Barometri diplomatik
Dr. Mehdi HYSENI
                
                          RRUDHJA E TERESISE TERRITORIALE TE KOSOVES
                          ESHTE NE FUNKSION TE VAZHDIMESISE SE DOKTRINES  
                          DHE  TE STRATEGJISE  GJEOPOLITIKE  IMPERIALISTE
                          SLLAVE NE BALLKAN

Me gjithė zhurmėn propagandistike dhe me premtimet  e ekzagjeruara, se procesi dhe vlerat thelbėsore tė demokracisė dhe tė pluralizmit tė globalizuar evroperėndimor,  do tė  "promovohen" edhe nė favor tė  popullit tė copėtuar shqiptar nėpėr disa shtete sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia) kolonialiste ballkanike, kjo, nė praktikė po ndodh ndryshe ngaqė "itinerari" i njė agjende tė kėtillė afatgjatė, nė vend se tė konkretizonte parashikimet e tij, nxori nė sipėrfaqe dhe riaktivizoi recidivat e historisė sė hidhur tė gjeopolitikės  imperialiste sllave nė Ballkan.

Edhe pse nė asnjė dokument, nė asnjė  projekt tė vizionit poliko-demokratik tė evrointegralizmit, qė ka tė bėjė me "rregullimin", pėrkatėsisht me zgjidhjen e problemeve akute tė vendeve tė Evropės Juglindore, nuk figuron termi(nocioni) gjeopolitikė, ky ėshtė i pranishėm si nė kuptimin doktrinar, ashtu edhe nė atė praktik, sepse sheshit dhe "heshtazi" u paraprin interesave politiko-strategjike tė tė gjithė armiqve tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė etnike. Nė kėtė kontekst, moralizimet e globokratėve dhe impotenca e dipomacisė ndėrkombėtare u tregua e "pafuqishme" , qė shqiptarėve dhe Kosovės t'ua njohė tė drejtėn e vetėvendosjes, sikurse popujve tė tjerė (sllovenėve, kroatėve, serbėve, malazezėve, maqedonėve) tė ish- Jugosllavisė socialiste tė Titos. Nė vend tė aplikimit tė standardit pėrkatės parimor tė sė drejtės sė vetėvendosjes edhe ndaj popullit shqiptar tė kolonizuar nėpėr republikat sllave ballkanike, kėtij i mohohet njė e drejtė e kėtillė legjitime dhe legale, duke e mashtruar, duke e gėnjyerė dhe, duke e lėnė haptazi nė "baltė" nė emėr tė krijimit  dhe tė mbrojtjes sė institucioneve "tė multietnikes dhe tė pluralizmit", tė "importuar" nga fuqitė e mėdha perėndimore botėrore. Nė rastin  konkret shihet qartazi se gjeopolitika i paraprin  politikės: "ndryshim tė statusit politik-po", ndėrsa ndryshime territoriale (gjeopolitike)-jo(!) Kėtė konstatim tonin e provon nė mėnyrė aksiomatike edhe pėrmbajtja e librit tė Zbignjev Bzhezhinskit (ish-sekretar shtetėror nė administratėn amerikane tė presidentit Xhimi Karter):"Jashtė kontrollit-zhbalancimi global nė vigjilie tė shekullit XXI", ku ndėr tjera, nė mėnyrė reliefe ka artikuluar dimensionet pretenduese tė "marramendjes" gjeopolitike:"Historia nuk ka pėrfunduar, por nė tė vėrtetė ėshtė bėrė mė e ngjeshur. Nė tė kaluarėn, epokat historike relativisht kanė qenė tė ravijėzuara me konturat e tyre tė qarta, kėshtu qė edhe ishte mė lehtė tė pėrkufizohej koncepti i progresives historike. Nderkaq, sot, historia karakterizohet nga diskontinuitete tė vrazhda dhe kontradiktore, gjė qė kjo errėson nė mėnyrė tė kondensuar perspektivėn dhe shpie nė konfuzion perceptimet e historisė sonė."Pikėrisht nė kėtė vėshtrim duhet tė pasqyrohet edhe  gjendja e sotme e shqiptarėve tė kolonizuar nė Ballkan.
                                                                     
                             Tjetėrsimi i  2500 hektarėve tė territorit tė Kosovės
                             paralajmėron sfidė tė re pėr shqiptarėt nė Ballkan

S'ka dyshim se, pėrfundimi i Marrėveshjes sė kufirit ndėrmjet tė ashtuquajturės "RFJ" dhe IRJM-sė vitin e kaluar (sipas sė cilės Kosovės, i janė shkėputur 2500 haktarė tė territorit tė saj nė favor tė IRJM-sė), ėshtė njė mesazh i qartė pėr shqiptarėt jo vetėm tė Kosovės dhe tė Iliridės, por pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan, se doktrina dhe strategjia gjeopolitike sllave ėshtė riaktualizuar pikėrisht nė frymėn e ēasjes karteziane, e cila ėshtė kompatibile me konceptin e globalizimit ndėrkombėtar (si nė kuptimin gjeografik, ashtu edhe nė atė epistemologjik), i cili edhe pėrmes shfrytėzimit tė vijave transportuese moderne rajonale synon pėr tė "transformuar" tėrėsinė territoriale dhe sovranitetin e shteteve tė vogla dhe tė pafuqishme. Si duket kėtė "lojė" gjeopolitike tė rrezikshme pėr ricopėtimin e mėtjemė tė territorit etnik shqiptar, "elitat politike" shqiptare nuk e kanė kuptuar dhe, nuk e kanė tė qartė sa duhet, sepse kjo para sė gjithash nuk ka tė bėjė vetėm  me sistemin interpretues tė koncepteve themelore tė globalizmit botėror, tė arritjes sė ekuilibrit tė politikės ndėrkombėtare pėr t'i pajtuar divergjencat ndėrmjet konkurruesve dhe "nomadėve" tė vendeve tė Evropės Juglindore ( tė shkatėrruar nė ēdo segment tė qenies sė tyre, sipas konceptit tė totalitetit global), si dhe mbi kėtė bazė kinse pėr tė siguruar paqen dhe rendin ndėrkombėtar, por ka tė bėjė me luftėn e vazhdueshme globale tė gjeopolitikės moderne (tani, jo nė frymėn e krijimit tė blloqeve dhe tė identiteteve gjeografike, gjė kjo ishte karakteristikė e gjeopolitikės sė periudhės sė luftės sė ftohtė ndėrmjet dy superfuqive botėrore SHBA-sė dhe ish-Bashkimit Sovjetik), struktura e sė cilės objektivisht paraqet determinimin e entiteteve gjeografike, pėrkatėsisht kondensimin epistemologjik dhe ontologjik tė botės sė globalizuar sipas konceptit imperialist tė perandorive tė dikurshme romake, bizantine, osmane etj.
                   
Nė kėtė vėshtrim, qarqet politike zyrtare tė regjimit sllav tė Beogradit dhe tė Shkupit, janė duke ecur nė hap me parametrat e gjeopolitikės moderne tė globokratėve perėndimorė, duke u pėrpjekur qė me ndihmėn e tyre paraprakisht tė caktojnė "kushtet e baraspeshimit" jo vetėm nė aspektin e pluralizimit dhe tė "demokratizimit" rajonal tė politikės, tė ekonomisė, tė tregtisė, tė kulturės, tė multietnikes e tė tjera, por edhe nė aspektin  e "globalizimit" tė territorit etnik shqiptar, sikurse qė ėshtė rasti i Marrėveshjes sė caktimit tė vijės sė demarkacionit midis ish-"RFJ-sė" dhe IRJM-sė. Nė thelb, pėrmbajtja e kėsaj Marrėveshjeje, para sė gjithash vė nė dukje vampirizimin e pretendimeve territoriale tė sllavociganėve tė Ballkanit ndaj territorit etnik shqiptar, i cili fatkeqėsisht de facto dhe de jure ende ndodhet nėn jurisdiksionin kolonialist  tė Beogradit, tė Shkupit dhe tė Podgoricės. Rasti i shqiptarėve nė Kosovė,  i shqiptarėve tė Anamoravės, tė Iliridės dhe tė Malit tė Zi, provon nė mėnyrė tė argumentuar dhe tė qartė politikėn nga pozita e forces dhe epėrsinė e fuqive tė mėdha botėrore, qė pėrbėjnė politikėn ndėrkombėtare, si dramė objektive tė globalizimit territorial nė disfavor tė territorit tė pėrgjithshėm dhe tė popullit shqiptar tė Shqipėrisė etnike. Pėr mė tepėr, doktrina dhe strategjia e kėtillė e gjeopolitikės sė hibridizuar e globokratėve dhe e evrointegralistėve sheshit vė nė dukje ineteresat e tyre konvergjente, qė shqiptarėve t'ua mohojnė tė drejtėn e vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė, duke i mbajtur edhe mė tej tė kolonizuar dhe tė copėtuar nė katėr shtetet sllave(Serbia,Mali i Zi, IRJM, Greqia).

Shembulli i shqiptarėve tė kolonizuar dhe tė copėtuar nėpėr disa shtete fqinje sllave ballkanike ėshtė plotėsisht simetrik me shembullin e kurdėve dhe tė Kurdistanit tė shkatėrruar dhe tė copėtuar nė disa shtetete fqinje tė tij( Turqia, Iraku, Irani dhe Siria), qė gjithashtu ėshtė pjellė direkte e fuqive tė mėdha imperialiste botėrore. Nė historinė e marrėdhėnieve diplomatike ndėrkombėtare, "formula" e Kurdistanit ka provuar praktikisht se ėshtė instrumenti mė i efektshėm dhe mė lukrativ i "rrumbullakėsimit" tė interesave tė pėrgjithshme hegjemoniste koloniale tė fuqive tė mėdha botėrore. Fatkeqėsisht, (nėn murkullimin e strategjisė afatgjatė tė globokratizmit dhe tė evrointegralizmit) njė "formulė" e kėtillė po pėrfillet nė mėnyrėn mė perfide edhe ndaj etnikumit shqiptar tė mbėrthyer me shekuj nėn kthetrat e pėrgjakura tė kolonializmit sllav. Kėtė strategji polivalente tė kontinuitetit historik  tė kolonizimit tė shqiptarėve nga sllavėt, e gjejmė edhe nė paragrafėt e Marrėveshjes pėr revizionimin e territorit kufitar midis ish-"RFJ-sė" dhe IRJM-sė, tė nėnshkruar nė  shkurt tė vitit 2001 nga autoritetet zyrtare tė regjimit tė Beogradit dhe tė Shkupit. E vlen tė nėnvizojmė faktin se, ndonėse ipso facto pėrmbajtja e kėsaj Marrėveshjeje nuk ka tė bėjė me kurrfarė territori serbo-maqedon, por me territorin etnik shqiptar tė Kosovės (domethėnė kjo Marrėveshje ėshtė lidhur pa pjesėmarrjen e shqiptarėve dhe, nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė Kosovės, sepse sipas saj iu tjetėrsohen 2500 hektarė tokė tė punueshme dhe kullosa, qė ligjėrisht ėshtė nonsens juridik, sepse edhe sipas sė drejtės kombėtare, ashtu edhe tė asaj ndėrkombėtare ėshtė nul=e pavlefshme pėr shqiptarėt e Kosovės), kjo, drjetpėrdrejt mbėshtetet nga institucioni mė i lartė i bashkėsisė ndėrkombėtare-Kėshilli i Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Sipas deklaratės zyrtare konfirmuese tė sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan, KS (sikurse Deklarata zyrtare e KS tė KB, e datės 7 mars 2001) tė Kombeve tė Bashkuara e njeh Marrėveshjen ndėrkufitare, tė arritur mes Beogradit dhe Shkupit, mirėpo, kjo mbėshtetje ėshtė nė kolizion si me Rezolutėn 1244 tė KS tė KB-sė pėr Kosovėn, ashtu edhe me kompetencat dhe me autorizimet e Kėshillit tė Sigurimit ngase Marrėveshja e theksuar nuk ka qenė objekt  shqyrtimi i Arbitrazhit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Kombeve tė Bashkuara. Prandaj, deklaratat, qė rezultojnė nga KS i OKB-sė lidhur me respektimin e kėsaj  marrėveshjeje, kanė vetėm karakter politiko-porpagandistik, tė cilat kanė pėr qėllim tė ushtrojnė trysni suplementare ndaj palės shqiptare, qė ta deyrojnė atė, tė pajtohet edhe mė tutje me dialektikėn e racizmit dhe tė sovranitetit kolonial sllav, gjė qė kjo, nė asnjė mėnyrė qoftė juridikisht, qoftė politikisht nuk e obligon Kuvendin, as Qeverinė multietnike tė Kosovės, qė t'i pėrfillė "rekomandimet politike", tė drejtuara nga sekretari i Pėrgjithshėm, Kofi Annan dhe nga KS i Kombeve tė Bashkuara, ngase nuk passjellin kurrfarė efekti juridik. Pėrkundrazi, si Kuvendi, ashtu edhe Qeveria multietnike e Kosovės, janė tė detyruar, qė me ēdo kusht,  pėrmes mekanizmave pėrkatės ligjorė, qė pėrbėjnė tė drejtėn vendore dhe, duke u mbėshtetur nė tė drejtėn pozitive juridike ndėrkombėtare, ta  hudhin poshtė si plotėsisht tė pabazė-tė pavlefshme juridikisht Marrėveshjen ndėrkufitare midis Beogradit dhe Shkupit. Arritja e kėsaj marrėveshjeje tė turpshme dhe antishqiptare, nuk mund quhet kurrsesi ndryshe veēėse sfidė  e re, qė ka pėr qėllim tė shkaktojė konflikte tė reja tė armatosura me shqiptarėt nė Ballkan. Pėrfundimi i Marrėveshjes pėr "caktimin e kufirit tė ri" midis shqiptarėve tė Kosovės, tė Anamoravės dhe tė Iliridės, mund tė jetė  i pranueshėm vetėm pėr aparqikėt sllavė dhe sllavofilė, (qė tradicionalisht janė mėsuar tė ushqehen me gllabėrimin e territoreve etnike shqiptare nė Ballkan) si dhe pėr pėrkrahėsit e tyre ekzistencialistė tė globokratizmit, tė cilėt strategjinė e gjeopolitikės dhe tė propagandės sė tyre, e zhvillojnė pėr tė krijuar vatra tė reja krizash permanente, edhe nė "baltėn e gjallė" tė popujve tė "Evropės Ballkanike".

                           Diplomacia preventive shqiptare, duhet tė eliminojė
                          propagandėn luftarake tė boshtit Beograd-Shkup

Pėr t'i evituar pėrpjekjet e pareshtura tė mekanizmave sekrete dhe publike tė politikės propagandistike luftarake tė boshtit sllav Beograd-Shkup, qė kanė pėr objekt "tregtimin" e territorit etnik shqiptar nė favor tė zgjerimit tė elementit serbomaqedon, diplomacia shqiptare, patjetėr nevojitet qė tė ndėrmarrė masa pėrkatėse pėr eliminimin e tėrėsishėm tė kėtij fenomeni tė ripėrtėritur tė racizmit kolonial sllav. Me gjithė njohjen e meritave tė bashkėsisė ndėrkombėtare, e nė veēanti tė administratės sė Shteteve tė Bashkuara me ish-presidentin Bill Klinton nė krye, qė Kosova tė boshatiset definitivisht nga forcat militare, paramilitare e policore tė okupatorit serb, e sė kėndejmi tė vihet nėn mandatin e protektoratit ndėrkombėtar(KFOR+UNMIK), ne  assesi nuk mund tė heshtim dhe tė pranojmė (pavarėsisht nga ushtrimi i diktatit dhe i trysnisė sė sondazheve tė diplomacisė tregtare tė fuqive tė mėdha), qė tė falim, jo 2500 hektarė, por asnjė pėllėmbė tokė,  qoftė e punueshme, qoftė djerrinė, fushė apo mal, pėrrua ose lumė, liqen apo det, qė i pėrket territorit etnik shqiptar.

Duke qenė se, pėrmbajtja e Marrėveshjes ndėrkufitare serbomaqedone ka karakter ekspansionist ndaj tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė etnike, atėherė del krejtėsisht e qartė se politika shqiptare, nevojitet qė sa mė parė tė jetė e mundur, t'i pėcaktojė prioritetet dhe mjetet efektive pėr tė parandaluar "atomizimin" e mėtejmė tė tokave tė veta nga ana e gjeopolitikės raciste  dhe e luftės grabitēare kolonialiste serbomaqedone.

Pėr t'iu shmnagur objektivave hegjemoniste tė kėsaj Marrėveshjeje, diplomacia shqiptare, pikėspari (pa ngritur grafikun e hipertensionit politik, tė frustrimit iracional, qė do tė ēonte nė konfrontim direkt me aktorėt e bashkėsisė ndėrkombėtare) nevojitet qė tė pėrgėnjeshtėrojė me argumente tezėn sllavomaqedone, se njohja e pavarėsisė sė Kosovės, do tė paraqiste "rrezik serioz pėr paqen dhe qėndrueshmėrinė nė rajonin ballkanik". Pikėrisht, kjo tezė  e sllavocentrizmit destruktiv, pasqyron esencėn e Marrėveshjes sė theksuar pėr ndryshimin e kufijve nė relacionin Kosovė - IRJM. Si pėr propagandėn ushtarake e politike,ashtu edhe pėr atė diplomatike ndėrkombėtare, kjo tezė e sofistikuar konsiderohet si instrumenti mė oportun dhe mė i qėndrueshėm pėr tė dezavuuar kėrkesėn legjitime pėr pavarėsimin e Kosovės. Nė kėtė mėnyrė, strategjia e njėsuar politiko-propagandistike serbomaqedone, llogarit se do tė pėrfitojė mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė aleatėve tė saj tradcionalė sllavė. Duke u mbėshtetur nė njė "imperativ" tė kėtillė, me logjikė dhe  strukturė tė vjetėr tė politikės pushtuese serbomadhe, Serbia "e demokratizuar" e "elitės" nacionalshoviniste, e pėrfaqėsuar nga dr.Vojislav Koshtunica dhe dr.Zoran Gjingjiq, pėrmes marrėveshjes sė theksuar (duke shpresuar se do ta bindin bashkėsinė ndėrkombėtare, se nėse vihet nė pikėpyetje revidimi i marrėveshjes dypalėshe serbo-maqedone nė favor tė palės shqiptare, atėherė kjo, do tė reflektojė  aspirata tė hapta pėr pushtimin e territorit tė IRJM-sė) ka pėr qėllim qė nė tė njėjtė kohė, t'i konfrontojė shqiptarėt  e Kosovės edhe me maqedonėt edhe me ndėrkombėtarėt-KFOR-in dhe  UNMIK-un nė Kosovė. Provokimi i njė situate tė kėtillė, do tė ishte trumfi mė i madh i propagandas sė ndyrė luftarake tė Serbisė pushtuese kundėr shqiptarėve jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė viset e tjera tė banuara me shqiptarė, tė cilat edhe nė fillim tė shekullit XXI, janė "plaēkė" e koniunkturės dhe tė sistemit shtypės kolonial sllav nė zemėr tė Evropės sė integruar mbi baza ekonomike dhe politike.

Pėr t'i paralizuar  qė nė start profkat dhe grackat e rrezikshme tė amalgams serbomaqedone, tė "gatuara" sipas recetės tradicionale tė historiografisė sė falsifikuar serbe dhe tė politikės sė Kishės Ortodokse Serbe, (e cila, historikisht, nė vend se tė mirret me misionin e saj tė shenjtė, mirret me ushtrimin e politikės gjenocidale serbomadhe kundėr shqiptarėve, kroatėve, myslimanėve tė Bosnjė-Hercegovinės dhe tė Jeni Pazarit. Kėtė mision "tė shenjtė politik" nė shfarosjen e kėtyre popujve joserbė, Kisha Ortodokse Serbe, duke i prirė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Serbisė, shėrbimeve tė zbulimit dhe tė kundėrzbulimit tė ushtrisė dhe tė policisė serbomalazeze, ia arriti qė edhe nė dekadėn e fundme tė shekullit XX, tė kryejė "misionin e shenjėtorit politik hyjnor" nė "mbrojtjen e ēėshtjes serbe", natyrisht nė disfavor tė vendeve dhe tė popujve tė theksuar fqinj), Qeveria e Kosovės, sė pari, me procedurė tė shkurtėr nevojitet ta anulojė Marrėveshjen serbomaqedone, qė ėshtė nė funksion tė copėtimit tė territorit etnik shqiptar, edhe pse nė kėtė moment, nuk ekzistojnė gjasėt reale pėr tė ndryshuar gjendjen faktike nė terren. Arsyeja, pėr nxjerrjen e njė konstatimi tė kėtillė tė peshuar gjithanshmėrisht qėndron nė faktin se, bashkėsia ndėrkombėtare (Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė, NATO-ja, OSBE-ja dhe Bashkimi Evropian), duke u mbėshtetur  thjesht nė "justifikimin" e interesave politike dhe nė transaksionet e kanonierave diplomatike tė fuqive tė mėdha, ka pėrjashtuar tė drejtėn e pėrgjithshme ndėrkombėtare(jus cogens) dhe, nė vend tė pėrfilljes sė saj, mbėshtet Marrėveshjen serbomaqedone tė tjetėrsimit tė njė pjese tė territorit tė Kosovės, qė kufizohet me ngrehinėn artificiale, tė ashtuquajtur IRJM. Sė dyti, duke marrė nė konsideratė mbėshtetjen e parezervė tė kėsaj Marrėveshje ilegale, antijuridike dhe  antishqiptare nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare (edhe pse Qeveria e Kosovės ėshtė legjitime dhe ka mandatin e plotė, qė ta kontestojė kėtė Marrėveshje), parapėlqehet qė kjo hėpėrhė mos ta ngrejė kėtė ēėshtje nė shkallė ndėrkombėtare, e nė veēanti nė kuadrin e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, sepse pėrgjigjja do tė jetė e qartė, nė disfavor tė palės sė dėmtuar shqiptare. Njė kundėrefekt i kėtillė, do tė rezultonte drejtpėrdrejt  nga qėndrimi subjektiv i tė gjitha fuqive tė mėdha-anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, sepse kėto sėrish do tė merrnin nė mbrojtje Marrėveshjen e sajuar serbomaqedone. Nė kėtė mėnyrė, do tė vinte nė shprehje acarimi i marrėdhėnieve ndėrmjet palės shqiptare dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, gjė qė ky, edhe ėshtė qėllimi i lidhjes sė Marrėveshjes sė theksuar midis Beogradit dhe Shkupit. Sė kėndejmi, nė kėtė moment pėrkeqėsimi dhe tendosja e marrėdhėnieve me bashkėsinė ndėrkombėtare, mė sė paku do tė ishte nė interes tė zgjidhjes sė  drejtė dhe objektive tė kėtij problemi kufitar ndėrshtetėror. Pozicioni politik i institucioneve  shtetėrore dhe i subjekteve relevante politike shqiptare tė Kosovės pėrkitazi me kėtė ēėshtje, para bashkėsisė ndėrkombėtare, duhet tė jetė  i qartė: Nuk  e njohim Marrėveshjen serbomaqedone pėr kėto arsye, se : a) kufijtė e Kosovės janė nėn jurisdiksionin ndėrkombėtar tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara; b) ėshtė pėrzierje direkte nė ēėshtje tė brendshme tė Kosovės dhe, cenim i sovranitetit  dhe i tėrėsisė territoriale tė Kosovės; c) ėshtė akt piratesk antijuridik ndėrkombėtar, sepse ėshtė lidhur ad interim tė palės shqiptare domethėnė nė disfavor tė territorit tė huaj, titullar i tė cilit ėshtė Kosova, e jo Serbia, as IRJM; ē) ėshtė nė kundėrshtim me parimet e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, me Deklaratėn mbi marrėdhėniet dhe bashkėpunimin miqėsor ndėrmjet shteteve, nė pėrputhje me Kartėn e OKB-sė, Rezoluta 2625(XXV)/1970 e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara; d) ėshtė nė shpėrputhje me Dokumentin pėrfundimtar tė Helsinkit (1975); dh) ėshtė nė kolizion me nenin 11 tė Konventės sė Vjenės (23 gusht 1978) mbi shtetet sukcesore, si dhe ė) ėshtė nė kundėrshtim flagrant me parimin uti possidetis juris,tė sė drejtės ndėrkombėtare.

Sa mė sipėr, duke i marrė nė konsideratė kėto argumente me fuqi tė vlefshme ligjore juridike tė sė drejtės publike ndėrkombėtare (tė cilat pa precedencė i kanė nėpėrkėmbur dhe abuzuar si ish-"RFJ", ashtu edhe IRJM me rastin e pėrfundimit tė Marrėveshjes pėr copėtimin e territorit tė Kosovės. Sė kėndejmi edhe bashkėsia ndėrkombėtare, gjė qė kjo shpėrfillje, sipas gjuhės sė sistemit pozitiv juridik ndėrkombėtar, quhet triumfi i politikės mbi drejtėsinė ndėrkombėtare), pala shqiptare nuk ėshtė e obliguar qė, as moralisht, as politikisht, e pėr mė tepėr as juridikisht, t'i respektojė asnjė nga deklaratat a rekomandimet politike, tė miratuara qoftė nga KS i Kombeve tė Bashkuara, Bashkimi Evropian, OSBE-ja apo NATO-ja, sepse kjo bie ndesh edhe me interesin kombėtar dhe shtetėror tė Kosovės.
____________________________
Autori ėshtė dr.i Marrėdhėnieve Politike Ndėrkombėtare dhe bashkėpunėtor i Institutit Ndėrkombėtar tė Bostonit, SHBA