Mirė se vini nė Ulqin      
                 Aktualitetet                              
 


 

Tė nderuar anetare te ulqini.org/. Siē e dini radioja dhe lajmet jane sponsorizuar nga unė krijuesi i www.ulqini.org/ Sponsorizimi per keto 2 vjet e 6 muaj te fundit ashtė ba nga financat personale tė mijat. Tė nderuar antar dhe ju muzafir, kemi pas knaqesi te jemi te shoqerum me ju. Neper mjet radio programit dhe lajmeve ju kena ba te munshem te argetoheni, te informohuni,  por munsija jon ka qen deri ktu ..Na vjen shum keq qe na lypet me u detyru qe ta nderprejm programim e emitimit te radios dhe  te lajmeve per shkak te munsis a po pa munsis financjale, me nji apel qe si pas vulnetit tė juaj dhe deshires te plot ta mbajm se bashkut kyt program shum interesant dhe argetus ju lutem tė na kuptoni plotsisht, nese deshira juaj asht qe mundeni tė na ndimoni ta majm se bashku. Kontributi juaj nuk duhet te jete madhor por minimal -1 Euro ne muaj , apo si mas mundesis tuaj-, dhe jane te lutur te gjithe ata qe duan te ndihmojne qe te bejne nje kontribut ne te ardhura ne Shporten e www.ulqini.org/ te beni nje kontribut modest... ēdo e ardhur  nuk i shkon stafit te www.ulqiniorg/, por kompanise qe mundeson perdorimin e tij. Informacioni juaj personal eshte i sigurte, dhe i pashikueshem nga te tjeret. Ju faleminderit per mbeshtetjen tuaj. Mirė presim reagimet e juaja............ Stafi i kompanis   www.ulqini.org/
Pagesa mundet te behet ne ket Zhiro Logari:

Saban Buri
KSK-Bremerhaven-Deutschland
Konto Nr. 100 807 798
Blz. 292 501 50
Referenz: Emriperdorus
apo  ne adress:
Eupenerstr.5
27576 Bremerhaven - D

ULQINI NĖ PRAG TĖ SEZONIT VEROR NĖ PRTJE TĖ TURISTĖVE

Ulqin :23 maj

Pas dėshtimit tė sezonit turistik tė vitit tė kaluar, ankthi pėr suksesin e sezonit tė sivjetėm ėshtė akoma mė i madh. Kjo shihet jo vetėm nga pyetjet qė i parashtrojnė njėri-tjetrit vetė qytetarėt, por edhe nė mungesėn e investimeve tė cilat nė krahasim me vitin e kaluar janė shumėfish mė tė vogla. Qytetarėt e Ulqinit duhet ta kuptojnė se oferta turistike e kėtij qyteti nuk mund tė mbėshtetet vetėm nė bukuritė e natyrės, rėrėn, plazhet e bukura dhe nė monopolin e krijuar te turistėt kosovarė, por nė tėrheqjen e turistėve me pėrmirėsimin e kėsaj oferte.
Turizmi pėrbėn degėn kryesore tė ekonomisė nė Ulqin, sepse nga zhvillimi i tij varet edhe zhvillimi i shumė degėve tė tjera. Jeta e banorėve tė kėtij qyteti ėshtė e lidhur kryekėput me turizmin, prandaj pragu i ēdo sezoni turistik bart me vete edhe ankthin pėr suksesin e tij. Ky ankth sivjet shtohet edhe mė tepėr pas dėshtimit tė sezonit tė vitit tė kaluar. Kjo shihet jo vetėm nga pyetjet qė i parashtrojnė njėri-tjetrit qytetarėt e Ulqinit, por edhe nė mungesėn e investimeve tė cilat nė krahasim me vitin e kaluar janė shumėfish mė tė vogla. Nė qoftė se vitin e kaluar Ulqini i ngjante njė kantieri ndėrtimi, pragu i kėtij sezoni turistik tė jep njė fotografi krejt tjetėr. Pėrveē ndonjė investimi tė vogėl i cili mė tepėr ka tė bėjė me punėt parasezonale, kėtė vit kanė munguar pothuaj krejtėsisht investime tė tjera.
Problemet
Dhjetė vitet e fundit, zhvillimi i turizmit nė kėtė qytet ka stagnuar pėr shkak tė klimės jo tė favorshme politike si dhe gjendjes sė vėshtirė ekonomike. Mungesa e investimeve nė turizėm gjatė kėsaj periudhe kohore ka bėrė qė tė mos mund tė pėrcillet trendi i zhvillimit tė turizmit. Shumica e objekteve hotelierike tė cilat shėrbenin si simbole tė turizmit tė kėtij qyteti janė vjetėruar dhe nuk i plotėsojnė as kushtet minimale pėr zhvillimin e turizmit. Disa nga ato madje kanė dalur krejtėsisht jashtė pėrdorimit. Nga ana tjetėr, mungesa e njė strategjie pėr zhvillimin e kėtij sektori, qoftė nė nivel lokal apo nė atė republikan, ka ndikuar nė zhvillimin e shumė dukurive negative. Edhe investimet qė janė bėrė nė sektorin privat, tė cilat ēzėshtė e vėrteta nuk kanė qenė tė vogla, nuk janė bėrė nė mėnyrė tė planifikuar. Kėshtu, Ulqini sot pėrballet me shumė probleme, si me atė tė ndėrtimeve pa leje, uzurpimeve, me problemet infrastrukturore, mungesėn e sipėrfaqeve tė gjelbra, plazhet e papastra, probleme kėto tė cilat prishin imazhin turistik tė kėtij qyteti.
Kėto probleme dhe mjaft tė tjera tė cilat janė krijuar me vite nuk do tzi shpėtojnė as sivjet syrit tė turistėve. Megjithė premtimet pėr zgjidhjen e disa prej kėtyre problemeve, Ulqini edhe nė sezonin e sivjetėm veror hyn me tė njėjtat probleme.
Pėrveē deponisė sė plehrave qė gjendet nė hyrje tė qytetit e cila sipas premtimeve tė organeve kompetente sė shpejti do tė zhvendoset nė njė vend tjetėr dhe pėrmirėsimit deri nė njėfarė mase qė vėrehet nė pastrimin e qytetit, Ulqini edhe sivjet do tė pėrballet me problemet e trashėguara nga viti nė vit.
Oferta
Megjithė suksesin e sezonit turistik 2001, i cili zgjoi shpresė pėr kthimin e ditėve mė tė mira pėr turizmin e Ulqinit dhe famės qė nė tė kaluarėn e kishte ky qytet nė tregun turistik botėror, dėshtimi i sezonit tė kaluar dėshmoi se sezoni 2001 ishte vetėm njė rastėsi. Suksesi i sezonit tė para dy viteve, nė qoftė se mund tė quhet i tillė pėr shkak tė ndikimeve negative qė pati nė sezonin e vitit tė kaluar, nuk ishte rezultat i ndonjė oferte tė veēantė turistike, por bazohej nė monopolin qė Ulqini e kishte fituar te turistėt kosovarė gjatė viteve tė shkuara.

 Por viti i kaluar tregoi se turizmi nuk ėshtė ēėshtje nacionalizmi, por ashtu si dhe nė degėt tjera, edhe nė turizėm vlen ligji i ofertės dhe i kėrkesės. Ai po ashtu tregoi se turistėt nuk i falin gabimet. Pėr kėtė, qytetarėt e Ulqinit nuk duhet tė vazhdojnė tė akuzojnė turistėt kosovarė pse ata shkojnė nė Shqipėri apo edhe nė mjaft vende tė tjera turistike, por duhet tė shikojnė se ēfarė kanė bėrė ata vetė pėr tzi tėrhequr turistėt. Pėrveē kėsaj, humbja e tregjeve tradicionale tė krijuara viteve tė shkuara pati si pasojė orientimin nė vetėm njė treg, i cili me siguri edhe sivjet do tė pėrbėjė pjesėn kryesore tė turistėve tė Ulqinit. Por orientimi vetėm nė njė treg, sado i mirė dhe i madh tė jetė ai, nė turizėm pėrbėn vetėvrasje.
Mė nė fund, qytetarėt duhet ta kuptojnė se oferta turistike e kėtij qyteti nuk mund tė mbėshtetet vetėm nė bukuritė e natyrės, rėrėn, plazhet e bukura dhe nė monopolin e krijuar te turistėt kosovarė, por nė tėrheqjen e turistėve me pėrmirėsimin e kėsaj oferte. Pėr fat tė keq, edhe oferta e sivjetme turistike nuk do tė ndryshojė shumė nė kėtė drejtim nga ajo e viteve tė kaluara. I vetmi ndryshim ėshtė se subjektet qė merren me turizėm nė Ulqin e kanė kuptuar si duket qė, ashtu si ēdo mall qė shitet ka nevojė pėr reklamė, edhe oferta turistike duhet tė promovohet sa mė mirė pėr tė tėrhequr turistėt.
Fillimi i sezonit
Fillimi i sezonit tė sivjetėm turistik u shėnua me njė manifestim tė madh tė emėrtuar "Tė gjithė pėr turizėm", i cili u organizua nga Shoqata e Biznesmenėve tė Ulqinit dhe disa OJQ tė tjera nė bashkėpunim me IRD-nė. Nė kuadėr tė kėtij manifestimi u zhvillua aksioni pėr pastrimin e qytetit si dhe u shfaq njė program kulturo-argėtues. Mė tepėr se ēdo gjė tjetėr, efekti i kėtij manifestimi ishte nė sensibilizimin e qytetarėve se vetėm nė mėnyrė tė organizuar mund tė zgjidhen problemet me interes tė pėrgjithshėm, por edhe nė atė se sa shumė mund tė ofrojė ky qytet nga kultura dhe tradita vetėm po tė ekzistojė vullneti i mirė dhe dėshira pėr organizim. Nuk duhet lėnė pa pėrmendur edhe ardhjen e mbi 200 fėmijėve nga Kosova qė u organizua nė kuadėr tė kėtij manifestimi tė cilėt faktikisht shėnuan edhe turistėt e parė pėr kėtė vit.
Parashikimet
Hyrja e euros nė pėrdorim nė Mal tė Zi ka ndikuar nė rritjen e ēmimeve nė pėrgjithėsi, e rrjedhimisht edhe nė fushėn e turizmit. Njė gjė e tillė u pa se pati ndikime negative nė sezonin e kaluar. Vendosja e paradokohshme e tatimit mbi vlerėn e shtuar ka rritur edhe mė tepėr koston e jetesės, e cila sigurisht nuk do tzi shkojė nė favor as zhvillimit tė turizmit ndėr ne. Tė gjithė kėta faktorė nuk duhet lėnė anash kur flitet pėr suksesin e kėtij sezoni. Megjithatė, pėrkundėr ankthit dhe skepticizmit qė ekziston pėr suksesin e kėtij sezoni turistik, parashikimet qė bėhen shpesh janė optimiste. Por, nuk ėshtė vėshtirė tė vėrehet se shumica e tyre mbėshteten mė tepėr nė dėshira personale se sa kanė ndonjė bazė reale. Pėr parashikimin objektiv nevojitet qė tė analizohen shumė faktorė, por ndoshta mė i rėndėsishmi ndėr ta ėshtė fakti se gjendja social-ekonomike nė Kosovė, qė pėrbėn tregun kryesor turistik tė Ulqinit, nuk ėshtė e mirė. Ky fakt si dhe kostoja e lartė e jetesės ndėr ne nuk japin shpresė pėr sezon tė mirė turistik. Megjithatė vera ėshtė afėr. Deri atėherė tė gjithė kanė tė drejtė tė shpresojnė. I.K
 
H.B

Begatim i kulturės shqiptare

 Ulqin :23 maj

Tė premten e kaluar nė Shkollėn e Muzikės nė Ulqin, nė organizim tė Fondacionit "Lika" u bė promovimi i librave "Atlasi i shekullit XX" dhe "Tregime pėr ēdo kohė" tė botuara nga Shtėpia Botuese "Logos A" nga Shkupi, kurse tė pėrkthyera nė shqip nga Diana Rexha. Nė fillim tė promovimit, drejtori i Fondacionit "Lika", Jusuf Lika, theksoi se kėto dy libra paraqesin njė kontribut tė vlefshėm nė kulturėn shqiptare.
Dr. Nail Draga duke folur pėr librin "Atlasi i shekullit XX" tha se ai pėrbėn "njė enciklopedi nė miniaturė".
"Ky botim qė me tė drejtė ėshtė quajtur i veēantė ėshtė ndėr botimet e rralla nė shqip tė kėsaj game nė dekadėn e fundit qė veēohet me lėndėn e pėrzgjedhur, faktografinė e prezantuar, ilustrimet e zgjedhura, disenjin e qėlluar, e gjithsesi me pėrkthimin e realizuar nė gjuhėn shqipe", tha ai.
Ndėrkohė, Mr. Riza Rexha theksoi se pasqyrėn mė tė mirė pėr vlerėn dhe rėndėsinė e pėrkthimit tė kėtyre dy librave e ka dhėnė kritika, prandaj ai vetėm lexoi disa pjesė tė kritikės.
Pėr librin "Tregime pėr ēdo kohė" tė autorit Gilbert Beers foli shkrimtari Hajro Ulqinaku i cili tha se ky libėr pėrbėn njė pėrmbledhje tė mrekullueshme.

"Kemi tė bėjmė me fabula qė flasin me gjuhėn e Ezopit, por jo me stilin e tij. Ėshtė njė stil i mrekullueshėm i njė letėrsie tė re qė krijohet nė Europė. Ėshtė njė shkollė e cila duhet pėrfillur, duhet ta studiojnė, ta mėsojnė dhe ta kopjojnė edhe shkrimtarėt tjerė shqiptarė. Ky libėr ėshtė shembull se si duhet tė pėrkthehet, se si duhet libri i gjuhės tjetėr tė bėhet shqip. Kontributi mė i madh i pėrkthyeses ėshtė se duke pėrkthyer librin begaton kulturėn dhe letėrsinė e vet kombėtare", theksoi shkrimtari Ulqinaku.
Ndėrkohė, pėrkthyesja Diana Rexha tha se ajo ėshtė pėrpjekur qė lexuesit shqiptar tzi sjellė dy libra anglo-amerikane tė cilat ka tentuar tzi shqipėrojė me shumė kujdes duke u munduar qė ato ta ruajnė sa mė shumė origjinalitetin. "Fjalėt e mira qė u dėgjuan nga parafolėsit mė japin shtytje dhe vullnet qė nė tė ardhmen lexuesit shqiptar tzi plasoj pėrkthimin e librave mė tė ēmuara tė letėrsisė dhe kulturės anglo-amerikane duke pasur parasysh se edhe pėrkthimet e mira e pasurojnė dhe e begatojnė letėrsinė dhe kulturėn e njė populli", pėrfundoi Rexha.I.K
   H.B

Kryeministri u premton shqiptarėve pėrfaqėsim adekuat nė pushtet

Podgoricė :23 maj

Kryeministri i Malit tė Zi Milo Gjukanoviq u ka premtuar liderėve tė partive shqiptare, nė takimin e zhvilluar gjatė javės sė kaluar, se Qeveria qė ai drejton do tzi kushtojė vėmendje tė veēantė pėrfaqėsimit adekuat tė shqiptarėve nė tė gjitha nivelet e pushtetit. Qėllimi i kėtij takimi, thuhet nė kumtesėn pėr opinion tė zyrės sė kryeministrit, ka qenė pėrcaktimi i ēėshtjeve me interes tė pėrbashkėt pėr pėrparimin e tė drejtave tė popujve pakicė dhe lirive tė njeriut nė Mal tė Zi qė ėshtė njėra prej detyrave prioritare tė tė gjitha organeve shtetėrore nė kuadėr tė realizimit tė projektit tė reformave ekonomike dhe politike.
Sipas kryetarit tė UDSH-sė, Ferhat Dinosha, i cili sė bashku me kryetarin e LD nė MZ-sė, Mehmet Bardhi, kryetarin e PPD-sė, Osman Rexha dhe nėnkryetarin e LD nė MZ-sė, Tahir Gjonbalaj kanė biseduar me kryministrin, njėri prej elementeve tė interesimit nė kėtė takim ka qenė plotėsimi i disa vendeve nė Qeveri me pėrfaqėsues tė partive shqiptare. "Ne kemi shprehur interesim qė tė kemi pėrfaqėsues nė Ministrinė e Bujqėsisė, Ministrinė e Turizmit, Ministrinė e Punėve tė Jashtme, Ministrinė e Punėve tė Brendshme si dhe nė Ministrinė e Arsimit. Pėrgjigja nga ana e kryeministrit ka qenė pozitive. Pra, ka mbetur tė konkretizohet kėrkesa me emra konkretė dhe profile konkrete dhe kjo punė tė kryhet sa mė parė", shprehet Dinosha.
Pėrveē pėrfaqėsimit nė Qeveri nė kėtė takim ėshtė diskutuar edhe pėr mjaft ēėshtje tė tjera me interes pėr shqiptarėt duke definuar prioritetet.
"Ėshtė thėnė se kėtė vit duhet tė hartohet Ligji pėr Pakicat Nacionale nga ana e Ministrisė sė Popujve Pakicė. Ministri Hajdinaga ėshtė shprehur se ka filluar tė formojė ekipin e ekspertėve pėr tė filluar kėtė punė, kurse kryeministri ėshtė shprehur se Mali i Zi ka nevojė pėr njė ligj tė tillė", thotė Dinosha.

Sipas tij, partitė shqiptare kanė theksuar nevojėn e pėrfaqėsimit autentik tė shqiptarėve nė pajtim me Konkluzėn e Parlamentit tė Malit tė Zi, pėr ēzgjė sipas tij, "kryeministri ėshtė shprehur se pushteti do tė ketė vullnet dhe gatishmėri pėr tė definuar kėtė model nė pajtim me normat mė tė larta ndėrkombėtare".
Nė takimin e kryeministrit me liderėt e partive shqiptare ėshtė biseduar edhe pėr kthimin e statusit tė Komunės pėr Tuzin, hapjen e Fakultetit tė Mėsuesisė nė gjuhėn shqipe si dhe pėr mjaft ēėshtje tė tjera me rėndėsi pėr shqiptarėt.
Sipas Dinoshės, vetė kryeministri ėshtė shprehur se kėtė takim e sheh si fillim tė njė pune mė intensive qė nė kushte mė stabile politike tė realizohen ato kėrkesa qė do tė ndihmonin nė pėrmirėsimin e pozitės sė shqiptarėve nė Mal tė Zi e qė do tė ishin tė arsyeshme.
"Natyrisht qė koalicioni do tė tentojė tė ketė takime tė rregullta dhe tė komunikojė mė shpesh me pėrfaqėsuesit e Qeverisė pėr tė ofruar zgjidhje konkrete tė problemeve, pėr ēka sipas fjalėve tė kryeministrit Qeveria ėshtė e gatshme", shprehet Dinosha.
Takimi i kryeministrit me liderėt e partive shqiptare ėshtė vazhdimėsi e takimeve tė filluara nė prag tė formimit tė Qeverisė sė re. Nė kėtė takim kanė marrė pjesė edhe nėnkryetari i Qeverisė, Dragan Gjuroviq, Ministri pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Grupeve Etnike dhe Nacionale, Gėzim Hajdinaga si dhe kėshilltari politik kryesor i kryeministrit, Milan Roqen.I.K
   H.B

Kultura dhe shoqėria

 Ulqin :23 maj

Nė mjediset demokratike subjektet kulturore tė shoqėrisė civile zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė zhvillimin e jetės kulturore, nė saje tė programeve alternative dhe si tė tilla kanė pėrkrahje nga sektori buxhetor, ndėrsa pėrjashtim bėjnė vendet nga ish kampi socialist, ku ende janė tė pranishme konceptet autokratike kulturore, qė janė pengesė e avancimit tė vlerave tė mirėfillta kulturore
Alternativa kulturore
Pas dėshtimit tė ideologjisė komuniste, nė tė gjitha vendet e ish -kampit socialist, ndodhėn ndryshime tė theksuara edhe nė fushėn e kulturės. Kjo ka tė bėjė me themelimin e subjekteve tė ndryshme tė shoqėrisė civile, qė njihet si sektor joqeveritar, pėrmes OJQ-ve tė ndryshme, qė si profil tė veprimtarisė kanė kulturėn. Ishte ky hapi i parė institucional i prezentimit tė alternativės kulturore, e cila kishte dallime tė theksuara si nga struktura ashtu edhe pėrmbajtja. OJQ-tė me gamėn e veprimtarisė sė tyre filluan tė trajtojnė kulturėn nė njė profil tjetėr, qė dallohej dukshėm nga kohėt e mėparshme.
Partner nė sistemin kulturor
Nė saje tė rolit tė sektorit tė shoqėrisė civile kemi njė nxitje tė ndryshimeve nė fushėn e sistemit kulturor dhe tė modeleve tė politikės kulturore. Duke marrė parasysh angazhimin e subjekteve kulturore tė sektorit joqeveritar del se kanė filluar tė krijohen raporte tė reja qė nė sistemin kulturor vlerėsohen si partneritet. Madje, kėto subjekte nė saje te profilit tė punės patjetėr duhet pėrkrahur dhe ato duhet tė kenė trajtim tė barabartė me subjektet e tjera tė sistemit kulturor, duke mos i refuzuar, por duke i pėrkrahur si nė tėrė botėn demokratike bashkėkohore.
Nė Mal tė Zi subjektet kulturore nga sektori i shoqėrisė civile, nga viti 1990 e kėndej, kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė avancimin e vlerave tė pėrgjithshme kulturore, e kjo sidomos ka tė bėjė me ato subjekte tė cilat u pėrkasin popujve pakicė. Janė pikėrisht kėto subjekte tė cilat dėshmuan nė mėnyrė praktike se edhe popujt e tjerė kanė vlera tė mirėfillta kulturore, tė cilat gjatė tėrė kohės sė monizmit janė anatemuar apo anashkaluar nga strukturat qeveritare. Nė kėtė aspekt duhet theksuar subjektet e tilla kulturore tė pjesėtarėve tė popujve pakicė, nė rastin konkret tė shqiptarėve, tė cilat kanė treguar bazueshmėrinė e ekzistimit tė tyre nė sajė tė veprimtarisė dhe manifestimeve qė kanė organizuar gjatė kėtyre viteve.
Edhe pse kjo ēėshtje meriton njė trajtim tė veēantė, duhet thėnė me kėtė rast se subjektet kulturore si "Art Club", "Illyricum" etj., kanė ndikuar dukshėm nė valorizimin dhe afirmimin e vlerave kulturore tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Kėshtu, vetėm nė saje tė angazhimit permanent nga viti 1991,"Art Clubi" ka organizuar rreth 150 manifestime tė ndryshme nga fusha e kulturės, shkencės dhe artit. Nga edicioni i botimeve janė botuar 40 tituj tė veprave tė ndryshme, si dhe tri revista. Po ashtu, nga ana tjetėr "Illyricum" pėr tė parėn herė ka filluar tė mbajė manifestimin "Java e kulturės nė Malėsi", i cili tashmė ėshtė bėrė tradicional, si dhe ka botuar njė numėr tė konsiderueshėm titujsh tė botimeve tė veēanta.
 

Sektori joqeveritar pa pėrkrahje materiale
Ēėshtje nė vete paraqet mospėrkrahja e mjaftueshme materiale e sektorit joqeveritar nga fusha e kulturės, nga ana e pushtetit republikan, por edhe nga pushtetet lokale. Nga njė pozitė e tillė ata i kanė tė kufizuara mundėsitė pėr tė realizuar projekte tė mirėfillta kulturore. Andaj, edhe statusi i tyre qė nė fillim ėshtė i pabarabartė nė krahasim me sektorin qeveritar, i cili ende funksionon sipas klisheve nga koha e monizimit, qė pėr kohėn tonė janė modele tė tejkaluara dhe tė papranueshme, pėr ēka si shembull tipik mund tė shėrbejė Komuna e Ulqinit.
Edhe pse sektori i shoqėrisė civile ka nė dispozicion kuadro tė mirėfillta pėr organizimin e manifestimeve tė ndryshme kulturore dhe shkencore, madje shumė mė tė pėrgatitur dhe tė dėshmuar nė aspektin profesional, se sektori qeveritar, nė saje tė mungesės sė mjeteve materiale, mbesin pa u realizuar nė praktikė ide dhe projekte me vlera tė mėdha kulturore, jo vetėm pėr mjedisin lokal por edhe mė gjerė. Pra, ēėshtje nė vete tash dhe nė tė ardhmen do te jetė ana financiare, sepse pėrkrahja nga donatorėt dhe fondacionet e ndryshme nuk mund tė jetė e vazhdueshme. Andaj, nė kėtė aspekt patjetėr duhet tė bėhen ndryshime, ku subjektet kulturore joqeveritare nė saje tė projekteve duhet tė financohen qoftė nga pushtetet lokale, por edhe nga buxheti republikan.
Mali i Zi duhet tė jetė nė praktikė mjedis multikulturor

Duke marrė parasysh faktin se Mali i Zi ėshtė mjedis multietnik, e vetėvetiu edhe multikulturor, ėshtė mė se e nevojshme qė edhe nė kėtė aspekt tė bėhen ndryshime cilėsore. Kėtu para sė gjithash mendojmė pėr trajtim tė veēantė tė kulturave tė popujve pakicė, nė rastin konkret tė shqiptarėve, boshnjakėve dhe kroatėve. Pasi nga pėrfaqėsuesit e kėtyre popujve ekzistojnė subjekte kulturore nga shoqėria civile, ėshtė e domosdoshme qė programe tė veēanta tė financohen nga buxheti qeveritar. Nė lidhje me kėtė ēėshtje duhet tė ekzistojė njė gatishmėri e Ministrisė se Kulturės, sepse ajo e ka si obligim edhe financimin e manifestimeve kulturore edhe tė popujve pakicė, sepse ėshtė dikaster qeveritar pėr tė gjithė qytetarėt e republikės. Kėtu para sė gjithash mendojmė nė projekte kapitale dhe me vlera shumėdimensionale, jo vetėm pėr mjedisin lokal por edhe mė gjerė. Nė rastin konkret do tė ishte e udhės tė financoheshin manifestimet tradicionale, siē janė psh. "Kalimerja poetike", "Panairi i librit shqip", qė organizohet nga "Art Clubi", pastaj "Java e kulturės nė Malėsi" nga "Illyricumi", si dhe manifestime tė ndryshme pėr boshnjakėt dhe kroatėt. Nga fusha e botimeve do tė duhej tė financohen revistat "Lemba", "Almanah" etj., si dhe botime tė tjera tė veēanta.
Shoqėria civile avancon vlerat kulturore
Nga subjektet kulturore tė shoqėrisė civile nuk duhet tė ketė frikė askush, sepse ato nė saje tė programeve dhe aktivitetit tė tyre bėjnė plotėsimin e spektrit tė gjerė kulturor. Madje ata realizojnė alternativat kulturore qė nuk janė nė gjendje t`i realizojnė tė tjerėt, si nė nivelin lokal, ashtu edhe nė atė republikan. Kultura, nė saje tė aktivitetit tė subjekteve tė shoqėrisė civile avancohet si pėr nga struktura ashtu edhe pėr nga pėrmbajtja, qė ėshtė nė favor tė tė gjithė qytetarėve.N.D
  H.B

PAKICAT NĖ VETĖQEVERISJEN LOKALE NĖ MAL TĖ ZI

 Koment

Ėshtė e rėndėsishme edhe struktura e kuvendeve tė parlamenteve lokale nė fillim tė shekullit XX. Disa nga popujt pakicė (myslimanėt/boshnjakėt, kroatėt) nė shoqėrinė malazeze shumė mė tepėr realizojnė pjesėmarrjen e vet politike nė shkallė lokale pėrmes partive politike qytetare
(PDS, PSD, LMZ), se sa pėrmes partive tė veta nacionale, kurse tė tjerėt (shqiptarėt), pjesėmarrjen e vet nė parlamentet komunale e realizojnė pėrmes grupeve tė veta politiko-partiake nacionale (LD nė MZ, UDSH, PPD).

Koncepti i vetėqeverisjes lokale nėnkupton tė drejtėn dhe aftėsimin e autoriteteve lokale qė, brenda suazave ligjore tė rregullojnė dhe tė udhėheqin pjesėn mė tė madhe tė punėve publike, nė bazė tė pėrgjegjėsisė vetiake. Tė gjitha punėt publike qė i ushtrojnė organet e vetėqeverisjes lokale kryhen nė interes tė popullatės lokale. Logjika e sistemit tė ekzistimit tė konceptit tė qeverisjes sė punėve me rėndėsi lokale, e cila ka pikėmbėshtetjen e vet nė Kartėn europiane mbi vetėqeverisjen lokale, imponohet si parim natyror dhe organik i funksionimit nė realitetin e caktuar hapėsinor kėrkesa qė nė bashkėsitė lokale tė konstituara me pėrbėrje nacionale tė pėrzier, sistemi i pushtetit dhe struktura e kuadrove nė shėrbimet publike tzi pėrshtaten pjesėmarrjes pėrpjestimore tė grupeve tė pakicave nė strukturėn e popullatės sė pėrgjithshme.
Shoqėria malazeze, nė udhėkryqet e dy mileniumeve ėshtė njė bashkėsi multinacionale, strukturėn nacionale dhe etnike tė sė cilės e pėrbėjnė: malazezėt (61,86 %), myslimanėt /boshnjakėt (14,57%), serbėt (9,34%), shqiptarėt (6,57%), kroatėt (1%) dhe romėt, tė cilėt sipas regjistrimit tė fundit pėrbėjnė 0,51%, mirėpo numri real i pėrfaqėsimit tė tyre sillet afėrsisht 3,42%. Treguesit e ndryshėm demografikė tė publikuar nė raportet statistikore zyrtare dhe nė pasqyrat statistikore tregojnė njė numėr mė tė vogėl tė romėve sesa qė mund tė konstatohet me hulumtime empirike dhe seē ekzistojnė realisht nė Mal tė Zi. Sipas hulumtimeve empirike, nė Mal tė Zi ka rreth 21 mijė romė. Njė shpėrpjesėtim i ngjajshėm sikurse nė shoqėrinė malazeze shfaqet edhe nė mjedise tė tjera tė shoqėrisė ish-jugosllave ku jetojnė romėt.
Pėrveē pjesėtarėve tė popujve tė lartshėnuar dhe tė popujve pakicė nė Mal tė Zi, nė fund tė mileniumit tė dytė ekzistonin edhe 18 grupe tė tjera nacionale dhe etnike, qė pėrbėjnė 5,8% tė popullatės sė pėrgjithshme. Kėsisoji, ndonėse nė pėrqindjen qė sillet nėn 0,01% nė shoqėrinė malazeze ekzistojnė edhe: maqedonasit, sllovenėt, austriakėt, bullgarėt, ēekėt, grekėt, italianėt, hebrenjtė, hungarezėt, gjermanėt, polakėt, rumunėt, rusėt, rusinėt, sllovakėt, turqit, ukrainasit dhe vllehėt.
Pėrfaqėsimi i pjesėtarėve tė popujve pakicė nė komunat malazeze tregon se nė Zhablak nuk ka myslimanė /boshnjakė dhe shqiptarė tė regjistruar nė fund tė shek. XX. Shqiptarė nuk ka as nė Andrijevicė e as nė Shavnik. Kroatėt janė tė pranishėm nė pėrpjestim tė ndryshėm nė secilėn njėsi tė vetėqeverisjes lokale nė Mal tė Zi. Nė katėr komuna (Andrijevica, Plava, Plevla dhe Shavniku), nė fillim tė mileniumit tė tretė nuk kishte asnjė pjesėtar tė popullatės rome, myslimanėt/boshnjakėt janė grupi me pėrqindje mė tė madhe nė Rozhajė (86,9%) e pastaj nė Plavė (58,1%). Nė komunat Bijello-Polė (41,6%) dhe nė Berane (30,3%), popullata myslimane/boshnjake nė strukturėn numerike vjen menjėherė pas asaj malazeze. Nė tetė komuna (Andrijevica, Danillovgradi, Kollashini, Kotorri, Mojkovci, Plluzhina, Cetina dhe Shavniku) myslimanėt/boshnjakėt pėrbėjnė mė pak se 1% tė popullatės sė pėrgjithshme tė njėsisė sė vetėqeverisjes lokale.
Nėse analizojmė pasqyrėn strukturore tė popujve pakicė sipas rajoneve, vėrejmė se myslimanėt/boshnjakėt janė mė tė pėrfaqėsuar nė pjesėn veriore (81,4%), kurse shqiptarėt nė pjesėn jugore (55,5%), si dhe kroatėt (84,5%). Pėrqendrimi mė i madh i romėve ėshtė nė pjesėn qėndrore tė Malit tė Zi (58,6%).
Myslimanėt/boshnjakėt kanė pėrqindjen mė tė vogėl tė pėrfaqėsimit nė pjesėn jugore tė Malit tė Zi (8,2%), kurse kroatėt (2,5%), shqiptarėt (12,6%) dhe romėt (7,67%) nė pjesėn veriore tė Republikės.
Duke marrė parasysh pėrqindjen e pjesėmarrjes sė popujve pakicė veē e veē, tė grupeve nacionale dhe etnike nė popullatėn e pėrgjithshme, si dhe tė atyre me numėr mė tė madh nė pikėpamje nacionale ėshtė bashkėsi heterogjene.
 

 Bashkėsi homogjene janė ato nė tė cilat pjesėmarrja e kombit me numėr mė tė madh nė strukturėn e pėrgjithshme tė popullsisė ėshtė mbi 80%. Duke qenė se nė strukturėn e pėrgjithshme tė popullsisė sė Malit tė Zi me numėr mė tė madh janė tė pėrfaqėsuar malazezėt me 61,8%, pra mė pak se 80%, sė kėndejmi shoqėria malazeze nė kalim tė mileniumit tė dytė nė pikėpamje nacionale ėshtė shoqėri heterogjene.
Analiza e strukturės sė nėpunėsve tė punėsuar nga radhėt e pjesėtarėve tė popujve pakicė nė sistemin e vetėqeverisjes lokale nė Mal tė Zi tregon se nė organet e administratės sė komunave myslimanė/boshnjakė ka 171 ose 8% , shqiptarė 96 ose 5% kurse kroatė 30 ose 1,5%. Asnjė romė nuk ėshtė i punėsuar nė shėrbime publike pranė bashkėsive malazeze tė vetėqeverisjes lokale. Vėrehet se nė organet e vetėqeverisjes lokale nė shoqėrinė malazeze mysliman/boshnjakė janė tė punėsuar dyfish mė pakė seē ėshtė pėrqindja e tyre nė strukturėn e pėrgjithshme tė popullsisė, kurse shqiptarė pothuaj 1/3. Analiza sipas njėsive tė veēanta tė vetėqeverisjes lokale tregon se nė mė se 57% tė komunave tė Malit tė Zi nuk ėshtė i punėsuar asnjė pjesėtarė i ndonjė populli pakicė apo i ndonjė grupi nacional dhe etnik.
Pėr shqyrtimin e pjesėmarrjes sė popujve pakicė nė sistemin e vetėqeverisjes lokale ėshtė e rėndėsishme edhe struktura e kuvendeve tė parlamenteve lokale nė fillim tė shekullit XXI, disa nga popujt pakicė (myslimanėt/boshnjakėt, kroatėt) nė shoqėrinė malazeze shumė mė tepėr realizojnė pjesėmarrjen e vet politike nė shkallė lokale pėrmes partive politike qytetare (PDS, PSD, LMZ), se sa pėrmes partive tė veta nacionale, kurse tė tjerėt (shqiptarėt), pjesėmarrjen e vet nė parlamentet komunale e realizojnė pėrmes grupeve tė veta politiko-partiake nacionale (LD nė MZ, UDSH, PPD). Myslimanėt/boshnjakėt i kanė kėshilltarėt e vet nė gjashtė parlamente lokale (nė Beranė, Bijello Pole, Plavė, Plevle, Podgoricė dhe Rozhajė). Nga gjithėseji 63 kėshilltarė tė pėrkatėsisė myslimane/boshnjake 56 ose 88,9% e tyre hyjnė nė gjashtė parlamente lokale si pėrfaqėsues Partisė Demokratike Socijaliste tė Partisė Social-Demokrate dhe tė Lidhjes Liberale tė Malit tė Zi, kurse njėri edhe nga lista e partisė popullore socijaliste (nė Beranė) kurse 7 ose 11,1% janė nga lista e Partisė sė Aksionit Demokratik.
Shqiptarėt i kanė pėrfaqėsuesit e vet nė katėr parlamente komunale ( nė Tivar, Plavė, Podgoricė dhe Ulqin). Nga gjithėseji 35 anėtarė tė parlamenteve lokale 25 ose 71,5% tė shqiptarėve hyjnė si pėrfaqėsues tė Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi tė Unionit Demokratik tė Shqiptarėve dhe tė Partisė sė Prosperitetit Demokratik, kurse 10 ose 28,5% hyjnė pėrmes listave PDS, PSD dhe LLMZ.
Nė dy qytete bregdetare (Kotorr, Tivat) kroatėt kanė dhjetė pėrfaqėsues tė vet nė parlamentet lokale, nga tė cilėt 7 ose 70 % janė nga lista e PDS, PSD dhe LLMZ, kurse tre janė pėrfaqėsues tė Kėshillit Qytetarė Kroatė.
Shkalla e pjesėmarrjes sė pjesėtarėve tė popujve pakicė nė sistemin e vetėqeverisjes lokale nė Mal tė Zi nė fund tė mileniumit tė dytė ėshtė joadekuate pothuaj nė tė gjitha komunat si njėsi themelore tė vetėqeverisjes lokale, nė raport me pjesėmarrjen e tyre nė strukturėn e pėrgjithshme tė popullsisė. Njė situatė e tillė ėshtė edhe pėr sa i pėrket tė punėsuarve nė organet e administratės si dhe kėshilltarėve nė parlamentet lokale. Kėta tregues mjaftojnė qė tė vihet nė pėrfundim se PėSepse, pavarėsisht nga pėrkatėsia nacionale e administratės dhe e strukturave politike, ata janė nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve tė bashkėsisė konkrete tė vetėqeverisjes lokale.
Doc. Dr.Srgjan Vukadinoviq

Shqiptarėt i kanė pėrfaqėsuesit e vet nė katėr parlamente komunale ( nė Tivar, Plavė, Podgoricė dhe Ulqin). Nga gjithėseji 35 anėtarė tė parlamenteve lokale 25 ose 71,5% tė shqiptarėve hyjnė si pėrfaqėsues tė Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, tė Unionit Demokratik tė Shqiptarėve dhe tė Partisė sė Prosperitetit Demokratik, kurse 10 ose 28,5% hyjnė pėrmes listave PDS, PSD dhe LLMZ. Sistemi i vetėqeverisjes lokale nė Mal tė Zi duhet tė modifikohet nė drejtim tė pėrfaqėsimit adekuat tė popujve pakicė nė organet e pushtetit lokal nė pėrputhje e participimin e pėrgjithshėm nė strukturėn e popullatės. H.B

Algjerin e  prek termeti ma Katasrofik  6,5 tė shkalles se rihterit

 Algjeri :23 maj

Nė Algjeri vazhdojnė pėrpjekjet ndėrkombėtare pėr tė ndihmuar viktimat e tėrmetit tė sė mėrkurės qė la tė vdekur tė paktėn 1000 vetė dhe plagosi mė shumė se 6000 tė tjerė.
Bashkimi Evropian ėshtė duke koordinuar ekipet e shpėtimit nga Franca, Belgjika, Italia, Spanja dhe Greqia, ndėrkohė qė Portugalia, Britania dhe Republika Ēeke janė duke dėrguar ndihmat e tyre.

Egjipti ka nisur nė Algjeri me avionė rreth 13 ton ushqime, barna dhe ēadra strehimi pėr ata qė kanė humbur shtėpitė e tyre.
Tė gjitha vendet e pėrfshira nė operacionet e shpėtimit po kontribuojnė nė mėnyra tė ndryshme.
Tėrmeti qė goditi tė mėrkurėn Algjerinė ishte 6.7 ballė sipas shkallės Richter. Ai u ndje edhe nė Spanjė dhe ishte mė i forti qė ka goditur vendin qė prej 20 vjetėsh.
 H.B

NĖ ULQIN U MBAJT SIMPOZIUMI MJEKĖSOR ME TEMĖ "UDHĖTIM I SHKURTĖR NĖPĖR QENIEN NJERĖZORE"

Kur`ani si bazė e mjekėsisė

Ulqin 2 4:05:2003 Bashkėsia Islame e Ulqinit dhe Shoqata Mjeko-Sociale "Horizontet e dijes" nga Tirana organizuan nė Ulqin simpoziumin mjekėsor me temė "Udhėtim i shkurtėr nėpėr qenien njerėzore". Nė fillim kryetari i Bashkėsisė Islame tė Ulqinit, Dr. Gani Karamanaga, theksoi se qėllimi i kėtij simpoziumi ėshtė qė pėr diturinė nė Is lam tė flasin edhe dijetarėt dhe shkencėtarėt prej lėmive tė tjera nė mėnyrė shkencore, pra konkretisht pėr mjekėsinė nė Kur`an.
Nė simpozium ligjėruan me radhė Dr. Leart Bėrdica, As. Pedagog nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė, nė temėn "Mrekullia e Allahut te krijesa njeri", Arben Kurti, student i Fakultetit tė Mjekėsisė nė Tiranė, nė temėn "Mbi disa ēėshtje tė pėrkufizimit tė embrionit nė Kur`an", Ornela Ademovi, studente e Fakultetit tė Mjekėsisė nė Tiranė, nė temėn "Ndikimi i fesė nė shėndetin me ntal dhe largimin e stresit" dhe Teona Bushati, mjeke patologe nė temėn

"Kontributi i mjekėve myslimanė".
E pėrbashkėta e tė gjitha kumtesave ishte ekzistenca e bazės mjekėsore nė Kur`an.
Mė pas, Prof. Dr. Ruzhdie Qafmolla, kryetare e Shoqatės Stomatologjike Shqiptare si dhe shefe e Katedrės sė Ortopedisė Stomatologjike pranė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Tiranė bėri njė pėrmbledhje tė kumtesave, duke i vlerėsuar ato si kumtesa me vlera shkencore.
Nė vazhdim Profesori i teologjisė Tahir Zeneli fol i pėr vlerėn dhe rėndėsinė e Kur`anit. Nė fund, Reisi i Bashkėsisė Islame tė Malit tė Zi, Idriz Demiroviqi, duke i pėrshėndetur pjesėmarrėsit, i vlerėsoi lartė tė gjitha kumtesat e lexuara nė simpozium. SH.H
 
   

KOMUNIKIMI BASHKĖKOHOR Interneti, pėrbindėshi i kulturės dhe i librit

Ulqin 22:05:2003Shumica e tė rinjve, tėrė kohėn e tyre tė ēmuar e harxhojnė kot nė internet, duke u sharė poshtė e pėrpjetė me njėri tjetrin nėpėr ndonjė nga faqet e komunikimit tė drejtpėrdrejtė, apo chat-et siē quhen ndryshe

Nėse flitet pėr kulturėn, me tė drejtė mund tė thuhet shumėēka, sepse realisht nuk ekziston njė definicion i qartė dhe i saktė, qė do tė sqaronte se ēka nėnkupton nocioni kulturė. Shpeshherė kultura mund tė definohet nga konteksti i tė shprehurit nėpėr situata tė caktuara. Nė kontekste tė tilla, kontekste tė tė shprehurit nėpėr situata, mund tė flitet pėr k ulturėn politike, kulturėn ekonomike, kulturėn juridike, kulturėn bujqėsore, kulturėn e tė shprehurit me shkrim apo me gojė, kulturėn gazetareske, kulturėn fizike, etj.
Pėrgjithėsisht kultura ėshtė njė nocion mjaft i gjerė qė pėrfshin fusha tė shumta, ku mund tė manipulohet varėsisht nga aftėsia e subjektit komunikues. Mirėpo, nė tė folurėn e pėrditshme, nė rrethana tė ndryshme tė komunikimit, shpeshherė dėgjojmė shprehjen: ėshtė i kulturuar, ose, nuk ka kulturė, i mungon kultura, etj.
Nė nivelin m ė tė thjeshtė kuptimor dhe atė shenjues, nė komunikimin e pėrditshėm, zakonisht kultura konceptohet si cilėsi nė kuadrin e vetive tė njė personi apo personaliteti tė caktuar. Nė kėtė nivel, kultura kuptohet si bashkėdyzim i disa vetive tė ndryshme si inteligjencė, edukatė, mirėsjellje dhe shkathtėsi komunikimi.
Nocioni kulturė, duke pasur pra njė shtrirje kaq tė gjerė, lė mundėsi tė hapura dhe tė shumta pėr manipulime dhe keqkuptime nė kontekste tė ndryshme.

Mėnyrat e fitimit tė kulturės

Shpeshherė thuhet se kultura si cilėsi e personalitetit tashmė, jo si nocion, ėshtė vėshtirė tė fitohet, ajo mė parė trashėgohet. Natyrisht, kėtu ka diēka tė vėrtetė. Mirėpo, e vėrteta ėshtė se kulturėn mund ta fitojnė tė gjithė, pa pėrjashtime. Pėr kėtė ekzistojnė rrugė tė ndryshme. Rrugėt mė tė sigurta pėr pėrfitimin e kulturės nga ana e individit janė ato tashmė klasiket, librat. Askush nuk mund ta mohojė se nga librat nuk mund tė fitohet njė kulturė solide, por ekzistojnė edhe libra tė kėqinj dhe rrje dhimisht nga kėta libra mund tė fitohet edhe njė kulturė e keqe.
Pėrveē librit, ekzistojnė edhe rrugė dhe mėnyra tė tjera pėrmes tė cilave mund tė fitohet kultura. Njė ndėr to ėshtė edhe interneti. Mirėpo nė krahasim me librin, qė ėshtė tashmė njė rrugė e verifikuar dhe e suksesshme pėr tė fituar kulturė, interneti ėshtė njė rrugė alternative me mundėsi tė shumta, por shpeshherė tė pasigurta.
Tė gjithė jemi dėshmitarė se nė jetėn tonė, sidomos nė vitet e fundit, interneti ka filluar tė pėrdoret me t ė madhe. Njė hap pozitiv ky. Por, rreziqet janė tė shumta, sepse interneti si njė rrugė alternative pėr pėrfitimin e kulturės, ėshtė njė dimension i pa kontrolluar dhe si pasojė mund tė sjellė kundėrefekte.
Shfrytėzimi pa kontroll i internetit mund tė sjellė deri nė deformimin e personalitetit, qė mund tė ketė pasoja tė shumta si shfytyrimin dhe zhbėrjen e koncepteve reale pėr botėn dhe pėr jetėn, pėr kohėn dhe hapėsirėn. Ndaj kėtij rreziku janė tė ekspozuar mė sė shumti tė rinjtė, sidomos adoleshentė t, qė janė ende nė fazėn e formimit tė personalitetit. Ata, fare lehtė mund tė bien nėn ndikimin e ndonjė kulture tė mbrapshtė, qė mund tė ketė pasoja tė rėnda pėr formimin e tyre.
Na gėzon fakti se njė pjesė e madhe e tė rinjve, e kanė pushtuar me mish e me shpirt internetin, dhe komunikojnė me kultura tė ndryshme tė tė gjtha niveleve. Njė rrugė alternative kjo dhe njė mundėsi e mirė pėr tzu integruar nė qytetėrimin botėror.
Nė shikim tė parė gjithēka duket nė rregull. Tė rinjtė e Kosovės e shfryt ėzojnė me tė madhe internetin. Internet kafetė janė pėrhapur me tė madhe, kanė mbirė si kėpurdhat pas shiut. Natyrisht, kėtu fjalėn e ka pėrfitimi material. Tė rinjtė, janė tė aftė, e shfrytėzojnė internetin dhe paguajnė pėr kėtė. Sa mė tepėr tė ketė njerėz qė e shfrytėzojnė internetin, aq mė tepėr do tė ketė edhe internet kafe. Tė rinjtė janė mė progresiv nė krahasim me tė vjetrit, shumica e tė cilėve nuk e njohin punėn me kompjuter, prandaj nuk mund ta shfrytėzojnė as internetin. Madje, ka mjaft edhe pr ofesorė fakultetesh, me tituj tė lartė akademikė qė nuk dijnė se si tzia bėjnė hallit me atė farė interneti, sepse ata thjeshtė nuk e njohin kompjuterin. Jo mė kot, gjeneratat e reja kanė filluar tė quhen gjeneratat e internetit.
Deri kėtu ēdo gjė duket nė rregull, tė rinjtė po pėrparojnė, po fitojnė kulturė dhe dije pėrmes internetit. Kjo nuk mund tė mohohet! Ata po ecin pėrpara nė shekullin e ri, si nė pėrrallė! Mirėpo, po ta vėshtrosh kėtė ēėshtje me njė sy pak mė kritik, shihet se shumėēka ėshtė k eqkuptuar. Tė rinjtė po e shfrytėzojnė internetin, por ēfarė e mire mund tė pritet prej kėsaj.
A nuk ėshtė kjo e ēuditshme? Shumica e tė rinjve, tėrė kohėn e tyre tė ēmuar e harxhojnė kot nė internet, duke u sharė poshtė e pėrpjetė me njėri tjetrin nėpėr ndonjė nga faqet e komunikimit tė drejtpėrdrejtė, apo chat-et siē quhen ndryshe. Harxhojnė kohė, energji, para, dhe harxhojnė po ashtu edhe mend, duke u sharė me njėri tjetrin. Dhe e kultivojnė kėshtu anėn mė negative tė kulturės sė tyre, atė tė sharj eve dhe tė gėnjeshtrave.

Miti dhe pėrrallat e internetit

Tashmė nė mesin e tė rinjve qarkullon nė mėnyrė tė besueshme miti i mundėsisė sė njohjes me ndonjė partner tė dėshirueshėm. Ngjashėm me pėrrallat e moēme. Njė djalė i ri, njihet me njė vajzė nė internet, takohen dhe mė pastaj martohen. Apo, njė vajzė e re e gjen princin e ėndrrave tė saj, dhe ku, nė internet! A nuk ėshtė njė pėrrallė e mirė kjo? Natyrisht, shumėkujt kjo i flen nė hatėr. Gjithkush synon atė qė sze ka dhe rruga mė e leh tė pėr ta fituar atė qė sze ke ėshtė nėpėrmes internetit, kėtij pėrbindėshi tė mileniumit tė ri. E pėr kulturė as qė bėhet fjalė. Gėnjehet ai qė thotė se tė rinjtė po e shfrytėzojnė me tė madhe internetin dhe kėshtu e kanė mė tė lehtė qė tė integrohen nė rrjedhat e zhvillimit dhe pėrparimit perėndimor.
E vėrteta e dhembshme ėshtė se tė rinjtė i janė shmangur librit masivisht. Dhe kėtė shmangie e mbulojnė me mitin e internetit, kompjuterit, mundėsive tė reja dhe alternativave tė komunikimit global. Ndėr kaq, nė fund, rezultati del se tė rinjtė ia kanė parė hajrin internetit, kanė mbetur edhe pa libra, edhe pa integrimin global nė kulturat moderne.
Ēfarė mund tė pritet nga gjenerata e internetit tjetėr pėrveē personaliteteve tė deformuara? A ėshtė edhe interneti njėfarė lloj droge pėr tė rinjtė? A ka kaluar koha e fitimit tė kulturės dhe dijes nėpėrmes metodės klasike tė leximit tė librave?
Tė gjitha kėto pyetje e kanė vetėm njė pėrgjigjje: njerėzve iu pėlqen tė ėndėrrojnė mė sė shumti atėherė kur k anė tė mira materiale mė sė paku.SH.H
Fundi i turizmit patriotik tė shqiptarėve

Koment nga :IBRAHIM REXHEPI
Nė Ulqin, nė Durrės, apo nė Sarandė, sivjet nuk mund tė vėrehet ndonjė ndryshim i madh i ofertės turistike, krahasuar me vjet. Njė shtrat, pak vend nė plazh dhe njė karrige pranė tryezės - dhe kėtu mbyllet paketa turistike. Ndryshime, por jo edhe aq esenciale, mund tė ketė vetėm nė ēmimet. Ulqini, si duket ėshtė mbushur mend pas njė vere pa kosovarėt. Nėpėrmjet ēmimeve mė stabile tenton tė kthejė mysafirin e vjetėr. Ndėrkaq, bregdeti shqiptar pret qė tė pėrsėritet vera e vjetme -invadimi i kėtyre pushuesve, tė cilėt nuk kanė ndonjė kėrkesė tė madhe. Pa mėdyshje se pikėsynim i numrit mė tė madh tė pushuesve do tė jenė Durrėsi dhe Ulqini, pikėrisht pėr shkak tė mundėsisė sė madhe qė kanė pėr akomodim, ndonėse nuk ka ndonjė evidencė tė saktė se sa shtretėr ofrojnė. Dhe kėtu pėrfundon pėrparėsia e tyre, meqenėse nuk ofrojnė diēka mė shumė pos plazhit, ushqimit dhe akomodimit. Madje, duhet marrė me rezervė edhe pėrbetimet se sivjet do tė ketė mė shumė pastėrti, si nė breg tė detit, ashtu edhe nė ambientet e tjera nė qytet. Dorėn nė zemėr, edhe pushuesi nga Kosova ndihet mirė kur ka mundėsi qė tė kursejė, duke shfrytėzuar njė racion nė plazh (bukė, speca, domate e djathė), apo kur nė tryezėn e hotelit vė shishen e rakisė qė e sjell nga vetėshėrbimi. Kėshtu i del mė lirė. Kosovari, i cili ka mė shumė para dhe durim qė tė pėrballojė rrugėn jo aq tė gjatė, por tė mundimshme, do t’i mėsyjė plazhet nė pjesėn jugore tė Shqipėrisė - Vlorėn, Dhėrmiun, Himarėn, Ksamilin, Borshin, Sarandėn dhe Butrintin. Sė paku atje do tė ketė pushim mė tė qetė, larg nga tollovitė qė kanė qytetet me turizėm popullor dhe do tė shijojė njė ambient me det, plazh dhe ajėr tė pastėr. Ndonėse edhe nė kėto qytet paketa turistike nuk ėshtė mė e madhe, megjithatė vėrehet se do tė ketė mė shumė rend. Nga ana tjetėr, hiē Sarandėn, qytetet e tjera tė jugut nuk kanė mundėsi tė madhe absorbuese. Atje, kapacitetet hoteliere ende janė nė ndėrtim, ndėrsa menyja ėshtė duke u kompletuar, kryesisht me prodhime deti. Kjo ofertė ka edhe ēmimin e vet qė ėshtė mė i lartė se nė qytetet me turizėm masiv - Durrės dhe Ulqin.

Mirėpo, qyteteve qė lahen nga valėt e Adriatikut dhe tė Jonit po u largohen turistėt qė kanė para, si ata tė vendit, po ashtu edhe ata tė huaj. Kosova dhe Shqipėria kanė krijuar njė klasė tė qytetarėve, tė cilėt duan tė shpenzojnė, posaēėrisht gjatė verės. Ata kanė filluar tė shtojnė edhe kėrkesat turistike. Duan njė jetė dinamike gjatė njėzet e katėr orėve. Por, kėtė nuk e gjejnė nė Shqipėri (pos Tiranės), e as nė Ulqin. Sigurisht se kėta paratė do t’i shpenzojnė diku tjetėr - nė Francė, Spanjė, Itali, Tunizi, apo nė pushimoret e tjera mė tė largėta. Atje, pa mėdyshje se do tė gjejnė diēka mė shumė. Sipas kėsaj, turizmi shqiptar duhet tė kėnaqet vetėm me numrin e madh tė pushuesve, por jo edhe me fuqinė financiare qė ata bartin me vete. Ata me xhep mė tė thellė nuk do tė ndalen kėtu. Ėshtė shumė e sigurt se turizmi nė Ulqin dhe Durrės nuk do tė ketė tė hyra tė mėdha jashtė pansionit. Pėrparėsia e kėtij bregdeti sėrish do tė jetė njė njė rrethanė tjetėr. Kosovarėt e kanė shumė mė tė lehtė tė shkojnė pikėrisht nė bregdetin shqiptar, apo malazias. Nė kėtė rrugėtim nuk do tė kenė probleme me dokumentet e tyre tė udhėtimit. Si autoritetet kufitare tė Shqipėrisė, po ashtu edhe ato tė Malit tė Zi do tė kėrkojnė vetėm njė dokument identifikimi. Ēfarėdoqoftė ai. Ndėrkaq, kosovari qė dėshiron tė pushojė nė Turqi, alternativė tė vetmen ka udhėtimin e shtrenjtė me aeroplan, meqenėse me pasaportė tė UNMIK-ut dhe me veturėn me targat “KS” nuk mund tė hyjė nė Bullgari. Madje, edhe me pasaportė “kosovare” duhet pritur bukur gjatė vizėn turke. Mė lehtė do ta kenė ata qė ende mbajnė pasaportėn “jugosllave”, pasi qė nuk do tė kenė asnjė problem nė Bullgari, ndėrsa vizėn turke do ta marrin nė kufi. Do tė thotė se kosovari edhe mė tej mbetet nė geto - i mbetet qė tė shėtisė pa ndonjė procedurė tė madhe administrative vetėm nė hapėsirat ku flitet shqip. Njė rrethanė lehtėsuese sivjet i mbetet transiti nėpėr Maqedoni. Nė kėtė mėnyrė i shmangen rrugės sė mundimshme dhe jocilėsore nėpėr Qafmal dhe nėpėr kreshtat e Mirditės. H.B
Sot  nė Hotelin Bojana Lux mrisin 30 musafir
 Ulqin :22 maj

Nė objektin mė luksoz tė Rivierės sė Ulqinit nė  bunė Hoteli ,,Bojana Lux” i cili disponon me 350 shtretėr,sot i hapi dyert e veta mysafirėve tė parė nga Gjermanina ,tė cilėt kanė arritur nėpėr mes agjensioneve me tė njoftura siē janė ,,Tur-operator”; ,,Nekerman’’; ,,ITS’’ .

Nė kte grup arritėn 30-tė mysafir shprehet  direktori  Zheljko Roloviqi i Rivierės sė Ulqinit dhe shton se ky grup i mysafirėve do tė qėndrojė dy javė,

ndėrsa tė ejtėn e ardhėshme pritet tė vijė grupi gjithashtu nga Gjermania me numėr mė tė madh. Hoteli  Bojana Lux ėshte i gatshėm nė tėrsi ,ndėrsa vilat planifikojmė tė jenė tė gatshme  thot direktori  Zheljko Roloviqi  i Rivierės sė Ulqinit..Njėsoj sot pritet grupi gjerman nga agjensit Tur-operator”; ,,Nekerman’’; ,,ITS’’ prej 15 musafirve gjerman tė vijn nė Hotelin Albatros i cili  parapahet tė punoj si i vetmi hotel me kapacitet tė plot.Hotel Albatrosi sot ka gjithėsejt 45 musafirė .H.B
PERĖNDIMI MENDON PĖR PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS
Brusel :22 maj

Vendet perėndimore gjithnjė e mė shumė janė duke shqyrtuar mundėsinė pėr fillimin e bisedimeve tė cilat do tė mund tė sjellin deri te pavarėsia e Kosovės nga Serbia, lajmėroi Agjencia Rojters, duke iu referuar burimeve diplomatike nė Bruksel.
Shtetet evropiane, tė cilat katėr vite me radhė i shmangen zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, gjithnjė e mė shumė e pranojnė idejėn se mė mirė do tė ishte qė tė bėhen tentime pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, se sa Kosova tė mbetet protektorat jofunksional i Kombeve tė Bashkuara (OKB), pohojnė burimet e njėjta pėr agjencinė britanike.
Anėtarėt e Kontakt-grupit pesanėtarėsh, i cili punon nė ēėshtjet ballkanike, kanė biseduar pėr ardhmėrinė e Kosovės nė njė takim tė mbajtur tė hėnėn, shprehen burimet.
Pėrfaqėsuesit evropianė bėjnė tė ditur disa faktorė qė ndikojnė mbi nevojėn e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.

Ata janė ndryshimi i pushtetit nė Serbi, frenimi i zhvillimit tė Kosovės pėr shkak tė statusit tė pasigurt dhe presionit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės (SHBA) dhe NATO, tė cilat duan qė tēi tėrheqin trupat e tyre nga Ballkani.
Me kėtė rast, diplomatėt evropianė pohojnė se fillimi i dialogut tė drejtpėrdrejt ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės do tė ishte hapi i parė i domosdoshėm.
Anėtari i kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės Oliver Ivanoviq, nė deklaratėn pėr radion "B-92" tė Beogradit, i hedh poshtė paralajmėrimet e kėtilla dhe konsideron se Perėndimi nuk mendon pėr pavarėsinė e Kosovės.
"Prej kontakteve tė mia personale me pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, e di se ata nuk mendojnė pėr statusin pėrfundimtar ose pavarėsinė e Kosovės, ose sė paku jo nė kėtė moment. Pėr kėtė do tė bisedojnė madje atėherė, kur tė gjitha mundėsitė e Rezolutės 1244 do tė shterren", pohon Ivanoviqi. H.B
SHTETI I PĖRBASHKĖT ĖSHTĖ NĖ INTERES TĖ QYTETARĖVE TĖ TĖ DY REPUBLIKAVE
 Podgoricė :22 maj

Presidenti i Serbisė dhe i Malit tė Zi, Svetozar Maroviq deklaroi se shteti i pėrbashkėt ėshtė nė interes tė qytetarėve tė tė dy republikave dhe qė Mali i Zi, si edhe Serbia, do t'i plotėsojnė obligimet financiare ndaj bashkėsisė. Nė intervistėn tė cilėn tė mėrkuren e publikuan Veēernje novosti, ai tha se nė Mal tė Zi pėr herė tė parė gjatė disa ditėve raporti i qytetarėve ndaj institucioneve tė bashkėsisė shtetėrore dukshėm ėshtė ndėrruar pozitivisht. Mirėpo, Maroviq tha qė qytetarėt, megjithatė, pas tri vitesh nga miratimi i Kartės kushtetuese, do tė kenė tė drejtė tė deklarohen nė referendum se nė ēfarė shteti duan tė jetojnė.

Ai tha qė ėshtė i kėnaqur pėr shkak tė bashkėpunimit tė mirė tė pushtetit tė Beogradit dhe tė Podgoricės. "Bashkėpunimi ėshtė i shkėlqyer nė tė gjitha nivelet. Kur ėshtė fjala pėr pėrvojėn time, mendoj qė kemi krijuar marrėdhėnie tė mira tė mirėbesimit tė plotė nė mirėkuptimin e dallimeve me kolegėt tanė nga Serbia, dhe dėshirėn e sinqertė qė edhe njėra edhe tjetra palė tė punojmė nė masė tė plotė pėr mirėqenien e Serbisė dhe tė Malit tė Zi", tha Maroviq. Ai tha edhe se takimet e kreut shtetėror edhe mė tutje do tė mbahen edhe nė Serbi edhe nė Mal tė Zi, meqė fjala ėshtė pėr anėtaret e barabarta tė bashkėsisė shtetėrore. H.B
Paten paraqet nė Bruksel dokumentin pėr afrimin e vendeve tė rajonit nė BE
 Bruksel :22 maj

Komisari evropian pėr Ēėshtjet e Jashtme, Kris Paten sot nė Bruksel do tė prezantojė dokumentin e Komisionit Evropian pėr strategjinė "Pėr afrim mė inensiv" tė vendeve tė Ballkanit perėndimor drejt Bashkimit Evropian. Sipas burimeve diplomatike nė Bruksel, ky dokument do tė prezantojė bazėn e kornizės sė re tė bashkėpunimit midis BE-sė dhe Ballkanit perėndimor, me qėllim qė vendet nga rajoni t'i rrisin standardet e veta, qė ėshtė e nevojshme pėr kandidaturėn e tyre pėr anėtarėsim nė Union. Paten kėtė dokument do t'ua dorėzojė ambasadorėve tė pesė vendeve tė Ballkanit perėndimor: Maqedonisė, Shqipėrisė, Bosnjė e Hercegovinės, Serbisė e Malit tė Zi dhe Kroacisė, ndėrsa do ta prezantojė edhe para mediave nė kėto shtete

Marrėdhėniet e Bashkimit Europian me vendet ballkanike morėn njė hov tė ri pas publikimit nga Komisioni Europian tė njė dokumenti tė titulluar "Ballkani perėndimor dhe integrimi europian". Duke bėrė tė njohur pėrmbajtjen dhe rėndėsinė e kėsaj nisme, komisioneri i Bashkimit Europian pėrgjegjės pėr marrėdhėniet me jashtė, Kris Paten, theksoi se marrėdhėniet e ardhshme ndėrmjet BE-sė dhe vendeve ballkanike mund tė konsiderohen tani e tutje si ato tė "Partneritetit pėr integrim".

Qėllimi kryesor i integrimit tė vendeve ballkanike nė BE ėshtė stabilizimi i rajonit, - theksohet nė fillim tė raportit. "Pėr tu integruar nė BE vendet ballkanike duhet tė ndėrtojnė shtete tė forta, tė afta pėr tė pėrballuar detyrat ndaj shtetasve tė tyre si dhe tė krijojnė lidhje mė tė ngushta dhe bashkėpunim mė tė gjėrė me shtetet fqinje. Pėr tu arritur kėto synime nevojitet tė ndėrmerret njė luftė e ashpėr kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, tė nxiten investimet private si dhe tė krijohet besimi i qytetarėve nė institucionet e shtetit" - porosit Komisioni Europian. Pėr kėtė qėllim vendet ballkanike do tė pėrfshihen kėtej e tutje nė disa organizma dhe instrumenta europiane qė deri mė tani ishin rezervuar vetėm pėr vendet kandidate, bėhet e ditur nė konkluzionet e kėtij raporti H.B

PROPOZIME TĖ REJA PĖR EVROINTEGRIM TĖ VENDEVE NGA BALLKANI PERENDIMOR

SELANIK :22 MAJ

Komisioni Evropian sot dėrgoi propozim-dokument deri nė Kėshillin e BE-sė dhe nė Evroparlament me titull si Ballkan Perėndimor dhe Integrim Evropian.Me tė propozohet pėrparim nė politikėn e tashme drejt rajonit me elemente nga procesi i zgjerimit, duke pėrforcuar qėllimin pėrfundimtar pėr zgjerimin e Unionit nė drejtim tė Ballkanit Perėndimor.

"Korniza e tashme pėr marrėdhaniet nė rajon, procesi pėr stabilizim- asociim, do tė jetė gurthemel i politikės ndaj vendeve tė Ballkanit Perėndimor, por ajo do tė marrė edhe dimension tė ri me shtimin e elementeve tė cilat janė treguar tė suksesshme nė politikėn e vendeve kandidate pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian", thuhet nė propozimin e Komisionit Evropian.

Kjo nėnkupton formimin e partneritetit pėr integrim evropian, pėrkrahje e pėrforcuar pėr ndėrtimin e institucioneve pėrmes programeve tvining dhe ndihmės sė zgjeruar teknike, pėrmisim i bashkpunimit politik dhe mundėsinė pėr vendet nga Ballkani Perėndimor tė marrin pjesė nė ndonjėrėn nga programet e BE-sė.

Propozimi paraqet kontribut pėr samitin e Bashkėsis Evropiane - Ballkani Perėndimor e cila do tė mbahet nė Selanik mė 21 qershor. H.B

 

Dukuritė e konservuara nė provincė
Ulqin : 18:05:2003 Nė ambientin tonė kanė mbetur tė konservuara disa nga dukuritė mė negative, tė cilat nė vendet e qytetėruara janė tejkaluar para dhjetėra e dhje tėra vitesh. Kėto dukuri jo vetėm qė kultivohen nga masat e paarsimuara dhe nga njerėz primitivė, por nxiten edhe nga disa intelektualė mediokėr apo nga ndonjė politikan i dėshtuar, tė cilėt dėshirojnė tė riprodhojnė vizionet anakronike pėr marrėdhėniet ndėrnjerėzore. Njė nga dukuritė mė tė pėrēudnuara nė rajonin e Ulqinit ėshtė ndarja e njė etniteti nė katundarė dhe qytetarė, ndarje e cila, si njė kod sekret, ėshtė e pranishme nė parti, shkolla e institucione.E frymėzuar nga paragjykimet, kjo dukuri ngan jėherė gjeneron mosmarrėveshje, armiqėsi dhe intolerancė, duke pėrkufizuar nivelin mė tė ulėt tė njė komuniteti, qė pretendon se ėshtė pjesė e njė civilizimi bashkėkohor. Dhe kjo dukuri e pranishme te tė dy palėt, po intensifikohet nė kohėn kur bota po bėhet njė fshat i vogėl, kur globalizimi, komunikimi dhe ndėrveprimi midis njerzėve tė qytetėrimeve tė ndyshme po i zhdukin kufijtė kulturorė, arsimorė e politikė. Profesori i njohur i shkencės sė qeverisjes, Samuel Huntington, duke folur pėr pėrplasjen e q ytetėrimeve vė nė dukje se "kultura e njė fshati nė Italinė Jugore mund tė jetė e ndryshme nga ai i njė qyteti nė Italinė Veriore, por tė dyja sė bashku ndajnė njė kulturė tė pėrbashkėt italiane". Ndėrkohė mendėsia jonė nė vend tė ndėrgjegjėsimit qytetėrues forcon diferencat, tė cilat tenton t`i kthejė thellė nė kohėrat e shėmtuara.Vetėm nė njė vend nė botė mund tė ndodhin absurde tė ngjajshme: qė nga viti 1958, Kina i ka regjistruar banorėt e saj si qytetarė apo fshatarė nėpėr listat e veta, pėrkatėsisht ka zbatuar sistemin "Hukou", pėr tė penguar komunikimin dhe marrėdhėniet e lira ndėrnjerėzore.Njė nga dukuritė mė tė pėrēudnuara nė rajonin e Ulqinit ėshtė ndarja e njė etniteti nė katundarė dhe qytetarė, ndarje e cila, si njė kod sekret, ėshtė e pranishme nė parti, shkolla e institucione.E frymėzuar nga paragjykimet, kjo dukuri nganjėherė gjeneron mosmarrėveshje, armiqėsi dhe intolerancė, duke pėrkufizuar nivelin mė tė ultė tė nj ė komuniteti, qė pretendon se ėshtė pjesė e njė civilizimi bashkėkohor. SH.H  

SHOQATA E ARSIMTARĖVE SHQIPTARĖ - NEVOJĖ E ARSIMIT SHQIP

Mė mirė vonė se kurrė

 Ulqin : 18 :05:2003 Shumėkush pyet: Pse nuk u formua Shoqata e Arsimtarėve Shqiptarė, kur dihet se numri mė i madh i intelektualėve tanė punon nė arsim ? Kjo nismė filloi para 8 vitesh. U rishkrua statuti i saj. Kur tė gjithė pritnin formimin e shoqatės, u ndalua puna. Nisma shkoi huq.

Shoqatat e pavarura nė hapėsirėn e shqiptarėve nė Mal tė Zi nisin tė lindin pas vitit 1990, si edhe tek tė tjerėt. Ato filluan tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm kulturor tek shqiptarėt e kėsaj ane. Nismėtare ishte shoqata "Art Club" e Ulqinit, e cila tuboi nė gjirin e saj shumė ithtarė tė kulturės kombėtare dhe bėri shumė veprimtari kulturore. Ato nuk janė objektiv i kėt ij shkrimi, sepse do tė duhej shkruar shumė, e gjerė e gjatė…
Nė Ulqin, por edhe nė Malėsi e gjetiu u rrit numri i shoqatave tė sektorit joqeveritar. Ky sektor u bė i fuqishėm. Ai tani po luan njė rol tė rėndėsishėm tek shqiptarėt, qė dikur ishin tė privuar nga e drejta e afirmimit tė vlerave kulturore…
Kėto ditė shqiptarėt e Malit tė Zi formuan edhe Shoqatėn e ish tė Burgosurve dhe ish tė Pėrndjekurve Politikė. Ata konstatuan se nė kėto anė ka mė shumė se 100 ish tė burgosur dhe ish tė pėrndjekur p olitikė. Ėshtė ky njė aktivitet i mirė. Shoqatat atė qėllim e kanė. Me siguri numri i tyre do tė rritet, sepse kėtė sektor e lejon ligji. Ndoshta nesėr edhe do ta ndihmojė. Dhe kjo ėshtė diēka e mirė, siē ndodh nė Perėndim. Por shumėkush pyet: Pse nuk u formua Shoqata e Arsimtarėve Shqiptarė, kur dihet se numri mė i madh i intelektualėve tanė punon nė arsim ? Kjo nismė filloi para 8 vitesh. U rishkrua statuti i saj. Kur tė gjithė pritnin formimin e shoqatės, u ndalua puna. Nisma shkoi huq.
Shoqatat li ndėn si kėpurdhat pas shiut, por shoqata e arsimtarėve nė trevat tona po ngec. Nė tubime tė ndryshme kulturore ka iniciativa, mirėpo problemi nuk po zgjidhet. Pse ndodh kėshtu? Athua arsimtarėt tanė janė tė paorganizuar ?
 

 Mos kanė frikė ngase i pėrkasin sektorit shtetėror me punėsim. Ndoshta janė shumė tė pėrgjegjshėm dhe i frikohen mossuksesit ?! Janė kėto dilema, tė cilat do tė dalin nė shesh. Sa i pėrket frikės mendoj se punėtorėt e arsimit folėn atėherė kur ishte vėshtirė tė flitej, kur dėnohej mendim i i lirė…
Njė shoqatė e pavarur e arsimtarėve ėshtė nevojė dhe domosdoshmėri.
Dihet se shqiptarėt nė Mal tė Zi po pėrballen me shumė probleme, posaēėrisht sa u pėrket tekstve shkollore. Gjendja mė e vėshtirė ėshtė nė lėndėn e historisė. Nxėnėsit shqiptarė nuk mėsojnė as 5% nga historia kombėtare. Nė zemrėn e Europės, nxėnėsit shqiptar i ndalohet tė mėsojė historinė kombėtare, tė kaluarėn, e cila, si edhe ajo e tė tjerėve, ishte e vėshtirė. Pse dikush ende ka frikė nga historia shqiptare ? Dihen forc at e sė kaluarės, tė cilat nė Mal tė Zi kanė pėrdhosur edhe kulturėn dhe historinė malazeze. Shpeshherė e kanė shtrembėruar atė. Edhe tash, nė emėr tė shqiptarėve, pėr shqiptarėt botohen libra, pėrkthehen, kinse, pėr shkollat shqipe nė Mal tė Zi. Kėrkesat e shqiptarėve nė Mal tė Zi janė unike. Qeveria malazeze nė sektorin e arsimit parasheh reforma rrėnjėsore. Mirėpo, shkolla shqipe ėshtė nė gjendje tė papėrshtatshme, prandaj formimi i njė shoqate tė arsimtarėve ėshtė i nevojshėm. Do tė ishte e mira e sė mirės, tė pėrfshijė arsimtarė shqiptarė nga tė gjitha trevat, pėr tė mirėn e arsimit shqip, tė fėmijėve tanė, qė tė kenė nesėr tekste mė tė mira dhe njohuri qė ēojnė drejt Europės. Shoqata do tė financohej prej vetė arsimtarėve, anėtarėsisė, por do tė gjendeshin edhe rrugė tė tjera, sepse populli ynė ėshtė arsimdashės. Kjo shoqatė do tė bėhej e dobishme me veprimtarinė e saj, ajo do tė mbronte shkollėn shqipe e nuk do tė dėmtonte askė. Tani, nė kėto hapėsira po fryen njė erė e re, e cila ka pėr qėllim tė afirmojė kulturėn nacionale, por edhe tė bashkojė popujt dhe kulturat. Shoqata e arsimtarėve ėshtė vonuar, por mė mirė vonė se kurrė, thotė populli. Por, edhe sa duhet pritur, kėtė askush s`e di. SH.H
Prej sot, shqiptarėt e Maqedonisė, do ti marrin dokumentet e identifikimit edhe nė gjuhėn shqipe
 Shkup :16 maj

Formularėt pėr letėrnjoftime, nė tė gjitha qytetet e Maqedonisė ku jetojnė shqipatrėt, janė tė shkruara nė dy gjuhė, dhe pėrveē nė gjuhėn maqedonase mund tė plotėsohen edhe nė gjuhėn shqipe. Letėrnjoftimet e reja janė pjesė e procesit tė zbatimit tė marrėveshjes sė Ohrit dhe nė pajtueshmėri me ligjet e nxjerra pas ndryshimeve kushtetuese.

Deri nė fund tė kėtij viti ėshtė paraparė qė Ministria pėr Punė tė Brendshme tė vazhdojė edhe me zbatimin nė praktikė tė ndryshimeve tė tjera ligjore lidhur me dhėnien edhe tė dokumenetve tė tjera personale nė gjuhėn shqipe, si tė pasaportave, lejeve tė qarkullimit, patentshoferave dhe tė gjitha dikumentave tė tjera qė janė nė pėrputhshmėri me aktet tjera normative ligjore, pas ndryshimit tė kushtetutės nė Maqedoni. H.B

Vujanoviē premton ta udhėheqė Malin e Zi drejt Evropės

 Podgoricė :16 maj

Pas fitores sė tė dielės nė zgjedhjet presidenciale, ish kryeministri malazes, Filip Vujanoviē, premtoi ta udhėheqė republikėn e Malit tė Zi drejt Evropės.

Pasi fitoi 63 pėrqind tė votave, zoti Vujanoviē, i cili favorizon pavarėsinė, tha se do t’i japė federatės sė tanishme me Serbinė mundėsinė tė jetė e suksesshme.

Mirėpo, ai tha se pret tė mbajė njė referendum pėr pavarėsinė e Malit tė Zi pas tri vjetėsh, siē lejohet nė bazė marrėveshjes sė arritur me ndėrmjetėsinė e Bashkimit Evropian pėr krijimin e shtetit tė ri Serbia dhe Mali i Zi.

Organizata pėr Sigurimin dhe Bashkėpunimin nė Evropė thotė se zgjedhjet e sė dielės nė Mal tė Zi ishin pėrgjithėsisht nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare, por shprehu pakėnaqėsi se partitė e opozitės nuk ishin tė pėrfaqėsuara nė garė nga kandidatė tė fortė. H.B

Helmim masiv me ushqim, nė mensėn e studentėve nė Prishtinė
 Prishtin :16 maj

Ministria e Arsimit premton se do tė ndėrmerrė masa rigoroze ndaj neglizhencės dhe papėrgjegjėsisė pėr shkak tė sė cilės u helmuan dhjetėra studentė nė Prishtinė. Ministri Rexhep Osmani tha se Ministria ende nuk ka informacione pėr shkaktarėt e helmimit, por do tė reagojė kur kjo tė sqarohet. Autoritetet shėndetėsore janė duke analizuar mostrat e ushqimit nė mensėn tė studentėve. Kur kjo tė sqarohet do tė pasojnė masat, nėse shkaktar ėshtė papėrgjegjėsia, ka premtuar ministri Osmani. Ai ėshtė treguar i vendosur nė pėrgjegjėsinė e fajtorėve, duke e bėrė tė qartė se nuk do tė ketė shfajėsim individual nė emėr tė fajėsimit kolektiv nė Qendrėn e Studentėve. Nė pritje tė konstatimeve tė plota nga grupi i ekspertėve, Instituti i Shėndetėsisė Publike dhe Entiti Higjienik i Universitetit, Ministri ka orientuar fajėsinė nė realitetin e qarkullimit tė ushqimit nė vend. “ Jo vetėm ministri i arsimit dhe as Qendra e Studentėve dhe shumė institucione tjera nė Kosovė nuk mund tė bartin pėrgjegjėsinė e ushqimit tė pakontrolluar qė hynė nė Kosovė “. Kreu i arsimit nė Kosovė i ka parė tė pavend inciativat studentore pėr protesta, greva dhe thirrjet pėr dorėheqje, para evidentimit tė shkaktarit qė helmoi mbi 100 studentė tė Universitetit tė Prishtinės.
Pėrndryshe, qė nga mesdita e djeshme e deri nė orėt e sotme tė mėngjesit, ndihmė mjeksore kanė kėrkuar rrwth 130 studentė tė cilėt janė ushqyer nė mensėn e studentėve. Siē ka bėrė tė ditur zv.drejtoresha e Klinikės infektive nė Prishtinė Dr. Sadije Namani, gjatė ditės sė sotme ndihmė kanė kėrkuar edhe 32 studentė, dy prej tė cilėve janė shtruar nė spital pėr kurim tė mėtutjeshėm. Dr. Namani ka sqaruar se rasti i parė me helmim ėshtė paraqitur dje rreth orės 14h00 dhe se klinika infektive ėshtė nė gjendje tė gatishmėrisė pėr trajtimin e studenteve tė helmuar. Tash pėr tash, dyshohet se ushqimi i konsumuar dy ditė mė parė. Ajo ka theksuar se, pėr momentin, kemi vende dhe stafi i klinikės ėshtė nė gjendje gatishmėrie dhe po e kontrollon situatėn.

Drejtori i Qendrės sė studentėve Nazmi Halimi, ka deklaruar se 25 studentė, banues tė qėndrės, janė helmuar dhe ka shtuar se janė marrė tė gjitha masat pėr ta mbikqyrur situatėn. Ai ka sqaruar se ; “Menjėher i kemi marrė masat dhe kemi hulumtuar rastin, prandaj edhe jemi pėrpjekur qė tė mbajmė njė evidencė maksimale pėr studentet e paraqitur dhe nė bazė tė shėnimeve tona janė paraqitur 25 studentė, dy prej tė cilėve janė shtruar nė spital”. Halimi mė tutje ka theksuar se kėto masa nuk janė ndėrmarrur vetėm dje, nė kuzhinėn e studentėve por, siē ėshtė shprehur ai, ka muaj tė tėrė qė po i kushtohet vemendje sektorit tė ushqimit. Gani Morina, kryetar i unionit tė pavarur tė studentėve, ka deklaruar se tė gjithė studentėt e helmuar janė ushqyer nė mensė dhe ėshtė problem pėr ta ditur numrin e saktė tė studenteve tė helmuar, sepse siē ka theksuar ai, ata janė kuruar nė tri qėndra mjeksore. Studentėt, sipas Morinės, kanė formuar njė kėshill organizativ pėr ta filluar njė grevė urie, ku do tė kėrkohet pėrgjegjėsi mė e madhe e udhėheqėsisė se Qėndrės sė studenteve. Ai ka shtuar se ; “Asnjė student nuk ėshtė i gatshėm tė vazhdojė tė ushqehet nė mensė, derisa tė ekzistojė kjo udhėheqėsi. Ata duhet tė dalin para drejtėsisė sepse kjo ngjarje skandaloze na i pėrkujton vitet e ‘90-ta, kur janė helmuar nxėnėsit shqiptarė nėpėr shkolla”. Njoftohet se asnjėri nga studentėt e helmuar, tė cilėt janė shtruar nė spital pėr kurim, nuk ėshtė nė rrzik jete. Ndėrkohė, pėr orėt e pasditės, nė qendrėn e Studentėve, ėshtė paralajmruar mbajtja e njė proteste dhe fillimi i njė grevė tė urisė, pėrmes tė cilave do tė kėrkohet pėrgjegjėsi mė e madhe nga udhėheqja e Qendrės sė studentėve.H.B

Ulqini, me gjasė, edhe kėtė verė do tė jetė vendpushimi mė i preferuar pėr kosovarėt

Ulqin :16 maj
Ulqini, me gjasė, edhe kėtė verė do tė jetė vendpushimi mė i preferuar pėr kosovarėt, tė cilėt qė tash kanė vėrshuar nė plazhet e kėtij qyteti tė bukur bregdetar

Pushuesve do t`u kenė rėnė nė sy menjėherė ēmimet  e kontrolluara nga komuna e Ulqinit dhe jo si vjet ,dyfish mė tė larta  vitin e kaluar,por kjo ska gjasa tė persritet ma,sepse  ekonomija edhe turizmi i Ulqinit ka psuar dame shum te mdha kto dy vitet e fundit.
Policia e Malit tė Zi, si duket me instrukcionet e Qeverisė sė kėsaj Republike, duhet tė jet  shumė e kujdeshme me kosovarėt, qė nga hyrja nė kufi e tutje sepse me rastin e vizitės te kryesis se Ulqinit nė Kosov jan dhan krejt garanit perkatėse per turistet kosovar.Ulqini ėshtė mė i lirė dhe mjaft i sigurtė per pushuesit kosovar.
Ulqini eshte qyteti me me shume dite me diell ne vit jo vetem ne Mal tė Zi ,por edhe ne Europe, ndaj shumekush pelqen ta quaje "qyteti i diellit". Kesaj pasurie te rralle natyrore i shtohen bukuri te pamatura te bregdetit  adriatik ,qyteterime arkeologjike dhe monumente historike. Me nje popullsi rreth 50 mije banore, ne stinen e veres Ulqini pret te shumefishohet nga zbarkimi turisteve qe vijne nga gjitha viset shqiptare, por edhe nga vende te ndryshme te Europes.
.

Qyteti po jep doren e fundit te puneve qe kane nisur qe ne dimer me lokalet, limanet buze detit hotelet. Meraku i fundit diku eshte gelqerja e bardhe apo llaku mbi mobiliet luksoze te sapoperfunduara.
Pergatitjet per turizmin kete vit ne Ulqin jane te medha dhe permiresimet ne qytet te dukshme.. Pergjate disa kilometrave anes detit cdo gje eshte e modernizuar nderkohe qe mbremjeve qyteti vesh nje pamje  te vecante me ndricimin venecian tė kalas se Ulqinit.
Per vizitoret e sivjetem ne Ulqin eshte menduar edhe per nje aspekt te vecante, ne ate te informimit dhe argetimit permes internetit. Nje radio private e qytetit bregdetar sikurse Radio Elita ,Radio Ulqini dhe Radio  Ylberi trasmetojn ne Fm ne 24 ore lajme dhe muzike te zgjedhur vecanerisht nga trevat shqiptare.
 "Ky vit parashikohet te shenoje mbase numrin me te madh te turisteve gjate gjithe viteve te fundit", thone specialistet e te gjithe  agjensive turistike. Sipas tyre kjo lidhet me investimet ne kete fushe si dhe ne treguesit absolute te rendit dhe sigurise.

H.B

 

NĖ KOSOVĖ U PREZANTUA OFERTA TURISTIKE "ULQINI 2003"
 Njė delegacion i pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit e Komunės sė Ulqinit, Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Ministrisė sė Turizmit, Ministrisė pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Grupeve Etnike dhe Nacionale, NHT "Riviera e Ulqinit" si dhe tė disa agjencive turistike tė Ulqinit kanė vizituar nga data 7 - 9 e kėtij muaji Kosovėn pėr tė prezantuar ofertėn turistike "Ulqini 2003". Vizita ka pėrfshirė takime me udhėheqėsit e pushtetit vendor dhe tė agjencive turistike nė qytetet Pejė, Prishtinė dhe Prizren, konferenca pėr shtyp si dhe prezantime nė media tė ndryshme.
Kryetari i Komunės sė Ulqinit, Fuad Nimani, e cilėson kėtė vizitė tė suksesshme dhe ka bindje se qytetarėt e Kosovės janė tė interesuar pėr Ulqinin si dhe mendon qė ky sezon turistik do tė jetė mė i begatshėm se ai i vitit tė kaluar.
Por sipas Nimanit, pėr njė sukses tė pėrgjithshėm tė sezonit turistik kėrkohet qė edhe vetė qiradhėnėsit tė jenė mė tė ndėrgjegjshėm pavarėsisht nga fluksi i mysafirėve. Nga ana tjetėr, sipas tij, pushteti vendor do tė bėjė pėrpjekje maksimale qė furnizimi me ujė dhe siguria tė jenė nė nivel.
Grupi prezantues i ofertės turistike "Ulqini 2003" ka ftuar tė gjithė pėrfaqėsuesit e mediave tė Kosovės qė nė javėn e fundit tė muajit maj tė vijnė nė Ulqin pėr t`u bindur vetė pėr arritjet e realizimeve nė kėtė drejtim me qėllim tė dhėnies sė njė pasqyre reale pėr Ulqinin dhe ofertėn e tij turistike pėr kėtė vit. Tė gjitha shpenzimet pėr kėtė projekt do t`i mbulojė NHT "Riviera e Ulqinit", kurse koordinatore e projektit do tė jetė Oda Ekonomike e Kosovės. H.B
Nė tė ardhmen shqiptarėt do tė kenė pėrfaqėsim autentik nė organet e pushtetit nė Mal tė Zi
 Podgoricė :16 maj

Siē ėshtė njoftuar nga kabineti i kryeministrit tė Malit tė Zi, nė takim me Gjukanoviqin kanė morrė pjesė kryetari i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve Ferhat Dinosha, i Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi Mehmet Bardhi, kryetari i Partisė sė Prosperitetit Demokratik Osman Rexha, si edhe nėnkryetari i Lidhjes Demokratike, Tahir Gjonbalaj. Gjatė takimit u konstatua se njė pjesė e problemeve do tė zgjedhet pėrmes aplikimit tė ligjit i cili ėshtė nė pėrgatitje e sipėr,

ndėrsa pjesa tjetėr, siē janė problemet infrastrukturale, pastaj pėrmirėsimi i kushteve tė jetės sė shqiptarėve nė Mal tė Zi, do tė zgjidhet pėrmes aktiviteteve tė rregullta tė punės sė Qeverisė sė Malit tė Zi. Nė takimin e sotėm ishin tė pranishėm edhe nėnkryetari i qeverisė Dragan Gjuroviq , ministri pėr tė drejtat e popujve pakicė, Gėzim Hajdinaga dhe kėshilltari politik i kryeministrit Gjukanoviq, Milan Ruēan.
H.B

DJE NĖ HOTELIN "OLYMPIC" U PREZANTUA MASTER-PLANI PĖR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NĖ ULQIN

 Ulqin :16 maj

Nė kuadėr tė Strategjisė pėr Zhvillimin e Turizmit nė Mal tė Zi deri nė vitin 2020 tė hartuar nga Qeveria, dje nė Hotelin "Olympic" u prezantua Master-Plani pėr zhvillimin e turizmit nė komunėn e Ulqinit. Master-Plani ėshtė hartuar nga Shoqėria Gjermane pėr Investim dhe Zhvillim nga Kelni dhe i ėshtė dorėzuar autoriteteve kompetente vendore dhe republikane pėr tė punuar nė zbatimin e tij. Pėr Master-Planin kanė folur pėrfaqėsuesit e Shoqėrisė Gjermane pėr Investim dhe Zhvillim, Franz Flossbach dhe Friedrich Engel, tė cilėt kanė theksuar se Plazhi i Madh ofron kushtet mė tė mira pėr zhvillimin e turizmit nė tėrė Detin Adriatik.

Kryetari i Komunės sė Ulqinit, Fuad Nimani, duke folur pėr Master-Planin, tha se me kėtė projekt hapen shanse pėr investime tė huaja, kurse ndihmėsministri i Turizmit, Isat Dragovoja, theksoi se ky projekt para njė viti ėshtė shikuar me rezervė, por tani ėshtė realizuar planprojekti i Master-Planit pėr zhvillimin e turizmit tė Ulqinit.
Sipas Master-Planit parashikohet qė vetėm nė Plazhin e Madh tė ndėrtohen rreth 30 mijė shtretėr tė kategorisė sė lartė.
H.B

SOS TELEFONI - ULQIN PUBLIKOI REZULTATET E ANKETĖS NĖ KUADĖR TĖ PROJEKTIT "MOS HESHT MBI DHUNĖN"

 Ulqin :16 maj

Femra ka dėshirė qė t`i thyej paragjykimet qė ekzistojnė rreth saj nė mėnyrė qė t`i krijojė vetes pozitė mė tė mirė nė shoqėri. Kėtė e dėshmon fakti se rreth 97% e femrave tė anketuara janė shprehur se femrat nuk duhet ta durojnė dhunėn, se ato duhet tė punėsohen pa marrė parasysh gjendjen e tyre materiale si dhe qė dėshirojnė t`i shkollojnė vajzat e tyre", tha Hatixhe Nelaj, koordinatore e SOS Telefonit pėr femra dhe fėmijė viktima tė dhunės - Ulqin nė konferencėn pėr shtyp tė mbajtur tė martėn, nė tė cilėn prezantoi rezultatet e anketės sė zhvilluar pėr verifikimin e prezencės sė dhunės ndaj femrave nė komunėn e Ulqinit.
Anketa ėshtė zhvilluar nga SOS Telefoni pėr femra dhe fėmijė viktima tė dhunės - Ulqin nė bashkėpunim me SOS Telefonin nga Podgorica nė kuadėr tė projektit "Mos hesht mbi dhunėn", i cili ėshtė mbėshtetur nga USAID-i dhe ORT-ja.
Anketa ka pėrfshirė 300 femra tė moshave tė ndryshme, me nivel arsimor tė ndryshėm, gjendje materiale tė ndryshme, konfesione dhe kombėsi tė ndryshme dhe ka pasur pėr qėllim tė hulumtojė njohurinė e femrave dhe mendimin e tyre mbi dhunėn, pėrvojėn e tyre personale me dhunėn, llojin dhe vendin mė tė shpeshtė ku femra pėrballet me dhunėn,

ndryshimin e qėndrimit dhe mendimit mbi dhunėn varėsisht nga mosha, niveli arsimor, gjendja materiale, kombėsia, konfesioni etj.
Ajo qė bie nė sy gjatė analizės sė rezultatetve tė anketės, sipas koordinatores sė projektit, Hatixhe Nelaj, ėshtė fakti se femrat nė pėrgjithėsi mendojnė se nuk janė tė mbrojtura sa duhet nga Ligji dhe nuk kanė besim nė organet shtetėrore, si dhe ėshtė evident fakti se ndikimi i rrethit dhe i traditės bėn qė femra tė heshtė pėr dhunėn qė e pėrjeton nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve.
Rezultatet e anketės flasin po ashtu se femrat shqiptare nė pėrgjithėsi ngurrojnė tė flasin pėr kėtė dukuri, madje edhe kur pėr dhunėn flitet nė mėnyrė anonime. Nga ana tjetėr, derisa femrat e pakicave mendojnė se janė dyfish tė diskriminuara, si femra dhe si pjesėtare tė pakicės, femrat e popujve shumicė nuk e njohin kėtė lloj diskriminimi
Nė fund, koordinatorja e SOS Telefonit Ulqin, Hatixhe Nelaj, tha se ajo nuk pretendon qė rezultatet e anketės tė jenė pėrfundim i saktė, por mė tepėr udhėrrėfyes pėr punėn e tyre tė ardhshme nė luftėn kundėr dhunės ndaj femrave.
H.B
Otranti Humb e shansin pėr tė siguruar qėndrimin nė kategori
 Ulqin :16

Pas njė ndeshjeje tė mirė dhe fitoreje tė thellė me rezultat 6-0 me Bijelėn tė arritur nė fushėn e vet si dhe barazimit me Crvena Zvijezdėn nė fushėn kundėrshtare, futbollistėt e KF "Otrant" kanė humbur shansin qė dy javė para pėrfundimit tė kampionatit praktikisht tė sigurojnė qėndrimin e tyre nė Monet Ligė. Nė ndeshjen e javės sė fundit ata kanė humbur nė fushėn e vet nga ekipi i Drezgės me rezultat 0-2, duke rrezikuar pėrsėri qėndrimin nė Ligė.
Megjithėse gjatė gjithė pjesės sė parė futbollistėt e Otrantit kanė qenė superiorė, duke krijuar disa raste tė pastra pėr shėnim, mbrojtjet e shkėlqyera tė portierit kundėrshtar, por edhe mungesa e fatit kanė bėrė qė Otranti tė mos shėnojė asnjė gol. Kjo si duket ka ndikuar nė rėnien e tyre psikike nė pjesėn e dytė tė ndeshjes nė tė cilėn kanė pėsuar dy gola. Njė gjė tė tillė e pohon edhe trajneri i Otrantit, Kadri Sinani, i cili thotė se lojtarėt e tij kanė rėnė psikikisht nė pjesėn e dytė tė ndeshjes si rezultat i rasteve tė humbura nė pjesėn e parė. Pėrveē kėsaj, nė kėtė ndeshje Otrantit i kanė munguar disa lojtarė titullarė, qoftė pėr shkak tė problemeve financiare me tė cilat pėrballet ky ekip apo edhe tė lėndimeve, kėshtu qė trajneri Sinani ka qenė i detyruar tė aktivizojė disa lojtarė nga ekipi i kadetėve.

Pas kėsaj humbjeje, dy javė para pėrfundimit tė Monet Ligės, Otranti ndodhet nė vendin e 11-tė nė tabelėn e klasifikimit me 32 pikė tė grumbulluara. Nė zonėn e ekipeve tė rrezikuara pėr tė rėnė nga kategoria, pėrveē Otrantit gjenden edhe ekipet e Plevlės dhe Bijelės tė cilėt kanė siguruar nga 30 pikė si dhe Ibar i cili ka grumbulluar 33 pikė, kurse veē kanė rėnė nga kategoria Cetina, Crvena Zvijezda dhe Brskovo.
Nė ndeshjen e ardhshme, Otranti do tė takohet me Crvena Stijenėn nė Podgoricė. Sipas trajnerit Sinani, nė kėtė ndeshje Otrantit i duhet gjithsesi tė fitojė apo sė paku tė barazojė pėr tė mos rėnė nga kategoria.
Nė ndeshjet tjera tė ekipeve qė luftojnė pėr tė qėndruar nė kategori, Plevla do tė luajė nė Berane, Bijela do tė presė nė fushėn e vet kampionin e Monet Ligės, ekipin Grbal, kurse Ibar do tė ndeshet nė Danilovgrad me Crvena Zvijezdėn, e cila, siē theksuam, veē ka rėnė nga kategoria.
Sidoqoftė, rezultatet e kėtyre ndeshjeve do tė japin njė pasqyrė mė tė qartė nė tabelėn e klasifikimit para zhvillimit tė ndeshjeve tė javės sė fundit nė tė cilėn Otrant do tė takohet me ekipin e Bratsvos nė fushėn e vet. H.B

TĖ SHTUNĖN NĖ BIBLIOTEKĖN E ULQINIT U HAP EKSPOZITA E PIKTORIT ZORAN GASHI

Syri si ēelės i pikturimit

Ulqini 16 05 2003 Nė organizim tė Qendrės pėr Kulturė nė Ulqin, tė shtunėn nė bibliotekėn e kėtij qyteti u hap ekspozita figurative e piktorit Zoran Gashi. Nė fjalėn e hyrjes, drejtori i Qendrės pėr Kulturė, Muhamet Nika, tha se shpreson qė pikturat e Gashit tė krijojnė marrėdhėnie intime me publikun sepse ky, sipas tij, ėshtė edhe qėllimi i njė ekspozite. Ai e cilėsoi Gashin si njė figurė poliedrike, i cili merret me poezi, dramė dhe pikturė.
Mė pas, shkrimtari dhe kritiku Andrej Nikolaidis foli pėr jetėn dhe veprėn e Zoran Gashit. Ai tha se Gashi ėshtė bėrė piktor pas 17 vjet karriere si kritik figurativ.
"Ai ka evoluar nė piktor. Kjo gjė ndodhė nganjėherė me kritikėt e mirė, ashtu siē ndodhė qė piktorėt e dobėt shpesh tė bėhen kritikė", tha Nikolaidis. Ndėrkaq , duke folur pėr pikturat e ekspozuara, Nikolaidis tha se nė qoftė se pikturat e Gashit shikohen me vėmendje, vėrehet se qeniet e tij misterioze janė tė pikturuara me ngjyra tė errėta.

"Kjo na bėn qė nė fillim tzi shikojmė ato si diēka armiqėsore. Por megjithatė, kėto piktura kanė sy, tė cilėt si duket pėrbėjnė edhe ēelėsin e pikturave tė Gashit", u shpreh Nikolaidis.
Zoran Gashi ka lindur nė Shkup nė vitin 1952. Ai ėshtė anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Vojvodinės dhe autor i shumė librave me poe zi dhe i 12 radio-dramave. Merret me eseistikė dhe kritikė figurative. Me pikturė ka filluar tė merret shumė vjet mė vonė.
Pikturat e tij karakterizohen nga alternimet dinamike tė sipėfaqeve tė ndriēuara dhe tė errėta, nė tė cilat ndriēimi i brendshėm i jep pikturės thellėsinė, kurse ai i jashtėm depėrton pėrmes porozes si varg i asociacioneve tė cilave ėshtė e vėshtirė tzu shohėsh fundin.
Zoran Gashi ka ekspozuar deri tani nė shumė ekspozita individuale, si nė Novi Sad 1994, Beograd 1995, Munih 1 995, Trieste 1995, Padova 1995, pastaj Suboticė 1997, Ruma 1998, Sarajevė 2002, Tuzla 2002, Podgoricė 2003 dhe Tivat 2003.  SH.H

INTERVISTĖ ME KRYETARIN E PARTISĖ SĖ PROSPERITETIT DEMOKRATIK, OSMAN REXHA

Ngarkesat partiake rrezikojnė koalicionin (1)

Ulqin 16.05 2003 Intron : Z. Rexha, u bėnė mė tepėr se dy vjet nga formimi i Partis ė sė Prosperitetit Demokratik. Sa e ka arsyetuar kjo parti ekzistencėn e saj nė skenėn politike shqiptare nė Mal tė Zi dhe ēfarė tė reje ka sjellur ajo nė kėtė skenė?
O. Rexha: Vetė fakti qė PPD-ja participon nė pushtetin lokal nė Ulqin me 6 kėshilltarė qė pas njė viti e gjysmė nga formimi i saj, tregon qė e ka arsyetuar ekzistencėn e saj, pėr ēzgjė unė ndihem krenar. Kėshtu qė mendoj se me tė drejtė mund tė thuhet qė dilemat dhe zhvlerėsimet e shprehura para se tė arrijmė nė kėtė nivel vetvetiu bien n ė ujė. Njėkohėsisht shihet qartė se tė gjithė ata qė kanė menduar ashtu nuk e kanė vlerėsuar drejt ose mė mirė tė them kanė qenė qėllimkėqij.
Nė anėn tjetėr, mendoj qė krijimi i PPD-sė ka influencuar edhe nė atė qė elektorati i shkapėrderdhur nga dy partitė e tjera shqiptare tė mos kalojė nė ndonjėrėn prej partive joshqiptare, pra mos tzu lėjė hapėsirė tė tjerėve. Me kėtė e kemi ngushtuar hapėsirėn dhe kemi krijuar njė hapėsirė tė re ku mund tė orientohen pėrsėri nė parti shqiptare tė gjithė ata tė ci lėt nė njė mėnyrė nuk kanė qenė tė kėnaqur me dy partitė e tjera shqiptare ose tė cilėt eventualisht kanė qenė tė papėrcaktuar.

Intron : Njėra nga arsyet kryesore tė formimit tė PPD-sė, siē jeni shprehur nė kohėn e formimit, ka qenė pėrmirėsimi i padrejtėsisė sė bėrė ndaj qytetarėve me rastin e ndarjes sė parave tė BE-sė. Megjithatė nė opinion ėshtė krijuar mendimi se pas hyrjes nė koalicion me ata tė cilėt ju i keni akuzuar pėr shpėrdorime, ju si duket e keni harruar kėtė premtim?
O. Rexha: T zju them sinqerisht, unė me keqardhje kam filluar tė vėrej nė disa raste zėdhėnės tė cilėt mundohen tė nxisin njėfarė moskuptimi ose tė krijojnė huti te elektorati i PPD-sė dhe te masa e pėrgjithshme e qytetarėve. Nuk ėshtė e vėrtetė qė ne i kemi lėnė nė harresė krejt ato qė nė njė mėnyrė kanė ndikuar qė ne tė distancohemi nga dy partitė shqiptare nė atė kohė kur ėshtė bėrė fjalė pėr ēėshtjen e ndarjes sė mjeteve tė BE-sė dhe pjesės sė atyre mjeteve tė orientuara nė investime. Mirėpo, kjo pėrshtypje ndosh ta mė shumė ėshtė krijuar pėr arsye se ne kemi pranuar koalicionin nė nivel tė pushtetit republikan para zgjedhjeve parlamentare si dhe nė nivel tė pushtetit lokal. Ndoshta ata qė nuk janė tė kyēur mund tė vėrejnė njėfarė harmonie nė mes trupit i cili udhėheq pushtetin vendor.
Megjithatė, ne gjithnjė mbesim nė ato pozita qė kemi qenė pėr ēėshtjen e mjeteve tė BE-sė dhe pėr obligimin ndaj qytetarėve i cili ka mbetur i parealizuar deri tani. Kėshtu qė ndoshta nė shikim tė parė duket sikur PPD-ja e ka ha rruar atė ēfarė ka premtuar, por jo, ne mbesim nė ato pozita dhe nuk jemi kurrsesi tė kėnaqur me atė ēfarė ėshtė bėrė deri sot nė kėtė drejtim.
Intron: Krijimi i koalicionit tė tri partive shqiptare ėshtė mirėpritur nga pjesa mė e madhe e elektoratit tė tyre tė cilėt e kanė parė kėtė akt si njė lloj ribashkimi tė elektoratit tė kėtyre partive. Megjithatė ėshtė evidente qė ky koalicion nuk funksionon, qoftė nė nivel republikan apo nė nivel lokal nė komunėn e Ulqinit. Ēfarė e pengon funksionimin nor mal tė kėtij koalicioni?
O. Rexha: Pėr tė funksionuar koalicioni nė tė dy nivelet mendoj qė duhet tė lirohemi prej ngarkesave partiake. Ngarkesat partiake nuk guxojnė tė jenė prezente nė koalicion, sepse atėherė sigurisht tregojmė njė papjekuri pėr atė qė kemi pranuar nė koalicion. Koalicioni ka kuptimin tjetėr - nėpėrmes koalicionit nuk realizohen programet. Ne si PPD kemi vėrejtje sepse shpesh ndodhė qė nė Parlamentin e Malit tė Zi tė pėrmendet partia sė cilės i takon njėri prej deputetėve, por harro het tė pėrmendet Koalicioni "Shqiptarėt bashkė". Ne kemi bėrė disa herė vėrejtje pėr kėtė, mė tepėr interne kur jemi takuar tė tre anėtarėt e koalicionit pėr tė biseduar sepse njė gjė e tillė ne na pengon.

Po ashtu ne kemi vėrejtje edhe nė shpėrndarjen e mjeteve. Sipas vendimit tė Qeverisė sė Malit tė Zi dhe tė Parlamentit, ndarja e mjeteve bėhet sipas numrit tė deputetėve, por nga ana tjetėr ne kemi marrėveshjen e koalicionit qė ato tė shpėrndahen si vijon: 35% UDSH-sė, 35% LD nė MZ-sė dhe 30% PPD-sė Mirėpo, qė tre-katėr muaj dy partitė tjera i kanė realizuar mjetet, kurse nė xhirollogarinė e PPD-sė nuk ėshtė hedhur asnjė cent.
Nisur nga ky fakt ne kemi bėrė vėrejtje dhe kjo ēėshtje ėshtė ende e pazgjidhur. Kemi vetėm premtime se do tzi hedhin mjetet nė xhirollogarinė tonė. Kėto rrjedha nė shpėrndarjen e mjeteve, rrjedhat tjera nė mospėrfilljen e koalicionit nė opinion dhe shumė ēėshtje tė tjera nxisin mosmarrėveshjet dhe plasaritjet. Nė rast se vazhdojnė kėshtu dhe dikush nuk don tė lirohet pre j kėtyre ngarkesave, ėshtė e mundur qė tė rrezikohet ekzistenca e koalicionit. Ne do tė vazhdojmė tė shprehim edhe mė tutje durim dhe gatishmėri pėr mirėvajtjen e koalicionit, mirėpo jo me ēdo kusht dhe pa kufij.

Intron: Tė gjithė liderėt e partive politike shqiptare flasin pėr hartimin e njė dokumenti tė pėrbashkėt pėr pėrcaktimin e statusit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, por nė kėtė drejtim deri tani nuk ėshtė bėrė asgjė. Pse?
O. Rexha: Pėr kėtė ēėshtje ne kemi njė pėrgjegjėsi tė madhe mbi vet e, posaēėrisht dy partitė tjera, pėr arsye se dokumenti i cili duhet tė hartohet ka qenė njė nisshmėri e mirė vitin e kaluar, ku nė muajin shkurt ėshtė mbajtur takimi i parė nė nivel tė Ministrisė pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Grupeve Etnike dhe Nacionale qė tė dalė njė dokument i pėrbashkėt prej aty dhe tė mos shkojmė ne me ngarkesa partiake se cili prej dokumenteve nė paraprojekt duhet tė kalojė. Por, kjo ēėshtje ka mbetur e hapur, kurse ne jemi pėr ēdo ditė nė vonesė. Nė qoftė se vazhdon kjo, atėherė ēdo vonesė rrit pėrgjegjėsinė tonė. Edhe pse disa herė e kemi inicuar qė duhet tė ulemi dhe tė merremi vesh, mė parė duhet tzi tejkalojmė disa probleme dhe duhet ta hetojmė faktorin ndėrkombėtar se deri nė ēfarė mase na pėrkrahė. Nė rast se ne shkojmė me iluzione dhe nė rast se vazhdojmė me unin e vet, duke e vėnė atė pėrpara interesit tė pėrgjithshėm, atėherė me siguri ne do tė dėshtojmė nė kėtė drejtim. Unė besoj qė sė shpejti gjatė kėtij muaji duhet tė jetė takimi i parė dhe tė marrim qėndrim. Ne si PP D nuk kemi propozuar projekt apo dokument tė veēantė pėr pėrcaktimin e statusit tė pozitės sė shqiptarėve nė Mal tė Zi, pasi qė kemi menduar se me kėtė do tė krijojmė konfuzion edhe mė tė madh dhe tė largohemi nga qėndrimi i pėrbashkėt. Ne mendojmė se veē dihet rreth 90% se ēfarė duhet tė pėrmbajė ky dokument. Vetėm nė disa ēėshtje duhet tė bėhen disa plotėsime dhe tė shkojė si paraprojekt i cili do tė korrigjohet dhe harmonizohet duke dhėnė pėlqimin e pėrbashkėt para faktorit ndėrkombėtar. Nė qoftė se ed he mė tutje vazhdojmė duke pėrsėritur se do ta bėjmė javėn e ardhshme, ne atėherė nuk jemi askund. Pėr kėtė unė jam mjaft i dėshpėruar dhe mendoj se sjelljet e disa udhėheqėsve nė krye tė partive pėr mua janė tė papėrgjegjshme, sepse pėr ēėshtje madhore nuk gjejmė kohė. Pėr ēėshtje madhore duhet tė gjejmė kohė dhe tė krijojmė prioritete nė listėn e nevojave dhe kėrkesave tona. Sigurisht qė dokumenti i pėrbashkėt pėr statusin e shqiptarėve duhet tė jetė prioriteti ynė numėr njė. Numėr njė e kemi nė teori q ė moti, mirėpo jo edhe nė praktikė. SH. H

TURISTĖT GJERMAN NĖ ,,OTRANT”

Ulqin,15.05.2003

Nė objektin mė luksoz tė Rivierės sė ulqinit nė Plazhin e Madh hoteli ,,OTRANT” i cili disponon me 700 shtretėr,sot i hapi dyert e veta mysafirėve tė parė nga Gjermanina ,tė cilėt kanė arritur nėpėr mes agjensioneve me tė njoftura siē janė ,,Tur-operator”; ,,Nekerman’’; ,,ITS’’

Nė kte grup arritėn 15-tė mysafir shprehet shefi i Recepcionit Ivo Lukiqi dhe shton se ky grup i mysafirėve do tė qėndrojė dy javė ,ndėrsa tė ejtėn e ardhėshme pritet tė vijė grupi gjith ashtu nga Gjermania  me numėr mė tė madh.Hoteli ėshte i gatshėm nė tėrsi ,ndėrsa vilat planifikojmė tė jenė tė gatshme deri nė fund tė kėsaj jave,pėrfundon Lukiqi.  Pėr intron S.K

GRUMBULLIMI I KRIPĖS NĖ KRIPOREN E ULQINIT TĖ FILLOJĖ MĖ SĖ VONI ME 5 GUSHT

Ulqin,15.05.2003

Drejtori i Kriporės ,,Bajo Sekuliq’’Lubo Gazivoda vlersoj se pėrgaditjet pėr prodhimin e kripės nė kte vit janė duke u zhvilluar pa pengesa,dhe me njė muaj ditė pėrparsi nė krahasim me vitin e kaluarė.

Nėse do tė lejojn kushtet klimatike dhe dinamika e pėrgaditjeve tė vazhdoj me kte ritem grumbullimi i kripės do tė fillojė 20 ditė mė herėt se vitin e kaluarė,pėr tu munduar qė shumicėn e grumbullimit ta kalojmė pa reshje,tė cilat pėr Ulqin mbas 20 gushtit jan karakteristike thekson Gazivoda.

Simbas biznis planit grumbullimi i kėti viti parashihet tė jetė nė njė sasi prej 25.000 tonelata klip e kristalizuar dhe sikur tė realizohet ky plan Kripores  definitivisht do ti pėrmisrsohej gjėndja nė tė cilėn gjėndet momentalisht.

Duke folur pėr gjendjen aktuale tė Kriporės drejtori shprehet se gjat ditės nė tė dy ndrimet paketohen ndėrmjet 50 dhe 60 tonelata tė tė gjitha asortimenteve tė kripės prej 1kg deri nė 50 kg.

Nė Kripore janė tė angazhuar 160 punėtorė ,ndėrsa 40 prej tyre janė nė pushim tė detyruar.Gjatė javės sė ardhėshme do tė ndahen tė ardhurat e punėtorėve pėr muajin prill.Interesant ėshtė se qė me vurjen e tatimeve shtes tė vlerės shumė punėtorė vijnė pėr tė marrė librezat e punės pėr tu lajmėruar nė vėndet e punės qė ndėrkohė janė punėsuar nė ndermarrje tė ndryshme,pėrfundon drejtori i Kripores Lubo Gazivoda.  Pėr intron S.K

 

UPSSH FESTON 3 VJETORIN E THEMELIMIT

 TUZĖ :15 MAJ

Para 3 fiteve saktėsisht mė 16 maj, zurtarisht fillon punėn e vet Unioni i Pavarur i Studentėve Shqiptar nė Mal tė Zi. Me qėn se kjo ishte periulla mbas luftės nė Kosovė dhe dihej se shumė shpejtė do tė rihapet univerziteti nga i cili u shkolluan gjenerata tė shumta Malėsorė ata e ndien tė nevojshme themelimin e njė organizate tė tillė. Mbas njė dekadė pauzė, tė rinjėt malėsorė patėn rastin qė gjattė dy viteve tė kaluara shkollimin ta vazhdojnė nė qytetin univerzitar, Prishtinėn. Sigurisht duhet ditur se iniciator pėr themelimin e Unionit tė Pavarur tė Studentėve Shqiptarė, ishin vetė studentet shqiptarė, saktėsisht ata malėsorė, kryetari i atėhershem Muhamed Gjokaj, sekretarer Robert Camaj dhe Gjokė Gojēaj. Shumė shpejt kjo shoqatė filloj me aktivitete te veta si dhe me organizimin e kampanjave tė ndryshme. Njėra prej kampanjave tė organizuar ishte edhe ajo kushtuar tė rinjėve, JO DROGA!, saktėsisht kėtė fushatė ata e prezantuan gjatė javės sė kulturės 2001. Pėrveē ketyre aktiviteteve ata formuan korelacione tė mira me shoqata tjera univerzitare si dhe me organizata joqeveritare. Me qėn se vitet kaluan, vitin e kaluar, saktėsisht nė muajin nėntor u zgjodh kryesia e re, ku si kryetar u vendos z. Petrit Gjokaj. Qė nga kryerja e kėsaj detyre z. Petrit Gjokaj me kryesinė e UPSSH(Nikė Gjeloshaj, Lindon Gjelaj, Flora Camaj....) filloi organizimin e projekteve tė reja e posaērisht atyre qė janė shumė tė rėndesishme pėr studentet shqiptarė nė Mal tė Zi. Sėpari nė Janar tė kėtij vit ata u prezentuan pranė studentve tė Ulqinit, Krajė...., ku atje edhe themeluan degen e vet. Gjithashtu kėtė vit shoqata e UPSSH finansohet nga disa organizata tė jashtme, qė si shoqatė joqeveritare nė Mal tė Zi tė prezantojė programin e vet nė njė seminar shumė dinjitoz tė mbarė tė rinjėve tė Europės nė Slloveni(perfaqsues i UPSSH nė kėtė seminar ishte Z. Nikė Gjeloshaj). Gjithashtu kėtė vit moren njė iniciativė shumė serioze pėr regjistrimin e studenteve shqiptarėve nga Mali i Zi nė njėren prej qendrave univarsitare, sepse vitin e kaluar studentet shqiptarė patėn pengesa nė regjistirim tė drejtimeve tė caktuara nė kėto qendra universitare. Realizimin e kėsaj iniciative e fillun tani me kmpanjėn “ E ardhmja...?!- Shkollimi”, ku sot nė shkollėn e mesme “25 Maji” nė Tuz musafirė patėn perfaqsuesit e tri universiteteve shqiptare pėr tė prezanutar kushtet dhe munedesitė nė kėtė qendra universitare. Pėr prezantimin e univerzitetit tė Tiranės foli Idriz Metani, i cili nė mes tė tjerash tha se kjo qėnder univerzitare ka mė shumė se 17.000 studenta dhe afro 1100 pedagog, jo vetem vendas por edhe nga diaspora.

Gjithashtu maturantet e shkollės sė mesme nė Tuz patėn mundėsi tė informohen mė shumė pėr universitetin e Prishtines nga perfaqsuesi i kėtij universiteti Halil Balaj, i cili nuk i kushtoj aq vemendje degėve tė kėtij univerziteti, por mė shumė foli pėr sistemin e shkollimit nė kėtė univerzitet, pra sistemin e Bolonjes(europian) 3 vjet fakulteti, 2 vjet studime mė tė larta(maestro) dhe 3 vjet doktoraturė. Pėr informata mė tė hollėsishme ai maturantėve u dha edhe web faqen e kėtij universiteti(kliko). Gjithshtu nė fund foli edhe pėrfaqsuesi i univerzitetit tė Tetovės, qė si theksoi edhe ai vetė nuk mund tė krahasohet me kėto qėndra universitare, por prapseprap me 13 mijė student qė ka momentalish, universiteti qė ėshtė krijua nė vitin 94’ ėshtė njė arritje e mrrekulueshmeė pėr shqiptrėt e maqėdonisė.Tė njėjtin program perfaqsuesit tė ketyre universiteteve e prezantuan sonte pranė malėsorėve tė tjerė, pjesmarres nė tubimin me e pėrvjetorit tė UPSSH. Gjithashtu nė emėr tė UPSSH sė Ulqinit, Krajės ...., foli kryetari i kėsaj dege, kurse nė emėr tė UPSSH nė Mal tė ZI foli kryetari i saj Z. Petrit Gjokaj. Ai fillimisht prezantoj historiatin nė pika tė shkurtra tė UPSSH, kurse nė pjesėn tjetėr prezantoj planet nė tė ardhmen. Nė emėr tė UPSSH z. Gjokaj ju falenderua fondeve humanitare nga mergimi “Malėsia” nė NY dhe “ Malėsia e madhe” nė MICH, pėr perkrahjen e realizimit tė projekteve tė tyresi nė menyrė materiale ashtu edhe atė morale. Gjithashtu njėri prej planeve tė ardhsme tė UPSSH, z. Gjokaj shtroi problemin e mos realizimit tė hapjes sė fakulteti tė mesusesisė nė Tuz. Me qėn se aty ishin perfaqsuesit e partive politike nė MZ, nė menyrė indirekte z. Gjokaj si faitor kyē pėr mos hapjen e kėtij fakulteti i mori pėrfaqsuesit e kėtyre partive, tė cilet nė ēdo aspekt janė mundur qė tė faisin pėrfaqsuesin nga partia tjeter, kurse sot nuk kanė realizuar asgjė!. Pėr kėtė arsye z.Gjokaj tha se ne e kemi te ndier tė nevojshme qė hapjen e kėtij fakulteti ta realizojnė vetė UPSSH. Mė nė fund tė gjithė tė pranishmit ishin tė ftuar nė njė koktej nė Cafe Bar Iliria. Gjithashtu nė fund nėnkryetari i komunės sė Podgoricės, Fran Lulgjuraj u premtoj studenteve perkrahjen maksimale dhe ndihmė nga ana materiale. Unionit tė Pvarur tė Studentėve Shqiptar nė Mal tė Zi u deshirojmė sukse edhe nė tė ardhmen me shpresė s njė ditė do tė arrijnė realizimin e njėrit prej porjekteve m glamoroze tė tyre, hapjen e fakultetit tė mesuesisė nė Tuz  .H.B

Kryeministri malazez Gjukanoviq do tė takohet me pėrfaqėsuesit e partive shqiptare nė Mal tė Zi

 Podgoricė :15 maj

Edhe pse nuk ėshtė njoftuar lidhur me detajet e kėtij takimi, pėrfaqėsuesit shqiptarė kanė paralajmėruar se temė kryesore e kėtyre bisedimeve do tė jetė plotėsimi i disa posteve qeveritare pėr tė cilat ėshtė i interesuar faktori politik shqiptar. Poashtu, u njoftua se do tė bisedohet edhe pėr kėrkesa tjera tė shqiptarėve tė cilat tashmė njė kohė tė gjatė i janė drejtuar pushtetit malazijas, siē ėshtė pėrfaqėsimi autentik i tyre nė kuvend , kthimi i komunės sė Tuzit,

shkollimi i lartė nė gjuhėn shqipe e disa ēėshtje tjera. Edhe pse disa herė nga pushteti ėshtė premtuar realizimi i kėtyre kėrkesave, ato ende janė duke pritur ditė mė tė mira. Andaj edhe takimi i sotėm me kryeministrin Gjukanoviq, pritet me interesim tė madh nga opinioni shqiptar. H.B

HARMONIZIMI I DOGANAVE MUND TĖ SJELL INFLACION PREJ 17 PĖR QIND NĖ MAL TĖ ZI!

 Podgoricė :15 maj

Niveli i inflacionit nė Mal tė Zi nė vitin 2003, do tė mund tė arrinte 17 pėr qind, pėr shkak tė harmonizimit me shkallėt doganore serbe, lajmėron Makfaksi.
Kėtė e parasheh Instituti pėr studime strategjike dhe parashikime nė Podgoricė, nė variantin e vetė pesimist, duke i pėrfshirė kėtu edhe tė gjitha shtrenjtimet tjera gjatė harmonizimit tė shkallėve kamatore.

Sipas aspektit optimistik, shkallėt doganore nuk do tė ishin ndėrruar me ēka inflacioni do tė arrijė 7,8 pėr qind, ndėrsa varianti i mesėm parashikon qė tė zbatohen shkallė doganore ndėrmjet mesatareve nė Unionin Evropian (UE) dhe atyre nė Serbi.
Kjo, sė bashku me shtrenjtimet tjera, do tė "sjellė" inflacion prej 10,7 pėr qind, u lajmėrua nė prezantimin e numrit tė ri tė magazinės Monet - Trende ekonomike malazeze.
H.B

UlQINI – VERA 2003

 Ulqin :15 maj

Mė 10 maj nė Ulqin qe shquhet me tradita etnokulturore dhe qė me tė drjetė ėshtė quajtur qztet unikal pėr vlerat arkitektonike u mbajt manifestimi Tegjithe pėr turizėm organiyuar nga biznes aleanca shoqatat joqeveritare dhe agjencitė turistike .

Pėr herė tė parė , tėgjithė artistėt vendas dhe grupet folklorike pėrcollėn tek spektatorėt e shumtė ne ranė krijimtarinė e tzre dhe atė tė tashterrur tė popullit tonė tė krijuar ndėr shekuj .

Pėr katėr orė me rradhe nė Ulqin jehoi dasma e madhe e kėtij qyteti . Kalaja mijėvjecare jehoi atė mbrėmje nga maratona e kėngėve dhe valleve .Interpretimi i ngohtė dhe nė nivel i artistėve ,veshjet karakteristike , ku ėshtė derdhur shija dhe fantazia krijuese e popullit tonė , bindėn edhenjėherė spektatorėt e shumtė se kultura dhe krijimtaria jonė ,tiparet e saj dalluese dhe bota e madhe e pasur shpirtėrore parakaluan fuqishėm duke krijuar tek spektatorėt ne ranė emocione dhe ndjenja te papėrsėritura .

Larmia e kostumeve autenticiteti i motiveve muzikore dhe koreografike krijuan atė mbrėmje nje hapje plot dritė dhe optimizem . Thuhet se rana atė mbrėmje ngjasonte me netėt e bukura verore te viteve 80 -ta ku qyteti yne gumėzhinte nga mijėra mysafir anė e mbanė botes . Hijeshine vecmas atė natė qytetit ia shtonin fėmijėt dhe tė rinjt e shumtė . Nė mesin e femijėve ishin dhe rreth 220 fėmije kosovarė te cilėt po kalonin pushimet 5 ditore nė familjet ulqinake . Tegjithė u ndanė tė kėnaqur nga ky manifestim duke thėne se manifestime te tilla duhet tė organiyohen mė shpesh nė Ulqin . H.B

UE-JA VAZHDON ME PĖRKRAHJEN E MALIT TĖ ZI
Bruksel :13 maj
Kryetari i ri i Malit tė Zi mund tė llogarisė nė vazhdimin e pėrkrahjes nga Unioni Evropian (UE), bėhet e ditur nė urimin qė pėrfaqėsuesi i lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe tė Sigurisė sė Unionit Havier Solana ia dėrgoi Filip Vujanoviqit, pas fitores sė tij nė zgjedhjet presidenciale tė sė dielės qė u mbajtėn nė Mal tė Zi.
Solana, nė pėrgėzimin, thekson se fitorja bindėse zgjedhore e kryetarit tė ri malazez Vujanoviq, e cila i jep mandat tė fuqishėm qė tė vazhdojė me reformat nė Mal tė Zi, si pjesė e unionit Serbia e Mali i Zi, do ta afrojė me UE-nė. H.B

Nė Ulqin kan votuar  5295 zgjedhės pėr Filip Vujanoviqin

 Ulqin :13 maj
Rezultatet zyrtare nga Mali i Zi bėjnė tė ditur se Filip Vujanoviq ka korrur njė fitore tė padiskutushme nė zgjedhjet presidenciale tė sė dielės. Sipas dy oganizatave kryesore qė monitorojnė zgjedhjet nė vend, Vujanoviq, anėtar i partisė demokratike tė socialistėve ka fituar gati dy tė tretat e votave. Kjo ishte hera e tretė, brenda gjashtė muajve qė nė Mal tė Zi u mbajtėn zgjedhjet presidenciale dhe mė nė fund njė fitore pėr Vujanoviqit. Pjesėmarrja nė zgjedhjet e sė dielės ishte mė e vogėl se 50 pėrqind, por ligji qė kėrkon njė pjesėmarrja tė detyrushme mbi gjysmėn, nuk ėshtė mė nė fuqi. Vujanoviq ėshtė njė nga udhėheqėsit kryesorė tė partisė Demokratike tė Socialistėve dhe njė aleat i politikanit mė tė fuqishėm tė vendit kryeministrit Milo Gjukanoviq.

Vujanoviq ėshtė gjithashtu nė favor tė shkėputjes prej Bashkimit Serbi-Mail i Zi dhe kthimin e vendit nė njė shtet sovran. Njė nga arsyet e fitores sė tij ishte edhe mungesa e organizimit prej partive tė opozitės, tė cilat nuk mundėn tė paraqesin kandidatė tė pėrbashkėt. Nė komunėn e Ulqinit zgjedhjet kanė rrjedhur tė qeta dhe pa probleme . Zėdhėnėsi i komisionit zgjedhorė komunala Pjetėr Lulgjuraj tha se pėr kandidatin e koalicionit ne pushtet Filip Vujanoviq kanė votuar 5295 zgjedhės , pėr kandidatin e Lidhjes liberale Miodrag Zhivkoviq  kan votuar 1495 ndėrkaq pėr kandidatin e pavarur Dragan Hajdukoviq  kan votuar 283 zgjedhės.H.B

Kush eshte Vujanoviq, Presidenti i ri i Malit te Zi

Nga Bozho Miliēiq

Podgoricė :13 maj

Filip Vujanoviq, i cili sipas vleresimeve te para zyrtare, u zgjodh President i Malit te Zi gjate zgjedhjeve te zhvilluara te dielen, eshte nje perkrahes besnik i Milo Gjukanovicit, personaliteti me i rendesishem i kesaj republike te vogel gjate brigjeve te Adriatikut dhe aleat i Serbise.
Ky malazez, me origjine nga Niksiq, lindur ne vitin 1954 ne Beograd, e ka lidhur gjithnje karrieren e tij politike me ate te Gjukanoviq dhe me Partine Demokratike te socialisteve (DPS), ne te cilen ai eshte dhe zevendeskryetar. Pasi kreu studimet e tij per drejtesi ne Beograd, Vujanoviq ka punuar si avokat perpara se te vendosej ne Podgorice. Ai hyri ne politike ne vitin 1993, ne fillim si Minister i Drejtesise ne vitet 1993-1995, pastaj si Minister i Brendshem ne
vitet 1996-1998 ne qeverine qe drejtonte atehere Gjukanoviq. Ne vitin 1997, kur DPS u perca ne dy fraksione, nje fraksion i kryesuar nga Momir Bulatoviq, nje i afert i ish-Presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq dhe fraksioni tjeter i drejtuar nga Gjukanoviq, Filip Vujanoviq u rreshtua perkrah ketij te fundit. Ne vitin 1998 besnikeria e tij u shperblye: atij i propozohet posti i Kryeministrit, post te cilin do ta mbante deri ne zgjedhjet legjislative te tetorit, ku fitoi me shumice votash DPS.
 

Gjukanoviq, nje proeuropian, ne vitin 1997 i dha fund aleances se tij me Sllobodan Millosheviqin dhe pati, pak kohe pas zgjedhjes se tij ne Kryesine e Malit te Zi ne vitin 1998, konflikte me njeriun me te forte te asaj kohe ne Jugosllavi (RFJ/Serbi dhe Mali i Zi). Ai qe atehere mbeshteti hapur idene per nje Mal te Zi te pavarur. Vujanovic zbatoi ne besnikeri ne terren kete orientim politik dhe drejtoi zbatimin e reformave politike dhe ekonomike. Megjithate, Gjukanoviq dhe Vujanoviq, te ndodhur perballe presioneve te Bashkimit Europian, qe ishte plotesisht kunder pavaresise se Malit te Zi, u detyruan te nenshkruanin nje marreveshje ne Beograd, ne mars te vitit 2002 lidhur me transformimin e RFJ-se.Nenshkrimi i kesaj marreveshjeje kishte si qellim krijimin me 4 Shkurt te Shtetit te ri Serbi-Mali i Zi, me nje Keshill Ministrash, nje Parlament, nje ushtri dhe nje politike te jashtme te perbashket. Presidenti i Shtetit te ri eshte Svetozar Maroviq, i cili eshte, gjithashtu, zevendeskryetar i DPS dhe aleat i Vujanovic dhe Gjukanoviq.
Megjithate, krijimi i shtetit te ri krijon mundesi dhe per nje ndarje mes Serbise dhe Malit te Zi pas nje periudhe tre vjecare, nje perspektive se ciles Vujanoviq i eshte referuar vazhdimisht gjate fushates se tij elektorale. Sipas tij, "qytetaret e Malit te Zi do te shprehen ne nje referendum pas kesaj periudhe nese ata duan te jene te pavarur", nenvizoi Vujanoviq. Perpara zgjedhjeve presidenciale, Vujanoviq ishte Kryetari i Parlamentit.H.B

NĖ FSHATIN KLLEZĖN U MBAJT MANIFESTIMI "TAKIMET E DOM SIMONIT II"

U shfaq premiera e filmit dokumentar "Dorarti gojėmbėl"

 Ulqin  14 05 2003 Sivjet pėr tė dytin vit me radhė, Shoqata e Intelektualėve "Dom Simon Filipaj" organizoi manife stimin "Takimet e Dom Simonit", manifestim i cili u mbajt nė fshatin e tij tė lindjes nė Kllezėn. Pas pėrshėndetjes sė mysafirėve nga zėvendėskryetari i Shoqatės, Dom Nikė Ukgjini, pėr jetėn dhe veprimtarinė e monsinjor Dom Simon Filipajt foli Prof. Dr. Simė Gjon Dobreci.
"Meritė e tij ėshtė qė ne shqiptarėt krenohemi sot qė e kemi Biblėn komplet nė gjuhėn tonė. Pėrkthimet e tij nuk janė vetėm fetare. Pėrveē pėrkthimeve Dom Simoni ka shkruar edhe disa vepra autoriale. Por kėto nuk janė tė gjitha. Ai i shte edhe mbledhės i pasionuar i folklorit tė krijuar nga tė parėt tanė gjatė shekujve. Shembulli i tij na tregon se si duhet tė nderojmė tė parėt tanė, kulturėn tonė dhe tė kaluarėn tonė, gjuhėn e shenjtė qė e ruajtėn dhe na e lėnė trashėgim tė parėt tanė.

Shembulli i Dom Simonit na thotė qė ua kemi borxh tė gjithė tė parėve tanė qė tė angazhohemi pėr tė mirėn e pasardhėsve tanė dhe tė kombit tonė", theksoi ndėr tė tjera Prof. Dobreci.
Ndėrkaq, mysafirja nga Franca, Odet Markfe, e cilėsoi Dom Sim on Filipajn si person tė shėnuar nė kulturėn shqiptare dhe jetėn e kombit.
Nė programin e kėtij manifestimi morėn pjesė edhe aktorėt e Teatrit "Migjeni" nga Shkodra, Rajmonda Marku dhe Agron Dizdari tė cilėt recituan pjesė tė shkruara nga Anton Koēi.
Mė pas u shfaq premiera e filmit dokumentar "Dorarti gojėmbėl", kushtuar jetės dhe veprės sė Dom Simonit me skenar tė Gjergj Filipajt, regji tė Tomė Bojajt dhe muzikė tė Zef Ēobajt. Ky film u vlerėsua lart nga Prof. Ass. Dr. Alfred Ēapaliku si dhe akt orėt Rajmonda Marku dhe Agron Dizdari. SH.H

Shoqėria gjermane u dorėzon zyrtarėve tė Ulqinit dhe Podgoricės master-planin pėr zhvillimin e turizmit nė Plazh tė Madh

 Ulqini ofron kushte mė tė mirat nė  Adraitik pėr zhvillimin e turizmit

 

Ulqin  14 05 2003 Shoqėria gjermane pėr investim dhe zhvillim nė Ulqin  u dorėzoi autoriteteve qeveritare tė komunės sė Ulqinit dhe atyre nė nivel republikan, projektin e master-planit pėr zhvillimin e turizmit nė Plazh tė Madh  qė parashikon investimet nė turizėm nė Ulqin gjatė 20-vjetėve t ė ardhshme, duke parashikuar ndėrtimin e rreth 30-mijė shtretėrve me objektet turistike qė sė paku do tė kenė 4 yje.

Sipas kėtij plani  koncepti turistik i Plazhit tė Madh nė Ulqin bazohet nė plazhin ranor mė tė gjatė e mė tė gjerė nė tėrė detin Adriatik, nga qyteti i Triestės deri nė lumin Buna. Nė bazė tė parametrave tė planit, tė gjitha kapacitetet turistike do tė ndėrtohen pranė plazhit  dhe do tė kenė sė paku 4 yje. Disa nga kėto objekte nuk du het tė kalojnė kapacitetin e 4-mijė shtretėrve. Plani hapėsinor pėrfshin 6 njėsi zhvillimore  qė do tė kenė nga 5-mijė shtretėr. Gjithsej parashihet tė ndėrtohen rreth 30-mijė shtretėr, me 100-mijė metra katrorė hapėsira tė gjelbėrta. Zona e Plazhit tė Madh, sipas projektit do tė minimzonte komunikancionin, kurse do t’i jepte pėrparėsi ruajtjes sė mjedisit dhe ruajtjes sė origjinales nė vetė qytetin e Ulqinit. Liqeni i Shasit  ; i Shkodrės, lumi Buna dhe mjediset e tjera si fusha e Zogajve etj. do tė pėrdoren pėr rezervate tė zogjve, botės bimore e shtazore qė ėshtė e pasur  pasur pėr kėto zona. Hulumtimet, nė bazė tė projektit tė pėrmendur kanė vėrtetuar se kėto hapėsira janė  nga mė tė pasurat  nė Ballkan sidomos pėr zogjtė e rallė dhe tė llojllojshėm.

Nė dorėzimin zyrtar tė plan-projektit pėr zhvillimin e turizmit tė Plazhit tė Madh nė kuadėr tė master-planit, kryetari i komunės sė Ulqinit, Fuad Nimani pohoi se  me kėtė plan kjo zonė e Ulqinit ėshtė pėrcaktuar si bartėse e zhvillimit tė turizmit nė nivel tė Malit tė Zi.

 Ai tha se kėtė plan tė zhvillimit tė turizimit nė  Plazh tė Ma dh hapen mundėsitė pėr investime nga investitorėt ndėrkombėtarė dhe vendės. Ndihmėsministri i turizmit Isat Dragovoja tha se para njė viti shumė kush e ka shikuar me rezerva hartimin e njė plani tė kėtillė, por pas kalimit tė kėsaj periudhe ne kemi nė dorė planin i cili Ulqinin dhe Malin e Zi do tė bėjnė destinacion tė njohur turisitk nė botė. Pėrfaqėsuesit e master-planit nga Shoqėria gjermane pėr investim dhe zhvillim: Frans Hollbah dhe Fridrih Engell pohuan se Ulqini nė fushė tė turizmit ofron mė shum ė kushte se cdo qytet tjetėr nė detin Adriatik pėr zhvillimin afatgjatė tė turizmit. Ata thanė se Ulqini ka shanse reale qė kėto potenciale t’i shfrytėzojė nėse nuk pėrsėrit gabimet  qė kanė bėrė tė  tjerėt.

Vizioni turistik i master-planit pėr zhvillimin turistik tė Plazhit tė Madh nė Ulqin parashikon investimet nė masėn disa miliardė euro. Pėr tė tėrhequr investitorėt e fuqishėm nevojitet qė tė krijohen kushtet e volitshme kornizė. Projekti i paraparė me master-planin mund tė  realizohet pėr periudhėn kohore 10-20 vjet. Edhe vetė Shoqėria gjermane pėr investim dhe zhvillim shpreh i gadishmėrinė qė tė investojė me kusht qė projekti tė realizohet duke mbrojtur vlerat e mjedisit dhe kriterin e zhvillimit afatgjatė. Kjo shoqėri gjermane ushtron veprimtari nė tė gjitha vendet e Evropės Juglindore, kurse nė Mal tė Zi ėshtė aksionere e dy bankave.         SH.H

 

Nė kėrkim tė sė drejtės
 Katėrkoll 09 05 2003 Familja Salaj posedon tapinė e gjyshit tė tij nga viti 1930, si pronar legjitim mbi kėtė tokė nė qendėr tė Katėrkollės, lėshuar nga Komuna e Bunės-Katėrkollė, rrethi i Tivarit, prefektura e Zetės.

Nė mbledhjen e fundit tė Parlamentit tė Ulqinit, kėshilltarėt nuk e aprovuan kėrkesėn e pensionistėve tė Anės sė Malit pėr ndėrtimin e klubit tė tyre, nė qendėr tė Katėrkollės. Arsyeja kryesore e refuzimit tė kėsaj kėrkese is hte ēėshtja e pronėsisė sė pazgjidhur mbi tokėn ku parashihej tė ndėrtohej objekti i pensionistėve. Debati pėr "Klubin e pensionistėve", qiti nė dritė problemin kryesor qė pengon ndėrtimin dhe rregullimin e qytezės sė Katėrkollės, si qendėr e Anės sė Malit, atė tė konfliktit shumė tė hershėm mbi tokėn nė qendėr tė kėtij lokaliteti urbanistik, midis familjes Salaj dhe Komunės sė Ulqinit. Detajet e kėtij problemi, opinioni vendor i di shumė pak. Po tė mos reagonte njė kėshilltar nga kjo anė, qė e njihte mir ė "ēėshtjen Salaj", kėshilltarėt e tjerė nga mosnjohja e problemit ishin tė gatshėm tė votonin pro kėrkesės sė pensionistėve nė mbledhjen e sipėrcekur, duke e komplikuar edhe mė shumė ēėshtjen.
Nė kėtė shkrim kemi pėr qėllim tė sjellim tė vėrtetėn rreth pronės kontestuese mbi tokėn nė qendėr tė Katėrkollės pėrmes rrėfimit tė personit mė tė vjetėr tė familjes Salaj, Selimit, duke qenė tė vetėdijshėm se edhe dikush nga njerėzit mė kompetentė tė pushtetit tė tanishėm tė Ulqinit ose nga garnitura e mėhersh me do ta thotė fjalėn e vet mbi kėtė ēėshtje. Kėsisoji mund tė nxitet zgjidhja e problemit nė fjalė nė tė mirė tė familjes Salaj, Komunės, e mbi tė gjitha tė qytetarėve tė Katėrkollės dhe tė Anės sė Malit, tė cilėt dėshirojnė shumė tė kenė njė qendėr urbane tė ndėrtuar dhe tė rregulluar mirė.
"Tokėn ma ka marrė shteti nė vitin 1948, pėr ndėrtimin e kooperativės bujqėsore nė Katėrkollė. Gjithsej 5380 metra katrorė", thotė Selim Salaj duke shtuar se nė vitin 1958 i janė marrė edhe 7639 metra katrorė tokė tjetėr nga posta ushtarake 1641/13 e Titogradit tė atėhershėm pėr ndėrtimin e banesave pėr oficerė ushtarakė. Ai tregon se nuk ka marrė kompensim nga askush (nė tė holla ose nė ndonjė formė tjetėr) pėr pronėn e konfiskuar.
Kėto banesa ushtria i ka shfrytėzuar deri nė vitin 1963. Po nė kėtė vit (mė 15 tetor), Ushtria nėnshkruan kontratė me Komunėn e Ulqinit (kryetar Andrija Petriēeviq), nė tė cilėn, tregon z. Salaj, midis tė tjerash thuhet se "Komuna obligohet tė merret vesh me pronarin e tokės pėr ko mpensim". "Nga kjo del se, si Ushtria ashtu edhe Komuna e Ulqinit e kanė ditur se bėhet fjalė pėr tokė tė tjetėrkujt nė qendėr tė Katėrkollės, qė ėshtė e pakompensuar", thotė Selimi.
"Duke menduar se Kontrata e nėnkupton pronarin e vėrtetė mbi tokėn", tregon nė vazhdim ai, " ne e rrethuam tokėn me sipėrfaqe prej 7630 metėr katrorė qė shfrytėzohej nga askush". Nė kėtė tokė, nė vitin 1972, Selim Salaj mbaron sė ndėrtuari objektin e vet pėr punėtori mekanike, por kur shkon nė Komunė tė marrė lejen e punės , nuk i jepet ajo nga shėrbimi kompetent me arsyetimin se "objekti ėshtė ndėrtuar nė pronė shoqėrore". Nga ajo kohė, familja Salaj ėshtė duke e kėrkuar tė drejtėn e vet mbi kėtė pronė, nė gjyqe.
"Pas vitit 1990 kam pasur kontakte me udhėheqėsit e rinj tė komunės sė Ulqinit", tregon Selim Salaj. "Nė njė mbledhje me kryetarin e mėparshėm tė Komunės Skėnder Hoxha dhe bashkėpunėtorėt e tij Ilmi Kovaēi dhe Ramazan Muēa nė Zyrėn e Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi nė Katėrkollė", thotė ai, " kam kėrkuar tė me rrem vesh me ta nė emrin tim dhe tė dy vėllezėrve tė mi, duke kėrkuar qė 3 metra katrorė tokė imja nė Katėrkollė tė kompensohet me 1 metėr tokė ndėrtimore, diku nė Ulqin, por kjo ofertė nuk ėshtė pranuar nga ata". Ai ka biseduar pėr ēėshtjen e kompensimit edhe me ish-kryetarin e komunės sė Ulqinit, z. Mehmet Bardhi, por pa sukses.
Nė vitin 2001 Salaj e fiton gjykimin pėr ēėshtjen e pronės sė tij nė Katėrkollė. Nė aktvendimin e gjyqit, pėrveē tjerash thuhet se "duhet tzi kthehet toka paditėsit ose tzi k ompensohet nė forma tė tjera". "Vendimi ende szėshtė zbatuar". Komuna e Ulqinit ndoshta shfrytėzon tė drejtėn e ankesės, instancės mė tė lartė gjyqėsore", thotė Selim Salaj, duke treguar tapinė e gjyshit tė tij nga viti 1930, si pronar legjitim mbi kėtė tokė nė qendėr tė Katėrkollės, lėshuar nga Komuna e Bunės-Katėrkollė, rrethi i Tivarit, prefektura e Zetės.  SH.H

MJEKĖSIA NĖ MAL TĖ ZI

Paraqiten shumė probleme

 Ulqin 09 05 2003-Rėndėsi tė madhe ka edhe udhėheqėsia e organizatave shėndetė sore. Nė periudhėn disavjeēare politika kadrovike ėshtė drejtuar nga Ministria e Shėndetit, e pėrkrahur nga partitė nė pushtet. Punėtorėt e shėrbimit shėndetėsor nuk kanė pasur (as tani nuk kanė) ndikim nė zgjedhjen e udhėheqėsve tė tyre.

Mali i Zi me njė popullatė prej rreth 620.000 banorėsh, nga pikėpamjet dhe parametrat shėndetėsore mund tė nėnkuptohet si njė rajon. Organizata Qendrore ose Organizata Kliniko-Spitalore nė Podgoricė, jo vetėm me pėrmbajtjen e shėrbimeve dhe mundėsitė e hulumtimeve dhe tė diagnostifikimit, por edhe me ngritjen e kualitetit dhe kuantitetit, tani ėshtė pėrmbledhje e klinikave si dhe instituteve ku zhvillohet njė shėrbim mjekėsor nė nivel tė lartė dhe bashkėkohor.
Fakulteti i Mjekėsisė gjithashtu ėshtė oazė e shkencės dhe e diturisė. Studimet postdiplomike ende nuk zhvillohen.
Nė tė ardhmen e afėrt nė Podgoricė do tė bėhen edhe operacione nė zemrėn e hapur. Ekipi i mjekėve malazezė po pėrgatitet pėr kėtė gjė nė njė klinikė tė njohur botėrore, nė Milano.
Shėrb imi spitalor realizohet edhe nėpėr spitalet rajonale, siē janė Cetina, Kotorri, Nikshiqi, Berane, Bijello-Pole, Tivari, Plevla.
Sėmundjet e mushkėrive shėrohen nė spitalin rajonal special nė Brezovik (afėr Nikshiqit), sėmundjet psikike nė Dobrota (Kotorr), kurse sėmundjet ortopedike, neurologjike nė Risan dhe nė Podgoricė.
Rehabilitimi organizohet nė Qendrėn Botėrore nė Igalo si edhe nė Pėrēanj (Kotorr) pėr sėmundjet e organeve tė frymėmarrjes.
Shėrbimi poliklinik ose jospitalor ėshtė i organizua r nėpėr shtėpia tė shėndetit si edhe nėpėr stacione dhe punkte shėndetėsore nė vendbanimet mė tė vogla.
Kjo do tė jetė njė organizim i mirė, por...
Nė realizimin e shėrbimit shėndetėsor lajmėrohen shumė probleme, disa nga tė cilat po i theksojmė.
Roli i mjekut familjar, qė preferohet edhe nga Organizata Shėndetėsore Botėrore (EHO) dhe pėrkrahet nga ministria e Shėndetėsisė sė Malit tė Zi nuk funksionon.
Barnat dhe mjetet e tjera medicinale: pėr ēdo vit rriten shpenzimet. Edhe pse gjendja e pėr gjithshme ekonomike e dobėt nėnkupton kursimin e barnave, normalisht, aty ku ka mundėsi, tė gjitha subjektet e posaēėrisht mjekėt dhe tė sėmurit nuk kanė treguar kurrfarė interesimi pėr kursimin e lartpėrmendur.
Nė aspektin e shėrbimit shėndetėsor dallohen:
- shėrbimi poliklinik ose jospitalor dhe
- shėrbimi spitalor.
Mjekėsia primare (shėndetėsia parėsore) realizohet nė shtėpiat e shėndetit si edhe nė punktet dhe stacionet shėndetėsore nė vendbanimet me popullatė mė tė vogėl. Nė tė gjitha aks ionet dhe dokumentet e Ministrisė dhe Fondit pėr Shėndetėsi favorizohet shėrbimi i parė, por nė tė vėrtetė si i tillė realizohet me shumė vėshtirėsi. Nuk lypet dituri e madhe qė tė vėrtetohet se shėndeti i tė posalindurve, fėmijėve, femrave, shtatzėnave, tė sėmurėve prej diabetit, tė moshuarve si edhe i atyre qė vuajnė prej sėmundjeve ngjitėse dhe malinje, gjithmonė duhet tė jetė nė vendin e parė. Shėrbimi mjekėsor poliklinik primar ėshtė edhe mė i lirė se ai spitalor.
E vėrteta ėshtė se edhe investime t nė objektet shėndetėsore nė Mal tė Zi, vitet e fundit nuk kanė qenė proporcionale. Po theksojmė se nė Ulqin dhe Rozhajė nuk ka pasur asfarė investimi nė njėzet vitet e fundit. Kjo gjė nuk ka nevojė pėr koment.


Deri tani ka ekzistuar praktika qė pėrfaqėsuesit e Ministrisė dhe Fondit tė vizitojnė bazėn (ose mė mirė tė thuhet qendrat e vogla) para votimeve republikane, duke pėrcjellur kėrkesat e politikės dhe partive nė pushtet. Nė kohėt e fundit janė bėrė disa ndryshime nė udhėheqėsinė e kėtyre institu cioneve dhe shpresojmė se disa gjėra do tė ndėrrohen pėr tė mirė, pėr shėndetėsinė nė tėrė rajonin.
Me rėndėsi tė madhe ėshtė edhe udhėheqėsia e organizatave shėndetėsore. Nė periudhėn disavjeēare politika kadrovike ėshtė drejtuar nga Ministria e Shėndetit, e pėrkrahur nga partitė nė pushtet. Punėtorėt e shėrbimit shėndetėsor nuk kanė pasur (as tani nuk kanė) ndikim nė zgjedhjen e udhėheqėsve tė tyre. Shtrohet pyetja:
- pse vetėm politika aktuale tė ketė ndikim nė zgjedhjen e drejtorėve?
- A janė me tė vėrtetė tani mė tė angazhuarit edhe mė tė aftit me dituri mjekėsore, si dhe me kualitete organizative nė kėto poste?
Nuk kam pretendime pėr ndėrrimin e ligjit lidhur me organizatat publike shėndetėsore, por edhe aprovimi i kėtij ligji mund tė realizohet nė mėnyrė mė transparente dhe mė tė dobishme pėr shėndetėsinė nė pėrgjithėsi.
Nė Kėshillin republikan pėr Shėndetėsi Sindikale ėshtė shtruar disa herė ēėshtja e domosdoshmėrisė sė ndėrrimit tė kėtij akti. Pagat e punėtorėve nė shėndetėsi janė tani shumė tė vogla (p.sh. njė infermiere pėr njė muaj punė ka tė ardhura nga 150-170 euro, mjeku i praktikės sė pėrgjithshme 250 euro, kurse specialisti 300 euro).
Me propozimin e oligarkisė sė atėhershme (para 10 viteve) nga kjo marrėveshje janė larguar edhe vlerėsimet pėr kushtet e vėshtira tė disa vendeve tė punės, mosvlerėsimi i titujve shkencorė etj.
Konsiderohet shumė i nevojshėm hartimi i njė dokumenti tė ri ndėrmjet disa palėve: organizatave shėndetėsore, Ministrisė dhe Fondit pėrkatės si d he Sindikatės sė Shėndetėsisė.
Duke pėrgatitur kėtė artikull pėr shtyp morėm lajmin e fundit pėr Maternitetin nė Ulqin, ku ministri G. Hajdinaga tha se janė lejuar mjetet financiare pėr ndėrtimin e Maternitetit, pėr ēka shprehim kėnaqėsinė mė tė madhe tė tė gjithė popullatės sė rajonit tė Ulqinit.

Propozojmė:

- riaktivizimin dhe realizimin e projektit mjeku familjar,
- kursimin e shpenzimeve tė barnave dhe mjeteve mjekėsore pėr 20%, atje ku kjo gjė ėshtė e mundur,
- pėrmirėsimi i gj endjes materiale tė punėtorėve tė shėndetėsisė,
- zvogėlimi i numrit tė mjekimeve jashtė Malit tė Zi,
- hartimi i njė marrėveshjes kolektive siē ėshtė pėrmendur,
- investimet e ardhshme nė shėndetėsi tė jenė mė proporcionale, duke pėrfshirė edhe qendrat e tjera jashtė Organizatės Kliniko-Spitalore nė Podgoricė,
- politika kadrovike tė fillojė prej organizatave shėndetėsore tė pushtetit lokal e deri te Ministria e Shėndetėsisė.

Pagat e punėtorėve nė shėndetėsi janė tani shumė tė vogla (p.sh. njė infermiere pėr njė muaj punė ka tė ardhura nga 150-170 euro, mjeku i praktikės sė pėrgjithshme 250 euro, kurse specialisti 300 euro)     Investimet nė objektet shėndetėsore nė Mal tė Zi, vitet e fundit nuk kanė qenė proporcionale. Po theksojmė se nė Ulqin dhe Rozhajė nuk ka pasur asfarė investimi nė njėzet vitet e fundit. Kjo gjė nuk ka nevojė pėr koment. SH.H

 

 
Burim M. ka pranuar se e ka vrarė kunatėn e tij Lumturije M.

Pas krimit tė tmerrshėm tė njė tė riu kosovar nė Gjermani

BEQĖ CUFAJ
UBACH-PALENBERG, AACHEN,09 05 2003 - Njė ditė pasi ngjau krimi i tmerrshėm me ē’rast njė i ri vrau dhe ia preu kokėn kunatės sė tij, krim ky i cili tronditi Gjermaninė, por edhe Kosovėn, 24-vjeēari nga Deēani, Burim M., pa ra gjyqtarit hetues ka pranuar veprėn e tij makabre. Gjatė marrjes nė pyetje tė tė riut nga Kosova e me qėndrim nė Gjermani, Burim M. ka pranuar qė e ka vrarė kunatėn e tij Lumturije M. pasi ajo e kishte “provokuar nė mėnyra tė ndryshme”. Kėtė gjė e ka bėrė tė ditur tė enjten paradite prokurori i Aachenit Robert Deller para gazetarėve. Obdukcioni i zhvilluar nė trupin e viktimės ka bėrė tė ditur qė e vrara ishte therė disa herė me thikė nė pjesėn e sipėrme tė trupit. Dhe mė pas, pasi kishte vdekur, dorasi ka pranuar qė me thikėn e gjatė 30 centimetra i kishte prerė asaj kokėn dhe me kėtė kokė kishte dalur nė rrugėt e Ubach Palenbergut. Po sot, prokurori ka tėrhequr vėrejetjen qė grupi hetues nuk ka ardhur deri tek tė dhėnat qė mes dorasit Burim M. dhe viktimės e cila ishte kunata e tij, ka pasur marrėdhėnie seksuale apo aferė jashtėmartesore. “Kėso ndėrlidhjesh pėr marrėdhėnie seksuale apo aferė nuk kemi”, deklaroi prokurori Deller para gazetarėve.Ky ka bėrė tė ditur qė Burim M. nė Gjermani kishte ardhur nė fillim tė kėtij viti dhe se ai i ėshtė dorėzuar gjyqtarit hetues nė Geilenkirchen me ē’rast ėshtė ngritur aktakuza kundėr tij pėr shkak tė vrasjes me paramendim.
  Hetimet pėr mėnyrėn sesi ka ndodhur kryerja e kėtij krimi dhe sidomos gjetja e motivit kryesor pėr kėtė krim tė tmerrshėm ėshtė nė proces. Kufoma e viktimės tė mėrkurėn dhe tė entjen ka vazhduar qė tė qėndrojė nė Institutin pėr Mjekėsi Ligjore tė Universitetit tė Kölnit. Ajo qė tash pėr tash dihet dhe qė edhe prokurori Deller e ka konfirmuar edhe zyrtarisht ėshtė qė mes tė riut nga Kosova dhe kunatės sė tij ka pasur njė grindje tė madhe tė martėn paradite. Pas grindjes, Burim M. e kishte therur me thikė viktimėn, ia kishte prerė kokėn dhe nė gjendje gati tė dehur kishte dalė nė rrugė me kokėn e saj. Pasi dėshmitarėt e kishin parė sesi dorasi mbante nė duar “si njė trofe” kokėn e saj, ishte lajmėruar policia e kishte arrestuar atė dhe nė banesė kishte gjetur torzon e viktimės. Bashkėshorti i viktimės, i cili ėshtė edhe vėllai i dorasit gjatė k ėsaj kohe ishte nė punė, vetėm mėpas ka marrė vesh pėr tragjedinė qė familjen e tij e kishte goditur. Se a ka qenė dorasi Burim M. nėn ndikim tė drogės, alkoolit apo edhe gjendja e tij thjesht nuk ishte normale, prokurori Deller nuk ka mundur ta konfirmonte. “Natyrisht qė nuk ėshtė normale kur dikush me kokėn e prerė tė kunatės ecėn rrugės thuajse ėshtė ajo gjėja mė normale nė kėtė botė”, ka thėnė Deller para gazetarėve. Sipas njoftimeve tė fqinjve tė shqiptarėve nga Kosova, bashkėshoriti bashkė me gruan e tij tashmė tė vrarė ishin vendosur nė atė banesė nė qytezėn e vogėl tė Ubach-Palenberg me 25.000 banorė i cili shtrihet afėr Aachenit, nė janar tė vitit 2000. Kjo qytezė, krahina e Nordrhein Westfalentit dhe Gjermania vazhdojnė tė pyeten, tė shokuar, se cilat ishin shkaqet e vėrteta qė e shtyen kėtė tė ri nga Kosova pėr kėtė vepėr kaq tė tmerrshme. SH.H

Gjukanoviqi kėrkon qė shqiptarėt tė votojn Vujanoviq

 Ulqin :9 maj

Partitė e shqiptarėve nė Mal tė Zi ende nuk e kanė marrė vendimėn a do ta mbėshtesin ndonjėrin prej tre kandidatėve nė zgjedhjet presidenciale. Kryetari Unionit Demokratik tė Shqiptarėve, Ferhat Dinosha tha qė para zgjedhjeve presidenciale tė kaluara partitė kombėtare tė shqiptarėve kanė pasur kontakt me Vujanoviqin. "Kemi pasur kėrkesa konkrete, siē ėshtė decentralizimi i pushtetit, kthimi i statusit komunės sė Tuzit dhe pėrkufizimi i modelit pėr pėrfaqėsimin autentik tė shqiptarėve nė parlamentin e Malit tė Zi.

Vujanoviq pozitivisht ėshtė pėrgjigjur pėr kėto kėrkesa", vuri nė dukje Dinosha. Ai tha qė ėshtė e nevoshme njė bisedė e re, pėr tė verifikuar ēka mendon tani Vujanoviq pėr ato kėrkesa. Nėse pėrgjigjet e Vujanoviqit do tė jenė tė qarta, shtoi ai, Kėshilli kryesor i partisė do tė vendoste pėr pėrkrahje

H.B

 

Njė traditė qė rrezikon tė shuhet

 Ulqin :9 maj

I formuar qė nė vitin 1985, Klubi i Karatesė "Ulqini" ka arritur rezultate tė lakmueshme gjatė kėsaj kohe. Megjithatė, problemet financiare pėrkundėr rezultateve tė mira tė arritura edhe gjatė vitit tė fundit rrezikojnė shuarjen e tij.

Klubi i Karatesė "Ulqini" ėshtė njėri ndėr ekipet sportive mė tė suksesshme tė qytetit tė Ulqinit. I formuar qė nė vitin 1985 nga njė grup entuziastėsh tė karatesė, KK "Ulqini" ka arritur rezultate tė lakmueshme gjatė kėsaj kohe. Qė nė vitet e para tė ekzistencės sė tij, ky klub arriti tė bėjė gara nė elitėn republikane tė karatesė.
Sukseset nuk kanė munguar as gjatė vitit tė fundit. Fakti qė nė kampionatet e Malit tė Zi si dhe nė turnetė e mbajtura brenda dhe jashtė vendit qė nga shtatori 2002, ky Klub ka arritur tė fitojė 18 medalje tė arta, 21 tė argjendta dhe 27 tė bronzta, flet mjaft pėr forcėn e tij. Trajneri i Klubit, Ruzhdi Rama, shprehet i kėnaqur me sukseset e arritura gjatė vitit tė fundit duke pasur parasysh situatėn e pėrgjithshme financiare nė tė cilėn gjendet Klubi.
"Nė garat ku kemi marrė pjesė nuk kemi mundur tzi ēojmė tė gjithė garuesit potencialė pėr shkak tė problemeve financiare, por na ėshtė dashur tė kufizohemi nė vetėm dy deri nė tre pjesėmarrės. Megjithatė arritėm tė kemi dy kampionė tė Malit tė Zi, njė pėr juniorė dhe njė pėr tė rinj, si dhe tre nėnkampionė tė Republikės", thotė trajneri Rama.
Ai veēon suksesin e arritur nga Kujtim Sukaliqi, i cili nė Kampionatin e Malit tė Zi tė mbajtur nė prill, nė kategorinė e juniorėve nė luftė u shpall kampion, kurse nė kategorinė e seniorėve u kurorėzua me dy medalje tė bronzta, nė luftė dhe nė kata.

Edhe nė dy garat e zhvilluara nė dy javėt e fundit, karateistėt e KK "Ulqini" korrėn sukses. Kėshtu nė Kampionatin e Malit tė Zi pėr shpresa tė mbajtur mė 23 prill nė Podgoricė, tė dy garuesit qė morėn pjesė nė garė u shpėrblyen me medalje. Florian Zeneli fitoi medaljen e argjendtė, kurse Kreshnik Tahiri atė tė bronztė.
 Ndėrkaq, nė Kampionatin republikan pėr pionierė tė zhvilluar ditė mė parė nė Tivar, KK "Ulqini" mori pjesė me pesė garues dhe arriti tė fitojė njė medalje tė argjendtė, e cila i takoi Arian Likės, si dhe tri medalje tė bronzta.
Por pėrkundėr kėtyre rezultateve tė mira tė arritura gjatė vitit tė fundit, problemet financiare rrezikojnė shuarjen e kėtij klubi me traditė. Trajneri Rama thekson se rezultatet do tė kishin qenė ndoshta edhe mė tė mira sikur gjendja financiare tė ishte mė e mirė.
"Ne jemi ata qė mbajmė emrin e qytetit tonė dhe nė ēdo garė qė marrim pjesė arrijmė sukses, i cili ndoshta do tė kishte qenė edhe mė i madh sikur dikujt tzi dilte gjumi tzna ndihmonte. Kėtu sė pari mendoj nė pushtetin lokal. Megjithė se e dimė qė ai gjendet nė situatė tė vėshtirė, duhet tė gjendet mėnyra qė tzna ndihmojnė sė paku ndonjėherė, sepse nė qoftė se vazhdon gjendja e tillė ekziston mundėsia reale qė tė shuhemi, gjė qė nuk do tė ishte mirė", shprehet i brengosur ai.
Se Komuna i ka harruar fare, sipas tij tregon edhe fakti qė nuk i ka ftuar as me rastin e kremtimit tė Ditės sė Ulqinit.
Nė fund, trajneri i KK "Ulqini", Ruzhdi Rama falėnderon pėr ndihmė disa ndėrmarrje private tė cilat e kanė ndihmuar kėtė klub nė disa gara si dhe Skender Tahirin, i cili sipas tij, gjendet nė ēdo garė pranė Klubit duke e ndihmuar dhe duke mos kursyer asgjė.I.K
    H.B

Pėr dhunėn duhet tė flitet hapur

 Ulqin :9 maj

SOS Telefoni pėr femra dhe fėmijė viktima tė dhunės nga Ulqini organizoi javėn e kaluar tryezėn e rrumbullakėt me temė "Dhuna dhe transparenca". Nė fjalėn e hyrjes, koordinatorja e SOS Telefonit Ulqin, Hatixhe Nelaj, duke bėrė njė prezantim tė shkurtėr tė organizatės qė drejton, tha se misioni parėsor i SOS Telefonit ėshtė eleminimi dhe ērrėnjosja, pėrkatėsisht minimizimi i tė gjitha formave tė dhunės dhe diskriminimit ndaj femrave dhe fėmijėve pėrmes programeve edukative, ndihma dhe mbėshtetja e viktimave tė dhunės, bashkėpunimi me institucionet pėrgjegjėse, si dhe inicimi i ndryshimeve dhe plotėsimeve tė rregullativės ligjore dhe zbatimi i saj.
"Se sa ėshtė e rėndėsishme transparenca nuk duhet njė elaborim i gjatė sepse problemi nuk mund tė zgjidhet nė qoftė se mė parė nuk identifikohet dhe pėr tė, tė flitet nė mėnyrė publike.

 Pa marrė parasysh faktin qė Ulqini ėshtė pėr shumė arsye mjedis specifik, shtrohet pyetja se kush duhet tė japė kontributin e tij nė tejkalimin e dukurive negative, rritjen e transparencės dhe heqjen e tabusė pėr shumė tema, nė rastin konkret mbi temėn e dhunės, me qėllim tė ndėrtimit tė njė shoqėrie mbi baza tė shėndosha", tha ajo.
Mė pas diskutimet u pėrqendruan nė rolin e medias nė transparencėn e dhunės, dhunėn nė familje dhe sanksionimin e saj ligjor, mėnyrat dhe vendet e shfaqjes sė saj mė tė zakonshme, me theks tė veēantė nė shkollė, si dhe rolin e institucioneve pėrgjegjėse siē janė Qendra pėr punė sociale dhe policia nė trajtimin e dhunės.
Duke folur pėr raportin e medias ndaj dhunės, gazetari Haxhi Shabani ndėr tė tjera theksoi se nė media fatkeqėsisht ende ekziston njė lloj autocensure, jo e shpallur, pėr mos tzu shprehur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pėr problemet dhe dukuritė qė ekzistojnė.
E pėrbashkėta e tė gjitha diskutimeve ishte mendimi se dhuna ekziston dhe se pėr tė duhet tė flitet hapur sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė luftohen pasojat e saj. I.K
  H.B
Oferta e dobėt apo ēmimi joreal i Hotelit?

Ulqin :9 maj

Megjithėse oferta e konsorciumit "Cungu&Co" dhe "Amfitrita" pėr privatizimin e Hotelit "Mediteran" ishte e vetmja dhe ishte cilėsuar si e vlefshme nga Komisioni i Tenderit dhe pėr kėtė ishte formuar madje edhe Grupi i punės pėr diskutimin e elementeve tė ofertės dhe mundėsisė sė pėrmirėsimit tė saj, Kėshilli pėr Privatizim nuk e ka pranuar kėtė ofertė. Kėshilli ka deklaruar se oferta ka qenė shumė mė e vogėl sesa vlera reale e hotelit e pėrcaktuar nga Agjencia konsultative. Pronari i Ndėrmarrjes "Cungu&Co",

Nazif Cungu thotė se vlera e caktuar nga Agjencia konsultative nuk ka qenė reale dhe pėr kėtė fajėson disa persona nė NHT "Riviera e Ulqinit", tė cilėt sipas tij, nuk kanė ofruar tė dhėna tė sakta pėr caktimin e vlerės reale tė kėtij hoteli, ndėrkohė qė edhe drejtori ekzekutiv i NHT "Riviera e Ulqinit", Zhelko Roloviq, pranon qė vlera prej 2.1 milion euro e pėrcaktuar nga Agjencia konsultative nuk i pėrgjigjet as pėrafėrsisht vlerės reale tė Hotelit "Mediteran".H.B

Filip Vujanoviē ka korrur njė fitore tė padiskutushme

 Podgoricė :12 maj

Rezultatet jozyrtare nga Mali i Zi bėjnė tė ditur se Filip Vujanoviē ka korrur njė fitore tė padiskutushme nė zgjedhjet presidenciale tė sė djelės prej 63.8 %  ose 140.000 mijė votues prej gjithsejt 220.000 votues
Sipas dy oganizatave kryesore qė monitorojnė zgjedhjet nė vend, zoti Vujanoviē anėtar i partisė demokratike tė socialistėve ka fituar gati dy tė tretat e votave.
Kjo ishte hera e tretė, brenda gjashtė muajve qė nė Mal tė Zi u mbajtėn zgjedhjet presidenciale dhe mė nė fund njė fitore pėr zotin Vujanoviē.
Rezultati nuk erdhi si surprizė, pasi zgjedhjet e kaluara zoti Vujanoviē ishte e qartė qė i pati fituar.
Por pėr shkak tė pjesėmarrjes sė ulėt nė zgjedhje - mė pak se 50 pėr qind e elektoratit nuk mori pjesė nė votime - kėto tė fundit u anulluan.
Pjesėmarrja nė zgjedhjet e sė djelės ishte mė e vogėl se 50 pėr qind, por ligji qė kėrkon njė pjesėmarrja tė detyrushme mbi gjysmėn, nuk ėshtė mė nė fuqi.

Zoti Vujanoviē ėshtė njė nga udhėheqėsit kryesorė tė partisė Demokratike tė Socialistėve dhe njė aleat i politikanit mė tė fuqishėm tė vendit kryeministrit Milo Gjukanoviē.
Zoti Vujanoviē ėshtė gjithashtu nė favor tė shkėputjes prej Bashkimit Serbi-Mail i Zi dhe kthimin e vendit nė njė shtet sovran.
Njė nga arsyet e fitores sė tij ishte edhe mungesa e organizimit prej partive tė opozitės, tė cilat nuk mundėn tė paraqesin kandidatė tė pėrbashkėt.
Rezultatet pėrfundimtare :

Filip Vujanoviq –  63.8 %  ose 140.000 mijė votues prej gjithsejt 220.000 votues
Miodraga Zhivkoviq – 31.8 % ose  70.000  votues prej gjithsejt 220.000 votues

Dragan Hajdukoviq – 4.6 % ose  10 000 prej gjithsejt 220.000 votues  H.B

Konventat garantojnė dėmshpėrblim pėr tė persekutuarit

 Ulqin :9 maj

Bahri Brisku ka lindur nė Ulqin mė 1933 ku edhe e ka kryer tetėvjeēaren. Shkollėn e mesme e filloi nė Cetinė dhe e pėrfundoi nė Normalen "Liria" nė Shkup. Po nė Shkup ka studiuar dhe diplomuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe pranė Shkollės sė Lartė Pedagogjike. Mė pas ka studiuar Letėrsinė jugosllave e botėrore dhe ka diplomuar nė Fakultetin Filozofik nė Shkup. Studimet pasuniversitare i ndoqi nė Prishtinė ku hartoi veprėn "Lirika popullore nė trekėndshin Ulqin-Shestan-Bregu i Bunės" me tė cilėn mbrojti magjistraturėn. Ka marrė pjesė nė shumė kongrese dhe simpoziume shkencore brenda dhe jashtė vendit me referate dhe kumtesa nga fusha e etnografisė dhe e folkloristikės shqiptare. Ka shkruar monografinė "Deti dhe detarėt nė letėrsinė popullore shqiptare" me tė cilėn ka mbrojtur tezėn e doktoratės dhe mori gradėn doktor i shkencave filologjike e mė pas sipas dispozitave gradohet Prof. Dr. i shkencave filologjike. Bahriu ka botuar librin “Gjurmime shqiptare” si dhe shumė tregime dhe poezi, kryesisht pėr fėmijė dhe tė rinj, tė cilat i ka pėrgatitur nė njė pėrmbledhje tė gatshme pėr botim. Ka punuar si mėsimdhėnės dhe ligjėrues nė shumė shkolla dhe institucione. 19 vjet ka punuar si gazetar dhe redaktor. Ka qenė kryeredaktor i revistės "Horizonti". Ėshtė njėri ndėr themeluesit e Partisė sė Unitetit Kombėtar nė Kosovė. Aktualisht ėshtė kryetar i Shoqatės sė ish tė Burgosurve dhe ish tė Pėrndjekurve Politikė Shqiptarė nė Mal tė Zi.

Koha javore: Z. Brisku, pas pėrfundimit tė Normales, filluat tė punoni si mėsues nė Krajė. Megjithatė kėtu shėrbyet vetėm njė vit sepse shumė shpejt u larguat. Largimi juaj pėrkoi me kohėn e mbylljeve tė shkollave shqipe nė Mal tė Zi. Pse?
B. Brisku: Atėbotė pėr shqiptarėt nė ish Jugosllavi, posaēėrisht pėr ne nė Mal tė Zi filloi njė diktaturė e egėr bolshevike. Nė Kosovė filloi fushata e grumbullimit tė armėve gjatė sė cilės barbarisht u torturua popullsia shqiptare, duke krijuar tek ajo psikozėn e pasigurisė. Pushteti me dhunė detyroi masat shqiptare qė tė arratisen pėr nė Turqi, ku me dinakėri perfide tė pushtetit komunist shkuan disa qindra mijė shqiptarė tė Kosovės, kurse kėtu nė Mal tė Zi pėrdhosen tė drejtat mė elementare kombėtare - filloi mbyllja e tė gjitha shkollave nė gjuhėn amtare. Disa shokė dhe unė iu kundėrvumė ashpėr kėsaj tė keqeje tė cilėn dhunshėm e zbatonte pushteti bolshevik jugosllav. Kur vėrejta qė kundėrshtimet e tilla mund tė mė kushtojnė shtrenjtė, pėr tė humbur gjurmė, ika nė studime.

Koha javore: Shumė kohė keni punuar si gazetar. Mė 1969 pėr shkak tė bindjeve tuaja demokratike iu kanė arrestuar dhe dėnuar. Cili ishte shkaku i dėnimit tuaj?
B. Brisku: Unė atėherė kam qenė korrespondent i gazetės "Rilindja" dhe bashkėpunoja me honorar pėr Emisionin nė gjuhėn shqipe tė Radio Titogradit. Si gazetar rregullisht pasqyroja realitetin. Shpeshherė kritikoja anashkalimet e realizimeve tė tė drejtave tona kombėtare nė tė gjitha fushat. Kjo bamuri reflektohej si rrjedhim i rėnies sė ministrit tė Punėve tė Brendshme tė ish Jugosllavisė, Aleksandėr Rankoviq. Gjatė sundimit tė tij shqiptarėt janė marrė mizorisht nėpėrkėmbė.
Mė 1968 plasėn demonstratat e studentėve nė Kosovė. Menjėherė pas tyre ndodhėn protestat nė Tetovė dhe si rrjedhim i revoltave tė tilla pėrgatiten protestat nė Ulqin, ku si provė nė fillim u lėshuan tė protestojnė nxėnėsit tė cilėt kėtė veprimtari kombėtare e kryen me sukses tė lartė, pėrkundėr masave tė egra qė ndėrmori UDB-ja. Nė listėn e demonstruesve Sigurimi kishte shėnuar tė tre fėmijėt e mi, kurse mua mė akuzuan pėr pėrgatitje tė tyre dhe mė burgosėn me kėtė motivacion. Hetimet zgjatėn shumė dhe sikur familja ime tė mos gjente lidhje tė forta, duke pėrfshirė edhe dhėnien e ryshfetit, do tė dėnohesha shumė rėndė. Koha javore: Pėr bindjet tuaja politike ju burgosin pėrsėri nė Prizren mė 1977 e mė pas edhe nė Ulqin mė 1984. Pėr ēfarė akuzoheshit nė kėto dy raste nga prokuroria?
B. Brisku: Ish pushteti bolshevik jugosllav me qėllim tė mbajtjes sė pushtetit dikatorial, nė Ligjin Penal kishte vendosur njė nen famėkeq - Neni 133 mbi deliktin verbal. Nė bazė tė kėtij neni, komunistėt duke qenė tė ngarkuar me urrejtje kundėr shqiptarėve dhe tė tjerėve, kishin mundėsi qė tė arrestonin dhe tė dėnonin kėdo qė dėshironin.

 Organizonin dėshmitarė tė rrejshėm, tė cilėt i mėsonin se si tė flisnin pėr tzi ngarkuar tė akuzuarit e tyre, kurse nė anėn tjetėr gjykatat punonin nė bazė tė direktivave tė tyre. Pra, nuk kishte gjykatės tė pavarur nga Sigurimi, i cili sė pari hap pas hapi ndiqte intelektualėt shqiptarė tė cilėt merrnin guximin qė tė shkruajnė kudo tė vėrtetėn. Kjo e vėrtetė nuk i pėrshtatej Sigurimit, i cili dėshironte tzi bėjė tė gjithė qengja - "Poshteni albanci".
Atėbotė edhe mua mė akuzuan si irredentist qė synonte bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet. Sipas tyre, unė punoja pėr Republikėn e Kosovės, pėr ēlirimin dhe rikthimin e trojeve shqiptare nėn Malin e Zi. Pėr tė gjitha kėto akuza kishin pėrgatitur njė ekip dėshmitarėsh, tė cilėt mė vonė, pas triumfit tė demokracisė e pranuan qė kanė qenė tė futur nga ana e Sigurimit jugosllav qė tė flasin dhe tė dėshmojnė rrejshėm kundėr meje dhe tė tjerėve. Me qėllim tė sigurimit tė ndonjė dėshmie tjetėr, ish Sigurimi kundėr meje dhe tė burgosurve tė tjerė politikė shqiptarė kurdiste pėrgjimin e bisedave tė mia me shokėt nė qeli tė burgut tė Kotorrit. Kėshtu Faik Rexhėn, Gjylaver Avdiun dhe mua na kanė vendosur nė njė qeli. Nga kati i burgut ku kemi qenė ne, i kanė larguar tė gjithė tė burgosurit e tjerė dhe kanė vendosur aparatet e pėrgjimit pėr tė regjistruar qėndrimin tonė aty gjatė njė muaji. Kur dola para gjykatės hetuese, prokuroria nėpėrmes Sigurimit kishte sjellė aty si "dėshmi" mbi 100 kaseta, tė cilat me propozimin e avokatėve tė mi u hodhėn poshtė nė bazė tė konkluzave tė Plenumit tė Brioneve, tė mbajtur mė 1966.

Koha javore: Jeni njėri nga themeluesit e Partisė sė Unitetit Kombėtar nė Kosovė. Cili ishte qėllimi i formimit tė kėsaj partie?
B. Brisku: Si kėrkesė e pluralizmit nė Kosovė ishte e pamundur tė ekzistonte vetėm njė parti shqiptare politike, pra LDK-ja. Kėshtu njė grup intelektualėsh tė afirmuar dhe si tė burgosur politikė themeluan partinė e dytė shqiptare nė Kosovė. Nė Kuvendin e Parė tė kėsaj partie u aprovuan programi dhe statuti i partisė si dhe u zgjodh kryesia nė krye me Mr. Halil Alidemėn, kurse nėnkryetarė u zgjodhėn Dr. Masar Kodra dhe unė. Themelimi i kėsaj partie pati jehonė tė madhe jo vetėm pėr faktin qė ishte partia e dytė politike shqiptare nė Kosovė e mė gjerė, por mė tepėr sepse aprovoj programin e pajtimit mbarėkombėtar.

Koha javore: Si nėnkryetar i PUK-ut nė Kosovė jeni njohur mirė me Mr. Ukshin Hotin, i cili u zgjodh kryetar i PUK-ut pas Mr. Halil Alidemės. Nė njė shkrim tuajin keni thėnė se Ukshini derisa ndodhej nė burg me shkrim kėrkoi nga kryesia qė ta lirojnė nga posti i kryetarit tė partisė. Pse nuk u miratua kjo kėrkesė e tij?
B. Brisku: Mr. Ukshin Hotin si patriot tė dėshmuar me njė procedurė tė shpejtuar e zgjodhėm tė udhėheqė PUK-un. Ėshtė e njohur se pėr shkak tė tė qenit kryetar i PUK-ut u arrestua dhe tani i nevojitej strategjia e mbrojtjes para gjyqit. Ai nėn sygjerimin e mbrojtjes dhe bindjes sė tij, pėr tzi shpėtuar torturave tė egra tė burgut kėrkoi qė Kryesia ta lirojė nga posti i kryetarit tė PUK-ut. Por disa anėtarė tė Kryesisė nuk mund ta kuptonin qė largimi i tij nga posti i kryetarit do tė merrej parasysh nga gjykata. Ukshin Hoti nė mbrojtjen e tij ka folur plot pesė orė. Mė nė fund u dėnua me 5 vjet heqje lirie, por kishte tė drejtė tzi ankohej Gjykatės Supreme. Atė kohė unė isha nėnkryetari i parė i Kėshillit Koordinues tė PUK-ut me qendėr nė Tiranė. Nė atė kohė, Ukshini mė dėrgoi njė letėr me tė cilėn kėrkonte qė si nėnkryetar tė ndėrhyjė pėr aprovimin e kėrkesės sė tij pėr lirimin nga posti i kryetarit tė PUK-ut tė Kosovės. Unė i pata marrė tė gjitha masat partiake, por nuk arrita tziu mbushi mendjen disa anėtarėve tė kryesisė se largimi i tij nga ky post do ta lehtėsonte dhe ndoshta do ta lironte fare nga aktakuza, qė bazohej kryesisht nė tė qenit e tij kryetar i njė partie qė synonte bashkimin kombėtar. Nevojitet gjatė pėr tė elaboruar pėr kėtė ēėshtje, por ky ėshtė thelbi i saj.I.K
   H.B

NJĖ KRIJUS I RI NGA TREVAT TONA
 Kohėve tė fundit jemi duke vėrejtur se tė rinjt tanė janė duke paraqitur interesim pėr krijime tė ndryshme letrare,ēka na japin shpres dhe vullnet pėr ti pėrkrahur qoft ajo edhe pėrkrahje morale.Duke u nisur nga aspekti se sa ėshte mundėsia e shkollimit momentalisht tek ne gjatė bisedės me krijusin e ri apo djaloshin nga Kraja Salo Perashi  e sidomos kur ėshtė nė pytje mėsimi nė gjuhėn shqipe,mėsojmė nga ai  se mundėsit  janė minimale qofshin ata ekonomike apo vend shkollimet ku jan problem themelor i tė rinjve tanė.

Ditėve tė fundit nga shtypi doli pėrmbledhja e parė e Salo Perashit nė prozė dhe poezi e titulluar ,,PLAGĖT E JETĖS”kjo pėrmbledhje ėshtė e botuar nė njė numr tė vogėl por vlenė tė veēojmė disa nga pėrmbajtja e ato  janė:I mėrzitur nė kėtė natė jam;Do tė doja;Na ndau largėsia si dhe poezi qė kanė tė bėjn me gurbet,Mallkuar qoft gurbeti;Mėrgimtari;Gurbeti po na tretė etj.

Shėnime pėr autorin

Salo Perashi u lind me 04 shkurt tė vitit 1983 nė Ostros tė Krajės.

Shkollėn fillore e kreu  nė shkollėn ,,Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” nė Ostros ,ndėrsa ate tė mesmen nė shkollėn ,,Vėllazėrim bashkim” nė Ulqin.

Me shkrim ka filluar tė merret ngapak qysh nė klasė tė ulta ndėrsa kjo ėshtė pėrmbledhja e pare e tijė me prozė dhe poezi.  Pėr intron S.K

 

Pėrfundon fushata pėr zgjedhjet presidenciale nė Mal tė Zi

 Podgoricė :8 maj

Kandidati i Aleancės Liberale pėr president i Malit tė Zi, Miodrag Zhivkoviē tha dje se qytetarėt e Malit tė Zi janė gati pėr ndryshime qė mund tė fillojnė vetėm "nėse ne fillojnė tė rrėzojmė qeverinė aktuale nė Mal tė Zi". Nė njė miting zgjedhor nė Nikshiē, Zhivkoviē shprehu besimin se ai do tė fitonte zgjedhjet, duke deklaruar, si president, "se do tė vendoste nėn kontrollin e kushtetutės dhe tė ligjit Milo Gjukanoviē me ndihmėn e qytetarėve dhe tė komunitetit ndėrkombėtar".

"Unė pres mbėshtetje pafund nga votues tė partisė sė opozitės dhe tė njė numri tė madh votuesish aktualė tė Partisė Demokratike tė Socialistėve pasi Mali i Zi e ka kuptuar tashmė se nuk ka asgjė mė tė keqe se njė qeveri qė konsiston nė njė parti tė vetme dhe nė njė njeri tė vetėm dhe asgjė mė tė mirė se njė qeveri e kontrolluar", tha ai. Zgjedhjet presidenciale janė planifikuar tė zhvillohen mė 11 Maj. Kandidatėt rivalė tė Zhivkoviē janė Filip Vujanoviē nga Partia Demokratike e Socialistėve dhe kandidati i pavarur Dragan Hajdukoviē.H.B

Tė gjithė tė internuarit nė territorin e Austrisė sė sotme, do tė paguhen nga Fondi austriak i pajtimit

 Vien :8 maj

Supozohet se, vetėm nė territorin e Austrisė, rreth njė milion punėtorė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, janė detyruar nga regjimi i atėhershėm nacist nė punė tė dhunshme. Supozohet se nga ai numėr rreth 50 mijė mund tė jenė ende gjallė. Ata do tė pėrfitojnė njė pagė simbolike nga Fondi Austriak i Pajtimit, i themeluar nė vitin 2000, tha sot Riēard Uotava, sekretar i pėrgjithshėm i kėtij fondi. Ai ka sqaruar se, i kemi tri kategori tė skllėvėrve tė punės dhe atyre qė janė detyruar nė punė tė dhunshme. Kategoria e parė, janė ata qė quhen skllėvėr tė punės, qė kanė qenė tė detyruar tė punojnė nė kushte tė njėjta si nė kampe tė pėrqendrimit. Ata do tė pėrfitojnė pagėn simbolike prej 7630 eurosh. Nė kategorinė e dytė, pėrfshihen ata qė kanė punuar nė industri, tė cilėt do tė marrin nga 2650 euro, kurse nė kategrinė e tretė, janė ata qė kanė punuar nė bujqėsi, pylltari dhe restorante, tė cilėt do tė pėrfitojnė nga 1450 euro.

Tė gjithė ata qė janė detyruar tė punojnė nėpėr kampe tė pėrqendrimit do tė paguhen nga fondi gjerman, edhe nėse kanė qenė nė territorin e Austrisė. Pėr tė marrė kėtė pagė simbolike, personat e pėrmendur duhet tė aplikojnė, dhe, pėr ta bėrė kėtė duhet tė posedojnė ndonjė dokument, ēfarėdoqoftė ai, me qė Austria ka arkiva ku do ta vėrtetojė secilin dokument, ka sqaruar mė pas z. Uotava. Nėse personat e pėrmendur nuk kanė asnjė dokument, por ekziston qoftė edhe njė letėr qė ata ua kanė dėrguar familjeve tė tyre, apo ndonjė fotografi ku shihen se kanė punuar nė Austri, ato do t’iu merren parasysh. Tė interesuarit mund tė aplikojnė nė Vienė, nė zyrėn austriake nė Prishtinė, dhe nė ambasadėn austriake nė Beograd. Riēard Uotava, mė tej ka njoftuar se, deri tash ga Kosova janė pranuar vetėm dy aplikacione, por mendojmė se numri i atyre qė kanė qenė tė detyruar tė punojnė ėshtė shumė mė i madh. Sekretari i pėrgjithshėm i Fondit Richard Uotava, pėrmes konferencės me gazetarė, fton tė gjithė ata qė kanė punuar apo edhe trashėgimtarėt e atyre personave qė kanė vdekur pas vitit 2000, qė tė aplikojnė. Ky fond, prej mė shumė se 400 milionė euro, ėshtė i dedikuar vetėm pėr personat e lartėpėrmendur. H.B

TĖ GJITHĖ PĖR TURIZĖM ULQIN Vera 2003

 TE NDERUAR

JU NJOFTOJME SE »ULQIN BIZNIS ASOCIACIONI », NE BASHKPUNIM ME ORGANIZATAT TJERA JOQEVERITARE, ME 10.MAJ 2003. ORGANIZON MANIFESTIMIN »TE GJITH PER TURIZEM« , MANIFESTIM KY QE SHENON HAPJEN E SEZONIT TURISTIK 2003, DHE I CILI DO TE PERCILLET ME NJE SERI AKTIVITETESH TE NDRYSHME.

PREJ ORES 09.00. – 13.00 DO TE ORGANIZOHET AKSIONI I PASTRIMIT TE QYTETIT, KURSE PREJ ORES 20.00 FILLON PROGRAMI FESTIV NE SKENEN E IMPROVIZUAR NE DET KU DO TE MARRIN PJESE ARTISTE VENDAS,
GRUPE FOLKLORIKE DHE MYSAFIRE. SEZONI TURISTIK 2003 NE MENYRE SIMBOLIKE DO TE SHPALLET I HAPUR NGA RETH 150 FEMIJ TE MBETUR JETIM NGA KOSOVA TE CILIT DO TE JENE TE VENDOSUR NE FAMILJET ULQINAKE.

GJITHASHTU JANE TE FTUAR PERSONALITETE TE LARTA SHTETERORE, KOMUNALE, SI DHE PERFAQSUESIT E TV, DHE AGJENSIVE TURISTIKE NGA KOSOVA, SHQIPERIA , MALI ZI DHE MAQEDONIA, DHE NJEHERIT DO TE BEHET PROMOVIMI I ULQINIT SI DESTINACION TURISTIK.

I SEZONES TURISTIKE, KA RENDESI JASHTZAKONISHT TE MADHE PER TE GJITHE ORGANIZATAT, EKONOMIN DHE POPULLSIN NE PERGJITHSI, JEMI TE BINDUR QE CDO KUSH MUND DHE DUHET TA JAP KONTRIBUTIN E VET.
PAGESEN MUND TA BENI NE XHIROLLOGARI TE »UBA«:55140-678-1-33829.

PRESIDENTI I »UBA«
NAZIF CUNGU

Fitore e mundėshme elektorale pėr koalicionin qeverisės malazes

 Podgoricė :7 maj

Mali i Zi do tė ketė pėrfundimisht njė president tė ri nė zgjedhjet e 11 majit . Favoriti ėshtė kandidati i bllokut qeverisės , Filip Vujanoviē, i cili ėshtė aktualisht kryetari i legjislaturės.

Kandidatė tė tjerė janė Miodrag Zhivkoviē, qė pėrfaqėson Aleancėn Liberale tė Malit tė Zi, njė parti opozitare qė mbron me forcė pavarėsinė, dhe kandidati i pavarur Dragan Hajdukoviē, i cili mbron pikpamjen e Malit tė Zi si njė “vend ekologjik”.

Dy raundet e mėparshme tė zgjedhjeve nė Malin e Zi dėshtuan se votuesit qė morėn pjesė qenė nėn 50 pėrqind. Kėto rezultate erdhėn nga njė vendim i bllokut mė tė madh tė opozitės, koalicioni Pėr Ndryshim, pėr tė bojkotuar zgjedhjet. Qysh atėhere, megjithatė, ligjet e zgjedhjeve u amenduan dhe njė bojkot i opozitės do tė jetė i parėndėsishėm.

Kėtė herė, tė tre partitė kryesore qė pėrbėjnė koalicionin Pėr Ndryshim, dėshtuan tė binin dakord pėr njė kandidat tė pėrbashkėt dhe koalicioni u prish. Ambasadori serb-malazes nė Itali Miodrag Lekiē dhe ish ministri i brendshėm i Malit tė Zi Andrija Joviēeviē qenė pėrmendur si kandidatė tė mundshėm tė opozitės. Tė dy mund ta kishin rrezikuar fitoren e Vujanoviēit, por kandidaturat e tyre ranė pėr shkak tė mosmarveshjeve me krerėt e koalicionit.

Sipas anketės mė tė fundit tė opinionit publik, 35.8 pėrqind e qytetarėve ka gjasa tė votojnė pėr Vujanoviē, 8.9 pėrqind pėr Zhivkoviē dhe 3 pėrqind pėr kandidatin e pavarur Hajdukovic. Rreth 33 pėrqind e qytetarėve nuk do tė votojnė.

Ndonse fitorja elektorale e koalicionit qeverisės ėshtė pothuajse e sigurt, anketimet tregojnė se ai ndeshet me njė tjetėr kėrcėnim; mosbesimin publik. Anketimet thonė se 45.6 pėrqind e qytetarėve nuk kanė besim se qeveria e Milo Gjukanoviēit do tė pėrfundojė reformat e premtuar dhe 47.1 pėrqind janė tė pakėnaqur me rezultatet e arritura deri mė tash  H.B

MALI I ZI NUK VENDOS VIZA PĖR TURISTĖT E HUAJ

 Podgoricė :7 maj

Shtrenjtimi i vizės turistike pėr hyrje nė unionin shtetėror tė Serbisė e Malit tė Zi (SEMZ) nuk do tė vlen pėr turistėt, tė cilėt do tė qėndrojnė nė Mal tė Zi", deklaroi kryetari i organizatės turistike malazeze, Predrag Jellushiq.
 

Ai nė intervistėn pėr radion podgoricase "Antena M" theksoi se turistėt edhe nė tė ardhmen do tė mund tė hyjnė nė Mal tė Zi vetėm me pasaportė, pa viza dhe pagesė tė taksave plotėsuese. Qeveria serbe tė enjten mori vendim pėr shtrenjtimin e taksave administrative nė SEMZ, nė mesin e tė cilave edhe tė vizave turistike prej gjashtė, nė 55 euro. H.B

MESIQ PĖR LIBERALIZIMIN E REGJIMIT TĖ VIZAVE ME SEMZ

Zagreb :7 maj

Kryetari kroat Stipe Mesiq u angazhua pėr liberalizimin, ndėrsa nė njė afat gjatė edhe pėr pezullimin e regjimit tė vizave ndėrmjet Kroacisė dhe Malit tė Zi (SEMZ), duke vlerėsuar se kjo do tė thotė vendosjen e standardeve evropiane nė rajon.

"Nevojitet liberalizimi i regjimit tė vizave ndėrmjet dy shteteve", deklaroi se "personalisht angazhohet qė vizat tėrėsisht tė pezullohen, kur ta lejojnė atė kushtet H.B

Qeveria e Malit tė Zi garanton siguri pėr kosovarėt

 Prishtin :7 maj
Oferta turistike e rivierės sė Ulqinit pėr verėn 2003, tashmė ėshtė kompletuar. Qeveria e Malit tė zi ka garantuar siguri pėr mysafirėt kosovarė.

Oferta turistike e rivierės sė Ulqinit pėr verėn 2003 - siguri mysafirėve, mikėpritje tradicionale dhe ēmime tė volitshme.

Kėshtu u shpreh Fuad Nimani, kryetar i kuvendit tė Komunės sė Ulqinit, pas takimit nė Prishtinė me Ismet Beqirin, kryetar i Kuvendit tė Komunės sė Prishtinės,sot  me 7 maj do tė organizoi njė konferencė me gazetarė .H.B

BISEDĖ ME PIANISTEN E RE, ILIRIANA GJONI

E ardhmja ime ėshtė pianoja

                                     Ulqin 06.05.2003- Nė skenė tė jep pėrshtypjen e njė va jze tepėr tė fortė, kurse nė jetėn e pėrditshme si gjithmonė ėshtė e buzėqeshur. Sa herė qė ngjitet nė skenė ndien njė pėrgjegjėsi mbi vete. Nė ēdo ekzekutim tė saj nuk dėshiron tė zhgėnjejė jo vetėm publikun, por edhe prindėrit e saj tė cilėve iu dedikon pjesėn mė tė madhe tė suksesit.

Qė nga debutimi i saj i parė nė skenė nė Shkollėn e Muzikės nė Ulqin kanė kaluar 7 vjet e megjithatė Iliriana Gjoni e kujton mjaft mirė shfaqjen e saj tė parė para publikut. Megjithėse nė moshė tepėr tė re ajo ka b ėrė emėr nė fushėn e muzikės. Vetėm nė dy garat e fundit nė Kragujevc dhe nė Tivar ka arritur tė fitojė dy lira tė arta dhe njė tė argjendtė. Iliriana mendohet mirė teksa kujton tė gjitha sukseset e saj dhe lirat e fituara. Sapo ka prekur moshėn mė tė bukur tė jetės dhe kuptohet qė ndihet mirė qė nė fillimet e jetės sė saj ka realizuar njė nga ėndrrat e saj.
Nė skenė tė jep pėrshtypjen e njė vajze tepėr tė fortė, kurse nė jetėn e pėrditshme si gjithmonė ėshtė e buzėqeshur. Sa herė qė ngjitet nė skenė n dien njė pėrgjegjėsi mbi vete.
Nė ēdo ekzekutim tė saj nuk dėshiron tė zhgėnjejė jo vetėm publikun, por edhe prindėrit e saj tė cilėve iu dedikon pjesėn mė tė madhe tė suksesit.
Derisa thotė qė e ka pasion pianon, pranon qė i ka ndodhur gati krejt rastėsisht qė u ngjit nė rolin e folėses pranė Redaksisė nė gjuhėn shqipe nė TV e Malit tė Zi.
Nė njė moshė tė bukur tashmė ajo preferon tė rrijė me pianon dhe nuk ka shumė kohė tė lirė tė dalė me shoqėri.
Pianoja ėshtė dhurata e saj mė e shtrenjtė dhe mikesha e saj mė e ngushtė.
Vazhdon mėsimet nė Shkollėn e Mesme tė Muzikės “Vasa Paviq” nė Podgoricė pasi qė mendon se pėr arritjen e suksesit, pėrveē talentit, njė pianisti i nevojitet edhe mjaft punė.

Intron: Megjithėse e re, ka disa vjet qė merreni me muzikė. Kur keni filluar tė merreni me piano dhe kur keni debutuar pėr herė tė parė nė skenė?
I. Gjoni: Me piano kam filluar tė merrem qė nė moshėn 9-vjeēare. Unė jam nxėnėse e gjeneratės sė parė tė Shkollės sė Muzikės nė Ulq in. Dėshira qė tė merrem me muzikė ka ekzistuar qė nė moshėn 3-4 vjeēare. Ndėrkaq, paraqitja ime e parė nė skenė ka qenė nė orėn interne nė Shkollėn e Muzikės nė Ulqin, dy muaj pasi qė kisha filluar tė luaj nė piano.

Intron: Si ndihesh para se tė dalėsh nė skenė?
I. Gjoni: Patjetėr qė nė fillim emocionet kanė qenė mė tė mėdha. Tani jam shumė mė e sigurtė nė vete. Kjo ėshtė edhe si pasojė e punės sime titanike nė piano. Gjithnjė pėrpiqem qė para publikut tė paraqitem sa mė mirė nė mėnyrė qė tė k enė kėnaqėsi gjatė ekzekutimit tim.

Intron: Tė bėhesh e njohur nė kėtė moshė, ēfarė do tė thotė pėr ju?
I. Gjoni: Gjithnjė punoj me qėllim qė jo vetėm veten, por edhe tėrė kombin tonė ta bėj tė njohur, pasi qė shpesh herė si e vetmja shqiptare nė garat republikane dhe federative gjendem nė pozitė tė disfavorshme nė krahasim me garuesit e tjerė, pasi qė juria nė kėto gara ėshtė joshqiptare. Nuk ėshtė e lehtė tė fitosh ndonjė prej vendeve tė para nė kėto gara, por puna dhe vullneti mė kanė ndihm uar nė arritjen e suksesit.

Intron: Deri tani keni fituar shumė ēmime. Cilin do ta veēoni nė mesin e tyre?
I. Gjoni: Do ta veēoja Lirėn e Artė tė fituar nė garat republikane nė Kotorr nė vitin 1998 nė duet me Laureta Palokėn, pasi qė ajo ishte edhe gara e parė nė tė cilėn mora pjesė. Na gėzoi shumė fitorja pasi qė edhe kishim punuar mjaft. Po ashtu do tė veēoja edhe dy Lirat e Arta tė fituara nė Festivalin e fundit tė Muzikantėve tė Rinj nė Tivar.

Intron: Nė dy aktivitetet e fundit, nė Kragujevc dhe nė Tivar, ishit e sigurtė nė fitore?
I. Gjoni: Nė Kragujevc emocionet ishin patjetėr mė tė mėdha, pasi qė bėhej fjalė pėr garė ndėrkombėtare tė pianistėve tė rinj. Ekzekutimi im u pėlqye shumė nga juria e cila pėrbėhej nga emra tė njohur tė pianizmit, si psh. Judy Kehler nga Kanadaja, Yuri Kot nga Ukraina, Lovro Pogoreliq nga Kroacia etj. Nga 40 garuesit nė kategorinė time, unė mora vendin e dytė. Mund tė them qė ky ėshtė njė ndėr sukseset e mia mė tė mėdha. Nė radhė tė parė pėr kėtė i f alėnderohem profesorit tim Boris Kraleviq, docent nė Akademinė e Muzikės nė Cetinė.

Ndėrkaq, nė Festivalin XXX tė Muzikantėve tė Rinj tė Malit tė Zi nė Tivar kam pritur fitore pasi qė veē isha paraqitur me tė njėjtin program nė Festivalin nė Kragujevc. Publiku mė ka duartrokitur, madje fitova edhe disa "bravo" nga juria, kėshtu qė vendi i parė ishte i padiskutueshėm.

Intron: Cilin nga kompozitorėt e adhuroni mė shumė?
I. Gjoni: Nė radhė tė parė pėlqej Shopenin, pjesėt e tė cilit gjithmonė j anė interesante, sepse prapa kanė njė ngjarje tė vėrtetė. Po ashtu, mė pėlqen edhe muzika popullore ruse (Ēajkovski) si dhe kompozitorėt e shekullit XX si Prokofjev dhe Skrjabin tė cilėt janė tėrheqės pėr publikun.

Intron: Jeni nxėnėse e shkollės sė mesme tė muzikės, por njėkohėsisht vazhdoni edhe gjimnazin e pėrgjithshėm. Si i arrini tė gjitha kėto suksese?
I. Gjoni: Nėse dėshira ėshtė e madhe, kurse puna dhe vullneti nuk mungojnė, mund tė arrihet ēdo gjė.
Intron: Ēfarė duhet tė posedoj ė njė muzikant i ri pėr tė arritur sukses?
I. Gjoni: Sė pari talentin, por pa punė talenti nuk mund tė vijė nė shprehje. Kėshtu qė 95% e suksesit arrihet me punė, kurse vetėm 5% i pėrket talentit.


Intron: Si e organizon ditėn Iliriana?
I. Gjoni: Pėr tzi arritur kėto suksese patjetėr qė duhet tė bėj sakrifica tė mėdha. Kėtė vit i jam pėrkushtuar 100% pianos duke ushtruar 6-12 orė nė ditė. Por mua nuk mė vjen keq, sepse sukseset mė japin stimul pėr tė vazhduar me tė njėjtin intensitet.

Intron: Njė pėrshkrim i vogėl i vetes?
I. Gjoni: Jam e sinqertė, entuziaste, ambicioze dhe punėtore.

Intron: Marrėdhėniet tuaja me familjen. Sa ndikon dhe si ndikon ajo nė jetėn tuaj?
I. Gjoni: Pėr ēdo sukses timin nė radhė tė parė u falėnderohem prindėrve tė cilėt gjithmonė janė pranė meje dhe pa ndihmėn e tė cilėve nuk do tė isha kjo qė jam. Aty janė edhe vėllezėrit dhe motra me tė cilėt e kaloj ēdo fundjavė.

Intron: Po roli i shoqėrisė nė jetėn tuaj cili ėshtė?
I. Gjoni: Qė kur kam nisur tė merrem mė seriozisht me piano kam pasur mė pak kohė tė jem me shoqėri. Megjithatė, ata luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn time. Gjithnjė mė pėrkrahin dhe fitoreve tė mia u gėzohen edh e ata.

Intron: Nė kohė tė fundit ju shohim edhe si folėse nė Televizionin e Malit tė Zi. Si ndiheni nė kėtė rol tė ri?
I. Gjoni: Nė rolin e folėses erdha krejt rastėsisht. Pasi qė tani gjendem me banim nė Podgoricė vendosa tė konkurroj. Fati ishte nė anėn time dhe u pranova. Para kamerave ndihem mjaft mirė. Punėn e folėses nuk e kam pasion por ėshtė diēka me tė cilėn mė pėlqen tė merrem nė kohėn e lirė.

Intron: Pas kaq shumė debutimesh dhe suksesesh, duke hedhur sytė prapa, mendoni se i keni realizuar ambiciet tuaja?
I. Gjoni: Nė fillim tė ēdo viti unė kam ambicie gjithnjė mė tė mėdha. Ambiciet pėr kėtė vit janė gati tė plotėsuara. Mungon edhe ndonjė nga vendet e para nė Festivalin Mbarėkombėtar qė do tė mbahet kėtė vit nė Durrės, me tė cilin planet e mia pėr kėtė vit do tė plotėsoheshin.
 

Intron: Si e shihni tė ardhmen tuaj?
I. Gjoni: Jam gjithnjė e mė e sigurtė se e ardhmja ime ėshtė pianoja. Por patjetėr aty ka edhe dėshira tė tjera si psh. shkencat politike apo mjekėsia.  SH.H

 

Aksion pėr pastrimin e Plazhit tė Madh

Ulqin :6 maj
Shoqata Ekologjike "Kalimera" nga Ulqini dhe OJQ "Ekoqendra Delfin" nga Kotorri do tė organizojnė mė 3 dhe 4 maj me rastin e Ditės sė Planetit tė Tokės aksionin pėr pastrimin e Plazhit tė Madh. Sipas kryetarit tė Shoqatės Ekologjike "Kalimera", Xhelal Hoxhiq, aksioni ėshtė dashur tė zhvillohet Ditėn e Planetit tė Tokės mė 22 prill, por ėshtė shtyrė pėr shkak tė pamundėsisė sė sigurimit tė mjeteve financiare.

"Qėllimi i kėtij aksioni ėshtė jo vetėm pastrimi, por njė tubim i ekologėve tė Malit tė Zi pėr tė sensibilizuar popullsinė si dhe pushtetin lokal dhe atė qendror pėr t`i kushtuar vėmendje mė tė madhe ambientit", thotė Hoxhiqi.
Pėrveē ekologėve nė aksionin e pastrimit tė Plazhit tė Madh do tė marrin pjesė edhe nxėnėsit e shkollave si dhe adhuruesit e mjedisit. Sipas Hoxhiqit ky aksion mendohet tė bėhet tradicional.H.B

A do tė shpėtojė Ullishta e Ulqinit?

Ulqin :6 maj

Njė pasuri kombėtare shekullore, si duket, sė shpejti do tė rrezikohet. Nė heshtje, persona tė pandėrgjegjshėm po nxitojnė ta pėrdhosin ullishtėn, pasurinė ulqinake. Ndėrtimi i paleje nė ullishtė s`duhet lejuar assesi. Ajo duhet ndaluar nga pushtetarėt. Qytetarėt dhe shoqatata duhet tė ngrisin zėrin. Askush nuk ka tė drejtė tė shkatėrrojė pasurinė e shenjtė ulqinake.
Ulqini i lashtė, 2500 vjeēar, i pėrballoi shekujt duke iu falėnderuar drurit tė bekuar, ullirit. Ulqinakėt e kultivuan atė me dashuri tė veēantė. Me ullinj mbajtėn qenien e tyre. Vaji i ullirit ishte shpėtimtar. Ai jo vetėm qė shėrbeu pėr ushqim, por ishte edhe ilaē.
Dhe nga kjo bimė e bekuar ulqinakėt pėrballuan vėshtirėsitė e jetės. Tregtia ulqinake niste me vajin e ullirit. Tregtarėt ulqinakė me flotėn detare arrinin nė qytetet e Adriatikut - nė Kotorr, Raguzė dhe mė tutje nė Mediteran. Deri nė Venedik dhe mė larg njihej vaji i ullirit. Dhe kjo bimė zuri zonėn kodrinore nė perėndim tė Ulqinit. Ngastėr pas ngastre, si nė pėrralla, nga mali deri nė det, nė tarraca, ulqinaku kultivoi ullirin. Pėr tė lidhė kurorė dikur ulqinaku dhėndėr duhej tė mblidhte ullinj tė rinj. Kulti i kėsaj bime tė lashtė rritej dhe shtohej, ulliri pėrtėrihej. Shekujt rrodhėn dhe thonė se Ullishta e Ulqinit ka dy mileniume. E gjithė kjo histori e Ullishtės ėshtė e suksesshme, pėr tė cilėn mund tė flitet dhe tė shkruhet gjatė e gjatė.
Por ē`po ndodh tash me Ullishtėn e Ulqinit?
Kjo pasuri shekullore e popullit tonė po rrezikohet. E keqja hyri nė ullishtė. Nė plantazhin e pafund ka filluar ndėrtimi i palejuar. Kjo mrekulli dhe bukuri magjepsėse ka nxitur shumė veta tė ndėrtojnė objekte ndėrtimi edhe brenda nė ullishtė. Tani buzė rrugės kanė nisur tė hapin themele me material tė fortė disa individė tė papėrgjegjshėm.
Pra, sindromi i ndėrtimit pa leje po merr edhe ullishtėn ulqinake. Dhe si duket do tė vazhdojė. Disa shtėpiza tė vogla janė bėrė dukuri, por edhe njė e keqe mė e madhe ėshtė se po hapen themele tė reja.

Njė pasuri kombėtare shekullore, si duket, sė shpejti do tė rrezikohet. Nė heshtje, persona tė pandėrgjegjshėm po nxitojnė ta pėrdhosin ullishtėn, pasurinė ulqinake. Ndėrtimi i paleje nė ullishtė s`duhet lejuar assesi. Ajo duhet ndaluar nga pushtetarėt. Qytetarėt dhe shoqatata duhet tė ngrisin zėrin. Askush nuk ka tė drejtė tė shkatėrrojė pasurinė e shenjtė ulqinake. Ajo ėshtė e banorėve tė kėsaj ane dhe pasuri nacionale. Ulqinakėt tash po i punojnė ngastrat e ullishtės, po kultivojnė me zell bimėn e bekuar. Po ashtu bėhen pėrpjekje qė Ullishta t`i kthehet pronarėve nga Ushtria.
Shoqatat e pronarėt kėrkojnė pronat, pėr ta shpėtuar Ullishtėn nga shkatėrrimi. Kjo ėshtė njė punė e mirė, qė po pėrkrahet nga tė gjithė. Kėto prona i gėzojnė vendasit. Organet e pushtetit duhet tė dalin nė terren tė hetojnė gjendjen, tė marrin masa pėr zgjidhjen e problemit. Ata duhet tė ndihmohen nga qytetarėt pėr tė ndaluar njė tė keqe qė po pėrhapet. Plantazhi shekullor po rrezikohet, prandaj kjo zonė nė asnjė mėnyrė s`duhet lejuar tė bėhet zonė ndėrtimi. Se a do ta ndėrpritet dėmtimi, kjo varet nga pushtetarėt dhe qytetarėt e Ulqinit. Njė gjė ėshtė e vėrtetė: Ullishta e Ulqinit ėshtė rrezikuar, prandaj menjėherė duhet formuar njė komision pėr tė marrė masa. Ullishta ėshtė e shenjtė. Askėnd s`duhet lejuar ta prekė atė, pa marrė parasysh pozitėn e tij pushtetare dhe financiare.
Kėshtu do tė ruajmė traditėn e lashtė, pasurinė e rrallė, bukurinė, sepse Ullishta ėshtė pasuri shekullore. Duhet ta mbrojmė menjėherė, ngase sinjalet e para tė keqpėrdorimit duken. Ullishta ėshtė pasuri e rrallė. Atė duhet ta shohin mysafirėt tanė, kur tė vijnė nė Ulqin. Ajo ėshtė perlė e bukurisė natyrore. Dhe askush s`ka tė drejtė ta shkatėrrojė kėtė pasuri kombėtare, sidomos jo me ndėrtime tė palejuara - qė tani janė nė modė.

H.B

 

Si tė tejkalohet kriza nė UDSH tė Ulqinit

Ulqin :6 maj

Pėr tė dalė nga kjo krizė dhe pėr t`i shmangur pasojat qė mund tė ketė, duhet qė tė organizohet njė tribunė ku do tė marrin pjesė udhėheqėsit kryesorė tė partisė, aktivistė tė dalluar dhe intelektualė tė pavarur
Vlera kryesore e UDSH-sė prej themelimit tė saj ka qenė bashkimi i shqiptarėve pa dallim feje dhe krahine, si njė trup i vetėm pėr t`i realizuar tė drejtat politike dhe ekonomike. Vlera tjera tė UDSH-sė kanė qenė eliminimi i ndasive, i lokalizmave dhe parimi: njė aktivist i partisė tė ketė vetėm njė post nė organet e saj.
Kėto vlera tė shenjta nė Kuvendin e IV tė UDSH-sė u gozhduan, ēka shkaktoi pakėnaqėsi te njė pjesė e madhe e aktivistėve dhe e elektoratit tė kėsaj partie. Kėto vlera tė shenjta filluan tė goditen edhe nė Kuvendin e Degės sė Ulqinit.
Kjo ēka ndodhi nė parti po pėrjetohet rėndė, duke marrė parasysh shkapėrderdhjen e elektoratit shqiptar nė kėtė kohė shumė tė vėshtirė, kur faktori shqiptar dhe ai ndėrkombėtar prej nesh kėrkojnė qė tė jemi sa mė unikė nė realizimin e tė drejtave tona. Nė njė parti serioze i tėrė angazhimi i aktivistėve dhe i udhėheqjes sė partisė orientohet nė demokratizimin e partisė e jo nė krijimin e klaneve, duke eliminuar shumė aktivistė qė ishin paraparė pėr largim. Nė Kuvendin e IV-tė UDSH-sė ka pasur delegatė nga Malėsia qė nuk kanė qenė as anėtarė tė UDSH-sė. Nė kėtė kuvend nuk u debatua qė partia tė forcohet dhe tė rritet me kuadro profesionale qė ēojnė pėrpara ēėshtjen shqiptare, zhvillimin ekonomik dhe politik. Prej kėtij kuvendi, sipas mendimit tim, dolėn institucione tė dobėta, individė tė fortė - ēka ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me normat demokratike. U krijua kulti nė parti.
Pėr mua ka qenė e shenjtė qė tė kontribuoj sadopak, qė edhe unė ta vė tullėn qė mė takon nė ndėrtimin e shtėpisė sonė tė pėrbashkėt qė u nisėm ta bėjmė qysh prej vitit 1990 dhe tė gjithė sė bashku ta festojmė dhe tė vallėzojmė si njė trup i vetėm pas pėrfundimit tė saj. Nė kėtė kuadėr detyrat tona mbeten gjysmake:
1. Qendra pėr ruajtjen dhe zhvillimin e kulturės sė pjestarėve tė popujve pakicė (tė grupeve etnike dhe nacionale), edhe pse Qeveria e Malit tė Zi qysh mė 15 qershor 2001 ka marrė vendimin pėr themelimin e Qendrės me seli nė Podgoricė ende nuk funksionon. Kjo qendėr do tė luante rolin e njė mini akademie pėr popullin shqiptar.


2. Delegacioni i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan dhe ambasadori amerikan kėrkuan prej tre subjekteve politike shqiptare, qė sa mė parė tė hartojnė njė dokument tė pėrbashkėt e tė nėnshkruar prej tė tre kryetarėve tė kėtyre subjekteve politike, ku tė qiteshin nė letėr kėrkesat e shqiptarėve pėr tė drejtat politike dhe ekonomike.
Kaluan disa muaj prej kėtyre takimeve, e asnjė mbledhje nuk ėshtė thirrė pėr tė bėrė dokumentin e pėrbashkėt, e pėr tė debatuar pėr kėtė. Siē shihet as qė e kanė ndėrmend qė tė fillojnė punėn pėr hartimin e kėtij dokumenti qė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr ardhmėrinė e popullit shqiptar .
3. Nė komisionet pėr hartimin dhe pėrpilimin e plan-programeve mėsimore nga arti figurativ, arti muzikor dhe lėnda e historisė asnjė anėtar i komisionit nuk ėshtė shqiptar? Ēka ėshtė ndėrmarrė qė nė ligjet e reja pėr arsimin tė avancohet arsimi nė gjuhėn shqipe.
4. Emigracioni si plagė e rėndė e popullit shqiptar po shkakton zbrazjen e trojeve etnike. Ky nuk ėshtė mėrgim normal por shqetėsues, qė do tė ketė pasoja shumė tė mėdha pėr ardhmėrinė. Duhet tė ngritet zėri pėr parandalimin e kėsaj dukurie si dhe tė ndėrmerret diēka pėr punėsimin e tė rinjve shqiptarė dhe tė atyre qė janė kthyer nga emigrimi.
5. Nė Malėsi, me qendėr nė Tuz, ėshtė krijuar pakėnaqėsi nė elektoratin shqiptar. Ku ėshtė shkaku i kėsaj pakėnaqėsie, pse nuk debatohet haptas pėr kėtė gjendje qė ėshtė krijuar atje? E njėjta gjė ndodhi me elektoratin shqiptar edhe nė Komunėn e Ulqinit pas Kuvendit tė IV-tė tė UDSH-sė. U krijua pakėnaqėsi nė njė pjesė tė konsiderueshme tė elektoratit tė kėsaj komune.
Pėr kėtė pakėnaqėsi kontribuan disa udhėheqės tė lartė tė partisė, qė me qėndrimet karrieriste dhe me klanet e tyre, eliminuan njė pjesė tė madhe tė aktivistėve tė partisė - eliminuan konkurrencėn e mirėfilltė nė parti.
Nė zgjedhjet parlamentare 2002 Koalicioni Demokratik "Shqiptarėt bashkė" fituan vetėm dy deputetė prej katėr tė mundshmėve. Pse ndodhi kėshtu? Aktivitet ka pasur vetėm nė prag tė zgjedhjeve. Takimi me elektoratin duhet tė jetė i vazhdueshėm,.
Pėr tė dalė nga kjo krizė dhe pėr t`i shmangur pasojat qė mund tė ketė, duhet qė tė organizohet njė tribunė ku do tė marrin pjesė udhėheqėsit kryesorė tė partisė, aktivistė tė dalluar dhe intelektualė tė pavarur - elita shqiptare ku do tė debatohej si tė dilet nga kjo krizė qė e ka kapluar UDSH-nė. H.B

Tė rinjtė vetėm nė fushatat zgjedhore
 Nga :Dr.Nail Draga

Subjektet politike tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, nga miratimi i pluralizmit e deri mė tash nuk janė pėrpjekur tė afrojnė tė rinjtė nė stafet e tyre drejtuese, qė ėshtė njė dėshtim i padiskutueshėm, sepse pa praninė e tė rinjve tė pėrgatitur, tė dėshmuar dhe tė guximshėm nuk kemi ardhmėri.
Kuadrove tė konsumuara u ka kaluar koha
Nuk thuhet kot se politika ėshtė njė karrem specifik dhe shumė terheqėse, andaj disa individė e kanė vėshtirė qė tė largohen prej saj, edhe pse janė tė vetėdijshėm pėr mundėsitė e tyre profesionale dhe intelektuale. Njė vlerėsim i tillė vlen nė veēanti pėr atė kategori individėsh qė nė momente te caktuara ka pėfituar nga subjekti politik, andaj e shohin tė arsyeshme qė edhe mė tutje tė jenė tė pranishėm nė strukturat drejtuese.
Individėt e tillė edhe pse janė mediokėr e servilė, pėrfitojnė ēdo herė sepse vazhdimisht kanė qenė tė dėgjueshėm dhe nuk i kanė prishur punė stafit drejtues, sepse duke u ndihmuar atyre kanė pėrfituar edhe vetė. Por, problemi nuk qėndron nė pėrfitimet e tyre, por ai ėshtė shumė mė me peshė, sepse ky soj ėshtė pengesa kryesore e angazhimit tė kuadrove tė reja nė strukturat udhėheqėse tė subjekteve politike. Kėta individė edhe pse i ka shkelur koha dhe janė konsumuar, nuk janė nė gjendje tė largohen si nė tėrė botėn e qytetėruar. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė do t`iu mundėsonin tė rinjve tė pėrgatitur pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė shumė dimensione, nė subjektet e ndryshme politike. Do tė ishte ky njė avancim kadrovik i subjekteve politike, ēėshtje kjo shumė e rėndėsishme pėr subjektivizimin tonė politik nė nivelin lokal e atė republikan.
Anashkalimi i tė rinjve
Me tė drejtė bėhet pyetja, si ka mundėsi tash sa vite tė mos ketė asnjė ndryshim cilėsor kadrovik, por vazhdimisht tė jenė tė njėjtit persona nė stafet drejtuese tė subjekteve politike. Kėtu kryesisht mendojmė pėr mosangazhimin e tė rinjve, qė paraqet njė ēėshtje pėr diskutim dhe analizė tė veēantė. Edhe pse njė dukuri e tillė ėshtė hetuar me kohė dhe ėshtė dashur tė analizohet fillimisht prej vetė subjektėve politike siē janė LDMZ dhe UDSH, deri me tash nuk kemi pasur rast te ndegjojmė se ėshtė debatuar ndonjėher ne lidhje mbi ketė temė. Pėr kėtė arsye fitohet pėrshtypja se stafet drejtuese tė subjekteve politike po bllokojnė depėrtimin e kuadrove tė reja tė pėrgatitura dhe profesionale. Nė raste tė tilla mendoj se nuk duhet lėnė anash edhe dukurinė e gjelozisė dhe tė egoizmit tė stafeve drejtuese, dukuri kjo e pranishme nė njė spektėr tė gjerė politik, jo vetėm te shqiptarėt, por edhe te tė tjerėt.
Anashkalimi i tė rinjve po ashtu lė pėrshtypjen se te drejtuesit e subjekteve politike ekziston kompleksi i frikės se ata mund tė jenė mė tė pėrgatitur, mė profesionistė dhe mė tė guximshėm, pėr tė prezentuar problemet preokupuese tė popullatės shqiptare nė kėtė mjedis. Njė veprim i tillė atavist ka bėrė qė shumė tė rinj, me mjaft potencial, tė anashkalohen vite me radhė. Njė veprim i tillė ka ndikuar nė demoralizimin e tė rinjve, qė ata tė mos tregojnė interesim pėr angazhime konkrete nė subjektet politike.
Megjithatė duhet cekur se nė zgjedhjet e fundit lokale, qė janė mbajtur mė 15 maj 2002, pėr tė parėn herė nė komunėn e Ulqinit ndodhi njė befasi e kėndshme. Fjalėn e kemi te lista e kandidatėve tė subjekteve politike pėr kėshilltarė, ku ajo e LDMZ ishte pothuaj me persona tė rinj, qė mė parė nuk ishin tė pranishėm nė parlamentin lokal. Situata tek subjektet tjera qėndronte ndryshe, sepse listat ishin pothuaj identike si mė parė, me pėrjashtim tė PPD-sė, e cila mirrte pjesė pėr herė tė parė nė zgjedhjet lokale. Pa nėnvlerėsuar angazhimin e kėshilltarėve, ne mendojmė se nė stafet drejtuese tė subjekteve politike duhet tė bėhen ndryshime, sepse aty merren edhe vendimet pėrkatėse.
Ne kėtė aspekt pėrjashtim bėjnė vetėm fushatat parazgjedhore ku subjektet politike vazhdimisht kanė angazhuar tė rinj. Veprimet e tilla utilitare lirisht mund tė cilėsohen si monedha tė rastit e asgjė mė shumė. Njė veprim i tillė politik ėshtė treguar dėshtues. Pasojat kanė filluar tė manifestohen nė opinionin e gjerė. Andaj, tash shumė kush e ka tė qartė se iluzioni dhe entuziazmi i fillimeve tė pluralizmit ėshtė zbehur deri nė maksimum dhe taktikat e tilla janė treguar joproduktive. Veprimet e tilla utilitare nga subjektet politike kanė dėshmuar se elektorati nė pėrgjithėsi dhe tė rinjtė nė veēanti kanė filluar tė tregojnė mosinteresim pėr zgjedhjet, qofshin ato lokale apo republikane. Bojkotimi i votimeve tė fundit ėshtė njė dėshmi e pakontestueshme, ēka ėshtė treguar nė mėnyrė transparente nė vetė qytetin e Ulqinit.
Prania e femrave vetėm simbolike
Dukuri tjetėr e cila bie menjėherė nė sy ėshtė mosprania e femrave nė nivel tė duhur nė strukturat udhėheqėse tė subjekteve politike. Njė dukuri e tillė do tė thoshim se nuk ėshtė alarmante, duke marrė parasysh mjedisin ku jetojmė, sepse hiē mė mirė nuk e kanė as subjektet politike tė popujve tė tjerė nė Mal tė Zi.

Mendoj se kjo ėshtė njė ēėshtje mjaft komplekse e mentalitetit patriarkal pėr mjediset pėrkatėse dhe pėr ndryshime cilėsore duhet patjetėr tė kalojė njė kohėe konsiderueshme.
Megjithė rezervat e pranishme duhet thėnė se nė kėtė aspekt te subjektet politike tė shqiptarėve janė bėrė lėvizje minimale, duke respektuar edhe gjininė femėrore. Nėse analizohet struktura e stafeve drejtuese e subjekteve pėrkatėse politike (LDMZ, UDSH, PPD), del se prania e femrave ėshtė simbolike. Njė dukuri e tillė stagnon te dy subjektet politike mė tė vjetra (LDMZ,UDSH), ndėrsa te subjekti mė i ri politik (PPD) kjo ēėshtje ėshtė mė e avancuar. Mendoj se ēėshtja nuk qėndron te koncepti tradicional se femrat tona janė tė painteresuara dhe tė papėrgatitura, por atyre nuk u ėshtė ofruar rasti qė tė dėshmohen. Madje unė mendoj se ato mund tė jenė mė tė suksesshme jo vetėm pėr disa, por edhe pėr shumė meshkuj.
Mendoj se ai subjekt politik qė nė tė ardhmen do tė angazhojė mė shumė tė rinj dhe strukturėn femėrore do tė ketė perspektivė tė sigurt dhe do tė pranohet mė tepėr te elektorati. Koha do tė punojė pėr ata qė dinė tė bėjnė politikė, duke lėnė anash egoizmin, klanet dhe nepotizmin. Periudha pluraliste nga viti 1990, nė kėtė dimension ka siguruar njė pėrvojė tė mjaftueshme dhe ata qė kanė sens politik duhet ta shfrytėzojnė deri nė maksimum.
Si duhet vepruar tutje
Pėrvoja e periudhės pluraliste nga viti 1990, ėshtė e mjaftueshme pėr secilin individ apo subjekt politik e jopolitik pėr tė nxjerrur konkluzionet e nevojshme, nė lidhje me rezultatet e arritura. Kjo periudhė edhe pse ka qenė nė tranzicion pėr shqiptarėt ka vlerė tė veēantė pėr dy arsy: e para sepse janė krijuar subjektet e ndryshme, me ē`rast nuk thehet monizmi te vetė shqiptarėt, dhe e dyta individėt e ndryshėm janė dėshmuar me aftėsitė e veta profesionale dhe organizative.
Duke marrė parasysh se shqiptarėt nuk kanė pėrvojėn e duhur nė aspektin politik, ėshtė e nevojshme qė tė bėhen ndryshime cilėsore. Kryesisht mendojmė nė aspektin e pėrgatitjes sė kuadrove tė reja, qė duhet t`i zėvendėsojnė mė tė moshuarit. Ato kuadro tė reja, qė janė tė interesuar, duhet animuar pėr t`i angazhuar nė subjektet politike. Angazhimi nuk duhet tė bėhet sa pėr formė, nė mėnyrė tė pėrkohshme siē ka qenė deri mė tash ne fushatat parazgjedhore, por me njė perspektivė mė tė gjatė, deri nė stafet drejtuese dhe udhėheqjet partiake. Por, fillimisht, pas njė seleksionimi dhe kriteri tė mirėfilltė, enkas pėr ata duhet organizuar trajnime dhe kurse tė specializuara enkas pėr pluralizmin politik. Do tė ishte e udhės qė njė numėr tė konsiderueshėm individėsh tė dėrgohen pėr specializim nė botėn e jashtme disa muaj, duke pėrcjellur ligjėrata, apo kurse tė ndryshme, sepse fitohet njė pėrvojė profesionale.
Angazhimi i tė rinjve dhe kuadrove tė dėshmuara profesionale ėshtė e domosdoshme pėr ēdo subjekt politik, por nė veēanti ka tė bėjė me ne shqiptarėt nė Mal tė Zi, sepse nga koha e monizmit nuk kemi trashėguar asnjė kuadro tė mirėfilltė politikė. Nėse nė fillim tė pluralizmit nė kėtė aspekt ka pasur dilema dhe rezerva sa u pėrket kuadrove, me kalimin e kohės ėshtė dashur tė bėhen hapat e parė nė kėtė drejtim. Kjo ēėshtje sidomos ka tė bėjė pas vitit 1996, kur shqiptarėt janė tė pranishėm nė Parlamentin republikan pėrmes UDSH dhe LDMZ. Me njė strategji tė veprimit duke pasur edhe mundėsi materiale kanė ekzistuar mundėsitė tė veprohet konkretisht nė kėtė ēėshtje shumė tė rėndėsishme, por fatkeqėsisht nuk ka ekzistuar gatishmėria pėr veprime konkrete, nga stafet drejtuese tė subjekteve politike. Andaj nuk ėshtė ēudi qė i tėrė angazhimi bie mbi njė apo dy persona, qė nė takime me delegacione tė huaja duhet tė japin informacione nė lidhje me shumė veprimtari shoqėrore qė janė preokupuese pėr shqiptarėt nė kėtė mjedis.
Tė rinjve e sidomos atyre qė kanė potencial profesional dhe intelektual, qofshin djem apo vajza duhet ofruar gjasa, sepse ata janė ardhmėria e jonė. Nuk jam pėr atė qė kuadrot e moshuara tė anashkalohen apo tė mėnjanohen menjėherė, sepse ende ka individė nga kjo kategori qė dinė tė rezonojnė dhe kanė sens politik, por tė kemi njė kombinim ku tė rinjtė duhet tė jenė nė pėrparėsi. Nė kėtė mėnyrė duke pėrgatitur kuadrot e reja, do tė kishim ndryshime kadrovike nė mėnyrė tė natyrshme dhe tė pranueshme pėr opinionin e gjerė. Por, nėse vazhdohet si deri mė tash duke krijuar monopolizimin e strukturave drejtuese qė ėshtė njė analogji me sistemin e dėshtuar bolshevik, duke krijuar kultin e individit dhe klaneve tė tyre si tė pazėvendėsueshėm, pasojat do tė jenė tė dyfishta, si pėr subjektin pėrkatės, por edhe elektoratin nė pėrgjithėsi.
H.B

MBAS NJĖ PERIUDHE TĖ GJATĖ 17 VJEĒARE MĖ NĖ FUND U REALIZUA PROJEKTI !!!

  U lėshua Ujėsjellsi nė Bobosht –Krajė  
ulqin 6.5.2003

Nė solemnitetin  e lėshimit tė ujėsjellsit nė Bobosht tė krajės zotėri Ethem Likoviq na njofton se ky projekt ėshte nisur qė nė vitin 1986 dhe ky ujėsjellės ėshte ndėrtuar nė shumė faza,ndėrsa pėr punėn finale tė hollat i ka siguruar Ministria e Bujqėsisė,kurse me mjetet teknike dhe profesionale ka ndihmuar ujėsjellsi i Tivarit.
Ujėsjellėsin me gjatėsi 2.200 metėr nė funksion e lėshoi drejtori i ujėsjellsit Gojko Shushter,duke theksuar se simbas disa paralogarive 17 vjeēare ky projekt ka kushtuar 200.000 €
Kryetari i Bashkėsis Lokale tė Ostrosit  Ismail Milloviq apeloj nė organet e Komunės dhe Republikės qė mos ti lėn pas dore dhe mos  ti harrojnė fshatrat e tjerė tė Krajės,tė cilėt po i njėjti problem i mundon,mungesa e ujit tė pishėm.

Boboshti gjėndet nė bregun e liqenit tė Shkodrės dhe jetojnė 80 familje,po  aq jetojnė dhe punojnė nėpėr botė, kurse numėri mė i madh gjėndet nė SHBA.

Tė pranishėm ishin  nėn kryetari i Qevreisė sė Malit tė Zi Jusuf Kallamperoviq,nėn kryetar i Parlamentit Rifat Rastoder,ministri i bujqėsisė  Milutin Simoviq,ndihmės ministri i punėve te brendshme Miqo Orlandiq dhe njė numer i pėrfaqsuesve tė ndėrmarrjeve nga Tivari dhe Ulqini.   Pėr intron S.K

 

Sot u takua eksperti gjerman I Master planit Fridrih Egel dhe Fuad Nimani

 Ulqin :5 maj
Sot, nė praninė e pėrfaqėsuesve tė pushtetit lokal, tė qytetarėve , drejtorėve tė firmave tė ndryshme dhe tė pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Turizmit dhe tė Ministrisė sė Rregullimit Hapsinor, eksperti gjerman Fridrih Egel prezentoi skicat e dokumentit tė ashtuquajtur Masterplan, realizimi i sė cilit parashihet nė rajonin e Plazhit tė Madh.
Njoftimi ka gėzuar jashtė mase banorėt e Ulqinit me shpresė se do tė investohet diēka nė kėtė komunė qė do tė hap ndonjė vend pune, sidomos kur ėshtė fjala pėr njė investues serioz nga jashtė.

Pohimet e z. Fridrih Engel,se pasi tė miratohet ky plan nga Qeveria dhe Parlamenti i Malit tė Zi nė shtatorin e kėtij viti, do tė kėrkojmė bashkėrisht investuesin, dėshproi pėrfaqėsuesit e pushteti vendor dhe qytetarėt tjerė tė pranishėm tė Ulqinit, sepse ata mendonin qė kjo firmė, jo qė ka haratuar projektin, por do tė bėje edhe investimet  H.B

FUSHATA PRESIDENCIALE GATI SE E PAVĖREJTUR

 Podgoricė :5 maj

Edhe pse deri te zgjedhjet presidenciale nė Mal tė Zi mbesin edhe vetėm gjashtė ditė, fushata zgjedhore e tre kandidatėve presidencialė ėshtė gati se ėshtė e pavėrejtur.Filip Vujanoviq, kandidat i koalicionit nė pushtet, vendosi qė nė kuadėr tė fushatės sė saj tė mos mbajė tubime, por gjatė vizitės nėpėr qytetet malazeze tė bisedojė me aktivistėt partiakė dhe qytetarėt dhe tė jetė mysafir i mediumeve lokale. Kandidati presidencial i Lidhjes Liberale, fushatėn e zhvillon pėrmes tribunave tė vogla nėpėr qytetet dhe bashkėsitė lokale, pėrderisa pretenduesi i tretė pėr kryetar, dr. Dragan Hajdukoviq, deri nė fundjavėn e kaluar nuk paraqitej nė opinion, e as qė mbante tubime parazgjedhore

Kandidati presidencial i koalicionit malazias nė pushtet, Filip Vujanoviq deklaroi se ekziston obligimi qė pėr tri vjet ta shpallė referendumin pėr statusin shtetėror tė Malit tė Zi. "Unė, pėr tri vjet, si president i Republikės, do tė kėrkoj tė mbahet referendumi dhe qė qytetarėve tė Malit tė Zi t'u jepet e drejta tė deklarohen se ēfarė do tė jetė ardhmėria e tij", deklaroi Vujanoviq  H.B

MALI I ZI KĖRKON PESĖ PREJ DHJETĖ QENDRAVE MĖ TĖ RĖNDĖSISHME DIPLOMATIKE

 Podgoricė :5 maj

Funksionari i lartė i PDS, Miodrag Vukoviq paralajmėroi se Mali i Zi do tė kėrkojė qė ambasadorėt e tij tė jenė nė pesė nga dhjetė destinimet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare. "Interesi i Malit ė Zi ėshtė tė pėrfaqėsohet atje ku krijohet politika e pėrgjithshme botėrore –

nė Uashington, Bruksel, Paris dhe nė shtetet nė rajon. Serbia ėshtė pak nė njė situatė tjetėr edhe interesi i saj ėshtė qė t'i ketė ambasadat edhe nė Lindjen e Afėrme", deklaroi Vukoviq   H.B

NĖ KUADĖR TĖ PREZANTIMIT TĖ OFERTĖS TURISTIKE

Ulqin :5 maj

Njė delegacion i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė Komunės sė Ulqinit, Ministrisė sė Turizmit, Ministrit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Grupeve Etnike dhe Nacionale, Gėzim Hajdinaga, pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe tė NHT "Riviera e Ulqinit" do tė udhėtojnė nė fillim tė majit nė Kosovė pėr tė bėrė prezantimin e ofertės turistike "Ulqini 2003". Prezantimi do tė bėhet nga data 7 deri mė 9 maj nė tre qytete tė Kosovės, Prishtinė, Prizren dhe Pejė. Programi i prezantimit pėrfshin takime me kryetarėt e komunave tė kėtyre tre qyteteve, konferenca pėr shtyp si dhe kokteje.

Kryetari i Komunės sė Ulqinit, Fuad Nimani, thotė se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr prezantimin sa mė me sukses tė ofertės turistike "Ulqini 2003" nė Kosovė.
"E rėndėsishme ėshtė qė tė shpjegojmė masat qė ka marrė pushteti lokal pėr kėtė sezon turistik. Do ti prezantojmė edhe ēmimet dhe do tė mundohemi tė bindim turistėt potencialė se Ulqini kėtė vit ofron mė tepėr pastėrti, rregull dhe siguri tė plotė nė mėnyrė qė mysafirėt ta ndjejnė veten tė qetė dhe tė sigurtė", thotė Nimani. I.Kallaba
  H.B

Turistėt e huaj tė parė mė 15 maj

 Ulqin :5 maj

Turistėt e huaj tė parė nė hotelet e NHT "Riviera e Ulqinit" priten tė arrijnė mė 15 maj. Drejtori i NHT "Riviera e Ulqinit", Zhelko Roloviq thotė se nė kėtė datė do tė hapen Hoteli "Otrant" dhe Qendra Nudistike "Ada". Sipas shefit tė shitjes sė NHT "Riviera e Ulqinit", Prenēa Stanoviq, ėshtė paralajmėruar ardhja e 23 turistėve tė huaj, ndėrkohė qė ai shpreson qė ky numėr tė jetė mė i madh pėr arsye se shitja vazhdon.
NHT "Riviera e Ulqinit", sipas drejtorit Roloviq, kėtė sezon veror i pret mė e pėrgatitur turistėt. "Hotelet nė Plazhin e Madh do tė jenė mė tė rregulluar.

Tė 2600 shtretėrit do tė jenė nė funksion. Po ashtu pjesa mė e madhe e kapaciteteve nė Adė dhe nė Hotelin Galeb janė tė gatshėm pėr tė pritur turistėt", thekson ai.
Sipas drejtorit Roloviq, NHT "Riviera e Ulqinit" ka lidhur pėr kėtė vit disa kontrata me agjencitė e njohura turistike "Nekerman", "ITS", "Almarin", "Globtour" si dhe me disa agjenci nga Kosova dhe Serbia, ndėrkohė qė sipas tij po punohet nė lidhjen e kontratave edhe me disa agjenci nga Shqipėria dhe Bosnja H.B

Jetoi pėr mbrojtjen e identitetit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi

Ulqin :5 maj

Janė tė rallė njerėzit qė gjatė jetės sė vet pėrjashtojnė plotėsisht interesin e tyre vetiak. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njerėz qė nė gjithė jetėn e vet tė pėrpiqet pėr edukimin e rinisė me vlerat mė tė mira kombėtare. Mbase ėshtė shembull i vetėm ndėr shqiptarėt nė Mal tė Zi, qė nė politikė u inkuadrua vetėm pėr tė realizuar tė drejtat kombėtare tė bashkėkombėsve tė vet. Ky ėshtė Bajram Rexha, i cili megjithėse duke qenė me shėndet tė pakėt, pothuajse gjatė gjithė jetės sė tij, arriti qė tė jetė nismėtar dhe pionier nė disa veprimtari thelbėsore tė shqiptarėve nė Mal tė Zi: nė arsim, kulturė e politikė.
Puna edukative e arsimore

Ai lindi nė Kėllezėn tė komunės sė Ulqinit, mė 10 shkurt 1933 nė njė katund qė ėshtė i veēantė pėr Anėn e Malit, tė banuar me rreth dhjetė mijė banorė shqiptarė. Nė kėtė vendbanim me njė bashkėjetesė model jetojnė shqiptarė tė fesė islame dhe katolike. Nga ky katund ishte shqipėruesi i "Bilbės", Dom Simon Filipaj dhe disa intelektualė tė tjerė.
Duke qenė nxėnės i Jonuz Divanit, drejtor i atėhershėm i shkollės fillore tė Anės sė Malit, tė cilėn Bajram Rexha e ēmonte shumė pėr rolin e tij nė shkollimin e anamalasve, Bajrami i ri niset drejt Kosovės pėr tzu arsimuar, qė mė vonė tė arsimonte vendėsit e tij. Puna nė arsim e Bajram Rexhės ėshtė ndihmesa e tij kryesore pėr popullatėn shqiptare nė Mal tė Zi, gjatė viteve tė 70-ta tė shekullit tė shkuar. Ai duke qenė mėsimdhėnės i gjuhės e letėrsisė shqipe nė Shkollėn e Mesme tė Ulqinit e duke bėrė njė ndikim tė madh te nxėnėsit e tij nė aspektin e mėsimit tė gjuhės e letėrsisė shqipe dhe tė kulturės kombėtare nė vazhdimin e shkollimit tė lartė tė rinisė, krijoi te nxėnėsit e tij dhe te popullata shqiptare njė nderim e respekt tė madh. Nxėnės tė tij kanė qenė edhe Mehmet Kraja e Basri Ēapriqi, sot shkrimtarė tė njohur dhe shumė tė tjerė qė sot janė afirmuar nė fushat e ndryshme tė jetės.Ai ndikoi edhe nė afirmimin e Gjimnazit tė Ulqinit, nxėnėsit e tė cilėt kudo qė shkonin nė studime arrinin rezultate tė larta.
Profesor Bajrami siē e quanin jo vetėm nxėnėsit dhe ish-nxėnėsit e tij kishte njė pedantėri tė admirueshme nė punėn e tij si pedagog. Ai me nxėnėsit e tij ishte i drejtė por edhe i rreptė kur duhej. Lėnda e gjuhės e letėrsisė shqipe nė Gjimnazin e Ulqinit mėsohej edhe pėr faktin se atė e jepte profesor Bajrami. Ndikimi i tij ishte i drejpėrdrejtė nė mėsimin e gjuhės e letėrsisė shqiptare, sepse te ai, letėrsia nuk mėsohej thjesht vetėm nga tekstet shkollore, por pėrmes shembujve mė tė mirė tė letėrsisė shqiptare, duke lexuar e analizuar veprat letrare. Puna pėr tė nuk mbaronte me pėrfundimin e orės sė fundit nė shkollė. Ai ishte i pasionuar pas arsimimit, edukimit dhe kulturimit tė rinisė shqiptare nė Mal tė Zi. Ndihmoi nė krijimin e grupit letrar, tė fletushkės "Fillimet" tė Shkollės sė Mesme tė Ulqinit dhe krijoi e drejtoi me mjaft sukses Grupin Dramatik tė kėsaj shkolle, i themeluar nė vitin 1971 . Ky grup arriti jo vetėm tė japė shfaqje dhe tė marrė pjesė nė festivale tė teatrove, por ishte edhe njė fillesė e teatrit shqip nė Mal tė Zi, qė mė vonė do tė merrte fizioniminė e vet me Skenėn Alternative tė Art Clubit me regjisorin Emin Halili gjatė viteve 1998-2000.
Dėnimi nga pushteti e izolimi nga bashkėkombėsit

Mbrojtja e mėsimit tė gjuhės, letėrsisė e kulturės shqiptare, qė ishte arritur gjatė viteve 1975-1980, ishte detyrė logjike e profesor Bajramit. Ai nė seminarin pėr planprogramet dhe tekstet e lėndėve me pėrmbajtje kombėtare, organizuar mė 26-27 shtator 1981 ngre zėrin kundėr heqjes sė shkrimtarėve shqiptarė nga planprogramet e gjuhės dhe letėrsisė shqipe.Por, regjimi i atėhershėm monist guximin intelektual tė profesorit dhe disa kolegėve tė tij nė mbrotje tė identitetit arsimor e kulturor tė shqiptarėve nė Mal tė Zi e dėnon me pėrjashtim nga puna dhe mė vonė me burgim. Ditėt e fundit tė punės sė tij nė Shkollėn e Mesme tė Ulqinit janė tė pėrshkuara me kundėrshtim tė pėrgjithshėm tė nxėnėsve tė cilėt mllefin e tyre e shprehnin me lotė, por edhe me kėngė...Bajram Rexha ka lėnė nė dorėshkrim dy ditarė nė tė cilėt flet edhe pėr jetėn e tij tė kaluar nė burg. Ja disa fragmente.

"Mė caktuan nė njė dhomė mė tė shkatėrruar pas karantinės. Nė atė dhomė szgjeta ngrohtėsi si mendoja, mbasi kishin frikė prej meje, se ata tė politikės i shikonin ndryshe. Tė kesh bėrė ēfarėdo krimi, kishin njėfarė besimi mė tepėr te eprorėt e burgut sesa te ai qė vinte pėr politikė, qoftė edhe pėr pak muaj... Nė atė farė dhome nuk ndenja shumė, nja tri ditė, pasi pata nevojė pėr ndihmėn mjekėsore e cila jepej nė ambulancė. Aty ishte njė mjek. Takimi i parė me tė ishte jonormal. Posa lexoi tė dhėnat pėr mua, mori njė pamje tė irnosur. Mblodhi buzėt e pa vonuar shpėrtheu:" Ti, ēka do kėtu ? A szkemi pėr tė shėruar pak kėta tanėt ? Ti shko atje te Enveri yt, atje ėshtė vendi yt, atje shėrohu ti ! Tė gjithė tė pranishmit szbėzanin. U krijua njė atmosferė jo e kėndshme. Ēka tė bėsh, duhej duruar ēdo poshtėrsi e fyerje. E kisha tė qartė se tjetėr tė mirė aty nuk kishte, ai ishte "shėrbimi human".) Mirėpo jeta e kaluar nė burg e profesor Bajramit nuk pėrfundoi me daljen fizike tė tij nga burgu. Ai edhe pas aktit formal tė daljes vazhdoi tė jetė i izoluar, nė njė farė mėnyre.Tashmė ishte dyfish i pėrndjekur dhe i izoluar. Pushteti ia kishte ndaluar tė marrė ditarin e mėsimdhėnėsit nė dorė, e kishte burgosuar pėr shkak se kishte mbrojtur gjuhėn, letėrsinė e kulturėn kombėtare. Kurse, mjedisi e njerėzit shqiptarė nė Ulqin pėr shkak tė frikės, profesor Bajrami ishte njė i burgosuar politik, pothuajse e kishin izoluar plotėsisht. Ai e kishte tė vėshtirė tė gjente njė mik, koleg apo tė afėrt me tė cilin mund tė rrinte e tė pinte njė kafe.
Nė politikė pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare
Fillimi i sistemit shumėpartiak, nė nisje tė viteve 1990 e gjen profesor Bajramin, si njeriun i cili merr pjesė nė themelimin e strukturave tė para politike shqiptare nė Mal tė Zi: Forumit Demokratik dhe Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi. Ai nė tė njėjtėn kohė, merret edhe me veprimtari humanitare, duke formuar e udhėhequr Degėn e Ulqinit tė shoqatės "Nėnė Tereza".Profesor Bajrami u inkuadrua nė politikėn e subjektit shqiptar nė Mal tė Zi me qėllimin fisnik pėr tė pėrparuar tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve. Mirėpo, ai shpejt u ballafaqua me realitetin se edhe brenda subjektit shqiptar bėhet politikė pėr pushtet. I pakėnaqur me politikėn qė po udhėheqej nga Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi, sė bashku edhe me disa ish-funksionarė tė kėsaj partie nė vitin krijoi Unionin Demokratik tė Shqiptarėve. Me punėn e tij bashkėrenduese arriti qė kėtė subjekt ta bėjė parti parlamentare dhe tė marrė pjesė nė pushtetin vendor tė Ulqinit. Ai gjithashtu ishte edhe kryeredaktori i revistės "Unioni", i pari mjet informimi partiak i shqiptarėve nė Mal tė Zi. Ai mė nė fund arriti qė nga Unioni tė tėrhiqet me kohė, nė vitin 1998 duke u zgjedhur kryetar nderi. Nė kėtė mėnyrė ai shpėtoi nga sindromi shqiptar i ruajtjes sė karriges me ēdo kusht. Kėshtu edhe njėherė dėshmoi me vendosmėri konceptin e tij jetėsor, duke mos vėnė asnjėherė nė rend tė parė interesin personal.
Ishte njė njeri qė u angazhua gjatė tėrė jetės sė tij pėr arsimin, kulturėn, politikėn e njė popullate, duke mos shikuar vetėn e tij, por vlerat qė mbesin gjithnjė e szvdesin kurrė siē janė: gjuha, tradita, e ardhmja e popullatės shqiptare nė Mal tė Zi. Ai nuk pati fėmijėt e vet, por tė gjithė tė shkolluarit e kėsaj popullate e quajtėn profesor. E duke e thirrur me kėtė emėr shpeshherė sikur i pėrshpėrisnin emrin baba. E ai i ndjente kėto pėrshpėrima, prandaj nxėnėsit e tij i deshi dhe e deshen aq shumė.
Ky ishte Bajram Rexha qė e pati Ana e Malit, Ulqini, shqiptarėt nė Mal tė Zi, shqiptarėt... Ai i mbylli sytė nė njė fillim pranvere...
Profesor Bajrami i mbylli sytė...Por atė e kemi para syve, me trupin gjithnjė tė drejtė, me atė hapin e fjalėn e lehtė e kostumin gjithnjė tė hekurosur. E kemi nė sytė tanė, tė ish-nxėnėsve tė tij, sigurisht- pėrjetėsisht...
(Sipas kėtij teksti ėshtė punar njė dokumentar televiziv nė Redaksinė Shqipe tė Televizionit tė Malit tė Zi, nga autori i shkrimit)H.B

Haxhi Shabani

Rėndėsia e transformimit tė Radio Ulqinit

Ulqin 05.05.2003Transformimi i mediave ėshtė njė proces i domosdoshėm, i cili nė di sa shtete tė Europės Lindore nisi para 10 deri 15 vitesh. Mediat e transformuara dhe tė vendosura nė forma tė reja ligjore besohet se nuk do tė jenė mė nėn ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė politikės dhe aq mė pak nuk do tė jenė mė ēėshtje shprese, frike apo spekulimi.
Jogatishmėria dhe dilemat e shfaqura nė transformimin e Radio Ulqinit nė njė radio tė mirėfilltė publike ėshtė pasojė e politizimit tė saj. Ajo pėr njė kohė tė gjatė ishte e lidhur me forcat e ndyshme politike nė pushtetin vendor dhe si e t illė mė shumė kishte rolin e njė aktori politik sesa rolin e dedikuar tė informimit. Nė njė situatė tė kėtillė gazetarėt e ndienin veten tė kufizuar dhe tė paaftė pėr tė vepruar dhe aq mė pak ishin tė gatshėm t’u kundėrvihen kufizimeve tė vendosura pėr ēka shpeshherė shndėrroheshin nė zėdhėnės tė partive politike. Kjo lidhje e fuqishme midis partive politike dhe medias informative shkaktoi fėrkime tė ashpra brenda stafit punonjės, qė shpeshherė u reflektua edhe nė politikėn redaktuese. tori politik sesa rolin e dedikuar tė informimit.

Pėr kėtė arsye kjo medie nuk arriti tė pozicionohet dhe tzu bėnte ballė kėrkesave tė kohės, por shpejt u gjunjėzua karshi konkurrencės mediatike qė kishte staf, traditė dhe infrastrukturė tė kufizuar.
Pėr tė dalė nga kjo agoni, pėr tzu mbrojtur nga rivalėt dhe pėr tzu shtrirė mė tej nė hapėsirėn informative, Radio Ulqini duhet tė hyjė nė betejėn e transformimit. Sa mė parė qė tė realizohet ky proces aq mė shumė shtohen gjasat pėr mbijetesėn e njė medieje me traditė, qė mbetet tejet i rėndėsishėm pėr komunitetin nė kėtė h apėsirė.

Jogatishmėria dhe dilemat e shfaqura nė transformimin e Radio Ulqinit nė njė radio tė mirėfilltė publike ėshtė pasojė e politizimit tė saj. Ajo pėr njė kohė tė gjatė ishte e lidhur me forcat e ndyshme politike nė pushtetin vendor dhe si e tillė mė shumė kishte rolin e njė aktori politik sesa rolin e dedikuar tė informimit. SH.H     

 

NĖ TIVAR U MBAJT FESTIVALI XXX I MUZIKANTĖVE TĖ RINJ TĖ MALIT TĖ ZI

Shtatė lira pėr Shkollėn e Muzikės nga Ulqini

 Ulqin 05.05.2003 Nė Festivalin XXX tė Muzikantėve tė Rinj tė Malit tė Zi i cili nga data 21-23 e kėtij muaji u mbajt nė Tivar, Shkolla e Muzikės nga Ulqini fitoi shtatė lira, prej tė cilave njė tė artė, dy tė argjendta, katėr tė bronzta, si dhe njė lėvdatė. Sipas d rejtorit tė kėsaj shkolle, Prof. Jusuf Lika, nė kėtė festival, Shkolla e Muzikės nga Ulqini u prezantua nė dy disiplina: piano dhe formacione joklasike. Nė disiplinėn e pianos morėn pjesė pesė pianistė tė rinj, ndėrsa nė formacionet joklasike, kjo shkollė u prezantua me njė sekstet tė kitarave dhe njė kuintet tė fisharmonikave.
Po ashtu sukses arritėn edhe ish-nxėnėsit e kėsaj shkolle, tani nxėnės nė shkollat e mesme tė muzikės nė Podgoricė dhe Kotorr.

Kėshtu Iliriana Gjoni, nxėnėse e Shkollės sė Mesm e tė Muzikės "Vasa Paviq" nė Podgoricė fitoi dy Lira tė arta, njė nė ekzekutim individual dhe njė nė trio, Laureta Paloka, nxėnėse e Shkollės sė Mesme tė Muzikės nė Kotorr fitoi Lirėn e argjendtė, kurse Luka Gjaēiq, po ashtu nxėnės i Shkollės sė Mesme tė Muzikės nė Kotorr fitoi Ēmimin special nė piano.
Nė kėtė festival morėn pjesė 14 shkolla fillore tė muzikės, dy shkolla tė mesme si dhe Akademia e Muzikės nga Cetina. Festivali u organizua nėn patronatin e Qeverisė sė Malit tė Zi, Ministrisė sė Arsimi t dhe Shkencės, Ministrisė pėr Kulturė si dhe Kuvendit Komunal tė Tivarit. SH.H

FONDACIONI "NUR" NDIHMON JETIMĖT NGA ULQINI

Ndihmė pėr 80 jetimė

Ulqin 05 05 2003 - Fondacioni "NUR" nga Ulqini, nė bashkėpunim me Fondacionin "Small kindness" nga Britania qė nga tetori i vitit 2001 ka filluar aksionin e pėrkujdesjes sociale tė jetimėve nga Ulqini. Aktualisht 80 jetimė pėrfitojnė nga 25 euro nė muaj. Sipas kryetarit tė Fondacionit "NUR", profesorit tė teologjisė Husejn Bisha ndihma e jetimėve bėhet pa dallim kombėsie apo feje.
Pėrveē kėtij aktiviteti, Fondacioni "NUR" ndihmon financiarisht tre studentė nga Ulqini qė studiojnė nė Kosovė. 

Po ashtu ky fondacion ndihmon 20 nxėnės tė shkollės sė mesme me nga 30 euro nė muaj.
Profesor Bisha thekson se Fondacioni "NUR" edhe nė tė ardhmen planifikon tė realizojė disa projekte humanitare, ndėrkohė qė veē ka filluar realizimin e projektit pėr regjistrimin e popullsisė nė komunėn e Ulqinit.SH.H

ĒFARĖ MUND TĖ PRESIM NGA STINA E ARDHSHME TURISTIKE

Mė shumė turistė e mė pak para
  Ulqini 05 02 003Pyetja themelore pėr ardhmėrinė e Ulqinit ėshtė kjo: a do tė vijnė pėrsėri sivjet klientėt e vitit tė kaluar, duke marrė parasysh qėndrimin tonė prepotent ndaj tyre? Dhe kjo pyetje duhet tė jetė vazhdimisht e pranishme nė ndėrgjegjėn e tė gjithė ulqinakėve. Atėherė ndosh ta do tė ndryshojė edhe qėndrimi ndaj klientėve dhe ndoshta ēdo gjė nė qytet do tzu vihet nė shėrbim turistėve dhe vizitorėve. Kjo ėshtė e vetmja rrugė e drejtė qė ky qytet mė nė fund tė fillojė tė marrė frymė nė mėnyrė turistike.

Shikoni, unė mendoj se zhvillimi i turizmit nė Mal tė Zi, mjerisht, ėshtė ēėshtje e vendimit politik", mė tha para do kohe nė Herceg-Novi njė diplomat i lartė gjerman. Ai tha se deri nė vitin 1985 Turqia ka pasur kapacitete turistike jo shumė mė tė mėdha se Herceg-Novi, k urse sot ėshtė destinacioni kryesor i turizmit europian, ngase qeveria nė Ankara ka vendosur qė Turqia tė bėhet vend turistik.
"Unė kėtu nuk shoh tė jetė marrė njė vendim i tillė, kurse nga biseda me zyrtarėt tuaj kuptova se shumica e tyre nuk dėshiron qė Mali i Zi tė bėhet shtet turistik, apo nuk di si ta arrijė kėtė", vlerėsoi funksionari i ministrisė gjermane tė Punėve tė Jashtme.
Ajo qė vlen pėr Malin e Zi vlen edhe pėr Ulqinin. Tė them sinqerisht, gjendja ėshtė edhe mė e keqe sesa nė qendrat e tjera turistike tė Republikės. Kėtu tashmė pėr mė shumė se njė dekadė ėshtė nė skenė voluntarizmi i thjeshtė, improvizimi dhe injoranca. Pėr kėtė arsye qarkullimi ėshtė gjithnjė e mė i vogėl, oferta ėshtė vjetėruar, kurse profiti shėnon rėnie nga viti nė vit. Mirėpo, nuk ka analiza tė mirėfillta tė njė dėshtimi tė kėtillė dhe as qė shfaqet dėshira pėr tė projektuar diēka tė re. Pushteti aktual, me ndihmėn e pakursyer tė qytetarėve, u mundua tzi shkatėrrojė pėr njė kohė tė gjatė parakushtet pėr zhvillimi n e turizmit. Pasuria mė e madhe, bukuritė natyrore, janė degraduar mjaft me ndėrtimin e paplanifikuar dhe tė pakontrolluar, infrastruktura urbane nuk mund tzi pėrmbushė mė as nevojat e popullatės vendore, kurse kompleksi i hoteleve nė Plazhin e Madh dhe bungalovėt nė Adė u ngjajnė gėrmadhave tė Vukovarit. Pėr kėtė arsye Ulqini fitoi imazhin e destinacionit tė turistėve sindikalė, respektivisht tė klientėve pa kėrkesa tė mėdha, e kur njėherė tė fitohet njė imazh i tillė, ai vėshtirė se mund tė ndryshohet.

A mund tė presim njė stinė mė tė mirė turistike nė sezonin qė po afrohet, kjo ėshtė pyetja mė e shpeshtė qė shtrohet kėto ditė. Dhe me plotė arsye. Nė Ulqin, 80% tė tė ardhurave drejtėpėrsėdrejti apo tėrthorazi realizohen nga turizmi. Pasi qė pothuajse tė gjitha ndėrmarrjet shoqėrore janė nė kolaps, dhe duke qenė se Mali i Zi ka falimentuar, e vetmja shpresė qė ky qytet tė largohet sadopak nga zona e padurueshme e varfėrisė ėshtė qė kėsaj vere tė vijnė mė shumė klientė qė do tė shpenzonin diē mė shum ė para sesa vitin e kaluar.
Dėshira e parė ndoshta edhe do tė realizohet, kurse e dyta nė asnjė mėnyrė. Sepse, vendet nga tė cilat vijnė tradicionalisht turistėt nė Ulqin gjithashtu po pėrballen me krizėn ekonomike, kurse shėrbimet tona janė tė shtrenjta. Ai qė nuk beson, do tzi shikojė ēmimet e pakos sė aranzhmaneve nė programet satelitore pėr verėn qė vjen, pėr shembull nė Turqi, nė Tunizi apo nė Kroaci. Turizmi nuk ėshtė ndonjėfarė fabrike konservash dhe nė tregun turistik, qė ėshtė shumė dinamik d he elastik, nuk mund tė dilet me ofertė tė vjetėruar. Gjatė dekadės sė kaluar, nė hotelieri dhe nė turizėm nė Europė dolėn teknologji tė reja, mėnyra tė reja tė pėrgatitjes sė ushqimit, mėlmesa tė reja, shijet kanė pėsuar ndryshime, kurse sektorėt e dėfrimit dhe tė sportit po pėrjetojnė njė ekspansion tė madh.
Pra, duke qenė se shteti dhe vetėqeverisja lokale janė duke bėrė fare pak nė pėrgatitjen e stinės turistike, nė pėrmirėsimin e infrastrukturės sė gjithėmbarshme, para qytetarėve shtrohet njė pėr gjegjėsi e madhe. Nė radhė tė parė, tė janė korrektė ndaj klientėve, tė cilėt kėtu shpesh e kanė ndier veten tė mashtruar, qė ka qenė propaganda mė e keqe pėr qytetin.
Kurse pyetja themelore pėr ardhmėrinė e Ulqinit ėshtė kjo: a do tė vijnė pėrsėri sivjet klientėt e vitit tė kaluar, duke marrė parasysh qėndrimin tonė prepotent ndaj tyre? Dhe kjo pyetje duhet tė jetė vazhdimisht e pranishme nė ndėrgjegjen e tė gjithė ulqinakėve. Atėherė ndoshta do tė ndryshojė edhe qėndrimi ndaj klientėve dhe ndoshta ē do gjė nė qytet do tzu vihet nė shėrbim turistėve dhe vizitorėve. Kjo ėshtė e vetmja rrugė e drejtė qė ky qytet mė nė fund tė fillojė tė marrė frymė nė mėnyrė turistike dhe qė tė gjithė ta kuptojmė se paraja nė turizėm nuk fitohet brenda njė nate. Pra, qė secili ta kryejė punėn e vet nė mėnyrė korrekte, pa filozofime tė panevojshme. SH.H

Dollari bie edhe mė tej

 Ulqin 05 05 2003 -Pėr mė tepėr, qė mė 6 maj FED-i (Banka Qendrore Amerikane) mund tė shkurtojė nė 0,75 pėr qind (nga 1,25) interesat pėr dollarin, gjė qė do tė sillte njė sasi mė tė madhe parash jashtė bankave, rritje tė inflacionit nė Amerikė dhe zhvlerėsim tė mėtejshėm tė dollarit

Pėr tė tretėn herė rresht brenda disa ditėsh, dollari ka rėn ė nė pikėn mė tė ulėt tė 4 viteve tė fundit, duke u kėmbyer me vetėm 0,894 euro. Sipas specialistėve tė huaj, deficiti i lartė tregtar dhe besimi i ulėt i konsumatorėve dhe investitorė amerikanė kanė qenė arsyet qė kanė ēuar nė kėtė dobėsim tė ndjeshėm tė monedhės amerikane. Situata konfuze gjeopolitike e muajve tė fundit ka ulur shumė konsumin e individėve dhe familjeve amerikane dhe ka sjellė shtyrje tė investimeve nga ana e kompanive tė ndryshme, duke shkaktuar edhe zgjatjen e krizės sė dollarit, e cil a mendohet se do tė thellohet edhe mė tej nė ditėt nė vijim.

Ndėrkohė, sipas ekonomistėve evropianė, njė dollar mė i dobėt - ose, parė nga ana tjetėr, njė euro mė e fortė - do tė ndikonte nė balancimin e ekonomisė ndėrkombėtare. Po ashtu kjo do tė sjellė rritjen e eksporteve dhe uljen e importeve amerikane me Evropėn. Ekonomistėt evropianė i tremben kėtij fenomeni, pasi mund tė frenojė rritjen ekonomike dhe tė rrisė papunėsinė nė Bashkimin Evropian. Pėr mė tepėr, qė mė 6 maj FED-i (Banka Qendrore Amerikan e) mund tė shkurtojė nė 0,75 pėr qind (nga 1,25) interesat pėr dollarin, gjė qė do tė sillte njė sasi mė tė madhe parash jashtė bankave, rritje tė inflacionit nė Amerikė dhe zhvlerėsim tė mėtejshėm tė dollarit. FED-i mund ta marrė njė masė tė tillė pėr tė nxitur rritjen e konsumit dhe tė investimeve si mėnyra mė e shpejtė pėr tė arritur njė rritje ekonomike, por pasojat e njė lėvizjeje tė tillė, kompanitė e mėdha evropiane qė eksportojnė nė Amerikė, po i presin me shumė dyshim e shqetėsim. SH.H

FILLUAN GĖRMIMET PĖR ZBULIMIN E TEMELEVE TĖ XHAMIS SĖ VJETĖR NĖ ULQIN

   Marinerėt pėrsėri nė Ranė- Ulqin
Ulqin,05.05.2003
Mbas dorzimit tė kėrkesės sė Bashkėsisė Islame nė ulqin nė Ranė filluan hulumtimet arheologjike pėr zbulimin e temeleve tė Xhamis dhe objekteve pėrcjėllse.Siē na njofton kryetari i kėshillit tė Bashkėsisė Islame dr.Gani Karamanaga  se kjo ka qėn njėra ndėr mė tė bukurat Xhamia nė teritorin e Ulqinit,e cila ishte e ndėrtuar nė shekullin e 18-tė,ndėrsa me forc e rrėnuar me 16 Janar 1931.

Kėshilli i Bashkėsisė Islame do tė kėrkojė ndyshimin e planit urbanistik dhe ri konstruimin e Xhamis nė tė njėjtet temele ashtu siē ishte deri nė vitin 1931 pėrfundon Karamanaga.    Pėr intron S.K
SOLANA DHE PATEN: PLANI I VEPRIMIT TĖ SMZ MUND TĖ PĖRFUNDOJĖ SHPEJT

Bruksel :5 maj

Krerėt e Bashkimit Evropian Havier Solana dhe Kris Paten e pėrshėndetėn aprovimin e planit tė veprimit pėr harmonizimin e hapėsirės ekonomiko-doganore tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, duke vlerėsuar se ai plan "mundet dhe duhet tė pėrcaktohet shpejt deri nė fund",

 sepse vetėm kėshtu do tė jetė e mundur tė realizohet marrėveshja pėr stabilizim dhe asocim tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi dhe tė BE. Solana vlerėsoi se harmonizimi i 20 pėr qind tė faturave tjera doganore "mė shumė ėshtė ēėshtje teknike". H.B

NĖ NDESHJEN E JAVĖS SĖ FUNDIT TĖ MONET LIGĖS NĖ FUTBOLL KF

Fitore qė rikthen besimin

Ulqin 02-05-2003 - Nė ndeshjen e javės sė fundit tė Ligės Republikane nė futbo ll, ekipi i Otrantit ka arritur tė fitojė nė fushėn e vet ekipin e Beranit me rezultat 2-1. Kėshtu, me tri pikėt e fituara nė kėtė ndeshje, Otranti ėshtė ngjitur nė kuotėn e 28 pikėve duke u radhitur nė vendin e dhjetė nė tabelėn e klasifikimit.
Megjithė epėrsinė e krijuar gjatė pjesės sė parė tė ndeshjes, Otranti ka arritur tė shėnojė vetėm nė fund tė kėsaj pjese pas njė autogoli tė shėnuar pas krosimit tė Xhemo Kapllanbegut. Dhe ishte pėrsėri Kapllanbegu ai qė shėnoi nė minutat e para tė pjesės sė d ytė njė eurogol duke e rritur rezultatin nė 2-0. Deri nė fund tė ndeshjes, ekipi i Beranit arriti tė ngushtojė rezultatin nė 2-1 me njė gol tė shėnuar nga Knezheviq, por jo qė tė bėjė edhe diēka mė tepėr.

Trajneri i Otrantit, Kadri Sinani e cilėson kėtė ndeshje si tė bukur, nė tė cilėn, sipas tij, "Otranti ka treguar qė ėshtė ekip serioz dhe qė e meriton tė jetė anėtar i Ligės Republikane".
"Tė gjithė futbollistėt janė angazhuar maksimalisht nė kėtė ndeshje. Mendoj qė arbitri ka gabuar qė nuk ka a korduar njė penallti nė favor tonin", thotė ai.
Sipas Sinanit, situata nė ekip ende nuk ėshtė e mirė pėr shkak tė gjendjes financiare, por ai beson qė kjo nuk do tė reflektohet nė ndeshjen me Arsenalin e cila do tė luhet nė Tivat kėtė tė shtunė.
"Me kėtė fitore asgjė nuk ėshtė e sigurtė por kemi gjasa reale pėr tė qėndruar nė kategori", pėrfundon trajneri i Otrantit, Kadri Sinani.
Deri nė fund tė kampionatit nė Ligėn Republikane kanė mbetur edhe gjashtė javė. SH.H

AGJENSIONET TURISTIKE DHE HOTELET PARAQITĖN ĒMIMET PĖR SEZONIN  E VERĖS

 Bujtjet pėr dhjetė  pėrqind mė tė ulta !!!
Ulqin,04.05.2003
Nė bregdetin  e Malit tė Zi ēmimet do tė jenė mė tė ulta pėr 10% nė objekte private,ndėrsa nė ato hoteliere 5%

Gjysėmpansioni  nė hotele, mvarsisht nga vendi apo pjesa e bregdetit do tė jenė prej 16 € nė ADA BOJANA (Ad-ė nė Bunė) deri nė 156 € nė SVETI  STEFAN(Shėn Stefan).

Nė kompleksin e hoteleve  ADA nė Bunė turistėt duhet tė ndajnė pėr pushimet e veta prej 16-27€ nė ditė (gjysėm pansion )ndėrsa nė fillim dhe nė fund tė sezonit prej 12-17 € pėr person.
Ndėrsa nė hotelet tjerė tė tė Rivierės sė Ulqinit nė plazhin e Madh ēmimet nė dhomat me 2 shtretėr nė sezonin kryesorė do tė jenė prej 23-30 € (gjysėm pansion)
Bujtjet nė objektet private tė kategorisė parė do tė jenė prej 5-6 €         Pėr intron S.K

Turqi, 84 te vdekur nga termeti

Ankara 2.5.2003
Nje termet i fuqishem qe ka goditur rajonet juglindore te vendit, ne mengjesin e djeshem, ka shkaktuar deme te medha. Autoritetet kane frike se numri i te vdekurve, mund te jete rreth 150, ndersa numri i te plagosurve, mund te jete rreth 400. Skuadrat e shpetimit kane nxjerre dhjetra persona nga rrenojat, mes te cileve 100 nxenes te nje konvikti te shembur
Ekipet e ndihmes se shpejte ne Turqi po perpiqen te shpetojne dhjetra njerez, shumica femije, te bllokuar mes rrenojave te ndertesave te shkaterruara nga nje termet i fuqishem qe goditi dje rajonet juglindore te vendit.
Numri i te vdekurve deri tani ka arritur ne 84, por zyrtaret kane frike se ai mund te jete me i madh. Termeti me nje fuqi 6 presje 4 sipas shkalles Rihter ra ne oren 3 e 27 te mengjesit te djeshem, duke i kapur shume banore ne gjume.
Ministri i Strehimit Zeki Ergezen tha se numri i te vdekurve mund te arrije ne 150. Epiqendra e termetit ishte ne provincen kurde Bingol. Dhjetra ndertesa ne qender te qytetit Bingol u shkaterruan. Zyrtaret thone se te pakten 390 vete jane plagosur.

Ekipet e shpetimit ne Bingol po perpiqen te nxjerrin mbi 100 femije te bllokuar nen rrenojat e nderteses se konviktit te tyre te shembur. Deri tani jane shpetuar mbi 70 femije, por zyrtaret thone se 25 kane vdekur.
Termeti eshte shoqeruar me dhjetra pas goditje. Rajoni ndodhet rreth 690 kilometra ne lindje te Ankarase, duke ua bere te veshtire ekipeve te shpetimit te futen ne fshatrat e thella. Rruget dhe urat jane demtuar dhe sherbimi elektrik dhe lidhja telefonike jane nderpere.
Rajoni i Bingolit eshte goditur per here te fundit nga nje termet i fuqishem ne vitin 1971. Ne ate kohe u shkaktuan rreth 1 mije viktima. Turqia, e cila ndodhet ne nje zone aktive sizmike, goditet shpesh nga termete. Dy termete te fuqishme qe goditen pjeset veriperendimore te vendit ne vitin 1999 shkaktuan 20 mije viktima

Vujanovic ka gjasa tė fitojė zgjedhjet presidenciale tė Malit tė Zi

 Podgoricė :2 maj
Serbi-Mali i Zi - Anketimi i fundit i opinionit nė Malin e Zi tregon se Filip Vujanovic ka gjasa tė fitojė zgjedhjet presidenciale tė 11 majit. Sipas anketimit, bėrė tė njohur nė fillim tė kėsaj jave, kandidati i koalicionit qeverisės mbėshtetet nga 35.8 pėr qind e votuesve.

Kandidati i "Aleanca Liberale", Miodrag Zivkovic, mbėshtetet nga 8.9 pėr qind, ndėrsa kandidati i pavarur Dragan Hajdukovic ka 3 pėr qind. Anketimi u krye nga Qendra e Podgoricės pėr Demokraci dhe Tė Drejtat e Njeriut.H.B

Sindikatat e Malit tė Zi kritikojnė Qeverinė pėr destabilitetin ekonomik

 Podgoricė :2 maj
Nė vend tė festimeve tė 1 Majit, tė enjten , Aleanca e Sindikatave tė Pavarura nė Malin e Zi kritikoi ashpėr qeverinė pėr shkak tė gjendjes sė vėshtirė ekonomike nė republikė, deklaruan sindikatat. Sindikatat nuk organizuan protesta nėpėr rrugė. Nė vend tė tyre, ato organizuan seanca tė jashtėzakonshme nė tė gjitha qendrat bashkiake dhe i dėrguan qeverisė njė notė proteste.

"Pėr shkak tė problemeve ekonomike nė republikė, sindikatat po e presin ditėn e 1 Majit me pakėnaqėsi tė madhe, nė pritje qė qeveria tė fillojė mė nė fund me zbatimin e tė gjitha atyre pėr tė cilat kemi rėnė dakord", thuhej nė mesazhin e 1 Majit tė sindikatave malazeze. H.B

GATI DHJETĖ HERĖ MĖ SHUMĖ U SHTRENJTUA VIZA TURISTIKE PĖR HYRJEN NĖ SERBI

 Beograd :2 maj

Taksat qė i paguajnė shtetasit e huaj nė kufi me rastin e hyrjes nė Serbi, prej dje janė mė tė larta gati dhjetėfishė. Lejet kaluese turistike pėr tė huajt janė shtrenJtuar nga 360 dinarė, pėrkatėsisht 6 euro, nė rreth 3.000 dinarė, pėrkatėsisht rreth 55 euro, i ėshtė thėnė Agjencisė Beta nė policinė kufitare.

Viza tranzite ėshtė shtrenjtuar prej afro 180 nė afro 1.800 dinarė, ndėrsa viza me njė hyrje-dalje nė Serbi, e cila mė herėt ka qenė 600 dinarė, tani kushton 6.500 dinarė. Vizat turistike pėr Mal tė Zi, tė cilat tė huajt mund t’i marrin nė vendkalimet kufitare nė kėtė republikė, janė gratis, i ka thėnė Agjencisė Beta nėpunėsi i policisė kufitare nė vendkalimin Debeli Brijeg. H.B

Sot nė Ulqin u festua dita e majit

Sot tė gjitha plazhet  ishin te mbushuna 

01.02.2003-Sot nė Ulqin ishte ditė pushimi shumė ndėrmarrje skan punuar kurse nji pakice ka punu.Nė plazhin  e madh sot ishin mija vetėsh por shumica prej tyre ishin familjar. Shumica edhe  kajn bėr pergaditjen e ushqinit atje pėr tė ngėnė me familje, si ushqip pėr tė pėrgaditun ka pasė peshk dhe mish tė cilin e kajn pergatir nė skara tė ndyshme.Kishte edhe tė rinj ku shumica prej tyre sot jane la nė plazh.

Shumė njerez kishte  edhe nė plazhin e vogėl dhe shumica  prej tyre janė la.

 Nė Ulqin ishte njė ditė  me diell dhe temperatura shumė e lartė nė orėn 13 temperatura  ishte 25grad.  Sh.h

 

 1 Maji nė Ulqin

 

Banorėt e qytetit tonė e shėnuan ditėn e klasės punėtore, njė majin  si rrallė herė gjat dhjet vitėve tė fundit.

 

Ulqin,01,05,2003

Edhe pse nuk ishte diēka e vaēant e organizuar gjat ditės sė djeshme nėpėr rrugėt e qytetit tonė ėshte vėrejtur numėr  i madh i qytetarėve tė cilėt nė mėnyrėn e vet e shėnuan kte ditė,plot e pėrplot ishte plazhi i vogėl ,plazhi i madh si dhe Ada nė Bunė,ku nė shumicėn e rastėve jan vėrejtur skarrat tė cilė qytetarėt i kishin marrė me vehte dhe pėrgadisnin ushqim nė natyrė, pėr tė afėrmit,familjet miqt dhe dashamirėt e tyre.

Koha gjat ditės sė djeshme ishte si e porositur ku temperatura arriti deri nė 25 grad celzius ku shumica kte dit e shrytėzyan edhe pėr rrezitje.

Gjith ashtu njė numėr bukur i madh  janė vėrejtur edhe musafir nga jasht,nga kosova dhe shqipėria.Sa i pėrket programit tė mbrėmjes tė organizuar ishin diskoteka RENOME  e Hollegros e titulluar Zhurka e nxėnėsve tė shkollav tė mesme,gjith ashtu program tė mbrėmjes zbavitės organizoi restoranti PRIMA VERA.

Edhe sa i pėrket ditės sė sotme gjith ashtu vėrejm gjallėri tė qytetit rrugėt dhe lokalet,restoranėt janė tė mbushura ēka na pėrkujton nė sezonėt turistik tė cilin tė gjith qytetarėt e presin me pa durim edhe duke shpresuar se do tė jetė njė sezon i gjatė edhe mė me sukses se vitin e kaluar.S:K.

    
[   Temperatura nė Ulqin