Rezistenca ndaj reformave dhe ikja nga ballafaqimi me realitetin, rezultuan vetėm me grumbullimin e problemeve dhe shkallėzimin e konflikteve nė tė gjitha nivelet nė RFJ. Me prodhimin konstant tė armiqve tė brendshėm dhe tė jashtėm dhe me pėrhapjen e frikės dhe tė miteve, vėmendja e popullsisė ėshtė zhvendosur nga problemet e jetės reale qė nė pėrmasa tė mėdha janė rezultat i vendimeve tė gabuara politike tė autoriteteve. Mosekzistimi i infrastrukturės sė zhvilluar demokratike, e nevojshme pėr afirmimin e vlerave tė mirėfillta tė shoqėrisė qytetare, ka mundėsuar qė autoritetet nė tė dyja republikat konsiderueshėm tė pėrkufizojnė ndikimin e opinionit publik nė jetėn politike, gjė qė ka rezultuar me prolongimin e vazhdueshėm dhe ngadalėsimin e reformave tė duhura.

Falė vetė natyrės sė regjimit dhe tė shtetit, tė krijuar vetėm pėr tė mbrojtur interesat e njė qarku shumė tė vogėl, nė njė shtet tė tillė tė pėrbashkėt tė Malit tė Zi dhe Serbisė nuk ėshtė e mundur tė mbrohen interesat vitale tė shtetit tė Malit tė Zi, sė kėtejmi edhe interesat e qytetarėve, e tė mos pėrmendim zhvillimin e njė politike autonome tė reformave tė gjithmbarshme.

MODELI OPTIMAL

Prej ditės nė ditė ka gjithnjė e mė shumė evidenca - dhe njė numėr gjithnjė e mė i madh i qytetarėve malazezė e kuptonė kėtė - se Mali i Zi sovran dhe demokratik ėshtė modeli optimal qė do tė mundėsojė tė gjitha parakushtet e nevojshme tė sistemit pėr kėndellje dhe zhvillim ekonomik. Kėsisoj, Mali i Zi sovran dhe i pavarur ėshtė condition sine qua non i tė gjitha bisedimeve serioze dhe me pėrgjegjėsi pėr prosperitetin ekonomik tė qytetarėve dhe tė Malit tė Zi, si shtet.

Qė tė mund tė jetojnė mė mirė qytetarėt e Malit tė Zi, ėshtė mė se e qartė se urgjentisht lypset nisur reforma tė thella dhe radikale ekonomike dhe institucionale, tė cilat ėshtė e pamundur tė zhvillohen me sukses nė mungesė tė sovranitetit tė tėrėsishėm tė shtetit.

Prandaj, kjo ka tė bėjė me transformimet radikale tė ekonomisė dhe shoqėrisė malazeze nė tėrėsi me tė gjitha problemet dhe vėshtirėsitė, ka tė bėjė me rrugėn tonė drejt shoqėrisė dhe ekonomisė sė lirė e demokratike qė funksionojnė nė mėnyrė normale. Pėr tė arritur qėllimin tonė historik, mbi tė gjitha na duhet trimėria, vizioni i qartė pėr atė qė duhet bėrė, pėrkushtim dhe ngulm pėr tė pėrmbushur kėto detyra tejet serioze me tė cilat ballafaqohemi domosdo.

Nėse kihet parasysh situata tragjike ekonomike edhe e Malit tė Zi edhe e pjesės dėrrmuese tė qytetarėve malazezė, atėherė ėshtė koha e fundit qė tė dėrgohet mesazhi i qartė: Mali i Zi ėshtė i vendosur dhe i gatshėm pėr t'i pėrmbushur detyrat e vėshtira tė reformės qė janė para nesh. Ne nuk duam ndryshime tė ngadalshme dhe graduale ekonomike, sociale dhe politike tė sistemit qė i degradojnė dhe i shtypin qytetarėt, duke e humbur dhe shkatėrruar trashėgiminė historike, tė grumbulluar gjatė shekujve tė historisė sonė tė lavdishme dhe tė nderuar.

SHOK- TERAPIA

Ėshtė e domosdoshme qė menjėherė tė heqim qafe iluzionin e rrezikshėm se sistemi ekzistues do tė mund tė reformohej dhe t'u pėrshtatej cilėsive specifike malazeze. Pėrkundrazi, sistemi ekzistues joefikas dhe jo i drejtė me tė gjitha shtysat dhe mekanizmat e veta duhet tėrėsisht tė shuhet dhe menjėherė tė fillojė zhvillimi i institucioneve tė reja dhe rregullave tė reja tė lojės dhe tė sjelljes me tė cilat ne do t'i prezantohemi botės normale, integrimit evropian, epokės sė re ku tė gjithė sė bashku kanė privilegjet dhe tė drejtat e jetės.

Nė vend tė pėrdorimit tė rrugės gjarpėruese tė masave tė nxituara, tė kompromiseve tė kalbura, prolongimeve, ruajtjes sė miteve dhe paragjykimeve, Mali i Zi duhet ta zgjedhė autostradėn e vetme tė mirėfilltė politike dhe ekonomike, e cila nė rastin tonė si edhe nė rastet e tranzicioneve tė suksesshme pėrbėhet nga pluralizmi demokratik politik, garancitė kushtetuese dhe sundimi i ligjit, drejtėsisė sociale, pronės private dhe ekonomisė sė tregut plotėsisht tė zhvilluar.

Brendapėrbrenda reformės ekonomike, masa e parė qė duhet tė merret menjėherė dhe nė tėrėsi ėshtė pėrfundimi i intervencionizmit shtetėror dhe paternalizmit ekonomik. Duhet tė ndėrpriten tė gjitha subvencionet pėr kompanitė nė pronėsi shtetėrore dhe kjo do tė rezultojė nė rritjen e pėrgjithshme tė ēmimeve. Ky hap duhet tė bėhet nė vetė fillimin e reformave ekonomike, ngase nė fazat mė tė vonshme atė do ta pengonin lobet e ndryshme - ato qė deri tani e shfrytėzuan afėrsinė e kasafortės sė shtetit dhe i mundėsuan vetes dhe kompanive tė veta status me privilegj nė krahasim me pjesėn tjetėr tė konkurrencės. Nė kėtė fazė qeveria duhet nė mėnyrė konsekuente tė rrezistojė thirrjet e ndryshme tė grupeve tė presionit tė cilat do tė kėrkojnė ndihmė plotėsuese pėr kompani tė caktuara tė cilat pėr shkaqe objektive kanė rėnė nė hall nė emėr tė pėrfitimeve tė tyre afatshkurta politike. Njė masė e tillė dramatike nė mėnyrė mė konstruktive do t'i ndryshojė shprehitė dhe sjelljen dhe do tė fillojė ta ndryshojė edhe vetė sistemin. Kėsisoj, tė gjithė pjesėmarrėsit nė jetėn ekonomike pėr tė parėn herė do tė ndeshen me vlerat reale dhe secili do tė duhet t'i krahasojė dhe t'ia pėrshtatė vetes. Ky hap nuk lejon implementime trazuese dhe domosdo duhet tė bėhet nė formė tė shok terapisė. Ėshtė krejtėsisht e sigurt se mėnyra e re e tė menduarit dhe sjelljes nuk mund tė arrihet me transformim tė ngadalshėm dhe me udhėzime konstante nga ana e kėsaj apo asaj qeverie, por vetėm me presion duke e shtrėnguar vetveten.

Krahas kėtyre masave radikale, lypset siguruar edhe stabilitetin makroekonomik, si njė parakusht mė se i duhur pėr liberalizimin e mėtejmė. Politika fiskale dhe monetare duhet tė jenė tejet restriktive. Pėrndryshe, sikur qeveria tė bėnte kompromise politike me parimet e veta, atėherė rezultat i pashmangshėm do tė ishte inflacioni, i cili do ta rrezikonte konsenzusin e brishtė shoqėror dhe ndoshta do tė kanosej edhe me bllokimin e reformave tė reja. Pėr tė mundėsuar njė buxhet relativisht stabil dhe tė baraspeshuar (dhe realizimin e tepricės po qe e mundur), lypset ruajtur buxhetin e baraspeshuar dhe lypset zhvilluar njė politikė monetare tė drejtuar kah qėllimet afatgjate dhe strategjike. Po nuk u morėn sė pari kėto masa dhe aktivitete, atėherė liberalizimi i brendshėm i ekonomisė (duke e kontrolluar rritjen e ēmimeve) dhe liberalizimi i brendshėm (duke i zvogėluar barrierat e importit) nuk do tė arrinin kurrfarė efekti, por vetėm do ta vėshtirėsonin gjendjen e tashme dhe do tė pamundėsonin implementimin efikas tė pjesės sė mbetur tė hapave tė reformės.

Pas anulimit tė subvencioneve nga ana e shtetit dhe me arritjen e stabilizimit relativ makroekonomik, ne domosdo duhet tė fillojmė hapjen e tregut tė vendit (liberalizimin e ēmimeve) dhe hapjen drejt tregjeve tė jashtme (liberalizimin e tregut tė jashtėm). Po nuk e implementuam liberalizimin, subjekti ekonomik i vendit do tė vazhdojnė nė mėnyrė jo ekonomike tė operonte me biznesin e vet, ndėrsa qeveria do tė jetė nėn presion konstant dhe gjithnjė e mė tė madh pėr t'i subvencionuar ata nga buxheti.

Ruajtja e konvertibilitetit tė brendshėm tė monedhės medoemos duhet t'i ndjekė kėto masa, ngase ėshtė me rėndėsi qenėsore qė ekonomia e vogėl siē ėshtė ajo e Malit tė Zi tė ketė monedhė tė qėndrueshme, e cila bėhet spirancė e ekonomisė. Do tė ishte e pėlqyeshme sikur pas njė periudhe tė caktuar tė fillonte tė pėrdorej njė shkallė fleksibile e monedhės.

ROLI TJETĖRSOJ I QEVERISĖ

Pas zbatimit tė hapave fillestare tė reformave ekonomike, ėshtė baras e rėndėsishme qė tė forcohen institucionet e sistemit tė ri dhe kėsisoj tė stabilizohen parimet e rendit tė ri. Nė kėtė fazė, politikanėt qeveritarė patjetėr duhet tė heqin dorė nga sundimi i drejtpėrdrejtė i tashėm pėrmes ligjeve (ose mė me pėrpikėri pėrmes rregullativave, udhėzimeve dhe dekreteve pėr t'iu pėrshtatur rolit tė ri tė qeverisė pėr dekretimin e zbatimit tė ligjeve tė reja pėr tė krijuar rregulla tė reja tė sjelljes).

Stabilizimi makroekonomik duhet tė vazhdojė patjetėr, pa marrė parasysh ēmimin. Inflacioni duhet tė zbresė dhe duhet tė ruhet kursi i qėndrueshėm i monedhės.

Kjo ėshtė koha e vėrtetė pėr privatizimin sistematik e tė organizuar, i cili pėrbėn thelbin e fazės sė dytė tė reformave. Nė tė, qeveria do tė duhet tė implementojė ndryshimin e marrėdhėnieve tė pronėsisė nė njė mėnyrė tė shpejtė, tė drejtė dhe tė pranueshme pėr shoqėrinė dhe tė rregulluar dhe t'i ndėrtojė themelet pėr zhvillimin e institucioneve tė reja tė tregut.

Ndryshimi i pronėsisė, respektivisht privatizimi ėshtė segment i rėndėsishėm i reformave ekonomike dhe tė tranzicionit nė pėrgjithėsi, mirėpo po u implementua nė izolim nga masat e tjera tė reformės ekonomike, ai nuk do ta arrijė qėllimin klasik dhe do tė rezultojė nė rishpėrndarje tejet tė padrejtė dhe tė papranueshme sociale tė pasurisė kombėtare. Reformat ekonomike, pėrfshirė edhe krijimin e mjedisit stabil makroekonomik, liberalizimin e tregut dhe tė ēmimeve, reformėn e sektorit financiar, rehabilitimin e fondeve sociale (posaēėrisht tė fondit pensional) eliminimin e subvencioneve nga buxheti, politikėn ekonomike tė pro-konkurrencės dhe reformat legjislative, tė cilat akoma nuk janė implementuar paraqesin elementet e rėndėsishme tė suksesit tė privatizimit. Shumė kėrkime tregojnė se politika ekonomike e pro-konkurrencės dhe reformat legjislative janė bile edhe mė tė rėndėsishme sesa vetė ndryshimi i pronėsisė.

Nėse Mali i Zi vazhdon tė realizojė procesin e privatizimt nė mjedisin ekzistues tė sistemit politik dhe ekonomik, atėherė ėshtė mė se e dukshme se logjika qė vijon do tė gjejė truall tė pjellshėm atje: njerėzit e njėjtė qė arritėn pėrfitim mė tė madh nga fatkeqėsia qė na gjeti tė gjithėve ne qė nga viti 1990 tani do tė bėhen pronarė tė kompanive tona. Natyrisht, pėrveē ndjenjės sė padurueshme tė padrejtėsisė, privatizimi i tillė nuk mund tė rezultojė nė kompani dhe ekonomi efikase nė pėrgjithėsi. Ndyshimi i pronėsisė ėshtė i domosdoshėm, por nuk mjafton vetėm rritja e efikasitetit. Vetėm me intensifikimin e konkurrencės nė treg (respektivisht frika nga konkurrenca dhe falimentimi) mund t'i detyrojnė pronarėt, menaxherėt dhe punėtorėt t'i pėrmirėsojnė rezultatet e kompanisė. Nėse privatizimi implementohet nė njė ambient tė tillė tė sistemit tė pandryshuar, nė vend tė monopolit shtetėror, do tė fitojmė monopole private, e atėherė as qė do tė mund tė bisedojmė pėr tregun.

Politikanėt dosmosdo duhet ta ruajnė transparencėn. Ata nuk duhet tė japin premtime tė rrejshme dhe duhet tė rrinė anash nga aktivitetet e fshehta dhe jo mjaft tė qarta tė privatizimit, qė tė mos e rrezikojnė konsenzusin e brishtė social rreth privatizimit.

Njė reformė e tillė radikale ekonomike duhet tė ndiqet me politikė racionale dhe efikase sociale, duke u pėrqėndruar nė individėt tė cilėt janė humbės afatshkurtėr nė kėtė proces dhe tė cilėve u nevojitet ndihma e mirėfilltė.

Menjėherė lypset implementuar reformėn e sistemit tė ndihmės sociale, tė bazuar nė programet e shtrenjta dhe gabimisht tė adresuara. Sistemi ekzistues i kujdesit social mund tė emėrtohet si dielli social ngase thuajse tė gjithė qytetarėt e Malit tė Zi, pa marrė parasysh statusin e tyre social, kanė tė drejtė nė njėfarė mbrojtjeje sociale, e cila ėshtė tejet e shtrenjtė dhe jo efikase. Sistemi i ri patjetėr duhet tė krijohet nė bazė tė parimit tė projektimit social duke u pėrqėndruar vetėm nė mbrojtjen e atyre tė cilėt vėrtet kanė nevojė nga mbrojtja. Madhėsia e ndihmės do tė ishte relativisht e mjaftueshme pėr tė mbuluar nevojat themelore tė shfrytėzueve.

Pėr krijimin e parakushteve tė domosdoshme tė sistemit pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė Malit tė Zi, nevojitet qė nė disa vitet e para e tėrė vėmendja tė pėrqėndrohet nė investimet dhe zhvillimin, me qėllim qė tė pėrmirėsohet konkurrenca tejet e keqe e prodhimeve tona nė tregun botėror, ndėrsa shpenzimet personale duhet tė reduktohen nė njė masė tė caktuar. Rrogat duhet tė rriten mė ngadalė se prodhimtaria, ndėrsa kursi i monedhės duhet tė mbahet nėn paritetin e fuqisė blerėse. Kėto dy masa krijojnė tė ashtuquajturin sistem tė “zbutėsve tė transformimit tė cilėt i duhen tregut tė dobėt dhe pronarėve tė rinj privatė nė fazat e para tė transformimit. Nėse transformimi kryhet mė shpejt, kėta zbutės bėhen mė pak tė nevojshėm.

Varėsisht nga suksesi i transformimit tė kėtyre dy fazave, ne spontanisht do tė hyjmė nė fazėn e tretė, periudhėn e post-tranzicionit me njė rol tė ri tė shtetit dhe forcimin e institucioneve tė sistemit. Rregullat e reja tė lojės janė tė vendosura dhe jeta vazhdon nė pajtim me standardet perėndimore edhe pse Mali i Zi pashmangshmėrisht do tė ballafaqohet me njė treg tė dobėt ekonomik dhe politik dhe me mangėsitė e strukturave tė veta. Qeveria do ta humbė rolin e saj aktiv nė menaxhimin e tė gjitha marrėdhėnieve nė shoqėri dhe do ta transformojė veten nė funksion tė shėrbimit pasiv tė qytetarėve dhe tė kompanive. Shteti fiton detyra tė reja: mbrojtjen e pronėsisė dhe tė kontratave, ofrimin e shėrbimeve publike (policia, armata, arsimi, kultura, shkenca etj), zhvillimin e politikės sociale, krijimin dhe mirėmbajtjen e monedhės sė shėndoshė, respektivisht krijimin e kornizės themelore institucionale tė nevojshme pėr funksionimin e suksesshėm tė tregut.

(Autori ėshtė drejtor i Qendrės sė tranzicionit tė Malit tė Zi, anėtar i G17 Plus)

PĖR INTRON - PRESSE H.B