"Askush i kėnaqur as Serbija as Mali i ZI"

 

PODGORICĖ:31 MARS

Koment nga:Darko Shukoviq

**Nė vend tė aplaudimit dhe stabilitetit tė planifikuar shtetėror, kryetari Gjukanoviq pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes kornizė mbi bashkėsinė e shteteve u gjend pėrpara njė furie kritikash, sė pari nga aleatėt e tij tė deridjeshėm nga blloku pėr pavarėsi - socialdemokratėt dhe liberalėt

 

Pėrfaqėsuesi i Lartė i Bashkėsisė Evropiane pėr politikė tė jashtme dhe siguri Havier Solana, realizoi atė qė askush nuk e besoi nė Bruksel, Beograd dhe Podgoricė - ua mbushi mendjen autoriteteve nė Beograd dhe Podgoricė qė tė parafinojnė marrėveshjen mbi ndėrtimin e raporteve ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi. Nė selinė e BE-sė filloi njė kremte e vėrtetė, veēmas duke pasur parasyshė pesimizmin me tė cilin u dėrgua Solana nė Beograd dhe faktin se diplomati spanjoll arriti fitoren mė tė madhe nė politikėn e pėrbashkėt tė jashtme tė pesėmbėdhjetėshes. Dokumenti u nėnshkrua tė enjten mė 14 mars, kurse qė tė nesėrmen Solana, Koshtunica dhe Gjukanoviēi ishin yje nė samitin e shefave tė diplomacisė sė vendeve tė BE-sė nė Barselonė. Pavarėsisht siē ėshtė bėrė, ky ėshtė njė hap i madh drejt stabilizimit tė rajonit, por edhe nė integrimin e Serbisė dhe Malit tė Zi nė Evropė. Solana pranoi se ishte i gatshėm qė me Podgoricėn dhe Beogradin tė nėnshkruante ndaras Marrėveshje pėr asocim dhe stabilizim, duke shtuar se kėshtu ėshtė "shumė, shumė mė mirė".

 

Marrėveshja qė e nėnshkruan kryetari i RFJ-sė, Vojislav Koshtunica, zv.kryeministri federal, Miroljub Labus, kryeministri serb, Zoran Gjingjiē, kryetari malazez, Milo Gjukanoviē dhe kryeministri, Filip Vujanoviē, nė prani tė pėrfaqėsuesit tė lartė tė BE-sė, Havier Solanės, bashkėsinė e re shtetėrore do ta quajė Serbia dhe Mali i Zi. Institucione tė saj do tė jenė Kuvendi, Kryetari, Kėshilli i Ministrave. Kuvendi do tė jetė njėdhomėsh, me numėr tė barabartė anėtarėsh nga tė dyja anetaret, por me mekanizma pėr mbrojtje nga mbivotimi. Kuvendi do tė zgjedh kryetarin. Kėshilli i Ministrave do tė ketė pesė resorė: punėve tė jashtme, mbrojtjes, marrėdhėniet ekonomike ndėrkombėtare dhe mbrojtjen e tė drejtave dhe tė drejtave tė pakicave. Akti konstitutiv i shtetit tė ri do tė jetė dokumenti kushtetues, qė duhet tė miratohet deri nė muajin qershor nga ana e kuvendeve tė tė dy republikave dhe tė dėrgohet deri tek kuvendi federal. Serbia dhe Mali i Zi do tė kenė njė karrike rrotulluese nė OKB, si dhe institucionet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare, kurse pėrfaqėsimi nė FMN dhe Bankėn Botėrore duhet tė rregullohet nė tė ardhmen. Pas tre vjetėsh shteti anėtar do tė ketė tė drejtė tė rishqyrtojė statusin shtetėror pėrmes referendumit. Sipas marrėveshjes Mali i Zi do tė ketė si monetė nė territorin e vet euron, tatimet ekzistuese doganore dhe tatimore, qė Podgorica zyrtare i pėrkufizon si "sovranitet tė plotė ekonomik".

 

Ngazėllimin i administratės nė Bruksel dhe kėnaqėsinė e Stejt Departmentit nuk e ndanė tė gjithė subjektet politike, ekspertėt dhe qytetarėt e pėrcaktuar pėr "bashkėsinė shtetėrore Serbia dhe Mali i Zi". Marrėveshjen e pėrshėndetėn partitė e zyrtarėve qė e nėnshkruan: PDS-ja e Gjukanoviqit dhe Vujanoviqit, PDS-ja e Koshtunicės dhe PD-ja Gjingjiqit. Qime nė ve, gjatė ditėve tė para, nuk u kėrkua as nė koalicionin projugosllav Sėbashku pėr Jugosllavinė, ku u theksua si fakt i rėndėsishėm ruajtja e subjektivitetit tė pėrbashkėt ndėrkombėtar dhe se referendumi mbi statusin shtetėror u shty pėr njė "Futur tjetėr".

 

KK i PDS-sė tė shtunėn njėzėri e pėrkrahu firmosjen e Gjukanoviqit dhe Vujanoviqit, duke vlerėsuar se Mali i Zi fitoi nė kėtė moment mė shumė se sa ishte e mundur. Nė mėnyrė mė lapidare kėtė e pėrkufizoi kryetari Gjukanoviq gjatė konferencės pėr gazetarė, menjėherė pas kthimit nga Beogradi - u mbrojt pavarėsia e arritur ekonomike, u verifikuan kompetencat qė gjatė kėtyre viteve Podgorica ia morri Beogradit dhe u siguruan garancat pėr mbajtjen e referendumit pas tre vjetėsh, pa kundėrshtimin e BE-sė dhe SHBA-ve. Udhėheqėsia e PDS-sė vlerėsoi se janė plotėsuar tė gjitha kushtet pėr njė pėrfundim tė suksesshėm tė projektit tė pavarėsisė dhe iu bė thirrje aleatėve, Lidhjes Liberale dhe PSD-sė tė qėndrojnė sė bashku deri tek ky qėllim. Ėshtė e saktė se ky bashkim u forcua me pėrkrahjen e liberalėve pėr Qeverinė e Vujanoviqit, qė deri tani e kanė pėrkrahur si pakicė.

 

Udhėheqėsia e LLMZ, megjithatė, e karakterizoi nėnshkrimin e Marevėshjes nga Gjukanoviqi nė Beograd si "njė nga tradhėtitė mė tė mėdha nė historinė mė tė re evropiane", kurse ftesėn pėr hyrje nė Qeverinė e Vujanoviqit e hodhi poshtė si "qesharake". Lideri politik i liberalėve, Miodrag Zhivkoviē refuzoi ftesėn e Gjukanoviqit pėr bisedime, pas nėnshkrimit tė bazės kalimtare pėr krijimin e raporteve ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi. Qėndrimin pėrfundimtar rreth situatės sė sapokrijuar Lidhja Liberale e paralajmėroi pėr ditėn e mėrkurė mė 20 mars. Ėshtė e fshehtė publike se kjo parti do tė kėrkojė ndėrrimin e Qeverisė sė Vujanoviēit dhe formimin e qeverisė sė re, nė krye tė sė cilės do tė ishte njė liberal. Kryetarja e Kuvendit, Vesna Peroviē pėr ditėn e premte ka caktuar seancė tė jashtėzakonshme tė parlamentit malazez, pėr ta shqyrtuar Marrėveshjen e Beogradit. Ftesė pėr seancė i ėshtė dėrguar edhe kryetarit tė Republikės.

 

Edhe PSD-ja e MZ, qė sė bashku me PDS krijon qeverinė e pakicės tė udhėhequr nga Vujanoviqi e vlerėsoi si tė papranueshėm dokumentin qė nė Beograd e nėnshkruan kryetari dhe kryeministri. Lideri i socialdemokratėve, Ranko Krivokapiē porositi se ministrat e tij do ta braktisin Qeverinė nė momentin e votimit tė Marrėveshjes nė Parlamentin e RMZ. Edhe PSD konsideron se pėrmbajtja e kėtij dokumenti ėshtė nė kundėrshtim me interesat e Malit tė Zi, se me atė cenohet marrėveshja e koalicionit dhe premtimet parazgjedhore, qė fitoi pėrkrahjen e shumicės sė qytetarėve nė zgjedhjet e fundit.

 

Partitė qė u angazhuan pėr mbrojtjen e RFJ-sė - PPS, PSP dhe PP me eufori e pėrshėndetėn "ruajtjen e shtetit tė pėrbashkėt dhe fundin e politikės separatiste tė Gjukanoviqit". Por, me uljen e emocioneve nė kėtė korpus politik u qartėsuan gjėrat pėr rreziqet qė fsheh Marrėveshja pėr koalicionin Sė bashku pėr Jugosllavi. Kryetari i PPS, Predrag Bulatoviē deklaroi se partia e tij nuk do ta pėrkrah nė Kuvend Marrėveshjen, nė rast se me tė nuk garantohen zgjedhje pėr Kuvendin Federal dhe zgjedhje tė parakohėshme pėr parlamentin malazez. Bulatoviēi ashpėrsisht mbetet nė qėndrimin se vendimi pėr rregullimin e raporteve mes Serbisė dhe Malit tė Zi nuk guxon qė tė ngrijė gjendjen e tanishme faktike. Analistėt dhe shumė politikanė theksojnė se Dokumenti i Beogradit, megjithatė, ėshtė mė shumė se kaq. Lideri i PSP-sė, Bozhidar Bojoviē, njė ditė pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes, tha se shteti pa valutė tė pėrbashkėt dhe pa rregullim tė pėrbashkėt tatimor dhe doganor - nuk ėshtė shtet. Me Marrėveshjen tė gjithė zyrtarėt e saj federal doemos duhet tė kthehen nė Podgoricė, kurse injeksionet finansiare nga Beogradi shumė vėshtirė se do tė merren.

 

Nė korrektimin e disponimit tė partive proserbe nė Mal tė Zi ndikuan reagimet e ashpra nga Beogradi, gjegjėsisht qėndrimet e ekspertėve ekonomik. Guvernatori i BPJ, Mladan Dinkiē vėrtetoi se si Miroljub Labus nėnshkroi Marrėveshjen nėn presionin e madh tė negociatorėve tė tjerė. Vlerėsimi i Dinkiqit se "ėshtė krijuar njė shtet i improvizuar i pėrbashkėt", pėrputhet me cinizmin e drejtorit tė G17 plus, Predrag Markoviēit - "e vetmja gjė qė tė kėnaq mund tė jetė fakti se ėshtė gjetur zgjidhje origjinale, me aksent pėr origjinalitet, nė vend se tė gjendet zgjidhje". Markoviē konkludon se nga pėrmbajtja e dokumentit "duket qartė se negociatat i kanė zhvilluar pėrfaqėsuesit e Malit tė Zi dhe pėrfaqėsuesit e srbijicės". Pėr ithtarėt e kėtushėm tė shtetit tė pėrbashkėt nuk ėshtė i parėndėsishėm vlerėsimi i PSP se bėhet fjalė "pėr aktin mė tė turpshėm nė historinė e popullit serb", si dhe vlerėsimi i Sheshelit se tėrthorazi ėshtė "shtet-pėrbindėsh". Pėrfundimisht, PPS, ku kryetar nderi ėshtė Momir Bulatovic, tejkaloi Koalicionin Pėr Jugosllavi dhe me hipokrizi feston mbetjen e bashkėsisė edhe pse "pa sovranitet ekonomik njė krijesė shtetėrore e kėtillė e padėgjuar dhe e paparė ėshtė e gjykuar pėr dėshtim".

 

Sipas vlerėsimit tė analistėve malazez, ardhmėria e "solariumit" do tė varet para sė gjithash nga ajo se a do tė dėshirojnė malazezėt tė ruajnė unitetin. Dr Milan Popoviē thotė se Marrėveshja ėshtė korniza kalimtare drejt shtetit tė pėrbashkėt me Serbinė. Ai flet pėr "deficitin serioz tė legjitimitetit dhe legalitetit" tė krijesės sė re, duke vlerėsuar se Podgoricės nuk i ėshtė dhėnė, por pėr tre vjet i ėshtė shkurtuar e drejta pėr referendum. Megjithatė Dr. Popoviē mendon se ende ėshtė i mundshėm krijimi i projektit tė pavarėsisė, me kusht qė PDS, PSD dhe LL tė mbeten sė bashku. Nebojsha Medojeviē, drejtor i Qendrės pėr tranzicion, vlerėson se krijesa e Solanės nuk do tė ketė jetė tė gjatė dhe kėtė e sqaron me metaforėn - "na kanė dhėnė kėpucė numėr 38, kurse ne i mbajmė 48". Medojeviē, si shumica e analistėve e kritikon ashpėr Gjukanoviqin pse nuk e ka konsultuar PSD-nė dhe LL para nėnshkrimit tė Marrėveshjes dhe konstaton - "sikur Gjukanoviqi tė jetė malazez, duhet tė japė dorėheqje".

 

Ditėt e ardhshme do tė sjellin vendime politike tė prera dhe tė vėshtira. Unitetin e bllokut malazez e lidh vetėm njė fije. Pasojnė zgjedhjet e parakohėshme parlamentare, ku, sipas vlerėsimit tė pėrgjithshėm, favorit kryesor ėshtė blloku serb. Nėse PDS-ja, PSD dhe LL gjejnė kompromis, do tė ketė dinakėri tė gjatė me Beogradin, por edhe me BE-nė rreth shkrimit tė Dokumentit Kushtetues. Sepse atėherė do tė jetė gjykimi i mbramė rreth asaj se ēka ka fituar dhe ēka ka humbur Mali i Zi me Marrėveshjen tė cilėn nė emėr tė tij e kanė nėnshkruar Gjukanoviēi dhe Vujanoviqi.

Copyright © 2002 intron-presse /HB/