Barometri diplomatik
Dr.Mehdi HYSENI
                                 
                                        STRATEGJIA E SERBOCENTRIZMIT
                                        AUTODESTRUKTIV SFIDON EDHE MIHAEL
                                        SHTAJNERIN-KRYEADMINISTRATORIN
                                        E OKB-SE NE KOSOVE

Edhe  pas inaugurimit tė institucioneve shtetėrore tė Parlamentit dhe tė Qeverisė multietnike tė Kosovės, nė tė cilat participon edhe minoriteti serbomalazez, sipas pėrqindjes sė paritetit tė vet, pala serbe(me gjithė hipotekėn e saj, si levė nismėtare dhe kryesore e viktimizimit tė shqiptarėve dhe tė Kosovės nga ana e regjimit gjenocidal tė Serbisė), kursesi tė pajtohet me realitetet e reja, tė krijuara nė Kosovė pas dėshtimit tė politikės gjenocidale dhe tė agresionit luftarak tė "RFJ-sė"(Serbia+Mali i Zi), kundėr Kosovės, tė drejtuar nga  Slobodan Milosheviqi, vrasėsi i shqiptarėve, i kroatėve  dhe i myslimanėve boshnjakė tė Bosnjė-Hercegovinės. Kėtė konstatim, e provojnė edhe pėrpjekjet e fundit tė pėrfaqėsuesve tė "Povratakut"(tė komanduar dhe tė kėshilluar drejtpėrdrejt nga qeveria serbe e Beogradit me nėnkryetarin e saj nė krye, Nebojsha Qoviqin ),qė tė nxjerrin "extra" koncesione nga  pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut, Mihael Shtajner, ashtu siē vepruan paraprakisht me Bernard Kushnerin dhe me Hans Hekerupin.

Pėr tė bėrė mė tė qartė (si pėr opinionin, ashtu edhe pėr kryeadministratorin e UNMIK-ut, z.Mihael Shtajner) "pakėnaqėsinė", ankesat dhe obstruksionin e minoritet serb nė Kosovė ndaj institucioneve tė sapokrijuara multietnike nė Kosovė dhe atyre tė bashkėsisė ndėrkombėtare me z.Miahel Shtajner nė krye, ėshtė me interes qė nė formė tė njė kronologjie tė shkurtėr dhe pėrmbledhėse, tė trajtojmė historikun e kėtyre koncepteve, qė emėrues i pėrbashkėt i tyre ėshtė histeria e serbocentrizmit autodestruktiv, karakteristikė kjo,e cila gjatė gjithė periudhave historike ka mbisunduar,duke luajtur rolin mė negativ nė marrėdhėniet serbo-shqiptare. Pikėrisht, duke u ushqyer me recidivat e kėtij fenomeni patologjik, serbėt kanė kryer disa gjenocide mbi kombin dhe truallin etnik shqiptar,nė veēanti nga viti 1842 e deri nė vitin 1999(prill),mirėpo, nė saje tė mbėshtetjes sė pėrhershme dhe tė njėanshme tė aleatėve tė tyre tradicionalė sllavė(Rusia cariste) dhe tė atyre prosllavė (Franca dhe Britania e Madhe), asnjėherė nuk kanė dhėnė llogari para bashkėsisė ndėrkombėtare pėr krimet gjenocidale ndaj shqiptarėve. Pėrkundrazi , kėto akte tė shėmtuara kundėr njerėzimit, Serbia ua ka atribuuar shqiptarėve tė pafajshėm ngase ata nuk gėzonin kurrfarė pėrmbajtje, as mbrojtje ligjore tė bashkėsisė ndėrkombėtare.Mirėpo, me daljen nė skenė tė Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės(UCK), e cila nė saje tė luftės sė saj ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale kundėr Serbisė gjenocidale dhe agresore, bashkėsisė ndėrkombėtare iu imponua si faktor vendimtar ushtarako-politik, si rrjedhim u pėrfundua Marrėveshja e Rambujesė (mars 1999).Nė rastin konkret, pėr herė tė parė nė historinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, shqiptarėt arritėn qė tė pėrkrahen dhe tė gjejnė mirėkuptim objektiv nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare. Nė ndryshimin e baraspeshimit tė forcave politike ndėrkombėtare, pėrkatėsisht nė kthimin e "balances" diplomatike tė kancelarive diplomatike evropiane nė favor tė faktorit shqiptar, rolin kryesor e ka luajtur zhvillimi i luftės drejtė ēlirimtare tė UCK-sė dhe mbėshtetja e saj direkte nga administrata amerikane me presidentin Bill Klinton nė krye,  kėta dy faktorė relevantė sollėn nė ndėrkombėtrarizimin dhe nė ēlirimin e Kosovės nga bandat kriminele serbe tė regjimit pushtues gjenocidal tė Serbisė. Megjithėkėtė, edhe regjimi "demokratik reformues" i Vojsilav Koshtunicės, i Gjingjiqit dhe i Qoviqit, (edhe pse kryetari-pėrfaqėsuesi i tij, S.Milosheviq ėshtė nxjerrė nė bangėn e zezė tė Gjykatės Ndėrkombėtare nė Hagė),kursesi tė  vetėdijėsohet dhe tė kuptojė gjendjen reale nė Kosovė. Nė vend se tė ndikojė pozitivisht te minoriteti i tyre, duke i motivuar,qė nė pėrputhje me ligjet dhe me ligjshmėritė, tė dala nga Korniza kushtetuese e Kosovės, si dhe nga paragrafėt e Rezolutės 1244 tė OKB-sė, tė kooptohen nė organet dhe nė institucionet pėrkatėse tė Parlamentit dhe tė Qeverisė multietnike tė Kosovės, sikurse pėrfaqėsuesit e minoriteteve tė tjera, Beogradi (sikurse gjatė mandatit tė kryeadministratorėve tė mėparshėm, Bernard Kushner dhe Hans Hekerup), e nxit palėn serbe, qė tė vazhdojė me shantazhe dhe me obstruksione tė pajustifikueshme,qė pa dyshim mund tė ēojnė nė destabilizimin e gjithė asaj, qė ka investuar dhe ka  kontribuar bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė re civile me parime dhe me standarde demokratike tė botės sė qytetėruar moderne, tė pavarur nga Serbia, ku tė tė gjithė rezidentėt e saj, do tė jenė tė barabartė dhe do tė trajtohen njėsoj para ligjit.
                                             
                                           Kisha ortodokse dhe shkenca serbe
                                           nė funksion tė  gjenocidit serb nė Kosovė   

Ndėr forcat centrifugale tė politikės pushtuese serbe ndaj territoreve etnike shqiptare dhe tė ushtrimit tė sundimit tė sistemit kolonial tė saj, janė pa dyshim Kisha ortodokse dhe kuazishkenca serbe, institucione kėto, qė ndėr shekuj, objekt parėsor tė programit tė tyre nacionalshovinist kanė pasur asgjėsimin e qenies shqiptare dhe tė sundimit kolonial tė territoreve indigjene tė Shqipėrisė etnike. Mirėpo, zbatimi nė praktikė i njė programi tė kėtillė me karakter afatgjatė historik nga ana e politikės serbe, ėshtė provuar si i suksesshėm vetėm nė njė segment tė saj-ankesimin dhe kolonizimin e trojeve dhe tė popullit shqiptar,por jo edhe nė asmilimin dhe nė shfarosjen definitive tė shqiptarėve nga trungu i tyre i lashtė etnik.

Me gjithė pretendimet territoriale megalomane (qė nga Beteja e Kosovės 1389 e deri nė qershor tė vitit 1989,kur nė saje tė makinerisė sė terrorizmit dhe tė gjenocidit tė institucionalizuar shtetėror serb, u pezullua pėrfundimisht autonomia e Kosovės sė vitit 1974,duke vrarė, plagosur,torturuar dhe burgosur me mijėra shqiptarė tė tė gjitha moshave. Pikėrisht nė kėtė datė, nė Gazimestan shfaqet "feniksi" Slobodan Milosheviq, i ndėrsyer dhe "i bekuar" nga Kisha Ortodokse Serbe, i cili mbajti "liturgjinė politike", duke apostrofuar se Serbia sėrish do tė hidhet nė beteja tė reja tė pėrgjakshme, por tė "suksesshme" sikurse ajo e Kosovės, gjithnjė duke llogaritur nė mbėshtetjen e kryegjėsė sllave-Rusisė dhe tė aleatėve tė tjerė tradicionalė saj  pėr asimilimin dhe  pėr spastrimin e shqiptarėve nga Kosova, duke qenė se sipas mitilogjisė sė krijuar ndėr serbė, kjo pjesė e territorit tė Shqipėrisė etnike, gjithmonė paskėsha  qenė "zemra dhe djepi i Serbisė"), Serbia, pikėrisht nė prag tė kremitimit tė 610-vjetorit tė disfatės sė betejės sė Kosovės, mposhtet dhe thyhet edhe mė keq sesa nė Betejėn e Kosovės, si rrjedhim i luftės sė drejtė ēlirimtare kombėtare tė UCK-sė dhe tė bombardimeve 78-ditėshe tė Aleancės sė Atlantikut Verior(NATO),sepse me kėtė rast pėrfundimisht  "pėrshėndetet" nga zotėrimi i mėtejmė kolonial i Kosovės. E vlen tė nėnvizojmė se "humbja" e Kosovės nga jurisdiksioni kolonial serb, nė perspektivėn e afėrt, paralajmėron edhe ēlirimin e territoreve tė tjera shqiptare nga ēizmja shekullore barbare sllave nė Ballkan. Njė shthurje e tillė, sė shpejti pritet tė manifestohet edhe nė Anamoravė(Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė). Kėtė, do ta stimulojė dhe do ta pėrshpejtojė pikėrisht "agjenda" e kėrkesave permanente tė skjashme  dhe  nacionalshovinste tė minoritetit serb nė Kosovė, tė cilat janė vazhdimisht tė njėanshme dhe nė disfavor tė ineteresave vitale tė palės shqiptare dhe tė pėrpjekjeve serioze tė misionit paqėsor tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė, e cila pareshtur akuzohet nga pala serbe dhe regjimi aktual i Beogradit, se minoriteti serb nė Kosovė ėshtė zhveshur nga tė tė gjitha tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut dhe, "jeton i getoizuar" nė Kosovė(!)
                                 
                Antinomia e ndėrrimit tė tezave-vazhdimėsi e paranojės
               dhe  e deformitetit shkencor tė "kujtesės historike" serbe

Duke mos pretenduar, qė tė hedhemi  nė historinė e largėt tė kėtij fenomeni absurd tė politikės dhe tė historiografisė falsfikatore serbe, ia vlen tė pėrqėndrohemi  nė pasqyrimin e tij, qė i pėrket periudhės mė tė re tė marrėdhėnieve serbo-shqiptare, duke filluar qė nga viti 1981, kur pėrmes demonstratave studentore shqiptare nė Prishtinė dhe nė qendrat e tjera tė Kosovės, tė organizuara dhe tė prira nga vepritarėt e dalluar tė Lėvizjes Kombėtare pėr Clirimin e Kosovės, siē ishte z. Hydajet Hyseni, botėrisht iu bė e ditur si regjimit tė egėr kolonialist serb, ashtu edhe mbarė opinionit ndėrkombėtar, se kėrkesa e popullit shqiptar qė Kosova tė jetė republikė mėvete ishte e drejtė dhe imperativ i domosdoshėm historik i kohės.Mirėpo, fatekqėsisht edhe nė kėtė rast, regjimi totalitar ēetniko-komunist i Serbisė (sikurse tė gjitha regjimet e mėparshme hegjemoniste serbe), duke u mbėshtetur drejtpėrdrejt nga agjenturat e klerikėve tė Kishės ortodokse serbe dhe tė shėrbimeve sekrete tė zbulimit dhe tė kundėrzbulimit policor dhe ushtarak serb, jo vetėm se u tregua i "shurdhėr" ndaj kėrkesės Kosova Republikė, por kėtė e sofistikoi sipas "shijes" sė politikės tradicionale tė antinomisė sė ndėrrimit tė tezave tė deforimitetit tė "kujtesės historike" dhe tė paranojės kolektive serbe kundėr ekzistencės dhe tė drejtės historike tė popullit shqiptar nė Kosovė. Pėr arritjen e njė objektivi tė kėtillė antishqiptar, pėrpos ushtrimit tė forcės ushtarake, policore dhe paramilitare kundėr shqiptarėve nė Kosovė, regjimi shtypės i Beogradit angazhoi dhe shfrytėzoi nė maksimum "shėrbimet e vullnetit tė mirė" tė Kishės ortodokse serbe dhe tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Serbisė, ku  pa u penguar fare  nga faktori ndėrkombėtar, institucionalizoi  terrorin gjenocidal nė Kosovė, i cili mbretėroi tėrė dekadėn e fundme tė shekullit XX.

Nė funksion tė mbėshtetjes dhe tė avancimit tė politikės koloniale militariste tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi kundėr qenies shqiptare nė Kosovė ( nė prag tė pėrmbysjes sė ish-RSFJ-sė nga virusi nacionalshovinist-ēetniko-serb), janė shkruar vėllime tė shumta tekstesh nga autorė tė fushave tė ndryshme tė shkencės, tė publicistikės, tė informimit serb etj.Mirėpo, ne nė kėtė rast po japim vetėm njė shembull karakteristik nga "shkenca" e sė drejtės ndėrkombėtare publike serbe, qė autorėt e saj prof.dr.Smila Avramov dhe prof.dr.Milenko Kreqa, pėrmes librit tė tyre:"Medjunarodno javno pravo"(E drejta ndėrkombėtare publike",botuar mė 1990, e "zgjerojnė" pėrkufizimin e nocionit tė gjenocidit, duke i shtuar "atributin": Republika e Kosovės(!)

Kjo pėrpjekje tendencioze  e qarqeve tė caktuara politike, kishtare dhe shkencore serbe pėr tė mistifikuar tė vėrtetėn historike tė shqiptarėve nė Kosovė, nuk ėshtė kurrfarė risie pėr opinionin shqiptar. Kėtė e provojnė edhe dokumentet historiko-diplomatike gjermane dhe austriake, tė cilat vėnė nė dukje se Patrikana e Pejės(1557) e ka luajtur rolin dominant nė ndėrtimin dhe nė pėrhapjen e ideve serbomėdha. Shfaqja e kėsaj ngrehine tė re shtetėrore teokratike ortodokse serbe(nė kuadrin e shtetit turk), 100 vjet pas shthurjes sė Serbisė Mesjetare(1459-1557), i kishte vėnė vetes pėr detyrė, qė nė emėr tė idesė ortodokse serbe, tė pushtonte gjithė Ballkanin, nė veēanti  pjesėn veriperėndimore tė tij.

Duhet tė nėnvizojmė se shtrembėrimi i historisė sė popujve tė Ballkanit, sidomos tė popullit shqiptar, nga ana e kishės dhe e shkencės serbe, ndikoi negativisht edhe nė rrjedhat e politikės dhe tė shkencės evropiane, tė cilat Serbisė i hapėn shtigje tė reja pėr shtrirjen e hegjemonisė dhe tė pushtimeve ekspansioniste koloniale.Pikėrisht, mbi kėto baza edhe shkenca e sotme serbe ėshtė nė funksion tė zhvillimit tė politikės sė kėtillė. Kėtė e provon edhe botimi i tekstit ("Medjunarodno javno pravo",Naucna knjiga, Beograd,1990), shkruar nga prof.Dr.Smila Avramov dhe prof.Dr.Milenko Kreqa, nga pėrmbajtja e tė cilit shihet, se kėta autorė, nuk kanė mundur tė lirohen nga paragjykimet dhe konceptet stereotipe tė nacionalshovinizmit serb, edhe pse ky tekst ėshtė me pėrmbajtje juridike ndėrkombėtare,ku sipas metodologjisė dhe kritereve shkencore, assesi nuk lejohet,qė normėzimi i sė drejtės ndėrkombėtare, tė ndėrtohet dhe tė interpretohet sipas "riformulimeve" arbitrare dhe tendencioize individuale, siē kanė vepruar nė kėtė rast dr.Smila Avramova dhe dr.Milenko Kreqa.

Edhe pse nė kėtė tekst universitar janė eliminuar njėsitė e mėparshme mėsimore tė karakterit ideologjik tė sistemit paraprak komunist, autorėt e theksuar, tė prirur nga idetė nacionalshoviniste serbomėdha nuk kanė mundur tė heqin dorė nga recidivat e dikurshėm tė historiiografisė tendencioze dhe subjektive serbe , tė krijuar nė dėm tė interesave tė popullit shqiptar. Kėtė e ilustrojnė "shkencėrisht", me kėtė shembull:" Na primer, genocid na Kosovu ostvaruje se pod gestom-etnicki cisto Kosovo",f.207, ku flitet pėr veprat penale dhe pėr pėrgjegjėsinė individuale me karakter ndėrkombėtar.

Nė tė vėrtetė, citati "Pėr shembull, gjenocidi nė Kosovė po realizohet nėn parullėn:Kosova etnikisht e pastėr", kėtu ėshtė pėrdorur, me qėllim qė, Smila Avramov dhe Milenko Kreqa, tė zgjerojnė pėrkufizimin e nocionit tė gjenocidit.Mirėpo, pėr fat tė keq, nė rastin konkret e kanė bastarduar pėrkufizimin ekzistues tė gjenocidit, ngase deri tani nė doktrinėn e sė drejtės ndėrkombėtare publike nuk ka ndodhur qė, migrimet e ndryshme tė popujve, tė trajtohen si elemente tė gjenocidit, duke qenė se ato kanė thjesht karakter ekonomik.Futja e "parullės" (Kosova etnikisht e pastėr), si element i zgjerimit tė pėrkufizimit tė gjenocidit, nė normėzimin e kėsaj disipline shkencore,jo vetėm qė nuk ka kurrfarė peshe shkencore, por mbi tė gjitha ėshtė njė nonsens me elemente barbarie, qė nė esencė  nėnkupton kultivimin dhe vazhdimėsinė e politikės sė egėr shtypėse tė kolonializmit serb, qė tani pėrputhet plotėsisht me kryerjen e gjenocidit serb ndaj shqiptarėve nė Kosovė.

Si mund tė cilėsohet "parulla" Kosova etnikisht e pastėr (qė nė kėtė rast Smila Avramov dhe Milenko Kreqa aludojnė nė kėrkesėn Kosova republikė), se ka  karakter gjenocidi?! Kur kjo  kėrkesė e ka bazėn e vet nė tė drejtėn natyrore dhe historike kombėtare politikisht e qėndrueshme dhe racionale, de jure e pakontestueshme,sepse kjo nuk pėrmban kurrfarė elementi apo "motoje" diskriminuese a segregacioni ndaj minoriteteve tė tjera qė jetojnė nė Kosovė. Kjo ėshtė njė tezė spekulative, qė ka karakter dhe prapavijė tė thellė propagandistike dhe politike,qė pėrputhet plotėsisht me "separatizmin" dhe me "secesionizmin", qė gjithashtu janė prodhim  dhe "zbulim epokal" i kishės, i shkencės dhe i politikės serbe,se gjoja shqiptarėt nuk kanė kurrfarė tė drejte nė truallin e vet etnik shekullor, dhe se janė pakicė, qė pretendojnė tė shkėpusin territorin "integral tė Serbisė-Kosovėn, me qėllim qė t'ia bashkėngjesin Shqipėrisė sė Madhe". Sofistikimet dhe trillimet e kėtilla me tė drejtėn legjitime tė popullit shqiptar nė njohjen  e sė drejtės sė vetėvendosjes, janė kompatibile vetėm me pikėpamjet dhe me idetė serbomėdha tė Kishės ortodokse serbe,qė pikėmbėshtetjen e kanė nė Programin e "Naēertanisė" sė Ilija Garashaninit(1844), nė veprat nacionalshoviniste tė Dositej Obradoviqit(1783), nė Memorandumin e krijimit tė Mbtretėrisė sė Pėrbashkėt Serbosllave" tė mitropolitit tė Karllovcit, Stefan Stratimiroviqit(1804),drejtuar Oborrit Mbretėror tė Rusisė,gjatė periudhės historike tė sundimit tė Katarinės II, nė veprat e Jovan Subotiqit (1839), i cili konsiderohet  si njė nga armiqtė mė tė pėrbetuar tė ilirėve dhe tė Ilirizmit.Pra, edhe sot, pas sa e sa shekujsh, nga idetė dhe programet e kėtilla serbomėdha, nuk kanė mundur tė lirohen(dekada e fundme e shekullit XX) as prof.dr. Smila Avramov,as prof.dr.Milenko Kreqa, edhe pse nė tekstin etyre "E drejta ndėrkombėtare publike", nuk bėhet fjalė pėr "ēėshtjen ilire", megjithatė nė kaptinėn e tretė "Tė drejtat e njeriut-etapa e re nė zhvillimin e bashkėsisė ndėrkombėtare" edhe pse konkretisht nuk i emėrtojnė - shqiptarėt i akuzojnė me paturpėsi pėr "vepėr gjenocidi"(!)
Parulla "Kosova etnikisht e pastėr", nuk ėshtė "produkt" i shqiptarėve, por nė tė kundėrtėn, program afatgjatė i politikės pushteuse tė Serbisė, qė t'i shfarosė shqiptarėt nga territoret e tyre shekullore.Pra, kėtu, nuk kemi tė bėjmė me kurrfarė "parulle", qė u referohet shpėrnguljes sė serbėve,malazezėve apo pakica tė tjera nga Kosova,por kėtu ėshtė bėrė ndėrrimi i tezės, nė kėtė kontekst Serbia ėshtė ajo, e cila nė vazhdimėsi ka spatruar Kosovėn, Anamoravėn dhe viset e tjera tė banuara me etnikumin shqiptar(ku janė sot shqiptarėt e Bllacės, tė Kurshumlisė, tė Toplicės, tė Vranjės etj.?).Tani nė kontinentet e ndryshme tė botės ndodhen mė se  njė million shqiptarė tė shpėrngulur nga Kosova, Plava,Gucia, Ulqini,Tivari, Hoti,Gruda, Ilirida dhe Anamorava si rrjedhim i gjenocidit dhe i hollokaustit shekullor serbomalazez e maqedon. Nė kėtė vėshtrim, ėshtė dashur tė analizohej dhe tė trajtohej sintagma "Kosova etnikisht e pastėr", e jo kjo tė keqinterpretohet me tendencė, qė tė inkorporohet si "elementi i ri" i pėrkufizimit tė nocionit tė gjenocidit.Kėtė "novus" kuazishkencor mund ta zhvatė vetėm paranoja politike kolektive dhe  "shkenca" serbe e dr.Smila Avramovit dhe e dr.Milenko Kreqės, e kursesi normat dhe parimet e standardizuara tė sė drejtės pozitive ndėrkombėtare.

                                Si tė paralizohet propaganda antishqiptare
                                 e minoritetit serb nė Kosovė?

Edhe pse Kosova, tanimė ka qeverinė dhe kuvendin multietnik dhe, ende ndodhet nėn jurisdiksionin e mandatit ndėrkombėtar tė bashkėsisė ndėrkombėtare(KFOR+UNMIK), gjasėt e propagandės shqiptare pėr tė eliminuar nė mėnyrė radikale propagandėn koloniale dhe terroriste serbomadhe nga Kosova dhe nga trojet e tjera etnike shqiptare, hėpėrhė janė minimale dhe pa kurrfarė perspektive. Shkaqet dhe pasojat e njė dėshtimi tė kėtillė tė propagandės shqiptare, nuk duhet tė kėrkohen pėrbrenda strukturave ndėrkombėtare, tė dislokuara nė Kosovė, por para sė gjithash, nė vatrat kryesore ku po zhvillohet "politikė e lartė" zyrtare shqiptare, e pikėsėpari nė kryeqendrėn e saj nė Tiranė. Duke qenė se politika peshohet vetėm me rezultate konkrete, duke mos pasur gjasė qė, asnjėherė tė ngelė pėr riprovim tė semestrit tė "vjeshtės" apo tė "pranverės", propaganda shqiptare nė vend qė tė shėnojė ndonjė sukses pozitiv ndaj amortizimit tė politikės dhe tė propagandės shoviniste serbomadhe antishqiptare, kjo brenda 12-vjeēarit (tė periudhės sė transicionit demokratik) tė fundmė, praktikisht u dėshmua sterile dhe, pa kurrfarė koncepti strategjik dhe taktik nė mbrojtjen e interesit kombėtar dhe shtetėror.Animozitetet e saj janė manifestuar nė veēanti nė moszgjidhjen e problemit tė Kosovės,tė ēėshtjes shqiptare nė Iliridė, nė Anamoravė dhe nė Mal tė Zi. Duke qenė se, sot njė soj i "politikanėve" dhe i "ekspertėve" tė politikės shqiptare si nė kuptimin doktrinar, ashtu edhe nė atė "praktik" e kuazishkencor, ka filluar t'i "pėrpunojė" ligjet normative tė politikės sė brendshme dhe tė jashtme, duke pohuar me naivitet dhe me paturpėsi para botės se "politikisht" shqiptarėt nė tokat e tyre, tė pushtuara nga sllavėt, kanė fituar statusin e tyre politik "tė merituar", atėherė, sipas kėtij konkluzioni del se, edhe propaganda e Tiranės me "departamentet" e saj tė shtrira nė Prishtinė, nė Shkup dhe nė Beograd, paskėsha qenė e frytshme nė zgjidhjen e ēėshtjes koloniale shqiptare nė Ballkan (duke mos harruar pėr asnjė ēast as Camerinė,edhe pse nuk ka qenė e pėrfshirė drejtpėrdrejt nė flakėn e luftės,sikurse Kosova, Anamorava dhe Ilirida). "Politikisht" ky ėshtė konstatimi "dialektik" i politikės dhe i propagandės zyrtare shqiptare, ndėrsa praktikisht dhe virtualisht ēėshtja qėndron krejt ndryshe. Sė pari, statusi i pavarėsisė sė Kosovės akoma qėndron "pezull".Sė dyti, ēėshtja e statusit tė shqiptarėve nė Iliridė dhe nė Anamoravė, ka hyrė nė fazėn pėrfundimtare tė "konservimit" tė sė drejtės sė minoritetit kombėtar (gjė qė nė kėtė moment,  njė e drejtė e kėtillė i mohohet minoritetit shqiptar nė Mal tė Zi), ashtu siē parashikojnė standardet ligjore tė marrėveshjeve dhe tė konventave tė Bashkimit Evropian(BE), tė Kėshillit tė Evropės, tė OSBE-sė dhe tė Kombeve tė Bashkuara. Nė rastin konkret, politika propagandistike shqiptare nuk karakterizohet nga asnjė element i vlefshėm, qė mund tė mirret si argument i qėndrueshėm as nė favor tė rrumbullakėsimit tė teorisė propagandistike paqėsore me premise globale, as nė favor tė arritjes sė "projekteve" tė saj strategjike nė pėrmasa kombėtare qoftė nė kuptimin afatshkurtėr, qoftė nė kuptimin afatgjatė, ngase ėshtė defaktorizuar tėrėsisht, si rrjedhojė e vetėkėnaqėsisė dhe e ngopjes me "ushqime tė gatuara express" dhe me "fruta tė pjekur" nga kontingjentet permanente (12-vjeēare) tė ndihmave humanitare, tė dhuruara nga donatorėt e "tryezave" dhe tė "shportave" tė asociacioneve tė ndryshme ndėrkombėtare.

Pikėrisht, pėr shkak tė krijimit tė anarkisė nė sistemin shtetėror dhe tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, e drejta e sovranitetit dhe e vetėvendosjes sė popullit shqiptar nė Kosovė, nė Iliridė, nė Anamoravė dhe nė Mal tė Zi (me gjithė procesin historik tė periudhės sė transicionit tė Evropės Juglindore), kanė ngelur  nė mėshirėn e fuqive tė mėdha evropiane, tė cilat nė favor tė respektimit tė drejtave dhe lirive tė minoriteteve tė ndryshme kombėtare, natyrisht aty ku mbisundon interesi i tyre ekonomiko-politik e ushtarak sipas diversifikimit tė parametrave tė strukturės sė pėrgjithshme tė globalizmit botėror, tash pėr tash kanė viktimizuar edhe interesat kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve tė kolonizuar nė Ballkan, edhe pse shqiptarėt nuk i kanė shkaktuar asnjė fatkeqėsi popujve fqinj.Synimi dhe tendecat e njė strategjie tė kėtillė perfide nė kurriz tė shqiptarėve, para sė gjithash vėrehen nė stagnimin 12-vjeēar tė zhvillimit ekonomiko-politik dhe shoqėror tė Shqipėrisė, tė demokratizuar vetėm si nocion nė kuptimin e teorisė politike, e kursesi nė kuptimin e njėmendtė praktik. Njė "restaurim" i kėtillė me prirje tė relikteve neoliberale, po ndikon negativisht nė mbrojtjen e interesave dhe tė vlerave fundamentale tė kombit shqiptar nė Ballkan.

S'ka dyshim se, njė gjendje e kėtillė e ndėrlikuar, ndėr tė tjera, ėshtė reflektuar edhe nė sferėn e propagandės dhe tė politikės sė jashtme  tė Shqipėrisė, e cila kur ėshtė fjala pėr mbrojtjen e interesave jetike tė qytetarėve tė saj si brenda, ashtu edhe jashtė shtetit, qe mė se njė dekadė ėshtė nė defensive tė plotė, ngase pėrfill tej masės ose mė sak tė thuhet, ėshtė bėrė rob i "politikės sė diktatit", i "politikės sė pritjes" nga "dhuruesit" e ndihmave humanitare dhe tė diplomacisė preventive ndėrkombėtare, e cila nė esencė u "promovua" si substitut tejet "funksional" nė kuptimin e mbrojtjes dhe tė sigurisė kolektive tė shqiptarėve nė Kosovė, nė Iliridė dhe nė Anamoravė, ashtu sikurse edhe nė rastin e Bosnjė-Hercegovinės dhe tė Kroacisė.

Si pasojė e "disiplinimit tė verbėr" ndaj forcės sė gravitetit tė politikės ndėrkombėtare, propaganda shqiptare dėshtoi edhe nė planin rajonal ngase pėr asnjė ēast (qė nga thurja e sistemit tė mėparshėm shtetėror)nuk arriti, qė t'i ndėrtojė mekanizmat veprues tė efektshėm pėr tė izoluar propagandėn e ndyrė luftarake subversive tė shteteve fqinje, nė radhė tė parė tė Serbisė agresore, efektet e sė cilės janė kompremetuese dhe shkatėrrimtare pėr qenien e tėrėsishme politike dhe kombėtare shqiptare nė Ballkan.Njė "indiferentizėm"  dhe papėrgjegjėsi e kėtillė e politikės shqiptare, krijoi terren tė pėrshtatshėm si pėr shtrirjen e veprimeve tė propagandės agresive luftarke serbe nė komprometimin e luftės ēlirimtare kombėtare antikoloniale tė UCK-sė, qė nga lindja e saj deri nė ditėt e sotme, ashtu edhe tė ridefinimit tė politikės strategjike tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė.
Vėrtet, "solidarizimi" i propagandės zyrtare tė Tiranės me atė tė Beogradit, ndikoi qė Serbia tė zhbllokohet nga vargonjtė dhjetėvjeēarė tė sanksioneve ndėrkombėtare.Se nė ēfarė stadi ėshtė "demokratizuar" Serbia pasmilosheviqiane (nė saje tė cilit vlerėsim tė njėanshėm dhe destruktiv, dhe nė asnjė mėnyrė tė justifikueshėm pėr parimet dhe etikėn realiste tė politikės, tė rendit, tė drejtėsisė dhe tė vlerave tė njėmendta demokratike ndėrkombėtare) kėtė postulat tė rremė, e provon normalizimi i marrėdhėnieve diplomatike midis Tiranės dhe Beogradit.Ky ėshtė agumenti mė i vlefshėm dhe mė i pakontestueshėm i sintezės sė kapitullimit tė politikės dhe tė propagandės raciste dhe terroriste serbe tė Beogradit ndaj shqiptarėve dhe ēėshtjes sė pazgjidhur koloniale shqiptare nė Ballkan. Pikėrisht, nė kėtė kontekst duhet tė kėrkohen dhe tė  analizohen nė hollėsi shkaqet pse edhe ish-kryeadministratori i administratės sė pėrkohshme ndėrkombėtar(UNMIK), Hans Hekerup, pėrfilli njė strategji tė shtendosjes sė marrėdhėnieve politike nė relacionin Prishtinė - Beograd. Duke pėrfituar nga propaganda antishqiptare, u krijuan rrethana dhe fushėveprim i pėrshtatshėm  pėr sondazhet dhe simulimet e "shuttle" diplomacisė sė Hans Hekerupit nė trekėndshin - Prishtinė - Beograd - Nju-Jork. Si rrjedhim, erdhi deri te hartimi dhe pėrfundimi i "Kornizės Kushtetuese tė Kosovės", e cila ėshtė nė shpėrputhje me dispozitat e paragrafėt e Marrėveshjes sė Rambujesė(mars,1999), me ē'rast dėmtohet pala shqiptare. Mirėpo, minoriteti serb assesi tė kėnaqet me koncesionet e "dhuruara" nga Hans Hekerupi. Njė "kėngė" tė kėtillė, minoriteti serb i Kosovės (i pėrfaqėsuar nė mėnyrė proporcionale nė Kuvendin dhe nė Qeverinė e Kosovės), i nxitur dhe i mbėshtetur nga regjimi "demokratik" i Beogradit, po e vazhdon edhe ndaj kryeadiministratorit tė ri tė UNMIK-ut, Miahel Shtajner, duke e sfiduar atė, qė patjetėr t'i favorizojė nė mėnyrė tė njėanshme dhe jashtėligjore, ashtu siē vepruan paraprakisht dr.Bernard Kushner dhe Hans Hekerup.
                                              
                                        Programi strategjik i Nebojsha Qoviqit
                                        ėshtė nė funksion tė serbizimit tė Kosovės

Shfaqja e Nebojsha Qoviqit (nėnkryetar i Qeverisė sė Serbisė dhe kryetar i Qendrės Bashkėrenduese pėr "Kosovė e Metohi")nė rolin e shpėtimtarit tė "mbrojtjes" sė interesave tė minoritetit serb nė Kosovė, ėshtė identike me atė tė Slobodan Milosheviqit-ekzekutorit tė shqiptarėve nė Kosovė mė 1989-1999. Pėrmbajtja e elaborative tė tij, nė esencė nuk dallon nga ato tė nacionalshovinistėve tė rexhur,  siē ishin  Vasa Qubrilloviqi (akademik) dhe  Ivo Andriqi(nobelist) pėr luftimin dhe dėbimin e shqiptarėve nga trualli i tyre stėrgjyshor. Edhe pse nė tėrėsi nuk ėshtė i arritshėm pėr opinionin, megjithatė dihet se, Programi i Qoviqit pėrbėhet nga tri faza,e para:" faza e ndėrtimit tė masave urgjente tė besimit, realizimi i sė cilės ka pėrfunduar nė fund tė nėntorit tė vitit 2001; e dyta, faza e pėrfshirjes thelbėsore tė palėve nė zgjidhjen e problemeve, e cila, sipas parashikimeve tė hartuesit, ėshtė dashur tė kryhej pėrfundimisht nė muajin mars tė vitit 2002 dhe, e treta, faza e punės sė pėrbashkėt pėr zgjidhjen e ēėshtjeve kontestuese, e cila, gjithashtu pritet tė realizohet pas muajit mars tė kėtij viti. E gjithė kjo "materie", e pėrpunuar nga ideologėt  e "sektave" tė ndryshme politike, ushtarake dhe kishtare serbe, nuk duhet tė konsiderohet vetėm si njė listė e thjeshtė e dėshirave individuale, por si vazhdimėsi e propagandės dhe e politikės sė terrorizmit shtetėror tė regjimit tė Beogradit, qė ka pėr qėllim (natyrisht me "mjete dhe me forma tė reja dialoguese dhe demokratike", por me pėrmbajtje tė vjetėr ekspansioniste, tė murkulluar nė kurriz tė shqiptarėve) rikthimin e xhelatėve dhe tė kolonistėve tė rinj serbė nė pronat dhe nė vendbanimet e shqiptarėve nė Kosovė. Kėtė e provon sheshit edhe deklarata zyrtare e dr.Nebojsha Qoviqit (dhėnė pėrfaqėsuesve tė mjeteve tė informimit, mė 5 mars 2002), sipas sė cilės Qevria e Serbisė, tanimė ka stratuar me blerjen e pasurisė sė paluajtshsme nė Kosovė dhe nė Kosovėn Lindore pėr kolonistėt e rinj serbomalazezė. Mirėpo, sipas tė tė njėjtit "zėdhėnės", ky proces ende nuk ėshtė bėrė i kapshėm pėr opinionin (as qė pritet tė bėhet nė tė ardhmen- vėrejtje e autorit), pėr shkak tė "fshehtėsive strategjike". Pėrkundėr njė paralajmėrimi tė kėtillė, "sekreti afarist" me pėrmbajtje ekspansioniste "tė moderuar" i Nebojsha Qoviqit, demistifikohet  paraprakisht, mė 7 shkurt 2002, nga qarqet zyrtare tė ish-qeverisė sė "RFJ-sė", ku ndėr tė tjera bėhet e qartė se kjo qeveri i ka akorduar "500 milionė dinarė, pėrkatėsisht 8 milionė evro" Qendrės Bashkėrenduese pėr "Kosovė dhe Metohi" pėr dislokimin e kolonistėve tė rinj dhe tė vjetėr nė Kosovė, nė Preshevė, nė Bujanoc dhe nė Medvegjė,nė disfavor tė pronave  tė patundshme  tė shqiptarėve.  Pikėrisht kjo ėshtė esenca e Programit tė N.Qoviqit pėr  kthimin e "refugjatėve" serbė nė Kosovė. Pėr mė tepėr, kėto janė  "mjetet shprehėse" tė strategjisė dhe tė objektivave tė pushtetit "tė ri demokratik" tė Serbisė pėr "zgjidhjen e problemit" tė minoritarėve tė saj nė Kosovė. Pėr tė mos rėnė nė nonsense tė teorisė dhe tė koncepteve tė reja me bazė tė vjetėr antishqiptare, "manifesti politik" i Nebojsha Qoviqit (edhe pse deri tani nė tėrėsi nuk ėshtė bėrė publik pėr opinionin), synim tė fundmė ka ndėrtimin e njė strategjie tė njėsuar me bashkėsinė ndėrkombėtare, qė ta detyrojė atė, qė me ēdo kusht tė krijojė favore tė posaēme pėr elementin serbomalazez nė Kosovė, qė janė nė diskurs me Rezolutėn 1244 tė KS tė Kmobeve tė Bashkuara dhe me krijimin e institucioneve tė reja shtetėrore, tė dala nga zgjedhjet parlmanetare dhe presidenciale tė Kosovės, mė 17 nėntor tė vitit 2001. Kėtė anakronizėm politik, e ilustrojnė edhe kėrkesat e kushtėzuara ekstreme tė minoritetit serb nė Kosovė. Ndėr rivendikimet mė tė theksuara permanente tė kėsaj natyre janė: kthimi i forcave policore dhe ushtarke serbe, krijimi bashkive tė veēanta serbe si nė Mitrovicė (tanimė tė ndarė nė dysh, qė paralajmėron vite tė stuhishme pėr ardhmėrinė e saj), nė Zveēan dhe nė disa qendra tė tjera tė Kosovės, ku minoriteti serb pėrbėn shumicėn, si dhe sė fundi, edhe kėrkesa "urgjente" pėr krijimin e njė Ministrie pėr Cėshtje tė Refugjatėve Serbė nė kuadrin e Qeverisė ekzistuese multietnike tė Kosovės. Shprehur  me fjalorin e gjuhės popullore shqipe,  e gjithė kjo, do tė thotė:"puna qė shihet nuk do kallauz"(!?) Kėto kėrkesa janė aq transparente saqė nuk kėrkojnė ndonjė prerje tė thellė tė shoshitjes politike ngase mesazhi i tyre ėshtė krejtėsisht i qartė (me mjete paqėsore dhe me taktikė tė re, qė korrespondojnė me kėrkesat imdiate dhe aktuale tė bashkėsisė ndėrkombėtare, por me startegji tė vjetėr dhe tė pandryshuar tė regjimit tiranik gjenocidal tė Slobodan Milosheviqit), qė me ndihmėn e UNMIKUT, t'i krijojnė dhe t"i legalizojnė institucionet paralele shtetėrore serbe, kėshtu qė Kosova brenda njė kohe shumė tė shkurtėr (qė absurdi tė jetė edhe mė i madh, kjo pritet tė realizohet gjatė kohės sė mandatit tė forcave paqeruajtėse ndėrkombėtare nė Kosovė), do tė copėtohej nė dy entitete.

Shfaqja e njė skepticizmi dhe frike tė kėtillė, se nė kėtė pikėvėshtrim, do tė pėrsėriten gabimet e pafalshme tė Bernard Kushnerit dhe tė Hans Hekerupit, e jusitifkon edhe shprehja  e gatishmėrisė sė kryeadministratorit aktual tė UNMIK-ut, Miahel Shtajner, i cili nė "serialin" e takimeve tė tij tė punės me qarqet zyrtare tė regjimit tė Beogradit dhe me kryepėrfaqėsuesin e Kishės ortdokse serbe, patriarkun Pavle, ėshtė dakorduar qė pėr "ēėshtje" tė kthimit tė refugjatėve serbė, nė kuadrin e Qeverisė sė Kosovės, tė nominojė njė koordinator ndėrdikasterial, " i cili do tė kishte cilėsinė e ministrit". Sipas pohimit tė kryeshefit tė UNMIK-ut, Miahel Shtajner, ndėr tė tjera, edhe ky propozim i tij, (qė rezultoi drejtpėrdrejt nga kushtėzimi dhe diktati i politikės radikale dhe i praktikės bojkotuese dyvjeēare tė palės serbe, tė pėrfaqėsuar nga "KNS-ja" dhe "Povrataku", tė cilėt, tė udhėzuar dhe tė ndihmuar drejtpėrdrejt nga Kisha ortodkse serbe dhe nga regjimi "dedmokratik" i Beogradit, ia arritėn qė tė nxjerrin koncesione [edhe pse nė kundėrshtim tė plotė me Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė] tė favorshme politike nga ana UNMIK-ut), do tė ndikojė pozitivisht nė pėrmirėsimin e gjendjes ekzistuese tė serbėve nė Kosovė dhe nė krijimin e kushteve dhe tė rrethanave optimale pėr ardhmėrinė e multietnikes nė Kosovė.

Duke mos pretenduar nė asnjė mėnyrė qė tė vėmė nė pikėpyetje kėtė shpresė dhe binjde optimiste politike tė z.Mihael Shtajner, se pas krijimit tė institutit tė "koordinatorit ndėrdikasterial" serb pėr ēėshtje tė kthimit tė "refugjatėve" serb, nė kuadrin e Qeverisė sė Kosovės, pala serbe do tė heqė dorė pėrfundimisht nga akuzat tendencioze dhe kushtėzimet pėrulėse ndaj UNMIK-ut dhe KFOR-it,se gjoja pėrkundėr pranisė sė kėtyre dy institucioneve tė misionit paqėsor nė Kosovė, fati i tė drejtave themelore tė minoritetit serb ka ngelur nė "mėshirėn e kohės". Mirėpo, prapė, duke u nisur nga pėrvoja e hidhur e deritashme e pėrbashkėsisė me palėn serbe, me plot arsye mund tė dyshojmė se "Povrataku", do tė "kėnaqet" me kėtė propozim tė z.Mihael Shtajner.
__________________________________
Autori ėshtė doktor i Marrėdhėnieve Politike Ndėrkombėtare dhe bashkėpunėtor i Institutit Ndėrkombėtar tė Bostonit,SHBA