Dossier Podgoricė:
NĖ SHENJĖ TĖ DUALIZMIT


Mali i Zi e ka njė traditė dhe pėrvojė tė gjatė dhe tė pasur tė tolerancės ndėrkonfesionale. Ajo sot ėshtė deri nė njė masė e ērregulluar vetėm me mosmarrėveshjet midis Kishės Ortodokse Malazeze dhe asaj Serbe




Koment nga:Veselko KOPRIVICA

Qytetarėt e besimit ortodoks, komunitetit mė tė madh religjioz nė Malin e Zi, u pėrkasin jo vetėm dy kombeve, por edhe dy kishave. Njė pjesė e malazezėve, si komb shumicė, tash e gati dhjetė vjet ritet fetare i bėn nė Kishėn Ortodokse Malazeze tė ripėrtėrirė, ndėrsa pjesa tjetėr, bashkė me serbėt, janė ithtarė tė Kishės Ortodokse Serbe. Njė dualizėm i kėtillė i kishave dhe besimtarėve ortodoksė, nė njė shtet me rreth 700.000 banorė, do tė mund tė trajtohej si njė veēanti interesante e jetės religjioze tė Malit tė Zi. Vetėm se, ky tipar manifestohet njėkohėsisht edhe si rrezikim i tė drejtave themelore tė njeriut tė malazezėve ortodoksė dhe si njė problem serioz nė skenėn politike malazeze. Vetėm njė e dhėnė pėr ilustrim fillestar: gjithnjė gjer nė vitin 1995 nė kishat nėn kontrollin e Kishės Ortodokse Serbe nuk ishte e lejuar qė nė rubrikėn "kombėsia" tė shėnohej dispozita - malazez!


Ndėrkaq, me pėrkatėsi fetare ortodokse (malazezė dhe serbė) janė rreth 72 pėr qind e qytetarėve malazezė, pjesėtarė tė konfesionit islam (myslimanė dhe shqiptarė) janė rreth 17 pėr qind, ndėrsa katolikėt (shqiptarė dhe kroatė) pėrbėjnė rreth 4.5 pėr qind. Kjo nuk do tė thotė se tė gjithė ata janė besimtarė. Sipas disa hulumtimeve sociologjike mė tė hershme, Mali i Zi ka patur nė ish-Jugosllavinė pėrqindjen mė tė vogėl tė qytetarėve religjiozė. Me rėnien e komunizmit, numri i tyre, gjykuar nė bazė tė ritualeve fetare siē janė pagėzimet, festat dhe shkuarja nė kishė, ėshtė rritur me shpejtėsi, posaēėrisht te popullata ortodokse. Mirėpo, edhe kjo pasi qė fillimisht ishte "in" u bė mė vonė gjithnjė e mė pak njė ēėshtje mode dhe e njė "ndjeshmėrie tė re".


Na bazė tė pėrcaktimit tė nenit 12 tė Kushtetutės sė Republikės sė Malit tė Zi, tė gjitha konfesionet (kisha ortodokse, bashkėsia islame, kisha katolike romane dhe tė tjerat, ndėrsa sipas tė dhėnave tė Entit Republikan pėr Statistikėn janė tė regjistruara rreth dyzetė organizata religjioze) janė tė ndara nga shteti dhe janė tė barabarta dhe tė lira nė kryerjen e ritualeve dhe aktiviteteve fetare. Shteti mund t'i ndihmojė ato vetėm materialisht. Sipas nenit 34, Mali i Zi ėshtė njė shtet deokratik dhe republikė, ēka do tė thotė se nuk ėshtė njė shtet teokratik dhe njė ndėr tė drejtat elementare tė ēdo qytetari ėshtė qė nė mėnyrė tė lirė, publike a private, ta ushtrojė besimin e vet religjioz.


Pra, sipas Kushtetutės, nė Mal tė Zi nuk ka kishė shtetėrore. Nė opinion ende nuk ėshtė dėgjuar ndonjėherė qė ndaj kėtyre dhe akteve tė tjera ligjore, me tė cilat rregullohet mėnyra e themelimit, veprimit dhe pozita e komuniteteve fetare, tė kenė paraqitur vėrejtje pėrfaqėsuesit e cilėsdo qoftė organizatė religjioze, me pėrjashtim tė ithtarėve tė Kishės Ortodokse Malazeze, pra tė malazezėve.


Pėr ē'arsye janė ata tė pakėnaqur? Malazezėt, tė cilėt sipas regjistrimit tė popullsisė tė vitit 1991 pėrbėjnė 61.86 pėr qind (myslimanėt 14.57, serbėt 9.34, shqiptarėt 6.57 dhe rreth 1 pėr qind kroatė), janė tė pabarabartė nė raport me pjesėtarėt e kombeve dhe konfesioneve tė tjera kur ėshtė fjala pėr tė drejtėn e ushtrimit tė lirė tė besimit religjioz, konkretisht nė Kishėn Malazeze tė tyre. Rrėnjėt e kėsaj ēėshtjeje datojnė qė nga dhjetėvjetėshat e parė tė shekullit tė kaluar. Kisha Ortodokse Malazeze, e cila e ka njė histori shumėshekullore, ėshtė shpėrndarė nė vitin 1920 me dekretin e regjentit tė Mbretėrisė SKS, Aleksandėr Karagjorgjeviqit. Atėbotė Kisha Ortodokse Serbe u bė kishė zyrtare nė Mal tė Zi, duke i pėrvetėsuar rreth 650 kisha, manastire dhe prona tė Kishės Malazeze. Me rėnien e pushtetit komunist, krahas rezistencave tė mėdha tė Kishės Serbe, tė cilėn e ka favorizuar edhe pushteti i ri malazez, Kisha Ortodokse Malazeze ėshtė ripėrtėrirė nė vitin 1991 me iniciativėn e ithtarėve dhe aderuesve tė saj. Qė nga ajo kohė e gjer mė sot ajo po lufton pėr ta zgjidhur statusin e saj, mu ashtu siē po pėrpiqet edhe Mali i Zi pėr ta zgjidhur statusin shtetėror. Midis kėtyre dy fenomeneve ekziston njė korrelacion i ngushtė.


Priftėrinjtė e KOM ceremonitė fetare i kryejnė kryesisht nėn qiellin e hapur, sepse Kisha Serbe nuk dėshiron t'i kthejė tempujt e pėrvetėsuar. Shteti i ndihmon financiarisht Kishėn Serbe dhe atė Katolike, si dhe Bashkėsinė Islame, por jo edhe Kishėn Malazeze. Nga buxheti i Malit tė Zi ėshtė financuar pjesėrisht rikonstruksioni i katedralės sė Shen Tripunit nė Kotorr, ndėrtimi i tempullit tė Ringjalljes sė Krishtit nė Podgoricė, tė cilin po e ndėrton Kisha Serbe, si dhe tė disa xhamive. Mirėpo, KOM ėshtė e vetmja kishė nė Mal tė Zi tė cilės i japin donacione pjesėtarė tė tė tri konfesioneve - ortodokse, katolike dhe islame - edhe nė Mal tė Zi edhe jashtė.


Mali i Zi, ndėrkaq, ka njė traditė dhe pėrvojė tė pasur dhe tė gjatė tė tolerancės konfesionale e nacionale. Nė ekspozimin tradicional tė kryqit tė shėn Vlladimirit para njė kishe jo larg Tivarit edhe sot marrin pjesė ortodoksė, katolikė dhe myslimanė. Ose, nė ky kisha tė Tivarit ekzistojnė nga dy altarė - njėri pėr katolikėt, tjetri pėr ortodoksėt. Kisha Orodokse Malazeze e ripėrtėrirė e ndjek kėtė traditė duke kultivuar marrėdhėniet shembullore me fretėrit dhe besimtarėt e Kishės Katolike dhe Bashkėsisė Islame. Krerėt e tyre mund tė shihen bashkė nė tė gjitha tubimet e rėndėsishme, ku janė tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesit e komuniteteve fetare, por jo edhe me kreun e Kishės Serbe.


Nė tė vėrtetė, nė Mal tė Zi janė prishur marrėdhėniet vetėm midis Kishės Malazeze dhe asaj Serbe, kryesisht pėr shkak tė pronave dhe pėr faktin qė Kisha Serbe nuk e njeh Kishėn Malazeze si kishė kanonike. Kisha Malazeze ka paralajmėruar qė kontestin rreth tempujve do t'ia lėrė gjykatės, respektivisht qė do tė kėrkojė nga gjykata kthimin e ish-objekteve tė veta sakrale. Lidhur me kėtė i ka njoftuar edhe organizatat relevante ndėrkombėtare, duke ua bėrė me dije se statusi i pazgjidhur i Kishės Ortodokse Malazeze ėshtė shndėrruar nė njė ēėshtje politike tė rėndėsishme dhe delikate.


"Po tė mos ishte nė krye tė Kishės Serbe mitropoliti Amfillohije, ne me Kishėn Serbe do ta gjenim shumė lehtė njė gjuhė tė pėrashkėt", ėshtė i bindur mitropoliti i Kishės Malazeze, Mihaillo, tė cilin priftėrinjtė serbė e kanė sulmuar edhe fizikisht. Edhe priftėrinj tė tjerė tė Kishės Ortodokse Malazeze janė penguar nė mėnyrė shumė tė vrazhdė nė raste tė shumta gjatė mbajtjes sė liturgjisė, ndėrsa ithtarėt e Kishės Serbe i kanė penguar ata edhe me rastin e festimit tė Kėrshėndellave nė Cetinė dhe Podgoricė. Madje, kordonet policore kanė qenė tė detyruara t'i mbrojnė tubimet religjioze tė ithtarėve tė kėtyre dy kishave.


E gjithė kjo ka ndikuar edhe nė thellimin e ndarjeve tė vjetra nacionale e politike nė Mal tė Zi midis malazezėve dhe serbėve. I kanė nxitur nė mėnyrė tė veēantė, dhe kėtė e bėjnė edhe mė tej kohė pas kohe, partitė politike dhe mediat proserbe, me mbėshtetjen logjistike tė Beogradit zyrtar dhe Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Ortodokse Serbe. Disa herė, posaēėrisht nė kohėn e zgjedhjeve dhe gjatė sulmeve tė NATO-s kundėr RFJ-sė, situata konfliktuoze i afrohej pikės sė vlimit dhe kėrcėnonte me rrezikun qė edhe nė Mal tė Zi tė shpėrthenin trazirat dhe pėrleshjet qytetare. Mirėpo, durimi megjithatė i ka mbizotėruar pasionet.


Pushteti malazez nuk ėshtė i prirė ndaj Kishės Malazeze. Ndaj saj ka njė raport diskriminues. Kėshtu, pėr shembull, asnjė nga ministrat e gjertanishėm pėr ēėshtjet e feve nė Qeverinė e Malit tė Zi, edhe pse ata sipas ligjit ishin ministra pėr tė gjitha religjionet, nuk e ka njohur Kishėn Malazeze. Tani mė nuk ka ministra, sepse ėshtė shuar Ministria e feve, mirėpo edhe koordinatori pėr fetė nė figurėn e kryeministrit, Filip Vujanoviq, deklaron publikisht qė pėr tė Kisha Ortodokse Serbe ėshte kishė e vetme kanonike nė Mal tė Zi.


"Duke e trajtuar Kishėn Ortodokse Serbe si njė lloj kishe shtetėrore dhe tė privilegjuar, Qeveria e Malit tė Zi shkel ashtu mė shumė nene tė Kushtetutės - mbi ndarjen e konfesioneve religjioze nga shteti, mbi barazinė e konfesioneve, mbi lirinė e kryerjes sė riteve dhe punėve religjioze, mbi lirinė e mendimit dhe bashkimit. Ajo, gjithashtu, shkel edhe njė varg nenesh tė dokumenteve ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, tė cilat edhe Mali i Zi duhet t'i zbatojė, ka tėrhequr para ca kohėsh Sllobodan Franoviq, kryetar i Kommitetit Malazez tė Helsinkit. Mitropoliti i KOS, Amfillohije, ka patur njė kohė marrėdhėnie tė afėrta edhe me kryetarin e Malit tė Zi, Millo Gjukanoviq. Mirėpo, ato marrėdhėnie janė ftohur pas qėllimeve tė deklaruara tė Gjjukanoviqit pėr mėvetėsimin e Malit tė Zi. Tani, mitropoliti Amfillohije ėshtė shumė i afėrt me kryetarin e RFJ, Vojisllav Koshtunicėn, i cili e mohon po ashtu ekzistencėn e Kishės Ortodokse Malazeze.

Pushteti malazez nuk i kushton kujdes as dėmtimit tė kishave dhe manastireve malazeze nga Kisha Serbe, madje as kur bėhet fjalė pėr monumente tė rėndėsishme kulturore-historike. Ato Kisha Ortodokse Serbe ia pėrshtat frymės sė Shėn Savės, ēfarė ka shkaktuar protesta tė besimtarėve, qytetarėve, organizatave joqeveritare. Pikėrisht kėto ditė, njė OJQ nga Cetina ka dorėzuar njė aktpadi pranė gjykatave kundėr KOS pėr arsye tė dėmtimit tė autenticitetit tė Kishės Vllahe, godinės mė tė vjetėr nė Cetinė dhe monumentit kulturor tė parė tė shpallur zyrtarisht nė Mal tė Zi. Ėshtė dėmtuar edhe autenticiteti i manastirit Ostrog, tempullit mė tė njohur malazez nė botė, me ikonat e shenjtorėve serbė, tė cilėt kurrė mė parė nuk kanė qenė atje. Edhe tempulli monumental i Ringjalljes sė Krishtit nė Podgoricė, i cili ėshtė nė ndėrtim e sipėr dhe pėr tė cilin ka dhėnė njė ndihmė tė konsideruesme edhe Qeveria e Malit tė Zi, po ashtu inkuadrohet plotėsisht nė ndėrmarrjet ndėrtimore tė rikomponuara tė Kishės Ortodokse Serbe.


Paralelisht mė kėtė, nga thesaret kishtare zhduken pa gjurmė panagitė me vlerė, ikonat, librat... Kėto ditė nga Manastiri Ostrog ėshtė zhdukur kryqi i argjendtė i rėndė dhjetė kilogramė, dhuratė e carit rus, Nikollaj.


Kisha Serbe po i pėrvetėson edhe objektet sakrale qė, sipas dokumenteve historike, kanė qenė pronėsi e konfesioneve tė tjera. Pėr kėtė arsye ajo ka patur konflikte edhe me Kishėn Katolike nė Mal tė Zi. KOS kėshtu dėshiron qė ta zhvendosė nė njė tė kaluar sa mė tė largėt zanafillėn e kishės sė saj nė hapėsirat e Malit tė Zi dhe ta sigurojė ashtu edhe njė argument mė shumė qė malazezėt janė serbė dhe qė kurrė nuk e kanė pasur kishėn e tyre tė pavarur.Mbi kėtė bazament, posaēėrisht gjatė viteve tė luftės, ėshtė intensifikuar propaganda rreth mitit mbi shenjtorin serb Savėn dhe gjithpraninė e tij tė pėrhershme nė Mal tė Zi, edhe pse dokumentet shkencore dėshmojnė se pėr tė ėshtė dėgjuar pėr herė tė parė nė kėto hapėsira tek para 150 vjetėve. Njėkohėsisht, Kisha Serbe e kishte filluar njė kohė fushatėn pėr futjen nė shkolla tė mėsimit tė fesė. Mirėpo, kjo ide nuk ka hasur nė njė truall tė plleshėm dhe u shua vetvetiu. Njė fat tė tillė e pati edhe sforcimi i tepruar i temave religjioze nė media. Ato janė tani tė pranishme vetėm nė mediat private proserbe, por edhe atje nė njė vėllim modest. Tanimė nuk janė nė modė as kryqet rreth qafe dhe nė makina, as blerja e ikonave dhe shenjave tė tjera religjioze. Ashtu siē qe ngritur kjo valė me shpejtėsi, ashtu edhe u fashit shpejt. Qytetarėt malazezė po u kthehen pėrsėri dhe nė masė problemeve tė kėsaj bote.
Copyright © 2002 intron-presse /HB/