Mirė se vini nė Ulqin                 

shko te forumi i ulqinit

ne filim         www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

  Libra e Telefonit tė Malit Zi

shko te  MSN ULQINI Groups


9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!

 

30.10.2008: Kryetari i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve, Ferhat Dinosha, ka deklaruar tė mėrkurėn se, partitė politike shqiptare qė kanė bashkėpunuar me njė pjesė tė opozitės, qė ka edhe parti proserbe kanė gabuar. Lideri i UDSH kėtė e ka vlerėsuar kėtė si mungesė tė eksperiencės politike...Me Shumė..>


30.10.2008 Ulqin: Si pas perfaqsuesit te bashkesis te qytetarve te Pontes/Gjerana Rifat Stankoviqit, investoret e Hotel Otrantit Barkley/Iberostar planifikojn ne vendin ku eshte Ura e drurit ke Ponta  me gadit njė Porte. Kasavetet e banuesve te Pontes eshte nese Ura e drurit prishet a do te gaditet nji Ure tjeter? Rifat Stankoviqi pret nese ky lajm ishte i sakt ndihmen e Komunes te Ulqinit. Aj thote se eshte i gatshem per bashkbisedime me perfaqsuest e Komunes, Morsko Dobros dhe me vet perfaqsuest e Otrantit(Firmes Barkley/Iberostar) Rifat Stankoviqi per www.ulqini.de

per informata kontaktoni rifat stankoviqin

 


Ulqin 29-10-2008 A ėshtė Ligji zgjedhor manipulim i pushtetit?Edhe pse deri nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare  tė vitit 2009, ka mbetur edhe njė vit, pushteti aktual  nuk ėshtė duke u treguar aktiv ne lidhje mbi harmonizimin e ligjeve pėrkatėse me Kushtetutėn e re tė  Malit tė Zi. Fjala ėshtė pėr  ligjin zgjedhor tė kėshilltarėve dhe tė deputetėve  i cili ėshtė dashur tė punohet mė herėt  nga Sekretariati ligjdhėnės i Kuvendit tė Malit tė Zi. Por, deri me tash nuk kemi asnjė informacion konkret se a ėshtė punuar ndonjė version pune, ku mė vonė subjektėt politike nė formė tė amendamentėve do tė mund tė vepronin nė parlament.........lexo mashum--->


28.10.2008 Ulqin: Si pas informatave te www.ulqini.de antart Shqiptar te partis PzP  kan shpreh deshiren per largimin nga kja parti, pas vendimit te Kryetarit e kesaj parti Nebojsha Medojeviqin mi permbajt kerkesen e opozites per kthimin e vendimit te njohsis te Kosoves nga Qeveria Mala Zeze. Ne mledhjen jashtzakonishte cila do te mbahet me 30.10.2008 ne Ulqin ky do te marin pjes edhe disa nga Kryesija e kesaj parti, pritet se do te bahet nji presion mbi antart Shqiptar te hekin dorr nga largimi nga kja parti.


Kur prek ėndrrėn Ulqinake  
 Mė 1921 shteti jugosllav i kohės, nė tė cilin ishte pėrfshirė edhe Ulqini, e kishte “pagėzuar” atė me emrin mė tė ri “Qytet me vlera kurative”. Pėr vlerat e shumta shėndetėsore qė kishte uji i detit, pėr llixhat qė ishin nė afėrsi tė tij… Qė nga ajo kohė njė pjesė e turizmit jugosllav njėsohej edhe me emrin e Ulqinit tė lashtė e tė ri.
Me historitė e detit, me bukurinė e pakrahasueshme qė i ka falur natyra kėtij qyteti. Me mijėra e mijėra turistė tė shumtė nga tė gjithė vendet e Evropės, kryesisht tė nivelit mė elitar tė kohės, vinin e shkonin nė kėtė qytet jo thjesht pėr tė parė vlerat e shumta historike qė edhe sot janė “kryefjala” e turistėve tė ardhur nga Lindja e Perėndimi, por edhe pėr detin, edhe pėr kalanė ku dikur kishte ecur i menduar me statusin e dhimbshėm tė tė internuarit kryepoeti spanjoll Miguel de Serevantes......lexo mashum--->


24.102208 Ulqin: Lidhur me komentet e z. Dinosha dhėnė tė pėrjavshmes,,Koha Javore"tė datės 25. 09.2008 pėr gjoja anomalitė e shumta nė formimin e Kėshillave tė Pakicave me theks tė veēantė nė formimin e Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve -KNSH, e shoh tė arsyeshme qė pėr opinionin e gjerė ti shkruaj disa fjalė si Kryetar i KNSH edhe pse z.Dinosha nė kėtė koment nė radhė tė parė me sa kuptoj unė kritikon Ministrinė e Pakicave pėr punėn,sipas tij jo tė mirė lidhur me jetėsimin e Kėshillave tė Pakicave, ndonėse nė mėnyrė si tė kamufluar.   Tahir Tahiri ----Lexo mashum-->


22.10.2008 Ulqin: Me datėn 24 tetor nė orėn l0.00 para ndėrtesės sė Komunės sė Ulqint do tė bėhet dorėzimi i njė automjeti pėr spastrimin e rrugėve, dhuratė e Komunės sė Vjenės.Me kėtė rast do tė flasė Kryetari i Komunės sė Ulqinit z.Gėzim Hajdinaga dhe Kryetari i Distriktit 23 tė Vjenės z.Malfred Vurm.Nė ceremoninė e rastit do te jetė i pranishėm Ambasadori i Austrisė nė Podgoricė z.Florian Raunin.Ndėrkaq nė orėn l0.30 minuta nė Pallatin Venecia nė Kala do tė mbahet njė work shop nė rang ekspertėsh tė lartė tė Vjenės dhe  atyre tė Ulqinit ku do tė trajtohen ēėshtje shumė tė rėndėsishme  nga fusha e urbanistikės, ujėsjellėsit, grumbullimit tė ujėrave tė  zeza dhe pėrpunimit tė plehrave.


21.10.2008 Ulqin: Sonte nė qytetin e Pejės do tė hapet ekspozita e piktorėve tanė. Ata do tė ekspozojnė mbi 50 punime nė stile dhe teknika tė ndryshme. Nė hapjen solemne do te jetė i pranishem dhe Kryetari i Komunės  sė Ulqinit Gėzim Hajdinaga i cili do tė ketė dhe takime pune gjatė qėndrimit nė Kosovė. Ekspozita nė Pejė do tė qėndrojė e hapur deri nė fund tė kėtij muaji  e mė pas ate do tė kenė rast ta vizitojnė qytetarėt e Mitrovicės,  ndėrkohė qė stacioni i fundit do tė jetė Prishtina. Ky aktivitet i pari i kėtij lloji nė formė tė organizuar ėshtė mbėshtetur nga Komuna e Ulqinit. Piktorėt e tubuar rreth Shoqatės, gjatė kėtij viti kanė patur ekspozita tė shumta kolektive  brenda dhe jashtė vendit. Ata janė prezantuar me sukses tė plotė duke e bėrė tė njohur Ulqinin jo vetėm pėr detin dhe diellin por edhe pėr njerėzit e tij, talentin dhe artin e tyre.


20.10.2008 Ulqin: MALI I ZI NJEH PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS
Nė vitin e shqiptarėve edhe 9 tetori do tė hyjė ndėr datat tona historike. Mė 9 tetor 2008 "na u hap lajmi i vėrtetė". Qeveria e Malit tė Zi ka njohur Kosovėn e pavarur. Kjo i vė vulė epokės sė orekseve serbe pėr dominim nė Ballkan dhe hapė epokėn e marrėdhėnieve tė reja nė rajonin e trazuar tė Europės Juglindore. Mali i Zi dėshmon kėsisoji se ėshtė i gatshėm tė kontribuojė pėr stabilitetin nė Ballkan, pėr marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt dhe pėr pėrshpejtimin e integrimeve europiane e eurotalantike tė rajonit. Kjo i jep dimension edhe gatishmėrisė sė Malit tė Zi pėr partneritet tė mirėfilltė e respekt tė ndėrsjellė me faktorin shqiptar brenda tij. Ferhat Dinosha----->


18.10.2008 Ulqin: PPD-ja e Ulqinit shpesh ėshtė quajtur njė parti dinozaur, e cila u mbajt mirė deri nė largimin e liderit tė saj, Osman Rexhės. Pėr PPD-ėn, largimi i tij ishte e barasvlershme me teorinė e meteoritit fatal qė preku tokėn e ulqinit. Por,zhvillimet pas largimit tė tij, tregojnė sė sėmundja “PPD-en…”, e kishte prekur mė herėt.....lexo mashum..>.


16.10.2008 Ulqin: Kryetari i Komunės sė Ulqinit Gėzim Hajdinaga dhe bashkėpunėtorėt e tij qėndruan pėr njė vizitė pune nė Liban. Kjo vizitė u incesua nga ana e Konzulit tė nderit tė Malit tė Zi nė kėtė vend z.Mervan Kebe i cili njėherit ėshtė dhe afarist i njohur nė kryeqytetin e Bejrutit.
Z. Kebe duke i uruar mirėseardhje delegacionit foli pėr aktivitetet e kompanisė qė drejton tė cilat janė tė fokusuara nė fushėn e turizmit, ndėrtimtarisė, infrastrukturės si dhe ēėshtjeve tė projektimit dhe enterijerit. Njėherit z.Kebe nėnvizoi se vend tėrheqės dhe atraktiv pėr investime ėshtė dhe Mali i Zi e veēmas Komuna e Ulqinit.
Ndėrkaq Kryetari Hajdinaga duke falenderua mysafirėt pėr pritjen e ngrohtė dhe miqėsore i njoftoi ata mė pėr sėafėrmi pėr investimet qė priten nė komunėn tonė me theks tė veēantė nė fushėn e turizmit dhe infrastrukturė. Gjatė bisedės z.Hajdinaga dhe Konzuli Kebe shkėmbyen disa projek-ide interesante dhe folėn pėr jetėsimin e tyre.Nga ana tjetėr Konzuli i nderit tė Malit tė Zi z. Mervan Kebe preku dhe ēėshtjen e mundėsisė sė donacioneve pėr disa objekte tė interesit tė pėrgjithshėm nė Ulqin duke nėnvizuar se nė shtetet e lindjes sė mesme egzitojnė njė sėrė fondesh dedikuar kėtyre qėllimeve e nė kėtė drejtim ai personalisht do tė angazhohet.


15.10.2008 Kumtesė e pėrbashkėt e Klubeve FORCA, LDneMZ dhe BDSHneMZ
Mbledhja e fundit  tė Kuvendit Komunal i Ulqinit ėshtė e thirrė nė mėnyrė joligjore, e mbajtur nė mėnyrė joligjore dhe nė fund nuk ėshtė vendos asgjė. Derikur organet Republikane do tė tolerojnė kėtė sjellje tė organeve komunale dhe tė Kuvendit tė komunės sė Ulqinit....>

 


15.10.2008 Ulqin: Deklarata e Nazif Cungut ne lidhje me pranimin e Kosoves nga Mali i Zi
Pranimi i Kosovės si shtet tė pavarur prej qeverisė sė Malit tė Zi, ėshtė njė veprim pritur, por edhe njė dėshmi qė rruga pėr integrimeeuro-atlantike nuk ka kompromis.........>


 


15.10.2008 Ulqin    Skupshtines te Malit Zi, Kryetarit Ranko Krivokapiqit.
Te nderuar, si pas nynit 188 te Skupshtines RCG ju ndisi dy pytje Deputetit per Kryetarit te Shtetit Milo Gjukanoviqit cilen do ti pys ne mledjen e dyt te regult ne vitin 2008, si pas pikes te dites, Ora e Premijerit dhe pytjet e Deputetve, e renditun per 15 Oktober 2008 Skupshtina e Malit Zi. Kryetari LD Mehmet Bardhi.....> lexo pytjet


Nimani: Njohja nga Mali i Zi i kontribon stabilitetit

10.10.2008: Ulqin: Njohja e Kosovės nga Mali i Zi i kontribuon stabilitetit nė rajon e mė gjerė”, thotė ministri pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Pakica nė Mal tė Zi, Fuad Nimani. Sipas tij, ky hap tregon vendosmėrinė e Podgoricės pėr tė ndjekur politikė pro perėndimore.....>


11.10.2008 Ulqin: Reportaz nga pushimi im i ne koh jasht te sezones ne Ulqin ne koh te fundit te ramazanit dhe mas shum vitesh dhe qilaj te baj edhe sebashku me te afermit dhe bashkvendast e mi ne ulqin gjithashtu dhe Fitrbajramin.......>


PĖRFAQĖSUESJA E MALIT TĖ ZI ZURI VENDIN E PARĖ NĖ RENDITJEN E PĖRGJITHSHME NĖ KAMPIONATIN BALLKANIK NĖ GJU GJUCU

Shkėlqejnė garuesit e "Albulena"-s

Garuesit e "Albulena"-s qė pėrfaqėsuan Malin e Zi fituan nėntė medalje tė arta, njė tė argjendtė dhe tri tė bronzta. Garuesit mė tė suksesshėm nga "Albulena" ishin Rrezart Cungu dhe Katarina Kujunxhiq, tė cilėt u kurorėzuan me nga dy medalje tė arta. Pėrfaqėsuesja e Malit tė Zi nė Gju Gjucu zuri vendin e parė nė renditjen e pėrgjithshme nė Kampionatin Ballkanik, i cili u mbajt mė 27-28 shtator nė Novi Sad.
.....shiko video->


9.10.2008: Mali i Zi dhe Maqedonia njohėn Kosovėn
 Mali i Zi njohu sot mbasdite zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės. Ndėrkohė po sot nė mbrėmje edhe Parlamenti i Maqedonisė votoi me shumicė votash rezolutėn pėr njohjen e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės dhe ngritjen e marrėdhėnieve diplomatike me kėtė shtet tė ri fqinj.......shiko video->


Kumtesė i Partis FORCA nga Ulqini - Buxheti i Komunės sė Ulqini
Ulqin, 09.10.2008. Nė Ulqin vazhdimisht ėshtė vėshtirė tė vihet deri tek informatat e vėrteta mbi gjendjen dhe realizimin e buxhetit pėr vitin2008. Kemi arritur tė fitojmė zyrtarisht vetėm raportin mbi tė ardhurat e arritura pėr tetė muajt e parė tė vitit qė vijon. Pra, pėr shpenzime sekretariati pėrgjegjės nuk donė tė informojnė askėnd.....lexo mė shum>


Ulqin 8.10.2008: Kryetari i Komunes se Ulqinit Gezim Hajdinaga priti sot ne nje takim pune Konsullin gjeneral te Kroacise ne Kotorr z. Bozho Vodopia dhe bashkepunetorin e tij per ceshtje ekonomike dhe zhvillim z.Radojko Nizhiq. Ne nje takim te ngrohte dhe miqesore u trajtuan nje sere ceshtjesh me interes te dy anshem. Mysafiret u interesuan per investimet qe priten ne Ulqin dhe prezencen e kapitalit kroat ne qytetin tone. Kryetari Hajdinaga foli gjeresisht per zhvillimin qe e pret Ulqinin   per klimen e pershtatshme te investimeve ne Mal te Zi rrespektivisht ne Ulqin dhe per bashkepunimin e ndersjellte ndermjet qytetit tone dhe qyteteve ne Kroaci. Ne kete drejtim u vecua komunikimi me qytetin e Dubrovnikut. Mysafiret shprehen konsideratat e tyre per pritjen dhe gatishmeri qe te angazhohen ne rrealizimin e idese per nenshkrimin e projektmarreveshjes me qytetin e Dubrovnikut.U la qe takimet te vazhdojne.
 


Ulqin 5.10.2008 Integrim pėrmes sportit
Ulqin - Me qėllim tė vendosjes sė bashkėpunimit me KK "Albulena" dhe integrimit pėrmes sportit, nė Ulqin ndodhet njė grup prej rreth 20 vetėsh nga Gjermania, i pėrbėrė nga karateistė tė dalluar tė KK "Lotus" nga Epertsmausen - Essen nga Gjermania dhe prindėrit e tyre, profesorė, etj. Nė mesin e sportistėve tė dalluar ėshtė edhe bashkėvendasi ynė Ismail Buriqi, anėtar i Pėrfaqėsueses sė Gjermanisė nė karate pėr seniorė, fitues i vendit tė tretė nė Kampionatin Botėror nė Karate nė vitin 2007..... shika vidoe reportazen nga konferencen  per shtyp dhe treiningi i perbashkt i tedy klubeve


Ulqini 29.09.2008 informim zyrtar pėr punėn dy  vjeēare te komunes te Ulqinit nga Kryetari Gzim Hajdinaga.


Ulqin 30.09.2008:
Kryetari i Komunės sė Ulqinit Gėzim Hajdinaga me anė tė njė mesazhi u shpreh urimet tė gjithė besimtarėve musliman me rastin e pėrfundimit tė muajit tė shenjtė Ramazanit.
Festa e Bajramit tė Madh, prej shumė shekujsh simbolizon vendosmėrinė dhe dėshirėn e thellė njerėzore pėr tė arritur njė shpirt e karakter tė pastėr, pėr tė kuptuar njėri-tjetrin dhe pėr t'u ndjerė mė pranė pėrmes mėshirės dhe bashkėvuajtjes.

Gėzuar Festėn e Fitėr Bajramit!
Festė e madhe e mėshirės, faljes, mirėkuptimit, mirėsisė,  vėllazėrimit dhe paqes.Edhe njė herė Ju uroj mbarėsi, begati, lumturi nė familjet tuaja dhe qė pėrherė, sė bashku, me durim e pėrkushtim, tė forcojmė traditėn tone  tė ndihmesės dhe tė mbėshtetjes sė njėri-tjetrit nė ditė tė mira dhe nė nevojė - thuhet nė mesazhin e Kryetarit Hajdinaga.


Me rastin e Fiter Bajramit www.ulqini.de ju uron te gjithe besimtareve te besimit Islam festen e FITR BAJRAMIT


Ulqini 30.09.2008 Kumtes per opinion nga Partia e Prosperitetit Demokratik, PPD.  dhe Lidhja Demokratike LD


Ulqin. 29.September 2008: Per rastin e festes te Fitr Bajramit Videourime nga disa Persona Publik te vendit.

Kryimami i Ulqinit Molla RexhepiGzim Hajdinaga Kryetari i UlqinitMehmet BardhiNazif CunguAmir Holli
Per te shikuar (zhgarkuar) klikoni ne Fotografi


Ulqin/Ostros 14.09.2008. Lidhja Demokratike nė MZ, shėnoi 18 vjetorin e themelimit te vet


Ismail burri ne kampionatin e botes ne Turqi 2007 me kujtim bajramin cili mer pjes per Zhvicren ku edhe ja njisej si Ismaili mori vendin e tret te botes.Milano 6.4.2008 Golden Leage/Italija Open
Ne ket Gare te Golden Leages mori pjes edhe Ismail Burri me preardhje nga Ulqini. Ne kategoprin e vet Junior -75 kg aj mori vendin e pare. Aj mori pjes per representacionin e Gjermanis te cilis nenshtetesi aj e ka. Aj i vetmi nga Gjermanija fitoj vendin e par....video nga Kampionati i Bote ne Stanbol/Turki dhe nga nji Turnier International ne Gjermani.


 


 


Archiva Lajmeve: tetorė2008  nėntorė2008


 2005 nė Ulqin.  Video ingjizime nga Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit.    video nga Ulqini nė YouTUBE


Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite






  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim