Ai kėrkon tė marrė hak ndaj Serbisė pėr turpėrimin qė i ka bėrė ajo atij dhe familjes sė tij. Ndėrkohė qė ēdo gjė qė thotė Millosheviqi nė Hagė, pėrbėn njė konfirmim pėr shqiptarėt se e ardhmja e tyre nuk ėshtė mė me Serbinė

 Analizė: Mirko KLARIN / HAGĖ

 

Nė fillim tė gjyqit ndaj tij, Sllobodan Millosheviq ka deklaruar se misioni i tij ėshtė tė “shkatėrrojė gjykatėn” dhe tė “tregojė pėrgjegjėsinė” e politikanėve perėndimorė dhe qeverive tė kėtyre vendeve pėr shkatėrrimin e federatės jugosllave dhe krimet e kryera ndaj ish-RFJ, dhe veēanėrisht Serbisė, gjatė kėtij procesi.

 

Vetėm pas 22 ditėsh dhe dėshmive tė 20 dėshmitarėve, ėshtė ende herėt tė vlerėsohet suksesi i Millosheviqit nė misionin e tij. Por,  nuk ėshtė shumė shpejt tė vėrehet suksesi i tij nė njė pėrpjekje tjetėr, megjithėse ai nuk e ka shpallur kurrė publikisht kėtė synim.

 

Synimi i tij i fundit ėshtė tė marrė hak ndaj Serbisė nga qelia e tij nė Hagė dhe tė pėrpiqet ta shndėrrojė atė nė njė shtet tė ngjashėm me atė qė ka qenė gjatė 13 vjetėve tė pushtetit tė tij. Millosheviqi ka vetėm njė bashkėpunėtor nė kėtė mision, gruan e tij Mira Markoviq.

 

Palėt e tjera tė cilat e mbrojnė atė nė Serbi, si Partia Socialiste e Serbisė dhe Shoqata e Lirisė, dhe ata qė punojnė jashtė vendit, si Komiteti Ndėrkombėtar pėr Mbrojtjen e Sllobodan Millosheviqit, ICDSM, janė thjesht ndihmės tė pavullnetshėm nė fushatėn e Sllobos dhe tė Mirės.

 

Ēifti ka shumė arsye pėr misionin e tyre sekret. Lista e tyre fillon me “tradhtimin” nga elektorati nė zgjedhjet presidenciale tė shtatorit 2000; rrėzimin e Millosheviqit nga revolucioni i rrugės mė 5 tetor 2000; arrestimin dhe burgosjen e tij nė Beograd nga prilli deri nė qershor 2001; dhe transferimin e tij tė shpejtė nė Hagė mė 28 qershor 2001.

 

Mė nė fund, megjithėse jo pak e rėndėsishme,  ėshtė edhe “trajtimi turpėrues” i anėtarėve mė tė ngushtė tė familjes sė Millosheviqit – gruas sė tij Mira, vajzės Marija dhe djalit Marko – pėr tė cilėn ai ėshtė ankuar edhe nė fjalėn e hapjes nė fillim tė gjyqit.

 

Tre objektiva kryesorė

 

Nga fjala e tij nė gjyq, mund tė zbulohen tre objektiva kryesorė tė fushatės hakmarrėse tė Millosheviqit. E para ėshtė tė krijojė konflikte nė Serbi duke pėrēarė njerėzit nė “patriotė” dhe “lakenj tė Perėndimit”.

 

Ai nuk ka humbur asnjėherė rastin tė pėrshkruajė koalicionin qeveritar nė Serbi, i cili e dėrgoi atė nė Hagė, si njė shėrbėtore tė qeverive perėndimore dhe projekteve tė tyre pėr tė “vendosur dominim nė Ballkan”, gjė tė cilėn, ai si njė patriot e ka kundėrshtuar. Millosheviqi thotė se ai ėshtė rrėzuar nga pushteti nga vetė kėto qeveri (dhe jo nga votuesit serbė).

 

Suksesi i pjesshėm i Millosheviqit nė arritjen e kėtij objektivi tė parė ėshtė i dukshėm, ndėrmjet gjėrave tė tjera, nė marrėdhėniet e tendosura ndėrmjet SHBA-sė dhe Serbisė pėr shkak tė afatit amerikan pėr vendosjen e “bashkėpunimit tė plotė” tė Serbisė me gjykatėn. SHBA ka vendosur njė afat tė caktuar pėr transferimin e personave tė akuzuar pėr krime lufte, dhe ka kushtėzuar ndihmėn financiare amerikane pėr Serbinė.

 

Vitin e kaluar, ndihma amerikane ka qenė e kushtėzuar me arrestimin e Millosheviqit brenda afatit tė 31 marsit. Ky afat ėshtė pėrmbushur dhe ai ėshtė ekstraduar nė Hagė disa ditė pėrpara afatit tė dytė, duke pėrmbushur kėshtu kushtin e Uashingtonit pėr pjesėmarrjen e tij nė Konferencėn e dhuruesve pėr Jugosllavinė nė Bruksel.

 

Afati mė i fundit amerikan ka skaduar pa pasur asnjė veprim nga Beogradi dhe ndihma financiare amerikane ėshtė bllokuar. Arrestimet e pritshme dhe ekstradimet nuk kanė ndodhur pikėrisht sepse kryeministri serb,  Zoran Gjingjiq (nė ndryshim nga viti i kaluar, kur ka urdhėruar arrestimin e Millosheviqit dhe transferimin e tij nė gjykatė),  nuk ka dashur tė konsiderohet si i vetmi “tradhtar” apo “lake i Perėndimit”, por ka ngulur kėmbė qė edhe presidenti “patriot” i ish-RFJ, Vojisllav Koshtunica, tė marrė pjesėn e tij tė pėrgjegjėsive.

 

Gjingjiq duket se ka pasur sukses,  sepse “patriotėt” tė cilėt rrethojnė presidentin Koshtunica kanė pranuar tani tė miratojnė me urgjencė njė ligj i cili rregullon transferimin e personave tė akuzuar pėr nė gjykatė.

 

Objektivi i dytė i misionit tė Millosheviqit ėshtė tė shkaktojė mosmarrėveshje ndėrmjet Serbisė dhe vendeve tė saj fqinje, duke bllokuar kėshtu pajtimin dhe normalizimin e marrėdhėnieve, veēanėrisht me Bosnjen dhe Kroacinė. Kosova ėshtė njė rast i veēantė. Marrėdhėniet e ftohta shqiptaro – serbe kanė filluar kohė mė parė se krimet e kryera nė vitet 1998 dhe 1999 dhe ardhjes nė pushtet tė Millosheviqit.

 

Ėshtė shkatėrruar ēdo shpresė pajtimi me shqiptarėt

 

Millosheviqi ka arritur me sukses tė shkatėrrojė ēdo shpresė pėr pajtim – nėse ekzistonte ndonjė – duke i paraqitur shqiptarėt si “terroristė”, “vrasės patologjik”, anėtarė tė mafias sė drogės, “kontrabandistė” tė armėve, drogės dhe cigareve dhe duke pėrbuzur kulturėn, traditat dhe fenė e tyre. Ēdo gjė qė thotė Millosheviqi nė Hagė pėrbėn njė konfirmim pėr shqiptarėt se e ardhmja e tyre nuk ėshtė mė me Serbinė.

 

Fitoret modeste tė arritura deri mė tani nė fushėn e pajtimit tė Serbisė me Kroacinė dhe Bosnjen do tė pėrballen me njė sprovė tė fuqishme kur tė vijė radha e paraqitjes sė provave pėr krimet e kryera nė kėto vende. Millosheviqi ka lėnė tashmė tė kuptohet nė deklaratėn e tij tė hapjes sė ai do tė mbrojė veten e tij kundėr akuzave pėr gjenocid nė Bosnje dhe krimet kundėr njerėzimit nė Kroaci,  duke fajėsuar pėr ēdo gjė “fundamentalistėt islamikė” nė Bosnje dhe “ustashėt” (fashistėt e Luftės sė Dytė Botėrore) nė Kroaci – dhe duke thėnė se kėto lėvizje po pėrgatisin njė “gjenocid tė ri” ndaj serbėve.

 

Njė mbrojtje e tillė jo vetėm qė do tė hapė plagėt e vjetra tė cilat sapo kanė filluar tė shėrohen, dhe do tė fyejnė rėndė viktimat, por edhe do tė rilindin mitin e pafajėsisė serbe dhe viktimizimit tė tyre, dukė e vėshtirėsuar edhe mė tepėr procesin e pėrballjes me tė kaluarėn dhe pranimin e pėrgjegjėsive pėr krimet e kryera nė emrin e tyre.      

 

Objektivi i tretė i misionit tė Millosheviqit ėshtė tė nisė konflikte tė reja ndėrmjet Serbisė dhe komunitetit ndėrkombėtar, duke e kthyer atė nė gjendjen e izolimit nė tė cilėn ajo ka qenė gjatė pjesės mė tė madhe tė sundimit tė tij. Millosheviqi ka punuar shumė nė kėtė drejtim qė ditėn qė doli pėr herė tė parė nė gjyq, kur ai e paraqiti veten dhe “popullin e tij” si viktima tė njė komploti ndėrkombėtar tė cilin, pėrveē NATO-s dhe vendeve tė saj anėtare, tė drejtuara nga SHBA, Gjermania dhe Britania, e kanė mbėshtetur edhe Kombet e Bashkuara.

 

Millosheviqi ka rregulluar imazhin e tij paranoiak pėr botėn sipas tendencave tė tanishme. Pas 11 Shtatorit, ai sulmon jo vetėm globalizimin si “kolonializmin e ri” (i cili komploton kundėr Serbisė dhe atij),  por edhe ka denigruar “terrorizmin ndėrkombėtar” i cili sipas tij bashkon ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, Osama bin Laden dhe Al-Qaedan, “fundamentalistėt islamikė” nė Bosnje, “terroristėt shqiptarė” nė Kosovė dhe spiunėt gjermanė dhe shėrbimet e tjera sekrete.

 

Kėto teori komplotiste mund tė shkaktojnė tė qeshura nė median perėndimore dhe nė sallėn e gjyqit nė Hagė (shih komentet e Ashdoėn nė Tė Rejat nga Gjykata Nr. 258), por ato kanė efekt tė ndjeshėm ndėrmjet disa prej ish-votuesve tė ish-presidentit. Shpesh nė Beograd thuhet se serbėt kanė qenė viktimat mė tė mėdha tė Millosheviqit. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, tė paktėn akoma jo. Por,  ai po punon me tė gjitha forcat pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, i etur pėr hakmarrje pėr turpin e shkaktuar ndaj tij dhe familjes sė tij nga “ky komb mosmirėnjohės” pas Shtatorit tė vitit 2000. 

 

(Autori ėshtė redaktor i vjetėr i IWPR-sė nė Gjykatėn e Krimeve tė Luftės dhe kryeredaktor i agjencisė sė lajmeve SENSE)

 

Copyright © 2002 intron-presse /HB/