Fundi i Jugosllavisė
Erė e re nė Ballkan?
Koment nga:Ardi PULAJ/ TIRANĖ
Nuk mund tė kalohej pa indiferencė nė qarqet politike tė Tiranės marrėveshja historike mes Serbisė dhe Malit tė Zi pėr krijimin e njė shteti me tė njėjtin emėr, duke shmangur termin tashmė tė vjetėruar: Jugosllavi. Udhėheqėsit serbė dhe malazezė kanė nėnshkruar nė Beograd njė marrėveshje pėr ribėrjen e Jugosllavisė, duke ndaluar shpėrbėrjen e pjesės sė mbetur. Pas bisedimeve nė Beograd, presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica tha se ai dhe presidenti malazez Millo Gjukanoviq kishin rėnė dakord pėr njė zgjedhje tė re dhe origjinale pėr tė ardhmen e Jugosllavisė. Marrėveshja u arrit nėn ndėrmjetėsimin e shefit pėr politikėn e jashtme dhe tė sigurisė tė Bashkimit Evropian, Havier Solana. Zoti Solana tha se marrėveshja ishte njė hap i madh drejt stabilitetit nė rajonin e Ballkanit dhe nė tė gjithė Evropėn. Nga ana e tij, presidenti malazez Gjukanoviq tha se populli malazez, shumė prej tė cilėve duan pavarėsi tė plotė, kishte tė gjitha arsyet pėr tė qenė i kėnaqur me marrėveshjen, megjithatė ai nuk pėrjashtoi tė drejtėn e vendit tė tij pėr vetėvendosje nė njė periudhė nė tė ardhmen. Serbia dhe Mali i Zi do tė mbeten bashkė jo si njė federatė apo konfederatė, por si shtete gjysmė tė pavarura. Ato do tė jenė pėrgjegjėse pėr ekonomitė e tyre, por do tė kenė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėt pėr ēėshtjet e jashtme dhe mbrojtjen. Ato do tė kenė gjithashtu monedhat e tyre dhe rregulla doganore tė veēanta.
Reagime shqiptare
Komisioni i Politikės sė Jashtme i Kuvendit tė Shqipėrisė ka vlerėsuar arritjen e marrėveshjes midis presidentit tė Serbisė, Vojislav Koshtunica dhe atij tė Malit tė Zi, Millo Gjukanoviq, pėr krijimin e shtetit Serbi-Mali i Zi si "zhvillim tė ri nė gjetjen e ekuilibrave tė duhur tė bashkėjetesės mes tyre". Marrėveshja ėshtė pėrpjekje pėr tė shmangur tensionet dhe konfliktet e vazhdueshme, qė kanė karakterizuar Jugosllavinė e vjetėr, e cila me kėtė akt humbet edhe atė ēfarė i kishte mbetur deri nė kėtė kohė, emrin, thuhet nė njė deklaratė tė kėtij komisioni. Gjithashtu, marrėveshja serbo- malazeze ėshtė njė akt qė do tė forcojė mė tej logjikėn e ftohtė tė kompromiseve dhe zgjidhjeve me interes reciprok nė rajon duke i kontribuar stabilitetit nė Evropėn Juglindore. Komisioni i Politikės sė Jashtme shpreh besimin se marrėdhėniet midis Republikės sė Shqipėrisė dhe shtetit tė ri Serbi-Mali i Zi do tė zhvillohen nė tė mirė tė dy vendeve nė rrugėn e pėrbashkėt tė integrimit evropian. Pas konstituimit tė institucioneve demokratike tė Kosovės, kjo marrėveshje pėrbėn njė hap tjetėr me rėndėsi nė rrugėn e saj evropiane dhe pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė ish-pjesėve pėrbėrėse tė ish - federatės jugosllave. Komisioni pėrshėndet kontributin e shefit tė politikės sė jashtme dhe sigurisė tė Bashkimit Evropian, Havier Solana, nė arritjen e marrėveshjes, si dhe ndihmesėn e faktorėve tė tjerė ndėrkombėtarė nė kėtė proces. Ndėrkohė qė marrėveshja pėr lėnien e shtetit jugosllav vetėm nė histori ka shkaktuar reagime tė ndryshme nė Kosovė, i pėrshėndetur nga disa shqiptarė si njė hap drejt pavarėsisė, por i vlerėsuar nga serbėt si njė hap mė larg pavarėsisė. Pėr disa udhėheqės shqiptarė nė Kosovė, zhdukja e Jugosllavisė nga harta do tė thotė vetėm njė gjė, fundi i njė rruge pėr administratėn ndėrkombėtare tė vendosur pasi NATO bombardoi Serbinė nė vitin 1999 pėr shtypjen e shqiptarėve tė Kosovės. "Kjo marrėveshje do tė shpejtojė procesin e pavarėsisė pėr Kosovėn, sepse Jugosllavia nuk ekziston mė", deklaroi Ruzhdi Sefa, njė zyrtar i lartė i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), partia e tretė mė e madhe nė Kosovė, duke shtuar: "Tani varet nga populli i Kosovės tė vendosė pėr statusin e tij tė ardhshėm nėpėrmjet njė referendumi".
Media ballkanike e ndarė
Mediat - si nė Serbi, ashtu dhe nė Mal tė Zi - ishin krejtėsisht tė ndara nė reagimet e tyre rreth marrėveshjes pėr krijimin e njė bashkimi mes dy shteteve. Disa nė Serbi mbėshtesin presidentin jugosllav, Vojisllav Koshtunica, i cili e cilėsoi marrėveshjen si njė fillim tė ri, ndėrsa tė tjerėt mendojnė se Serbia ka bėrė lėshime mė shumė nga ēduhet. Nė Mal tė Zi marrėveshja e sjellė prej Bashkimit Evropian ėshtė parė si njė shitje prej nacionalistėve qė mbėshtesin obcionin e pavarėsisė, por ėshtė mirėpritur nga kundėrshtarėt, qė duan lidhje tė ngushta me Beogradin. Bashkimi i ri mes Serbisė dhe Malit tė Zi ėshtė njė humbje e bashkimit qė nuk ekziston as nė teori dhe as nė praktikė, ka deklaruar Vlladan Batiq, udhėheqės i Partisė Kristiademokrate tė Serbisė, nė njė opinion tė publikuar nga gazeta beogradase Blic. Kohė mė parė Serbia ka qenė njė shtet i pavarur Ky imitim i shtetit nuk mund tė zgjasė pėr shumė. Madje edhe zyrtarėt serbė, tė cilėt sė fundi kanė mbėshtetur marrėveshjen, u ndjenė tė pėrēarė. Zėvendėskryeministri jugosllav, Mirolub Labus, i tha gazetės Blic se termat e marrėveshjes nuk ishin nė tė vėrtetė shumė tė pranueshme, por shtoi se ėshtė detyruar tė bjerė dakord me to pėrpara palės sė tretė, Bashkimit Evropian. Unė nuk e fsheh qė nuk jam shumė i lumtur, por ky ėshtė realiteti. Qėllimi kryesor, pėr tė cilin unė rashė dakord tė nėnshkruaj marrėveshjen, ėshtė se kjo ėshtė pikėrisht e vetmja rrugė pėr integrimin nė Evropė. Testi do tė vijė nė dymbėdhjetė muajt e ardhshėm.
Shtet i zakonshėm
Ata tė cilėt janė frikėsuar prej thyerjes sė Jugosllavisė, dhanė njė mendim pėr marrėveshjen, duke e parė atė si njė rrugė pėr tė mbajtur njė shtet tė zakonshėm. Kėto pikėpamje u pasqyruan nga shumė gazeta serbe, pėrfshi dhe Danas. Gazeta citonte njė pensioniste nė Beograd, Milena Biēiq, qė thoshte: Ka shumė arsye tė mira pėr tė qėndruar nė federatėn e Jugosllavisė. Mbi tė gjitha, arsye emocionale. Presidenti malazez, Millo Gjukanoviq, nuk ėshtė vlerėsuar shumė nė vendin e tij, megjithėse disa analistė mendojnė se ai meriton njė duartrokitje tė fortė qė mbrojti idetė e tij pro pavarėsisė. Ėshtė njė gjė e mirė qė rreziku i ndarjes brenda Malit tė Zi ėshtė shmangur. Gjukanoviq ndaloi nė buzė tė njė grope tė madhe dhe ne e mirėpresim kėtė, tha presidenti i Partisė Kombėtare tė Malit tė Zi, Dragan Shoē. Studenti Vojkan Radoviq, opinioni i tė cilit ishte publikuar nė gazetėn Gllas Cėrnogoraca, tha: Mendoj se kjo duhej bėrė kohė mė parė. Serbia dhe Mali i Zi duhet tė qėndrojnė sė bashku. Tė tjerėt mendojnė se Mali i Zi ėshtė tradhtuar, duke thėnė se marrėveshja ishte njė kompromis i shkruar dhe njė humbje politike pėr zotin Gjukanoviq. Mėri dhe iritim u shpėrnda prej valėve radiofonike tė stacionit qė mbėshtet pavarėsinė e vendit, Radio Free Montenegro, ndėrsa dhjetra dėgjues tė emocionuar kėrkonin dorėheqjen e zotit Gjukanoviq. Ne ndjehemi vėrtet tė tradhėtuar-ky ėshtė njė turp, tha njė dėgjues. Kjo ėshtė njė tradhti e shkallės katastrofike, e korruptuar, tha njė tjetėr. Mendoj se gjėja mė e ndershme pėr presidentin tonė, ėshtė dorėheqja, u shpreh njė dėgjues tjetėr nė Mal tė Zi. "Koncepti i marrėdhėnieve tė reja mes Serbisė dhe Malit tė Zi ėshtė i ēmendur. Njė mashtrim nga shteti nuk ka ekzistuar diku. Humbja e emrit Jugosllavi ka sjellė dhimbje pėr disa analistė. Profesori Millanko Boroviq i tha gazetės Dan: Nuk mund ta besoj kėtė. Njėlloj sikur dikush vrau njė pjesė timen. Siē unė kam humbur njė pjesė sė rinisė pėrgjithnjė. Jugosllavia ishte njė tjetėr emėr pėr tė gjitha bukuritė, qė unė dhe brezi im kemi parė. Shtypi boshnjak e mirėpriti marrėveshjen mes Serbisė dhe Malit tė Zi. Vdekja e tretė e Jugosllavisė dhe Jugosllavia mbaroi, lexoheshin nė faqet e para tė dy tė pėrditshmeve tė Sarajevės, tė cilat vuajtėn shumė gjatė luftės qė shpėrtheu nė vitin 1992 pasi Bosnja shpalli pavarėsinė prej Jugosllavisė. Emri i ri i shtetit, Serbi dhe Mal i Zi, ėshtė njė lajm i mirė pėr tė gjithė ata tė cilėt shpallėn fundin e ekzistencės sė Jugosllavisė, njė dekadė mė parė, shkruante e pėrditshmja Jutarnje novine. Marrėveshja vetėm shtyn njė epilog tė paevitueshėm-fundin e idealit jugosllav, qė ėshtė pėrdorur nė tė shkuarėn si mbulim pėr realizimin e projekteve pėr njė shtet tė madh, shkruhej nė editorialin e Dnevni avaz. /Revista Lobi/
Copyright © 2002 intron-presse /HB/