bėrė para se gjithashė ndaj pėrfaqėsuesve tė Malit tė Zi", tha Gjingjiq.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Gjingjiē: Unioni Serbi-Mal i Zi ėshtė zgjidhja mė e mirė

BEOGRADĖ:3 PRILL
"Marrėveshja pėr tė tė ardhmen e Serbisė dhe Malit tė Zi ėshtė zgjidhja e vetme me realiste." Kėtė ka deklaruar sot Kryeministri serb, Zoran Gjingjiē, nė fjalėn hyrėse nė Parlament ku po zhvillohet debati pėr tė ardhmen e Serbisė dhe Malit tė Zi. Gjingjiē tha se, "Serbia nuk humb asgjė, sepse marrėveshja ėshtė mė realiste se tė gjitha parashikimet". Kryeministri vlerėsoi dhe njėherė rolin e luajtur nga shefi i Politikės sė Jashtme dhe Sigurisė, Havier Solana (Javier Solana) gjatė muajve tė negociatave. Sipas tij "kjo marrėveshje ėshtė bėrė nėn presion, sidomos nė Mal tė Zi."  Nė seancėn e stome kanė marrė pjesė edhe nėnkryetari i Qeverisė federale, Mirolub Labus dhe kryeministri i Serbisė, Zoran Gjingjiq, por jo edhe presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica, tė cilin kryetarja e parlamentit, Natasha Miēiq gjithashtu e ka ftuar, qė si njė nga nėnshkruesit e marrėveshjes, t'u drejtohet nė fillim tė marrėveshjes deputetėve. Shefi i grupit tė deputetėve tė Partisė Demokratike tė Serbisė, Dejan Mihajlov e lexoi letrėn e Koshtunicės nė tė cilėn kryetari i RFJ dhe udhėheqėsi i PDS ka vlerėsuar, se duke e marrė parasysh funksionin e tij shtetėror nė nivel federal,ai mund ta paraqesė ekspozenė vetėm nė Kuvendin e RFJ.

Ai ka thėnė qė nė Kuvendin e Serbisė ėshtė e logjikshme qė ekspozenė hyrėse ta paraqesė kryeministri i Serbisė, Zoran Gjingjiq. Koshtunica ka thėnė qė "nga respekti ndaj deputetėve" dhe faktit se ėshtė pėrpjekur edhe para edhe pas zgjedhjeve, pėr ruajtjen e shtetit tė pėrbashkėt, ėshtė nė disponim qė nė fund tė seancės t'u drejtohet deputetėve, tė pėrgjigjet nė kritikat eventuale dhe t'i mėnjanojė mėdyshjet tė cilat do tė mund tė paraqiteshin nė shqyrtim. Deputetėt e PDS nė shenjė proteste e kanė braktisur seancėn, sepse deputetėt nuk e kanė pranuar propozimin e grupit tė deputetit tė ODS Ēedomir Jovanoviqit qė presidenti i RFJ t'u drejtohet deputetėve tė popullit nė fund tė seancės. Pak para votimit, Dejan Mihajlov i ka akuzuar deputetėt e ODS se po duan ta ndryshojnė vullnetin e shprehur nė zgjedhje tė qytetarėve dhe qė t'ia ndalojnė presidentit tė RFJ qė tė flasė nė parlament. "PDS nė kėtė nuk do tė marrė pjesė. Nėse doni nė kėtė mėnyrė ta prishni Marrėveshjen, duhet tė jeni tė vetėdijshėm se mbani pėrgjegjėsi", tha Mihajlov.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

Halimi: Shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės s'marrim pjesė nė regjistrim pa OSBE

PRESHEVĖ:3 PRILL

Shqiptarėt etnikė nė Luginėn e Preshevės nuk do tė marrin pjesė nė regjistrimn e ardhshėm tė popullsisė jugosllave, pavarėsisht se kushtet e tyre janė plotėsuar, bėri tė ditur dje njė politikan lokal. "Kėrkesa jonė kryesore ėshtė qė tė regjistrohen personat e zhvendosur nga shtėpitė e tyre dhe gjithashtu dėshirojmė pjesėmarrjen e Organizatės pėr Bashkėpunim dhe Sigurim nė Europė (OSBE)", tha lideri i Partisė pėr Veprim Demokratik, Riza Halimi.

Ai tha se shqiptarėt "dyshojnė pėr objektivitetin e regjistrimit tė popullsisė nėse nuk angazhohet OSBE-ja". Halimi, gjithashtu, kritikoi atė qė ai e quajti si "politizim" tė regjistrimit tė popullsisė, i pari qysh nga njė njė varg luftrash, ku pati miliona persona tė zhvendosur nė Kroaci, Bosnje e Hercegovinė dhe nė Kosovė. "Qeveria po e shndėrron atė nė njė ēėshtje politike", tha ai, duke kundėrshtuar planin qė ripėrcakton njėsitė elektorale nė pėrputhje me rezultatet e regjistrimit tė popullsisė, duke shtuar se mangėsitė nė registrim "krijojnė mundėsi tė mėdha pėr manipulime".

Copyright © 2002 intron-presse /HB/ 

Pritet pėrcaktimi i datės sė rregjistrimit nė Maqedoni

SHKUP:3 PRILL

Siē pritej, Maqedonia ka tė ngjarė tė zhvillojė rregjistrimin e parė tė saj vitin e ardhshėm, gjatė dy javėve tė para tė prillit. Udhėheqėsit e dy prej katėr partive politike kryesore u takuan tė hėnėn (1 prill), pėr tė zgjidhur ēėshtjet nė lidhje me rregjistrimin. Ende ėshtė e paqartė se pse Aleanca Social-Demokratike e Maqedonisė dhe Partia Demokratike e Shqiptarėve nuk dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre ashtu siē pritej.

Ministri i Drejtėsisė Ixhet Memeti, i cili organizoi takimin e tė hėnės, thotė se shpreson se ata do tė marrin pjesė nė takimin e ardhshėm, tė planifikuar pėr tė enjten. Rregjistrimi kėrkohet sipas marrėveshjes sė paqes sė Ohrit.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/

 

Lajme Mortrore

NJĖ RAST TRAGJIK
Ulqin,3o mars- Nė katundin Zogaj, komuna e Ulqinit,dje humbi jetėn tragjikisht Rexhep Hasan Bojku (11
). Nga burimet jozyrtare mėsojmė se i ndjeri ka qenė adhurues i gjuetisė. Nė fqinjėsi ka marrė njė ēifte edhe ėshtė nisur nė gjah. Nė njė largėsi prej 5o metrash larg shtėpisė sė tij nė mėnyrė tė pakontrolluar ka shkrehur pushka e gjojės duke i shkaktuar lėndimet tė rėnda nga pasojat e tė cilave ka vdekur nė vendin e ngjarjes. Ky rast tragjik ka prekur shumė rėndė tė gjithė banorėt e komunės sė Ulqinit, por edhe mė gjerė pėr ēka u dėshmua edhe nė praninė e njė numri tė madh tė njerėzve qė moren pjesė nė varrimin e kėtij tė riut fatkeq. I ndjeri ka lėnė pas vetėm nėnėn e vejė.(Intron) 
 

Lind: 07.10.1990


 

 

 

 

 

 


                    ndroj jet:29.03.2002