BAROMTERI DIPLOMATIK

Dr.Mehdi HYSENI
                                         
                                   SYNDROMI I NACIONALSHOVINIZMIT SERB NE
                                   ADMINISTRATEN NDERKOMBETARE TE BERNARD                                      
                                   KUSHNERIT NE KOSOVE
Qė nga vendosja e administratės civile ndėrkombėtare nė Kosovė, nėn drejtimin e kryeadministratorit tė UNMIK-ut, Bernard Kushner (derisa realizoi synimet e veta), pala  kundėrshtare e minoritetit serb nė Kosovė, as qė deshi tė qajė kokėn fare pėr t'u inkorporuar (sikundėr pėrfaqėsuesit e pales shqiptare) nė Kėshillin e Administratės sė Pėrkohshme.Gjatė vakuumit tė intervalit kohor bojkotues, si rrjedhim i syndromit nacionalshovinizmit tė serbėve, gjithnjė nė marrėveshje, tė kėshilluar dhe tė ndihmuar drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi nga regjimi kriminel i Slobodan Milosheviqit, kapaciteti i mekanizmave ligjorė tė qeverisjes sė pėrkohshme ndėrkombėtare tė z.Kushner nuk qe nė gjendje t'i "disiplinojė" pėrfaqėsuesit e palės serbe, duke i detyruar qė njėsoj sikurse palėn shqiptare, t'i nėnshtroheshin respektimit tė ligjeve tė Administratės Transitore Civile Ndėrkombėtare nė Kosovė(UNMIK). Si pasojė e kėsaj tolerance tė pakufijshme dhe koncesioni absurd e tė paligjshėm palės minoritare serbe, gjė qė ėshtė nė kolizion flagrant me dispozitat e Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare, serbėt nėpėrmjet formave dhe metodave tė propagandės sė ndyrė tė luftės speciale dhe subversive, ia arritėn qė tė sabotojnė nė mėnyrėn mė tė vrazhdė (gjithnjė duke inskenuar incidente dhe konflikte tė rrezikshme pėr ekzistencėn e serbėve nė Kosovė, si rrjedhim  kinse i "sulmeve tė organizuara shqiptare") misionin paqėsor ndėrkombėtar nė Kosovė.

Tendencat dhe pėrpjekjet  e kėtilla nacionalshoviniste serbe, kanė pėr qėllim qė nė vazhdimėsi (duke e ruajtuar koherencėn e tradicionales sė hegjemonizmit serbomadh nė Ballkan) shqiptarėt t'i paraqesin nė rolin e "xhelatit", e serbėt si "viktima" tė tij(?!) Ndėrrimi i kėtillė i roleve de eux machine, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė jetė i kapshėm  as fare bindės, qė bashkėsia ndėrkombėtare (ende pa e rrumbullakėsuar statistikėn e viktimave shqiptare, si dhe pa e pėrpiluar bilancin pėrfundimtar tė shkatėrrimeve tė mėdha materiale tė Kosovės nga hollokausti ēetnik serb), tė gėlltitė kėtė karrem virusoid, e tė revizionojė qėndrimet e veta ndaj krimeve gjenocidale tė Serbisė nė Kosovė.

Pėrkundėr faktit se gėnjeshtrat dhe trillimet e mėsipėrme janė produkt i kuzhinės serbe tė Beogradit, tanimė duke falėnderuar ekspertizave tė hollėsishme tė ekspertėve tė njohur ndėrkombėtarė, janė demistifikuar primesat e "mėnysė kryesore" tė saj, tė cilat (sipas standardeve tė sė drejtės ndėrkombėtare tė ambientit) janė vlerėsuar se pėrbėjnė shkallė tė lartė toksikologjike, jo vetėm pėr shqiptarėt e kolonizuar nė Ballkan, por pėr gjithė Evropėn  dhe mė gjerė, ku  po qe se nuk bėhet deratizimi urgjent dhe i efektshėm i tyre, do tė rrezikojnė seriozisht pėr vdekje vlerat fundamentale tė mjedisit ndėrkombėtar. Evitimi i njė rreziku tė kėtillė pėr (posaēėrisht pėr shqiptarėt, ngase drejtpėrdrejt dhe pėr sė afėrmi janė tė ekspozuar helmeve tė tilla tė pakontrolluara bakteriologjike serbe) sigurinė dhe paqen rajonale dhe ndėrkombėtare, mund tė bėhet vetėm nėse vjen nė shprehje sa mė pare tė jetė e mundur, aplikimi i terapisė pėrkatėse=njohja e sė drejtės sė vetėvendosjes shqiptarėve pėr shtet tė pavarur dhe sovran. Ky ėshtė i vetmi ilaē efektiv, qė mund ta shpėtojė dhe ta mbrojė pėrgjithmonė jo vetėm Ballkanin, por edhe ambientin ndėrkombėtar nga ndotja e rrezikshme e helmeve tė syndromit nacionalshivinist tė kuzhinės serbe.Mirėpo, fatkeqėsisht kėtė "reēetė terapeutike" nuk e mori fare nė konsideratė  dr.Bernard Kushner, kėshtu qė, kjo solli nė pikėpyetje objektivitetin dhe kredibilitetin e tij ndaj palės shqiptare.

                         Aplikimi i standardeve tė dyfishta

Shikuar praktikėn e deritashme tė OKB-sė, nė misionet paqėsore ndėrkombėtare (sikundėr qė ėshtė edhe rasti i Kosovės), si rregull, zakonisht dėrgohen persona qė nuk janė tė prirur pėr njėanėsi dhe subjektivizėm, qė kanė biografi tė pastėr dhe tė begatshme, si  nė aspektin moral, ashtu edhe nė atė profesional.Veēori kėto, tė dėshmuara paraprakisht  jo vetėm nė planin e brendshėm, por edhe nė atė ndėrkombėtar.Nė kėtė vėshtrim, zgjedhja e z. Bernard Kushner nga ana e Kombeve tė Bashkuara pėr kmryeadministrator tė misionit paqėsor nė Kosovė,  nuk mund tė quhet assesi oportune, pėr shkak se nuk justifikoi njė nga kriteret bazė tė kėtyre veēorive tė theksuara , e ky ėshtė objektiviteti. Nė mungesė tė kėtij elementi thelbėsor tė korpusit tė drejtavde dhe tė detyrimeve, qė dalin nga Karta e Kombeve tė Bashkuara, z. Kushner qė nga vendosja e tij nė krye tė UNMIK-ut nė Kosovė, u tregua i njėanshėm dhe nė mėnyrė tė skajshme tendencioz (duke luajtur rolin e njerkės) ndaj palės shqiptare, edhe pse kjo tėrė kohėn u tregua tejet kooperative. Kėto cilėsi negative dhe tejet tė dėmshme jo vetėm pėr ndėrtimin afatgjatė tė procesit demokratik paqėsor nė Kosovė, por edhe pėr kredibilitetin e Kombeve tė Bashkuara, z. Bernard Kushner i dėshmoi, duke aplikuar kritere dhe standarde tė dyfishta ndaj palėve nė konflikt.

Pėr kėtė arsye shfaqja e mosbesimit dhe e skepticizmit tė palės shqiptare ndaj politikės sė z.Kushner, ishte plotėsisht me bazė dhe e justifikueshme ngase ai me potezat e tij tė parė kundėr interesave jetike tė shqiptarėve,nė mėnyrė  tė vrazhdė mori anėn e palės fajtore tė minoritetit serb. Pėr tė bėrė tė qartė dhe pėr t'i rikujtuar opinionit, ėshtė e domosdoshme qė nė mėnyrė taksative (brief) , t'i vėmė nė dukje "lėshimet" e z. Kushner ndaj palės sė dėmtuar shqiptare. Sė pari, z.Kushner me dekret dhe nė formė ultimative, i detyroi pėrfaqėsuesit legjitimė tė shqiptarėve, qė t'i pezullojnė institucionet dhe organet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, qė ishin fryt i drejtpėrdrejtė i deklarimit demokratik dhe tė ligjshėm-me referendum (26-30 shtator 1991), me ē'rast votuan mbi 90% tė popullsisė shqiptare pėr liri dhe pėr pavarėsi tė Kosovės. Sė dyti, suprimoi Qeverinė e Pėrkoshme tė Kosovės, tė dale drejtpėrdrejt nga lufta e drejtė ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale e Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės(UCK). Sė treti, demobilizoi UCK-nė, tė vetmin faktor legal dhe legjitim tė mbrojtjes sė popullit shqiptar nė Kosovė, duke e transformuar kėtė nė Trupa Mbrojtėse tė Kosovės(TMK). Sė katėrti, nė vargun e eliminimit tė atributeve tė shtetėsisė sė Kosovės, z.Kushner pati guximin, qė nė saje tė miratimit tė njė rregulloreje tė thjeshtė, pa kurrfarė peshe ligjore, pa kurrfarė konsultimi (me bazėn deleguese) OKB-nė nė Nju-Jork, vetėm pėr hir tė "tolerances ndaj serbėve dhe tė tjerėve", siē u deklaroi ai mjeteve tė informimit, tė heq flamurin-simbolin kombėtar dhe shtetėror shqiptar nga godinat e institucioneve publike tė administrates civile nė Kosovė. Edhe ky akt antishqiptar, antidemokratik dhe tėrėsisht i kundėrligjshėm i dr.Kushnerit, qė preku thell nė nė sedrėn dhe nė ndjenjėn gjithkombėtare shqiptare, i cili nuk mund tė shpjegohet ndryshe, veēse si provokim me prapavijė tė rrezikshme politike pėr durimin dhe ndėrgjegjėn kombėtare  e shtetėrore tė popullit shqiptar, dhe si sfidė pėr testimin e mbitolerancės sė "aksit" tė pjekurisė politike tė subjekteve politike shqiptare nė Kosovė.

Tė gjitha kėto vendime arbitrare tė z.Kushner, me ngulmė dhe nė kohėn e duhur u kundėrshtuan nga pėrfaqėsuesit e ligjshėm tė popullit shqiptar, tė cilėt ishin nė strukturėn e Kėshillit Transitor tė Administratės Civile tė Kosovės, mirėpo ai ngeli i "shurdhėr" ndaj reagimeve tė kėtilla tė palės shqiptare.Me njė fjalė, me tė gjitha kėto "bombardime paqėsore" tė qenies shtetėrore shqiptare, pa kurrfarė baze ligjore si nė aspektin e sė drejtės vendore, ashtu edhe tė asaj ndėrkombėtare, z.Kushner i diskriminoi rėndė shqiptarėt, duke i vėnė kėshtu nė pozitė jashtėligjore dhe pa kurrfarė pushteti(!). Kėto "masa preventive" tė z.Kushner janė tė barasvlershme dhe, nė hollėsi korrespondojnė me vendimet e egra antiligjore,antikushtetuese dhe anticivilizuese, si dhe me masat gjakatare tė regjimit serb, kur mė 1989 Slobodan Milosheviqi, duke pėrdorur tanket ushtarake e policore(tėrė arsenalin e terrorit gjenocid shtetėror), pezulloi autonominė titiste tė Kosovės. Pėr mė tepėr, kėto "gabime" tė z. Kushner nė disfavor tė interesave vitale tė shqiptarėve, sheshit paralajmėruan frikėn dhe skepticizmin e palės shqiptare, ngase me tė drejtė dyshohej se nė prapaskenat e diplomacisė sė fshehtė tė aleatėve tradicionalė tė Serbisė, ishte "kurdisur" ndonjė marrėveshje qė Kosova sėrish tė mbetej pronė e patjetėrsueshme koloniale e Serbisė, apo tė copėtohej tėrėsia e saj territoriale.Mjerisht, kėtė skepticizėm dhe dyshim e fuqizon edhe qėndrimi i tanishėm i disa fuqive tė mėdha (natyrisht me prirje dhe anim proserb), tė cilat mė tepėr pėr hir tė shtrirjes sė interesave polivalente strategjike nė Ballkan (si kundėrpeshė e drejtpėrdrejtė e strategjisė politike tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė rajonin ballkanik) dhe, kinse pėr tė ruajtur "qetėsinė nė shtėpitė e tyre", nė mėnyrė tė prerė e kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės. Pėrderisa tė mbretėrojė  njė tezė e kėtillė "vlerėsuese" anakronike, e cila ėshtė e papranueshme pėr rregullat dhe pėr normat e sė drejtės ndėrkombėtare, si dhe pėr reazlitetet e reja tė krijuara nė hapėsirat e vendeve tė Evropės Lindore, e sė kėndejmi edhe nė Ballkan, se vetėm Kosova nuk mund tė gėzojė tė drejtėn e vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė (me motivacion se do tė zhbalancojė ekuilibrin e forcave politike nė Ballkan dhe mė gjerė), pėr shkak se do tė vihej deri te "federalizimi" i IRJM-sė, pėrkatėsisht i krijimit tė "Shqipėrisė sė Madhe", popullit shqiptar i kanoset rreziku permanent nga pushtimet barbare koloniale tė sllavėve tė Ballkanit, si dhe nga ripėrtėritja e interesave tė dikurshme strategjike tė disa fuqive tė mėdha evropiane (nė veēanti Rusia dhe Franca) me parashenjė proserbe. Ndėrkaq, nė anėn tjetėr, do tė krijoheshin gjasėt reale qė tė dėshtojė edhe "eksperimenti" demokratik pluralist dhe multietnik i bashkėsisė ndėrkombėtare, i cili konsiderohet si faktor me  peshė vendimtare pėr vendosjen e bashkėpunimit, tė paqes dhe tė sigurisė rajonale nė Ballkan.

                                            Kushneri nėn "uniformėn" e OKB-sė
                                           zbatoi kursin  "e panjohur" tė Parisit
                                           zyrtar nė Kosovė(!)

Si mund tė kuptohet dhe tė shpjegohet, tė paktėn nga aspekti teorik i sė drejtės humanitare ndėrkombėtare, "fenomeni Kushner"? Nė njėrėn anė, shqiparėt i  zhveshi nga tė gjitha atributet legjitime dhe legale shtetėrore, ndėrkaq, minoritetin serb e favorizoi( nė rolin e nėnės) haptazi para botės (duke mos ngurruar qė nė kėtė mėnyrė ta kompremetojė OKB-nė), nė anėn tjetėr. Arsyet pse z.Kushner gjatė mandatit tė tij paqėsor nė Kosovė, e mori anėn e palės serbe, mund t'i ketė ditur vetėm ai, e (ndoshta edhe kuzhina e diplomacisė sė nėndheshme frėngo-serbe) askush tjetėr. Njė iracionalizėm i kėtillė nė "stilin e lire" tė lundrimit nė ujėra tė turbullta politike tė z.Kushner, pėrputhet jo vetėm me reliktet e vjetra tė miqėsisė frėngo-serbe, por edhe me strategjinė e interesasve tė sotme tė qarqeve tė caktuara zyrtyare frėnge, qė tė paktėn "tėrthorazi" (pse jo edhe duke kompremetuar Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, z.Kofi Anan) tė mirret nė mbrojtje Serbia e sotme e vitit 1914, e cila botėrisht ėshtė denoncuar nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr holocaust ndaj shqiptarėve nė Kosovė (1989-1999). Gjithashtu, veprimet tendencioze dhe subjektive tė z.Kushner ndaj interesave jetike tė shqiptare, pėrkojnė dhe janė tė ndėrlidhura ngusht me taktikėn dhe me strategjinė politike tė Parisit zyrtar. Kėtė konstatim tonin, e mbėshtetin edhe taktizimet e fshehta tė Francės (me rastin e ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s kundėr tė ashtuquajturės "RF Jugosllave") nė kuadrin e Aleancės sė Atlantikut Verior. Kėtė e provon edhe deklarata e Majk Short, komandant i Aviacionit Amerikan, biri i tė cilit mori pjesė drejtpėrdrejt si pilot nė operacionet ushtarake ajrore kundėr forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe nė Kosovė. Ky kritikoi nė mėnyrė tė ashpėr disa qeveri tė Evropės Perėndimore, posaēėrisht Francėn (edhe  pse kishin pranuar propozimin pėr ndėrhyrje ushtarake kundėr regjimit gjenocid tė Slobodan Milosheviqit), pėr shkak tė hezitimit dhe taktizimeve tė saj tė (bardhezi) skajshme gjatė fushatės sė bombardimeve, nė vend se (qė nga fillimi i kėtyre operacioneve), tė mbėshtetnin konceptin anglo-amerikan tė strategjisė offensive tė shkatėrrimit tė pėrgjithshėm tė objekteve dhe tė arsenalit ushtarak tė "RFJ-sė", dhe kėsisoj tė bėnin tė mundur zhvillimin total tė aksionit luftarak, duke i pėrdorur tė gjitha mjetet nė dispozicion, me tė vetmin qėllim qė, kundėrshtarin ta detyronin pėr tė kapitulluar nė mėnyrė pėrfundimtare.

Gjithashtu, pėr dėshtimin e konceptit tė ndėrhyrjes sė forcave ushtarake tokėsore ndėrkombėtare nė Kosovė, pėrgjegjėsinė kryesore e mban Franca ngase nė kėtė mėnyrė (e shpėtoi aleatin e vet tradicioanl, Serbinė) , Milosheviqit I krijoi fushėveprim tė mjaftueshėm, duke ia lėnė atij duart e lira qė me "gjakftohtėsi" mizore tė pėrqėndrohej nė kryerjen e krimeve monstruoze gjenocidale-spastrimin etnik tė shqiptarėve nga Kosova. E gjithė kjo dėshmon faktin se, favorizimi i serbėve nga ana e Kushnerit nuk ishte aspak i rastit apo ēėshtje konfuzioni i mosnjohjes sė "kodeksit" ligjor tė detyrave dhe tė autorizimeve, tė marra pėrsipėr nga ana e OKB-sė (ngase Kushneri ka prvojė tė gjatė nė pjesėmarrjen e misioneve tė kėtilla paqėsore ndėrkombėtare, nė veēanti tė atyre humanitare ndėrkombėtare), por ishte nėn ndikimin e politikės dirigjuese tė Parisit , qė me konsekuencė tė pėrfillte interesat e strategjisė sė diplomacisė tradicionale tė Francės ndaj Serbisė pushtuese.

Njė mission i kėtillė i Bernard Kushnerit  (pavarėsisht nga "detyrat" e ngarkuara tė urdhėrdhėnėsve tė tij, ėshtė nė kundėrshtim jo vetėm me etikėn dhe me parimet e sė drejtės humanitare ndėrkombėtare, por edhe me normat themelore tė rendit juridik ndėrkombėtar. Pikėrisht, pėr shkak tė favorizimit tė njėanshėm tė minoritetit serb, si rrjedhim i diktatit tė interesave tė politikės zyrtare tė shtetit tė tij, qė nė rastin konkfret sollėn nė relativizimin e aplikimit tė ligjeve ndėrkombėtare, e mbi tė gjitha tė dispozitave tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, duke e kompfremetuar kėshtu, dhe duke e vėnė nė pikėpyetje autoritetin dhe misionin Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj Organizate botėrore, z.Kofi Anan (me kohė) do tė duhej tė rishikonte cilėsinė e pėrshtatshmėrisė dhe tė gjitha veprimet arbitrare tė paligjshme  tė z.Kushner (i cilite pala shqiptare e kishte humbur besimin, pėr shkak tė diskriminimit tė njėanshėm tė saj, si dhe pėr shkak tė denigrimit tė qėllimerve dhe tė parimeve kryesore tė Kartės sė OKB-sė), tė cilat pa dyshim kanė ndikuar negativisht nė zvarritjen e stabilizimit dhe tė avancimit tė procesit paqėsor nė Kosovė.

                                            Si u legalizua "ndėrkombėtarisht"
                                            Kėshilli Nacional Serb i Graēanicės?

Eshtė pėr ēdo gjykim se si z.Kushner e ka nėpėrkėmbur mikpritjen e ngrohtė dhe bashkėpunimin e ngushtė konstruktiv tė palės shqiptare, gjithnjė nė favor tė palės sė minoritetit serb, e cila gjatė gjithė mandatit tė tij, u tregua jokooperative dhe agresive nė qėndrimet e saj, duke e mbrojtur kėshtu me konsekuencė dhe nė mėnyrė tė skajshme iracionale qėndrimin dhe vlerėsimin e politikės zyrtare tė regjimit fashist gjenocidal tė Beogradit, se instalimi i trupave paqeruajtėse ndėrkombėtare nė Kosovė janė vetėm okupator tė gjithė serbėve, e UCK-ja ėshtė "organizatė terroriste". Nėn thelb, kėto akuza janė tė paqėndrueshme (si pėr regjimin kriminel tė Slobodan Milosheviqit, ashtu edhe pėr regjimin "demokratik" tė dr.Vojisllav Koshtunicės), sepse kanė pėr qėllim qė me ēdo kusht (shihet hapatazi se menduria kolektive serbe ende nuk ėshtė ngopur me viktimizimin e shqiptarėve) tė justifikojnė terrorizmin dhe gjenocidin shtetėror tė Serbisė kolonialiste tė Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarėve dhe Kosovės. Kėtu qėndron poenta pse bishti i kuēedrės gllabėruese serbomadhe (pas disfatės sė turpshme tė makinerisė shfarosėse tė Milosheviqit nga forcat ēlirimtare tė UCK-sė dhe nga operacionet ajrore luftarake tė NATO-s, me arsye ndjehet, i rezignuar dhe nė mėshirėn e stihisė, ngase siē thotė populli "ēfarė mbjellėsh do tė korrėsh". Pėr kėtė, ėshtė mė se i vetėdijshėm minoriteti serb nė Kosovė. E di fare  mire, se ky ishte ndėr autorėt e pare tė thurjes dhe tė atribuimit tė veprave kriminele tė paqena shqiptarėve. E di fare mire, se ky pėrbėnte fuqinė kryesore motorike tė lėvizjes sė kokės sė makinerisė ndėshkuese nga Shumadija pėr tė shkretnuar qenien shqiptare brenda dekadės sė fundme tė shekullit XX. E di fare mire se pėr t'i "gjunjėzuar" shqiptarėt, rekrutoi dhe bashkėpunoi fshehurazi dhe haptazi, pothuajse gjysmė shekulli me misionarėt e kishės ortodokse, me agjenturat sekrete policore e ushtarake shoviniste serbe, tė cilat qė nga viti 1945 deri mė 1980, pėrgatitėn nė hollėsira "aktakuzėn" pėr t'i vrarė dhe shfarosur shqiptarėt nga Kosova) i mbetur nė tokėn e huaj shqiptare, nė asnjė mėnyrė nuk  ka pranuar tė jetė kooperativ me KPA-n e Bernard Kushnerit.

Kėto veprime, nė esencė pretendojnė pėr t'i rehabilituar reprezaliet dhe gjenocidin e regjimit fashist serb, domethėnė synojnė rikthimin e mėparshėm tė gjendjes okupuese nė Kosovė, nėn drejtimin e regjimit tė egėr shtypės tė Beogradit, e qė mbi tė gjitha bijnė ndesh me pėrmbajtjen e Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, nė vend se tė sanksionoheshin, kėto u pėrligjėn nga ana e administrates sė Kushnerit.

Pra, psikologjia perfide dhe dinake e politikės serbe, duke bojkotuar dhe kushtėzuar Kushnerin nė ēdo potez tė tij nė favor tė ndėrtimit tė paqes dhe tė sigurisė nė Kosovė, u kurorėzua me sukses, sepse arriti qė tė pėrfitojė Kushnerin si partner tė vetin, kėtė e dėshmoi nė mėnyrė illustrative formimi i Kėshillit Nacional Serb nė Graēanicė. Pikėrisht kėtu qėndron merita mė e madhe e nacionalsocialistėve serbė, sepse nė kundėrshtim me ligjet e administrates civile nė Kosovė, ia arritėn tė legalizojnė Kėshillin Nacional Serb, pėrkatėsisht Qeverinė e pėrkohshme serbe, si pushtet parallel tė qeverisė ndėrkombėtare tė Kushnerit. Njė dukuri e kėtillė, juridikisht dhe politikisht absurde, deri tani askund nuk ka ndodhur nė historinė e misioneve paqėsore ndėrkombėtare tė OKB-sė?! Kėtė "fenomen tė ri", tė shpikur nga Bernard Kushneri, nuk mund ta gjesh nė asnjė doracak tė sė drejtės ndėrkombėtare.Ky mund tė jetė i pranueshėm vetėm pėr regjimin kriminel-fashist serb tė Slobodan Milosheviqit, pėrkatėsisht tė dr.Vojislav Koshtunicės dhe tė Nebojsha Qoviqit (qeveritė republikane dhe federale tė tyre po e zbatojnė me pėrpikmėri kursin politik tė Slobodan Milosheviqit, i cili pėr krimet gjenocidale ndaj shqiptarėve,po gjykohet nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės), si dhe pėr aleatėt e tij, siē ishte nė kėtė rast vetė Bernard Kushner.
Legalizimi i KNS-sė nė kuadrin e jursidiksionit tė protektoratit ndėrkombėtar nė Kosovė, tanimė botėrisht nxori nė pah pretendimet dhe qėllimet e ndyta tė minofritetit serb. Sė pari, me bojkotimin total tė KPA-sė, ia arriti qė tė krijojė zonat e rrezikshme tė enklavizimit serb, gjė qė nė kėtė mėnyrė, pa kurrfarė pengese, arriti tė legalizohet dhe tė veprojė Kėshilli Nacional Serb nė enklavėn e Graēanicės me peshkopin Artemije Radosavleviq nė krye, i cili qė atėherė ėshtė nė lidhje, nėn komandimin dhe nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė aparatit shtetėror policor-ushtarak serb tė Beogradit. Eshtė me rėndėsi tė vėmė nė dukje faktin se, struktura e KNS-sė, pėrbėhet nė tėrėsi nga xhelatėt ēetnikė serbė (popa, udhėheqės, ushtarakė, policė, paramilitarė, agjentė tė ndryshėm tė sigurimit etj., tė cilėt veprojnė lirisht nėpėr Kosovė, madje nė raste tė caktuara edhe nėn pėrcjelljen dhe mbrojtjen e forcave ndėrkombėtare ), qė  kanė kryerė krime gjernocidale kundėr populates shqiptare nė Kosovė, gjatė luftės mbrojtėse ēlirimtare e antikoloniale tė UCK-sė, tė cilėt edhe pas dėshtimit tė turpshėm tė falangave paramilitare, mercenare, policore e ushtarake tė S. Milosheviqit (tė ngelur nėn administrimin e forcave ndėrkombėtare), jo vetėm se nuk u tėrhoqėn definitivisht dhe fare "nuk e ndėrruan gėzofin", qė t'u kėrkojnė falje botėrisht shqiptarėve, pėr veprat e tyre barbare fashistoide gjenocidale, nė emėr tė gjithė kolketivitetit serb, por me  tė njėjtin arsenal politiko-propagandistik, tė strategjisė sė frikėsimit, tė dhunės dhe tė terrorit, vazhduan prapė "kėngėn e vjetėr", nė veēanti kundėr popullates shqiptare nė qytetin e Mitrovicės, e cila "me bekimin" e administrates sė Kushnerit, de facto ėshtė ndarė nė dy pjesė, duke u shndėrruar kėshtu nė prototipin e Jerusalemit.
Lidhur me kėtė ēėshtje,  Me tė drejtė shtrohet pyetja, me ēfarė tė drejte dhe, nė bazė tė cilit nen tė Rezolutės 1244, z. Bernard Kushner, e eliminoi pėrfshirjen e Mitrovicės nė tėrėsinė e jurisdiksionit ndėrkombėtar tė UNMIK-ut? Ky ishte potezi mė fatal  i administrates sė   Kushnerit, sepse nė mėnyrė arbitrare dhe absurde e injoroi Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė. Nė kėtė rast, krijoi njė problem tė ri (deri tani tė pazgjidhshėm, me tendencė qė tė "evoluojė" nė ndarjen e Mitrovicės nė dy pjesė) nė relacionin midis shqiptarėve dhe serbėve. Ky "gabim" i Kushnerit, do t'iu kushtojė shtrenjtė shqiptarėve, sepse  prapavija e tij politike ėshtė plotėsisht simetrike me Deklaratėn e  lordit Balfur tė vitit 1917(James Arthur Balfour,ish-sekretar i shtetit britanik pėr Marrėdhėnie tė Jashtme), e cila bėri tė mundur qė nė truallin e lashtė tė Palestinės, tė krijohet njė shtet i huaj cionist-Izraeli.

                            (Vazhdon pjesa e dyte)

                    Lejimi i zgjedhjeve federative serbe nė Kosovė-
                    dėshmi e besnikėrisė sė Kushnerit ndaj Beogradit

Gjykuar sipas parametrave tė politikės joetike, joparimore dhe jodemokratike tė B.Kushnerit ndaj palės sė dėmtuar shqiptare, tė cilėt ishin nė favor tė institucionalizimit tė struktrukturės shtetėrore dhe shoqėrore(KNS-ja, e ndihmuar moralisht, materialisht, politikisht dhe ushtarakisht nga Beogradi), pavarėsisht nga mbajtja e zgjedhjeve lokale (28 tetor 2000) nė Kosovė, eksponentėt agresivė tė minoritetit serb nė asnjė mėnyrė "nuk gjetėn alternativėn racionale" pėr t'i varrosur flamujt e nacionalshovinizmit dhe tė racizmit tė tyre ndaj shqiptarėve tė dėmtuar  nė Kosovė. Pėrkundrazi, kėta ndotės tė ambientit autokton shqiptar, vazhduan obstruksionet, joparimėsinė dhe kritikat e paqėndrueshme antishqiptare(duke i akuzuar shqiptarėt pėr "uzurpimin" e tė drejtave themelore tė pakicės serbe nė Kosovė), qė ndėrlidheshin tėrėsisht me njėanshmėrinė e veprimeve antiligj ndėrkombėtar tė Bernard Kushnerit, i cili pa kurrfarė baze qoftė morale, politike a juridike ndėrkombėtare, u legjitimua si avokat i serbėve, madje duke e denigruar edhe flamurin e OKB-sė(!) Mirėpo, pėrkundėr kėtij fakti, minoriteti serb asnjėherė tė ndjehet i kėnaqur me koncesionet e njėanshme dobiprurėse tė mikut tė tyre francez, nė dėm tė politikės dhe tė interesave kombėtare e shtetėrore tė shqiptarėve nė Kosovė.

"Shėrbimet e vullnetit tė mire" (Kushneri "me bukė",duke mos e harruar miqėsinė e vjetėr tradicionale francezo-serbe) tė ish-kryeadministratorit tė pare tė OKB-sė nė Kosovė, pala serbe vetėm verbalisht i shpėrbleu "me gurė", kurse nė praktikė (pėrmes formave mė tė ndyta agresive tė bojkotimit) i aplikoi me pėrpikėmėri, sipas rekomandimeve "origjinale" antishqiptare tė regjimit zyrtar tė Beogradit. Kėtė konstatim, e provoi edhe organizimi i zgjedhjeve serbe nė shkallė federative  (presidenciale dhe parlamentare) pėr minoritetin serb nė Kosovė, tė cilat u mbajtėn mė 24 shtator tė vitit 2000. Lejimi i mbajtjes sė kėtyre zgjedhjeve nė Kosovė nga ana e Kushnerit, pikėsėpari ishte nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 tė KS-sė dhe me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, si dhe me rregullat dhe me normat e sė drejtės ndėrkombėtare, ngase nė rastin konkret, ėshtė shkelur nė mėnyrė flagrante e drejta e sovranitetit tė jurisdiksionit ndėrkombėtar nė Kosovė. Ky potez politik i Kushnerit ėshtė i paprecedencė dhe i panjohur nė praktikėn e deritashme tė misioneve paqėsore tė OKB-sė. Gjithashtu, njė veprim i kėtillė arbitrar ėshtė nė shpėrputhje jo vetėm me bazėn ligjore tė rendit juridik ndėrkombėtar, por edhe me parimin e etikės politike, sepse nė kėtė mėnyrė "dorėzoi armėt" para trysnisė sė vaqzhdueshme tė politikės propagandistike tė regjimit pushtues gjenocidal tė Slobodan Milosheviqit, ku pa kėrkesėn e drejtpėrdrejtė zyrtare tė tij, Kushneri legalizoi zgjedhjet federale serbe edhe nė Kosovė(!) Nė kėt formė, Kushneri  i hapi dyert qė nė Kosovė, "si pėrforcim i ri" tė rikthehen lirisht cionistėt ēetnikė serbė tė Slobės, qė t'iu bashkohen agjitatorėve dhe bashkėpunėtorėve tė tjerė ilegalė tė bandave kriminele serbe (tė cilat edhe sot, nė praninė e KFOR-it+UNMIK-ut, janė duke terrorizuar shqiptarėt nė Mitrovicė), tė cilat pas tėrheqajes sė "kryeforcės" ushtarako-policore, paramilitare e mercenare kanė ngelur tė barrikaduar nėpėfr enklavat serbe nė Kosovė, dhe me ēdo kusht (duke mos zgjedhur mjete dhe metoda sikurse nė prag dhe gjatė luftės agresore e gjenocidale tė S.Milosheviqit sipas strategjive tė "tokės djegur" dhe tė "patkoit tė kalit" pėr shfarosjen dhe dėbimin e shqiptarėve nga Kosova) kėrkojnė rivendosjen e pushtetit tė egėr kolonial serb nė Kosovė.

Zgjedhjet e lejuara serbe nė Kosovė nėn "ombrellėn" e Kushnerit, anė qenė rasti mė i volitshėm, qė boshti Graēanicė-Beograd, t'i harmonizojė qėndrimet dhe pikėpamjet pėr riorganizimin dhe pėr rikonsolidimin e pushtetit sundeues kolonial serb nė Kosovė (pėrmes "korridorit" tė rrezikshėm tė Mitrovicės). Natyrisht, njė bashkėrendim i kėtillė, qė u zhvillua dhe po zhvillohet nėn firmėn e Kėshillit Nacional Serb tė Graēanicės, tė prirė nga klerikėt mė perfidė dhe mė shantazhistė serbė, Artemije Radosavleviq dhe Sava Janjiq, ėshtė duke pėrdorur mjetet propagandistike tė inskenimit tė grindjeve dhe tė fėrkimeve (KNS+KTHIMI" etj.) nė relacion me qendrėn komanduese-Beogradin, me qėllim qė tė tregohet para opinionit tė brendshėm dhe atij ndėrkombėtar, se serbėt e mbetur nė Kosovė janė "engjuj", janė pėr koekzistencė me shqiptarėt,por ja, Beogradi ėshtė ai qė atyre ua "prish" punėt pėr tė arritur kėtė objektiv "vizionar" tė ardhmėrisė sė tyre me shqiptarėt nė Kosovė. Kėto janė gėnjeshtra, manipulime dhe dredhi tė kulluara, qė kanė pėr qėllim ta dezinformojnė vazhdimisht opinionin.  Sajues dhe prijatar i tyre ėshtė peshkopi Artemije Radosavleviq, i cili nė kėtė kuptim ėshtė deklaruar disa here nėpėrmjet masmediave tė ndryshme. Kėtė hipokrizi tė ndėrgjegjės sė fetare dhe ideologike, e provon edhe kontinuiti trevjeēar i "rebelimit" tė fashistėve serbė nėn administrimin ndėrkombėtar tė Kosovės(KFOR+UNMIK).  
Se nė ēfarė staid ėshtė e ndėrlidhur KNS-ja e Graēanicės me "ēaushėt" e Beogradit, kėtė e dėshmojnė edhe pėrpjekjet dhe veprimet e deritashme legale dhe tė nėndheshme tė klerikėve ortodoksė serbė, tė cilėt nė vazhdimėsi nėn "vellon" e tyre tė zezė, indoktrinojnė dhe nxisin minoritetin serb, duke e ushqyer me urrejtje, me gėnjeshtra dhe me nacionalshovinizėm serbomadh, qė tė mos heq dorė nga organizimi i revoltave, nga bojkotimi, nga aksionet e ndryshme tė armatosura kundėr shqiptarėve nė shtėpinė tyre stėrgjyshore, siē po ngjet nė qytetin e ndarė tė Mitroivicės (qėkur Kosova ndodhet nėn mandatin  ndėrkombėtar tė OKB-sė), si dhe nė enklavat e tjera serbe, tė bunkerizuara nė pjesė  tė tjera tė Kosovės. Kėtė luftė tė vazhdueshme antishqiptare, e dėshmon edhe rasti mė drastic i peshkopit Sava Janjiq (zėdhėnės i KNS-sė gjatė mandatit tė Kushnerit), i cili nė bashkėpunim dhe I urdhėruar nga regjimi I Beogradit, I ka dėrguar "dosjen e zezė" Tribunalit Ndėrkombėtar tė Hagės, pėrmes sė cilės I akuzon  pėr "krime lufte" disa nga liderėt ushtarakė tė UCK-sė(!) Thjesht, ky ėshtė misioni "engjullor" I "luftės sė shenjtė" tė priftrinjve ortodoksė serbė, tė cilėt propagandojnė beteja tė reja kundėr shqiptarėve nė Kosovė(sikurse gjatė gjithė historisė sė deritashme serbo - shqiptare, nė emėr tė Zotit, nė emėr tė patriotizmit tė rrem gjithėserb, nė emėr tė "kralit dhe adheut" tė huaj, tė gjitha regjimet sunduese koloniale serbe nė lidhje dhe bashkėpunim tė ngushtė me Kishėn ortodokse serbe, ikanė spastruar trojet e Shqipėrisė etnike, duke I vrarė dhe,duke I  shpėrngulur shqiptarėt nė Anadoll tė Turqisė dhe nė vende tė tjera tė Evropės). Paranoja e tyre kolketive antishqiptare (edhe pse tanimė serbėt e kanė tė qartė se e kanė humbur pėrgjithmonė koloninė e tyre qindravjeēare-Kosovėn), kursesi tė izolohet nga serbocentrizmi autodestruktiv dhe makroprojektet ( si i pozitės nė pushtet, ashtu edhe i opozitės) e kolonializmit sllav nė Ballkan. Pikėrisht mbi kėtė bazė tanimė tė dėshtuar, boshti Graēanicė-Beograd, synon t'i arrijė kėto qėllime  afatgjata: 1) sė pari, do tė tentojė (duke i pėrdorur tė gjitha mjetet teknologjike tė makinerisė sė propagandės fashiste serbe) tė pėrfundojė nė tėrėsi enklavizimin serb, process ky, i cili sipas strategjisė sė "tokės sė djegur" tė regjimit pushtues tė S.Milosheviqit, tė Kishės ortodokse dhe tė elitės intelektuale kulturore dhe politike serbe, do tė krijonte parakushtet themelore pėr copėtimin e Kosovės; 2) sė dyti, nė rast dėshtimi tė kėtyre pėrpjekjeve tė njėsuara tė amalgams strukturore tė KNS-sė  tė Graēanicės, pakica serbe, pėrkatėsisht "pengjėt e getoizuar" tė kriminelit S. Milosheviq dhe tė ultranacionalistit dr.Vojislav Koshtunica(trashėgimtar dhe pauses i devotshėm i regjimit nacionalsocialist tė S.Milosheviqit), fundja do tė ndjeheshin tė kėnaqur edhe me krijimin e ndonjė "minipushteti" serb nė Kosovė (antitezė e Qeverisė sė sotme multietnike tė Kosovės), qė praktikisht do tė ishte marionette dhe "servis"  i qendrės komnaduese tė Beogradit. Ky rol i rrezikshėm (po qe se kėto "ėndrra nė diell" tė hegjemonistėve serbė, do tė vinin nė shprehje pėr t'u realizuar me ndihmėn e ndonjė faktori tė jashtėm me prirje tė "sallatės serbe") pėr stabilizimin dhe avancimin e procesit paqėsor nė Kosovė, tanimė duket sheshit se i ėshtė besuar KNS-ė tė Graēanicės, "Povratakut" dhe Qendrės bashkėrenduese  tė Serbisė pėr kthimin e serbėve nė Kosovė me nė krye Nebojsha Qoviqin, nėnkryetar i qeverisė sė Serbisė.

                             Kush dhe pse e shpėrbleu Bernard Kushnerin
                             doktor nderi tė Universitetit tė Prishtinės?!

Duke mbajtur parasysh tėrė bagazhin  "e palarė" tė politikės diskriminuese tė Bernard Kushnerit ndaj palės shqiptare dhe cenimin e rregullave  dhe tė normave tė sė drejtės ndėrkombėtare nė krye tė misionit paqėsor ndėrkombėtar tė OKB-sė nė Kosovė, me plot tė drejtė shtrohet pyetja: si ndodhi qė Bernard Kushneri, (pas dorėheqjes ultimative, si rrjedhim i trysnisė sė faktorit ekstrem serb) tė nderohet me ēmimin-doktor nderi i Universitetit tė Prishtinės?! Pavarėsisht se nga ka lindur ideja, kush ishte propozuesi dhe, ai apo ata qė e miratuan atė, ky ėshtė njė potez absurd dhe i pajustifikueshėm i politikės zyrtare shqiptare tė Kosovės, kur tanimė edhe "vremēat e malit" e dijnė se Bernard Kushneri, nuk ka bėrė asgjė tė mirė pėr Kosovėn, duke mos zgjidhur asnjė problem tė saj akut me tė cilin ballafaqohej popullata shqiptare,si rrejdhim i luftės dhe i agresionit gjenocidal tė Serbisė. Pėrkundrazi, dirty politic  e Kushnerit, ndikoi drejtpėrdrejt jo tė zgjidhen ēėshtjet me karakter prioritar tė Kosovės sipas  Marrėveshjes sė Rambujesė (mars 1999) dhe Rezolutės 1244 tė KS-sė tė OKB-sė, por krijoi konfuzion dhe anarki tė panevojshme nė administratėn e UNMIK-ut dhe tė KPA-sė ("instut" ky, i formuar nga ana e Bernard Kushnerit nė mėnyrė arbitrare dhe nė kundėrshtim me dispozitat e Rezolutės 1244), tė cilat ēuan nė krijimin e problemeve tė reja, siē ėshtė rasti i Mitrovicės dhe revizionimi i Zonės  sė sigurisė tokėsore tė Kosovės  ndaj Serbisė, tė cilėn e realizoi nė praktikė pasardhėsi i tij, Hans Hekerupi. Vallė, pėr kėto "merita tė jashtėzakonshme", Universiteti i Prishtinės, e nderoi me "ēmimin nobel" universitar, Bernard Kushnerin, kur dihet se ky nė marrėveshje me serbėt dhe me urdhėrdhėnėsit e tij tė "padeshifruar" nga Parisi apo Moska, siē thotė populli: "na e la kopilin nė derė"=MITROVICEN E NDARE NE DYSH(!) Fenomenologjia e fatit tė kėtij qyteti dhe e kėsaj qendreje  industriale shqiptare, imponon zgjidhjen e drejtė sa mė tė shpejtė nė favor tė qenies shqiptare, si dhe nė mėnyrė tė pashmangshme shtron kėto pyetje relevante: ēfarė do tė thotė ky shembull tragjik ( i shqiptarėve) pėr Kushnerin, pėr Rugovėn dhe pėr tė gjithė ata, tė cilėt janė mashtruar nga Kushneri, apo mė mirė tė thuhet janė vetėmashtruar dhe vetėtradhtuar, e shpėtimin e presin nga Kushneri dhe nga aleatėt e tij sllavė. Edhe sa vite duhet tė kalojnė qė tė zgjidhet problemi i Mitrovicės? Edhe sa shqiptarė duhet tė vritėn, tė terrorizohen dhe tė nxirren me dhunė nga shtėpitė e tyre nga bandat kriminele tė mbeturinave policore e paramilitare serbe, e pėr kėtė tė mos pėrgjigjet askush? Edhe sa vite duhet tė kalojnė, e shqiptarėt tė kthehen pėrfundimisht nė shtėpitė, nė banesat dhe nė pasurinė e tyre? Eshtė edhe Mitrovica pjesė e natyrshme integrale e territorit tė Kosovės, qė sipas Rezolutės 1244, patjetėr duhet tė jetė nėn administrimin dhe nėn mbrojtjen e drejtpėrdrejtė tė KFOR-it dhe tė UNMIK-ut? Vallė, mos Mitrovica (sipas ndonjė traktati tė fshehtė, si rrjedhojė e transaksioneve tė diplomacisė tregtare tė shteteve tradicionalisht me prirje antishqiptare) ėshtė rezervuar tė jetė "manastiri" mė i shenjtė ekonomik pėr Shumadinė, dhe ndėr mė atraktivėt pėr koherencėn e interesave strategjike tė aleancės tradicionale tė Serbisė gjakatare?

Duke  injoruar kėto argumente tė pakundėrshtueshme, pala shqiptare nė mėnyrė tė verbėr dhe nė stilin e politikės ekzistencialiste romantike ( e dehur nga "humanizmi dhe e vaksina e Luj Pasterit francez"), provoi naivitetin dhe shkallėn e papjekurisė sė saj si ndaj interesave vitale kombėtare shqiptare, ashtu edhe ndaj interesave strategjike tė partnerizmit tė vet ndėrkombėtar nė Kosovė. Nėse, patjetėr ėshtė dashur qė Universiteti i Prishtinės, tė japė ndonjė ēmim tė kėtij lloji, atėherė ky do tė duhej t'i jipej nė radhė tė parė ndonjė personaliteti tė shquar nga miqtė dhe shpėtimtarėt  e popullates shqiptare  nga terrori shtetėror dhe gjenocidi serb, siē ishin ish-presidenti i SHBA-sė, Bill Klinton, ish-Sekretarja e shetit, Medlin Ollbrajt ose gjenerali Uesli Klark ( udhėheqėsi i operacioneve luftarake tė Aviacionit tė NATO-s kundėr caqeve ushtarake strategjike tė "RFJ"-sė sė S.Milosheviqit), e jo tė shpėrblehej miku mė i ngushtė i armikut tė pėrbetuar tė shqiptarėve, Bernard Kushner. Pėr mė tepėr, ky shembull drastik, i papeshuar  politikisht dėshmon prirjen dhe simetrinė e konstantės historike tė "filozofisė politike" tė shqiptarėve nė Kosovė. Duke u mbėshtetur verbėrisht nė frymėn e politikės "internacionaliste tė bashkim-vėllazėrimit" tė Serbisė sė Madhe, tė quajtuar Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė, Universiteti i Kosovės nė vitet e 70-ta, e lauroi Josip.B.Titon (ish- kryetar i RSFJ-sė)me titullin-doktor nderi. Edhe pse, qė atėherė kanė kaluar mė se 30 vjet, dhe se, sot politikanėt zyrtarė shqiptarė tė Qeverisė multietnike tė Kosovės nuk ndodhen nėn "saēin e skuqur" tė  urdhėrave dhe tė diktatit  tė UDB-sė sė Beogradit (sikurse qė ishte rasti dikur me udhėheqėsitė politikė autonomistė shqiptarė tė Kosovės), kėta fatkeqėsisht (me dr.Ibrahim Rugovėn nė krye) janė duke i pėrsėritur tė njėjtat gabime nė kurriz tė popullit shqiptar. Janė duke e ndjekur tė njėjtėn taktikė tė sakrifikimit tė relevancės kombėtare dhe shtetėrore (sikurse tė parėt, tė mishėruar naivisht nė karremin e politikės internacionaliste kozmopolite-ēetniko-komuniste jugosllave), duke mos e kuptuar esencėn e  ndėrvarėsisė komplekse tė pluralizmit (qė teorikisht dhe praktikisht do tė thotė njė lloj simbioze e bashkim-vėllazėrimit ndėrkombėtar=dominim i religjionit tė tregut tė lirė total ndėrkombėtar, qė shpie drejt kataklizmės sė ardhmėrisė sė njerėzimit veēanėrisht tė shteteve tė vogla dhe tė mesme me probleme tė pazgjidhura nė sferėn ekonomike, politike  dhe kombėtare), tė "humanizmit", tė univrsalizmit  dhe tė internacionalizmit neoliberal tė ambientit ndėrkombėtar.

Duhet tė nėnvizojmė se, ndėr prioritetet kryesore tė politikės sė Qeverisė multietnike tė Kosovės, duhet tė jetė vėnia nė "rend dite" e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, pėrndryshe ēdo  zvarritje absurde e kėtij procesi, do ta ndėrlikojė edhe mė shumė  zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės, pėr shkak se politika propagandistike dhe diplomacia e hapur dhe e fshehtė e Serbisė po e sondojnė terrenin ndėrkombėtar (para sė gjithash Rusinė, Francėn, Bjellorusinė, Ukraninėn, Greqinė dhe Kinėn etj.), qė me ēdo kusht tė jetė ndėr aktorėt kyē=pjesėmarrės direkt nė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Cdo vonesė e ngritjes sė kėsaj ēėshtjeje jetike, do tė jetė vetėm nė favor tė armiqve tė pavarėsisė sė Kosovės.

Pėrderisa tė mos pėrcaktohet cilėsia definitive e Kosovės, ėshtė iluzore tė shpresohet se mund tė zjgidhet ndonjė nga problemet " e nxehta" me tė cilat po ballafaqohet populli shqiptar nė Kosovė. Pra, mos tė humbasim kohė dhe tė mos harxhojmė "energji", duke "shkrirė mend" se si, dhe kujt t'i dhurojmė "kristale" tė Trepēės dhe tituj e grada tė ndryshme nderi,sikurse qė ishte rasti i Universitetit tė Prishtinės me Kushnerin(sikur ēmimi i Kushnerit, t'i jepej edhe popit Artemije Radosavleviq, qarqet zyrtare tė Universitetit tė Prishtinės, do ta bėnin tė njėjtin gabim, duke mbajtur tė njėjtėn pėrgjegjėsi tė pafalshme), por Qeveria dhe Parlamaneti multietnik i Kosovės, nevojitet qė sa mė parė tė jetė e mundur, tė pėrqėndrohen nė pėrgatitjet e organizimit dhe tė mbajtjes sė referendumit  gjithėpopullor pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.
_____________________________
Autori ėshtė dr. i Marrėdhėnieve Politike Ndėrkombėtare dhe bashkėpunėtor i Institutit Ndėrkombėtar tė Bostonit, SHBA