Mirė se vini nė Ulqin                 

shko te forumi i ulqinit

ne filim         www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

  Libra e Telefonit tė Malit Zi

shko te  MSN ULQINI Groups


9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!

 

UDSH SHĖNON DITĖN E FORMIMIT
POLITIKA SHQIPTARE DHE MESAZHI AMERIKAn 10.11.2008
Tė ndahet shapi nga sheqeri 6.11.2008

Dinosha:Lojėn e kujt e do media shqipe?2.11.2008

UDSH SHĖNON DITĖN E FORMIMIT    nga Kohajavore....>


M’i gėzofsh 15 pranvera

Koha do tė dėshmojė se UDSH, me njė program realist e pragmatik, tė bazuar mbi standarde demokratike europiane tė demokracive shumėnacionale, mbi tė gjitha me njė veprim tė sinqertė e transparent do t`ia dalė ta kthejė nė binarė tė duhur trenin e aspiratave legjitime pėr faktorizimin e shqiptarėve dhe pėr pėrmirėsimin e pozitės sė tyre nė Mal tė Zi.


Ferhat Dinosha

Mė 21 nėntor 1993 ėshtė themeluar partia e dytė e shqiptarėve nė Mal tė Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarėe. Mospajtimet nė udhėheqjen e partisė sė parė, LD nė MZ, dėshtimi i saj nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1992, pas pėrkrahjes plebishitare qė e kishte fituar nė zgjedhjet e para tė vitit 1990, sjelljet dhe hapat simptomatikė aventurierė, kokėfortėsia dhe mospėrfillja e kritikės sė brendshme, kanė bėrė qė njė pjesė e liderėve tė LD nė MZ, nė krye me profesorin e dalluar e partiotin e kulluar, tė ndjerin Bajram Rexha, tė vendosė tė themelojė partinė e re UDSH.
Koha do tė dėshmojė se UDSH, me njė program realist e pragmatik, tė bazuar mbi standarde demokratike europiane tė demokracive shumėnacionale, mbi tė gjitha me njė veprim tė sinqertė e transparent do t`ia dalė ta kthejė nė binarė tė duhur trenin e aspiratave legjitime pėr faktorizimin e shqiptarėve dhe pėr pėrmirėsimin e pozitės sė tyre nė Mal tė Zi, por edhe pėr kontributin nė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės, nė Mal tė Zi e nė Rajon.
UDSH bėhet parti parlamentare nė vitin 1996 dhe kėtė status vazhdon ta ruajė edhe sot.
Kjo i ka mundėsuar qė projektet e tij dhe mėnyra e zbėrthimit tė tyre nė opinion, ta bėjnė subjekt tė pakapėrcyeshėm nė tė gjitha debatat e brenshme apo ndėrkombėtare pėr pozitėn dhe statusin e shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Tri kanė qenė shtyllat e programit politik tė UDSH-sė nė fazėn e deritashme tė proceseve demokratike nė Mal tė Zi e nė Rajon: Platforma pėr status tė veēantė tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, kontributi pėr kauzėn numėr 1 tė shqitparėve nė fundshekullin e shkuar dhe fillimin e kėtij shekulli - pavarėsinė e Kosovės dhe kontributi pėr pavarėsinė e Malit tė Zi, qė rrethanat e kishin pozicionuar shumė tė rėndėsishme edhe pėr pavarėsinė e Kosovės.
Duhet thėnė se, nė kėto procese, UDSH ėshtė sjellur ndryshe nga partitė e tjera shqiptare dhe koha do ta dėshmojė se kush ka patur tė drejtė. Por, qė tani mund tė thuhet se, falė angazhimeve politike dhe aftėsisė qė fjalėt t`i bėjė vepra, UDSH, nė kėtė periudhė, bėhet partia mė e fortė shqiptare, e cila bėn qė kontributi i shqiptarėve nė Mal tė Zi nė ruajtjen e stabilitetit dhe tė paqes nė Mal tė Zi, si dhe nė krijimin e logjistikave pėr marrėdhėnie tė reja ndėrmjet popujve e shteteve nė Ballkan, tė jetė shumėfish mė i madh se numri i tyre nė popullsinė e kėtushme.
Pa pėrkrahjen e partive tė tjera shqiptare, ose me kundėrshtimin e tyre, UDSH, nė bashkėpunim me forcat demokratike nė Mal tė Zi dhe me faktorin ndėrkombėtar, ia del tė realizojė projekte tė rėndėsishme qė pėrmirėsojnė pozitėn e shqiptarėve, siē janė:
- formimi i Ministrisė pėr tė Drejtat e Pakicave,
- Ligji pėr pėrdorimin e simboleve kombėtare,
- Platforma pėr status tė veēantė tė shqiptarėve nė Mal tė Zi,
- spitali i parė i maternitetit nė Ulqin,
- pikat e reja kufitare me Republikėn e Shqipėrisė (Muriqani e Vermosha),
- fakulteti i parė shqip nė Podgoricė,
- Komuna Urbane e Tuzit, si projekt-pilot i njė faze kalimtare drejt komunės sė plotė,
- Ligji pėr tė drejtat dhe liritė e pakicave,
- Panairi i Librit nė Ulqin,
- Festivali i Kėngės pėr Fėmijė nė Ulqin,
- finalizimi i qendrave tė kulturės nė Ulqin e nė Tuz,
- zyrtarizimi i gjuhės shqipe nė Komunėn e Plavės….
- kyēja e pėrfaqėsuesve tė partisė shqiptare edhe nė pėrfaqėsitė diplomatike tė Malit tė Zi, pas pavarėsimit tė tij mė 2006,
- kontributi nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve fqinjėsore ndėrmjet Malit tė Zi e Shqipėrisė,
- kontributi pėr njohjen e Kosovės sė pavarur nga ana e Malit tė Zi….
- vendosja e partneritetit me qeverinė antimillosheviqiane tė Malit tė Zi…
S`do mend se kėto dhe projekte tė tjera i bėjnė qesharakė zėrat qė ende dėgjohen se nė Mal tė Zi nuk na u paska bėrė asgjė pėr pėrmirėsimin e pozitės sė shqiptarėve nė kėtė shtet.
Por, ato dalin nga subjektet tė cilat pas 18 vjet veprimi nuk kanė asgjė pas vetes ose nga ato tė cilave pas 16 viteve angazhime tė tjera u bie ndėrmend se ėshtė koha tė shesin super-patriotizėm.
Hiq kontributet dhe projektet e sipėrpėrmendura tė UDSH-sė, ēka na mbeti?
Edhe kontributi i UDSH-sė pėr kauzėn numėr 1 ėshtė i pakontestueshėm.
Kur po digjej Drenica, si parti qeveritare, UDSH organizon tubim pėrkrahjeje pėr aspiratat legjitime tė popullit tė Kosovės, duke dėnuar dhunėn e regjimit policor tė diktatorit Millosheviq, duke thėnė se viktimat e Kosovės janė edhe tonat dhe se fitoret e saj do tė jenė edhe tonat. Nė kėtė tubim tė marsit tė vitit 1998 ėshtė dėgjuar edhe fjalia: "Orėt nė shkollat tona, meshat nė kishat tona, namazet nė xhamitė tona, mėngjezet nė shtėpitė tona duhet tė fillojnė me lutje pėr Kosovėn". Dhe tjetra: "Mund tė ketė prapė dhunė, mund tė ketė prapė gjak, mund tė ketė prapė varre, por s`ka diktator as polici qė mund tė ndalė rrugėn e Kosovarėve pėr liri!"
Prononcime e deklarata tė ngjashme janė dėgjuar nga pėrfaqėsuesi i UDSH-sė nė Parlamentin e Malit tė Zi edhe gjatė bombardimeve tė NATO-s, kur nė Mal tė Zi ndodheshin rreth 100 mijė shqiptarė tė dėbuar nga Kosova dhe kur tė tjerėt po heshtnin.
Pėrfaqėsuesi i UDSH-sė jep dorėheqje nga Komisioni pėr hartimin e Kartės Kushtetuese tė shtetit tė pėrbashkėt tė Serbisė e Malit tė Zi, kur ky kishte vendosur qė Preambula e saj ta quante Kosovėn “krahinė autonome tė Serbisė”. - Nuk mund flitet pėr Kosovėn pa pėrfaqėsuesit legjitimė tė saj - kishte thėnė ai.
Paraprakisht, gjatė njė darke me disa anėtarė tė Komisionit, ai kishte braktisur tavolinėn kur pas saj ia kishte behur kryevrasėsi i ushtrisė sė Millosheviqit nė Kosovė, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, tash banues i Hagės. - Me tė tillė unė nuk rri - i kishte thėnė ai shefit tė delegacionit malazez. Darka kishte qenė nė Beograd.
Tash, disa qė asokohe nuk dukeshin asgjėkundi, pyesin se ēka ka bėrė UDSH-ja pėr Kosovėn! Ata harrojnė se nė vitrinat e UDSH-sė, pėr kėto dhe pėr shumė kontribute tė tjera, ėshtė Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit, nga presidenti historik Ibrahim Rugova.
I vetėdijshėm se pa epilogun fatlum tė kauzės nr. 1 tė kohės nuk mund tė flitet pėr realizime shqiptare, UDSH-ja shfrytėzon ēdo rast pėr ta ndihmuar sadopak kėtė.
Nė vitin 1997 njė lider u tha "Jo" politikave tė Millosheviqit. Millo Gjukanoviq e bėri publik angazhimin pėr pavarėsimin e Malit tė Zi partneritetin me tė, qė nė atė moment, UDSH e bėn imperativ tė veprimit politik. Ai nė vitin 1998 hyn nė Qeverinė tė cilėn e drejtonte partia e tij, nė ēdo takim me ndėrkombėtarėt avancon politikat e tij, nė tė gjitha zgjedhjet presidenciale pėrkrah kandidaturat e partisė sė tij, nuk ēon shumė pluhur pėr ēėshtje mė tė vogla, as kur pėr kėtė ka arsye objektive… sepse po afrohej pavarėsia. Po afrohej Referendumi i pavarėsisė i 21 majit 2006. UDSH ka qenė e vetmja parti shqitpare qė ka marrė pjesė aktive nė fushatėn e Referendumit dhe pėrcillte me keqardhje thirrjet pėr bojkot ose pozicionimin asnjanės tė partive tė tjera shqiptare. Por, pjesė aktive, pėr fat tė mirė morėn edhe tė gjithė shqiptarėt me tė drejtė vote, tė cilėt me 21 maj kanė pėrkrahur pavarėsinė e Mali tė Zi.
Mali i Zi i pavarur ka njohur mė 9 tetor, Kosovėn e pavarur, tė shpallur mė 17 shkurt tė kėtij viti.
Kėshtu vulosen marrėdhėniet e reja nė Ballkan. UDSH-ja ka hise nė kėtė vulė. Andaj nga pozita e kryetarit tė tij, mund t`i them me krenari: M`I GĖZOFSH 15 PRANVERA!

 

POLITIKA SHQIPTARE DHE MESAZHI AMERIKAN Koha e telekomandave po skadon
Shqiptarėt, si entitet i veēantė nacional nė Ballkan, qysh ilirėve e kėndej, nuk kanė qenė kurrė mė mirė sot. Me Shqipėrinė nė NATO, me Kosovėn shtet, me miqėsinė shqiptaro-amerikane, nuk guxojmė tė vėjmė pyka nė rrotėn e historisė qė ka marrė ecje tė mbarė.

Ferhat Dinosha

Dy kanė qenė projektet nė rrjedhėn e deritashme tė pluralizmit nė Mal tė Zi tė cilat janė bėrė mollė sherri ndėrmjet partive shqiptare tė kėtushme, ose kanė nxjerrė nė sipėrfaqe edhe grupacione politike qė mė parė nuk u kishte shkuar mendja tė jepnin ndonjė kontribut nė punėn e partive shqiptare.
I pari ėshtė Fakulteti i Mėsuesisė (nė shqip) nė Podgoricė dhe projekti i dytė i Komunės Urbane tė Tuzit. I pari ka hyrė nė vitin e pestė kurse i dyti nė tė tretin. Askush nuk mund tė thotė dhe nuk thotė se nuk do tė kishte qenė mė mirė qė fakulteti tė ishte nė Ulqin dhe tė kihej Komuna e plotė pėr Tuzin, por askush nuk mund tė thotė se pėr momentin e pikėrishėm dhe pėr kaēikun tonė kėto kanė qenė projekte tė dėmshme pėr shqiptarėt. Sidomos kur dihet se ato janė prodhuar me ndėrmjetėsimin e faktorit amerikan dhe kur dihet se asnjėrit nuk i janė mbyllur dyert edhe pėr zgjidhje tė tjera.
Por, kėto projekte, sidomos i dyti, kanė bėrė qė UDSH dhe autori i kėtyre rreshtave si kryetar i tij, t`u nėnshtroheshin sulmeve nga mė tė ndryshmet dhe nga mė tė ndryshmit.
Unė gjithė kohėn kam ndjerė mirėkuptim pėr patriotėt dhe veprimtarėt e mirėfilltė dhe tė sinqertė tė cilėt janė gjetur tė zhgėnjyer nga kėto, duke mos qenė drejtpėrsėdrejti tė kyēur dhe duke mos patur tėrė informacionin e duhur, por asnjėherė nuk i kam kuptuar pse aq lehtė kishin rėnė viktimė tė manipulimeve tė patriotėve me telekomandė tė cilėt kishin zėnė tė na shiteshin shpėtimtarė tė kombit.
Kėtu e nė diasporė, pėrpak na shitėn patriotizėm ata qė gjithė kohėn kanė pasur punė tė tjera, qė ndjenjėn mė fisnike pėr Tiranėn gjithė e kanė shitur lirė nė sportelet e sigurimeve tė regjimeve sllave tė Beogradit a tė Titogradit - Podgoricės. Duke ēmuar se ishte koha, ata tash ishin riaktivizuar pėr tė krijuar kore tė brohoritjeve e pėr tė pėrhapur tė pavėrteta tė pacipta. "Ferhat Dinosha e ka shitur Malėsinė. Ai punon ēka punon Gjukanoviqi". Nė protestat e diasporės, ata madje ia kishin dalur tė gjuanin gurin e tė fshehnin dorėn, tė vėnin mbi supet e shqiptarėve tė sinqertė e nostalgjikė, por naivė e tė manipuluar, pankardėn e porositur: "Ferhat Dinosha - tradhėtar". Mbi supet e shqiptarėve tė sinqertė por naivė, nė prag tė Referendumit pėr pavarėsinė e Malit tė Zi i cili ka qenė me interes vital edhe pėr shqiptarėt, nė njė tubim tė forcave qė sot e udhėheqin Komunėn Urbane tė Tuzit, ishte gjetur njė pankardė tjetėr, tėrheqėse por simpatike, me shkronjat UĒK". Ishte pak vonė qė UĒK -ja tė krijonte Komunėn e pavarur tė Malėsisė! Ajo kishte krijuar Kosovėn e pavarur. Por sot, ata tė cilėt kishin mbi supe UĒK-nė janė nė burg, kurse kanakarėt e tyre politikė marrin rroga tė majme nė Komunėn Urbane tė Tuzit dhe nė Parlamentin e Malit tė Zi dhe na preferojnė opozitėn serbe nė vend tė pozitės e cila para do kohe njohu pavarėsinė e Kosovės.
Po i pėrmend kėto segmente nga e kaluara e jonė e afėrt politike pėr arsye se duhet tė marrė fund sjellja e cila nuk pėrkon me rrjedhjen e proceseve tė gjithėmbarshme demokratike pėr shqiptarėt nė Rajon.
Shqiptarėt, si entitet i veēantė nacional nė Ballkan, qysh ilirėve e kėndej, nuk kanė qenė kurrė mė mirė sot. Me Shqipėrinė nė NATO, me Kosovėn shtet, me miqėsinė shqiptaro-amerikane, nuk guxojmė tė vėjmė pyka nė rrotėn e historisė qė ka marrė ecje tė mbarė. Po fillon epoka e marrėdhėnieve tė reja nė Ballkan, nė tė cilin shqiptarėt do tė jenė faktor i pakapėrcyeshėm pėr tė prodhuar stabilitet e integrime. Nuk mund tė ndodh mė qė shqiptarėt e telekomanduar tė sulmojnė vlerat tona mė sublime dhe bartėsit e tyre. Nuk mund tė ndodhė tė harrojmė se dora e telekomanduar shqiptare ka tentuar dy herė atentat mbi presidentin historik dr. Ibrahim Rugovėn. Koha e telekomandave po skadon.
Pėr tė hyrė nė kohė tė re na duhet dije, sinqeritet e pastėrti. Na duhet vetėdije se asnjėherė nuk guxojmė tė pėrbuzim sugjerimin amerikan, i cili na ka sjellė kėtė kohė tė re.
UDSH asnjėherė nuk ėshtė sjellė ndryshe. Ai kaherė ka thėnė:"Ne s`do t`i biem ēiftelisė pa njė tel amerikan".
UDSH dhe pėrfaqėsuesit e tij kaherė e kanė ditur cilėn kėngė tė gjeneratave tė tashme do tė sjellė teli amerikan. Ky autor nuk do tė harrojė njė fjalim tė senatorit Xhozef Bajden nė njė hotel tė Nju Jorkut, nė darkėn qė, pėr nder tė tij, e kishin organizuar Liga Shqiptro-Amerikane dhe shqiptarėt e diasporės. Duhet tė ketė qenė fundi i vitit 1999.
Nė njė moment tė fjalimit tė vet, senatori thotė:"Mė ka ndodhur tė thėrras nė mesnatė Presidentin Klinton dhe t`i them: "Sllobodan Millosheviqi nuk ndalet pa forcė!"
Thyhen muret e sallės ku ishin mbi njė mijė shqiptarė, nga duartrokitjet e tyre. Bajden, duke ngritur njėrėn dorė, ndėrpret duartrokitjet, me kėto fjalė: "Please stop! Tash do t`ju them diēka qė s`do tė duartrokitni" dhe, modest ashtu siē janė njerėzit e mėdhenj, vazhdoi: "Nuk them se unė e kam bindur Presidentin pėr tė bombarduar Serbinė, por ndoshta edhe fjala ime ka ndikuar nė kėtė, por, nėse ju tash, atje ku jeni nė tokat e veta, mė thoni se tė gjithė duhet tė jetoni nė njė shtet, unė do tė sillem ndaj jush si ndaj Millosheviqit. Kjo do tė jetė politika amerikane…". E dėgjon mizėn nė sallė. Asnjė duartrokitje.
Po, po. Kėto ishin fjalėt e senatorit Bajden, i cili nesėr mund tė bėhet nėnkryetar i Amerikės, nėse fiton taborri i demokratėve, megjithėse politika e jashtme amerikane nuk pėson ndryshime as nėn udhėheqjen e republikanėve. Presidenti Bush ėshtė dėshmuar miku mė i madh i shqiptarėve. Pra, kėto fjalė duhet t`i mbajmė mend edhe nėse fitojnė republikanėt nė zgjedhjėn e katėr nėntorit. Ato janė mesazh amerikan.
Pėr ēudi, disa shqiptarė, qoftė kėtu qoftė nė diasporė, sikur kohėve tė fundit kanė dashur tė na ofronin mesazhe tė tjera. Duhet tė ju kenė rėnė edhe juve lexues tė nderuar qė tė dėgjoni ndonjė sish duke na kujtuar se na qenka koha pėr tanke, meqė paskan mbetur pa u pėrgjakur vetėm tokat tona nė Mal tė Zi.
Kėtė tekst po e pėrfundoj pasi dėgjova fjalėt e kryeministrit tė Shqipėrisė z. Sali Berisha, gjatė pritjes nė Tiranė tė Kryetarit tė Republikės sė Kosovės z. Fatmir Sejdiu: "Shqiptarėt kanė shumė arsye tė jenė shumė tė kėnaqur". Koha e atyre qė na flasin ndryshe ka perėnduar.

Tė ndahet shapi nga sheqeri 6.11.2008
Njohja e Kosovės sė Pavarur nga Ana e Qeverisė sė Malit tė Zi ka rentgenizuar mė sė miri skenėn e kėtushme politike dhe subjektet qė e bėjnė atė. Duke ditur se Kosova nė fundshekullin e shkuar dhe nė fillim tė kėtij shekulli ka qenė kauza nr. 1 e shqiptarėve nė Ballkan, reagimet e partive politike parlamentare ndaj vendimit tė Qeverisė ėshtė pritur tė heqin ēdo iluzion se partitė shqiptare mund t`u sjellin ndonjė tė mirė shqiptarėve duke bashkėpunuar me partitė opozitare serbe ose proserbe nė Mal tė Zi.
Protestat e opozitės, tė organizuara pak ditė pas kėtij vendimi nga ana e Listės Serbe, Partisė Socialiste Popullore dhe Partisė Popullore, tė pėrkrahura edhe nga Lėvizja pėr Ndryshime, nė tė cilat ėshtė kėrkuar qė Qeveria tė anulojė vendimin, kanė treguar qartė se ata qė i quajnė terroristė udhėheqėsit e shqiptarėve tė Kosovės nuk mund tė jenė miq tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Por dy parti shqiptare vazhdojnė tė sillen sikur asgjė tė mos kishte ndodhur. Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi vazhdojnė tė ruajnė koalicionin me njėrėn nga partitė qė ka qenė shumė e zėshme nė protestat e lartėpėrmendura, me Partinė Socialiste Popullore, me tė cilėn mbajnė pushtetin nė Komunėn Urbane tė Tuzit.
Vėrtetė, kėto dy parti shqiptare dhe tė gjitha partitė qė morėn pjesė nė protesta janė angazhuar pėr komunė tė plotė tė Tuzit, kur UDSH-ja me ndėrmjetėsimin amerikan, ka pėrkrahur si zgjidhje kalimtare komunėn urbane tė draftit tė dytė, me shumė mė tepėr elemente tė vetėqeverisjes lokale, nė kufijtė administrativė qė pėrkojnė me ata etnikė.
Njėri prej elementeve qė e kishte shtyrė UDSH-nė qė tė pėrkrahte kėtė projekt-pilot ishte edhe ai se komuna e plotė e Tuzit asokohe do tė sillte nė pushtet nė Podgoricė partitė e protestave kundėr Kosovės, partitė serbe e proserbe. Marrja e Podgoricės do tė kishte rrezikuar edhe pushtetin nė nivel tė Malit tė Zi, atė pushtet i cili kėtyre ditėve ka njohur Kosovėn, duke u ballafaquar me protesta tė dhunshme tė partive qė pėrkrahin komunėn e plotė tė Tuzit! Dhuna dhe urrejtja ndaj shqiptarėve, e shprehur nė kėto protesta, tregon mė sė miri se qarin e komunės sė plotė pėr Malėsinė, tė bėrė nė pazarin me partitė serbe do e kishte ngrėnė qiraja rrugės. Komuna e plotė duhet tė bėhet kur tė mos jetė qiraja aq e lartė dhe me forcat e pavarėsisė.
Pra, si ėshtė e mundur qė LD nė MZ dhe ASH ta mbajnė peng Malėsinė me partinė, kryetari i sė cilės ka derdhur aq shumė lotė kėtyre ditėve pėr Kosovėn?! Mua mė ēudit mė shumė LD nė MZ, si parti e parė shqiptare, se liderėt e ASH janė pjekur nga mosha para se t`u binte ndėrmend tė formonin parti shqiptare. Ata, madje, kanė ardhur nė pushtet, nė krahėt e manipulimit tė ēėshtjes sė komunės urbane, pas njė fushate, gjatė tė cilės janė dėgjuar pėr tė parėn herė edhe ofendime ndėrshqiptare mbi baza fetare.
ASH ėshtė dalluar mė tepėr se LD nė MZ edhe nė disa momente kyēe tė proceseve demokratike nė Mal tė Zi. Nė prag tė referendumit pėr pavarėsinė e Malit tė Zi nga radhėt e tė parės janė dėgjuar zėra pėr bojkot tė tij, derisa e dyta ka qenė asnjanėse. Vetėm UDSH e ka shprehur publikisht se pavarėsia e Malit tė Zi ėshtė interes vital pėr shqiptarėt, gjė qė e kanė patur tė qartė tė gjithė shqiptarėt sepse e kanė pėrkrahur pavarėsinė. Po tė ishin sjellė si dy parti tė tyre, tjerė tupana kishin rėnė nė Dardani.
Partitė e tjera shqiptare, pėrveē UDSH-sė, kanė favorizuar kandidatin e opozitės, ose kanė qenė asnjanėse edhe nė prag tė zgjedhjeve tė fundit presidenciale. Kanakar i tyre ka qenė lideri i Lėvizjes pėr Ndryshime, z. Medojeviq, i cili ka pėrkrahur projektet kundėr njohjes sė Kosovės.
Edhe gjatė punės pėr nxjerrjen e Kushtetutės sė re tė Malit tė Zi, qė ėshtė hartuar nėn mbikqyrjen e ekspertėve europianė, LD nė MZ dhe ASH janė rreshtuar nė anėn e opozitės proserbe, duke tentuar tė molisnin forcat e pavarėsisė nė pushtet dhe duke bartur ujė nė mullirin e politikave serbe. UDSH -sė as kėsaj radhe, natyrisht, nuk i ka shkuar ndėrmend tė kėrkojnė mė shumė tė drejta pėr shqiptarėt nė sportelet e bosave serbė.
Hajt se lidhur me pavarėsinė dhe me ngjarjet e tjera nė Mal tė Zi, por LD nė MZ dhe ASH nuk iu ēkapėn opozitės proserbe as kur ngjarjet e kėtushme lidhen drejtpėrsėdrejti me Kosovėn. Para se Qeveria tė merrte vendim pėr njohjen e Kosovės, pozita malazeze (PDS e Gjukanoviqit dhe PSD e Krivokapiqit) i kishte propozuar Parlamentit rezolutėn pėr integrime qė hapte rrugė edhe pėr njohjen e Kosovės.
E tėrė opozita duke nuhatur se ēka po ndodhte dhe duke e patur halė nė sy njohjen e Kosovės, kishte kėrkuar tėrheqjen nga procedura tė kėsaj rezolute dhe kėtė kėrkesė e kishin nėnshkruar tė gjithė liderėt e partive opozitare. Besoni a jo, nėnshkrimin nė kėtė kėrkesė e kishte vėnė edhe deputeti i ASH, z. Sinishtaj! Kryetari i LD nė MZ e deputet i saj, z. Bardhi edhe kėsaj here e kishte fshehur dorėn. Nė kėrkesė figuronte vetėm emri i partisė sė tij.
Po t`ia kishte vėnė veshin pozita kėsaj kėrkese, kushedi kur e kishte njohur Mali i Zi Kosovėn dhe kushedi ēfarė kahjeje kishin marrė ngjarjet politike nė Mal tė Zi e nė rajon. Mirė se partitė serbe dhe ato tė krajlit kishin fėrkuar duart, po ē`gazep kishte dyshja Sinishtaj - Bardhi pėr t`i pėrkrahur kėto parti e jo rezolutėn qė i hapte rrugė njohjes sė Kosovės?!
A thua kėta tė dy vuajnė nga diēka qė opinioni ende nuk e di?
Ėshtė evidente se sjelljet e kėtilla u kishin sjellė dėm tė pakompensueshėm shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe mė gjerė sikur tė mos ua kishte marrė anėn pozicionimi i sinqertė e pragmatik, realist e transparent, harmonizues e kombėtar i UDSH-sė nė skenėn politike tė Malit tė Zi. Pa kėtė pozicionim, tė konsultuar vazhdimisht me qendra tė tjera shqiptare dhe me faktorin ndėrkombėtar, politikat shqiptare nė Mal tė Zi do tė kishin qenė vetėm mėlmesė nė gjellrat e kuzhinave serbe.
Ėshtė e ēuditshme, nga ana tjetėr, si sjelljet e sipėrpėrmendura nuk i kanė kritikuar asnjėherė intelektualė, gazetarė e veprimtarė tė mirėfilltė, as kėtu as nė diasporė. Pėrkundrazi, intelektualė, gazetarė e veprimtarė tė rrėjshėm, kėtu e nė diasporė, sė bashku me liderė tė caktuar tė LD nė MZ e tė ASH, janė munduar kohėve tė fundit tė udhėheqin valle, tė cilės ka mundur t`i shihej sherri edhe mė shumė seē po ja shohin tė burgosurit e manipuluar tė Spuzhės dhe familjarėt e tyre malėsorė. Nė epokėn e shqiptarėve qė ėshtė para nesh ne nuk mund tė hyjmė pa e dalluar fytyrėn nga dyftyrėsia, tė vėrtetėn nga gėnjeshtra, tė mundshmen nga e pamundshmja, njeriun nga i panjeri…Ne na duhet njė katarzė e brendshme pėr tė evituar dėmin qė ėshtė bėrė nė kontaktet tona brendashqiptare nga grupe me borxhe tė vjetra, tė cilat nė njė fazė, duke u shėrbyer me tė pavėrteta tė paskrupullta, ia kishin dalė tė manipulonin me njė pjesė tė masės sonė tė ndershme e tė sinqertė, por naļve, duke ua lavdėruar dorėzėn e thikės, tehun e sė cilės e kishin mprehur pėr shpatullat tona.
Ėshtė koha tė ndahet shapi nga sheqeri, e vėrteta nga e pavėrteta, dija nga injoranca. Ėshtė koha tė jepet llogari pėr sjelljet tona nė mėnyrė qė vetėm argumenti tė na shėrbejė pėr kontakte tė ndėrsjella dhe pėr ruajtjen e heterogjenisė fetare brenda organizmit tonė tė vetėm kombėtar. Vetėm argumenti tė na shėrbejė pėr tė punuar tutje nė faktorizimin e shqiptarėve nė Mal tė Zi nė situatėn e marrėdhėnieve tė reja nė Ballkan, me tė cilėn s`kemi pse tė jemi tė pakėnaqur. Me shtetin e ri tė Kosovės, me Shqipėrinė nė NATO, me Malin e Zi pa Serbi, me ruajtjen e miqėsisė shqiptaro-amerikane, s`kemi pse tė druajmė pėr tė ardhmen.
Ferhat Dinosha
Koha Javore

Dinosha:Lojėn e kujt e do media shqipe?2.11.2008

UDSH dhe pėrfaqėsuesi i tij nė Parlament janė pėrpjekur t`i krijojnė sadopak hapėsirė Qeverisė sė Malit tė Zi pėr tė marrė vendimin pėr njohjen e Kosovės sė pavarur edhe kur tė tjerėt, qoftė pėrfaqėsues politikė, qoftė gazetarė shqiptarė nuk e kanė pėrmendur kėtė. Qysh nė muajin prill, pėrfaqėsuesi i UDSH-sė ka thėnė se ėshtė nė interesin e Malit tė Zi qė tė njohė Kosovėn dhe se nė kėtė rrugė s`bėn tė ketė shumė vonesė. Ai e ka pėrsėritur kėtė disa herė publikisht, duke e shtruar edhe nė kontaktet e rregullta me zyrtarėt e Malit tė Zi nė tė cilat ka qenė i informuar se kjo ēėshtje do tė ketė epilog fatlum e afatgjatė. Por, me disa gjėra nuk licitohet derisa tė ndodhin dhe kėtė UDSH e di, nėse jo edhe gazetari ynė.
Njė titull nė ballinėn e “Koha Javore” nr. 342 dhe njė nėntitull i anterfilesė dalė nga teksti i gazetarit I.K. mė shtyjnė t`i bėj njė retrospektivė angazhimit tė medias shqipe lidhur me ngjarjet kryesore nė Mal tė Zi gjatė kėtyre viteve tė fundit.
Duke informuar pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Malit tė Zi, gazetarit dhe gazetės duhet t`u ketė pėlqyer titulli: “Mali i Zi i jep goditje tjetėr Serbisė”. Ky titull s`do tė tė vriste syrin shumė po tė hasej nė rubrikėn “Opinione e vėshtrime” qė nuk pėrfaqėsojnė domosdoshmėrisht politikėn redaksionale tė gazetės, por gazeta e vetme shqiptare, duke e veshur ballinėn me kėtė petk, thua se qan mė tepėr hallin e Serbisė sesa favorizon hapin e guximshėm tė Malit tė Zi, tė cilin Kosova e ka shumė tė rėndėsishėm. Ky titull sikur tė ishte marrė nga deklaratat e udhėheqėsve mė radikalė politikė e fetarė serbė, tė cilėt vendimin e Qeverisė Malazeze e kishin quajtur “thikė nė shpinė Serbisė”. Deshte a s`deshte, titulli pėrkon mė tepėr me reagimet e padrejta tė opozitės serbe se me vendimin e drejtė tė Qeverisė Malazeze, tė cilin ajo nuk e kishte marrė as pėr inat tė Serbisė, as pėr hatėr tė Kosovės, por pėr interes tė vetin nacional e shtetėror.
Me siguri padashtas, por gazetari qan hallin e Serbisė edhe kur nė vazhdim tė tekstit thotė se “njohja erdhi nė njė moment tė papritur dhe delikat pėr Serbinė…”, thua se s`paskemi ē`tė bėjmė veē tė mendojmė pėr tė priturat a tė papriturat e Serbisė.
Kjo edhe mund tė jetė pasojė e mungesės sė pėrvojės, por gazetari tregohet tendencioz dhe dezinformon kur nė anterfilesė, nxjerr titullin: “Shqiptarėt nė Mal tė Zi jashtė loje”.
Sė pari, Parlamenti i Malit tė Zi, nuk ka nxjerrė rezolutė pėr njohjen e Kosovės, por rezolutė pėr domosdoshmėrinė e pėrshpejtimit tė proceseve integruese, nė ē`gjė pozicionimi ndaj ēėshtjes sė Kosovės ka qenė i rėndėsishėm dhe Mali i Zi thotė nė kėtė rezolutė se ēėshtjen e Kosovės do ta shohė sikurse tėrė bota demokratike.
Sė dyti, relacionet ndėrmjet Malit tė Zi e Serbisė janė diēka krejtėsisht tjetėr, krahasuar me relacionet e Serbisė dhe tė Maqedonisė. Veē kėsaj, shqiptarėt nė Maqedoni dhe ata nė Mal tė Zi, edhe pėr nga numri edhe pėr nga pėrkrahja e elektoratit janė nė situata tė ndryshme.
Sė treti, gazetari duhej ta dinte dhe ta thoshte se prej tri partive shqiptare qė kanė pėrfaqėsuesit e vet nė Parlamentin e Malit tė Zi, dy bashkėpunojnė me opozitėn e jo me pozitėn, e cila kishte propozuar Rezolutėn. Vetėm UDSH-ja ka bashkėpunim e partneritet me pozitėn meqė pozita ka shumicėn edhe pa pėrfaqėsuesin e UDSH-sė, ėshtė ēmuar se nė kėtė ēėshtje tė ndjeshme dhe nė kėtė situatė tė ndjeshme, ėshtė mė profitabile qė ndėr propozuesit e Rezolutės tė jetė edhe pėrfaqėsuesi i UDSH-sė. Nėse jo gazetari i “Koha Javore” kėtė e merr vesh ēdo analist politik dhe ēdo diplomaci parlamentare. Falė UDSH-sė shqiptarėt nė Mal tė Zi kanė qenė e vazhdojnė tė jenė nė lojėn e demokracisė dhe tė stabilitetit nė Rajon, nė lojėn e integrimeve dhe tė faktorizimit tė shqiptarėve nė to. Ėshtė problem i gazetarit nėse ai do t`i shohė shqiptarėt nė ndonjė lojė tjetėr dhe shtrohet pyetja - lojėn e kujt e do media shqipe?
UDSH dhe pėrfaqėsuesi i tij nė Parlament janė pėrpjekur t`i krijojnė sadopak hapėsirė Qeverisė sė Malit tė Zi pėr tė marrė vendimin pėr njohjen e Kosovės sė pavarur edhe kur tė tjerėt, qoftė pėrfaqėsues politikė, qoftė gazetarė shqiptarė nuk e kanė pėrmendur kėtė. Qysh nė muajin prill, pėrfaqėsuesi i UDSH-sė ka thėnė se ėshtė nė interesin e Malit tė Zi qė tė njohė Kosovėn dhe se nė kėtė rrugė s`bėn tė ketė shumė vonesė. Ai e ka pėrsėritur kėtė disa herė publikisht, duke e shtruar edhe nė kontaktet e rregullta me zyrtarėt e Malit tė Zi nė tė cilat ka qenė i informuar se kjo ēėshtje do tė ketė epilog fatlum e afatgjatė. Por, me disa gjėra nuk licitohet derisa tė ndodhin dhe kėtė UDSH e di, nėse jo edhe gazetari ynė.
Ata madje, hajde dije pse, nxitojnė tė sulmojnė atė qė duhet ta pėrkrahin. Kėshtu, p.sh. gjatė verės qė shkoi, derisa angazhimet e UDSH-sė lidhur me njohjen e Kosovės ende nuk kishin pasur efektin e pritshėm, njė shkrim i gazetarit I.Berjashi nė njė tė pėrditshme tė Kosovės, prodhon titullin: “Pse Qeveria e Malit tė Zi nuk ia vė veshin Ferhat Dinoshės”? Ai habitet si UDSH mund tė jetė pjesė e njė qeverie qė nuk pėrfillka kėrkesat e kryetarit tė saj, pa pasur durim qė tė priste edhe njė ēik, qė duke ditur se vendim mė tė vėshtirė Qeveria e Malit tė Zi nuk ka patur deri mė tash nė punėn e saj.
Kur kjo qeveri, mė 9 tetor 2008, njeh Kosovėn, gazetari ynė nuk nxiton tė informojė opinionin se, mė nė fund, Qeveria paska vėnė veshin …
Kėta dhe gazetarė tė tjerė shqiptarė nuk kanė patur aspak sens analitik ose energji pozitive as lidhur me ngjarje tė tjera kyēe qė kanė krijuar logjistikė pėr njė hap tė kėtilė tė Qeverisė sė Malit tė Zi. Sot ėshtė e qartė, e dikush e ka pasur tė qartė kaherė, se pavarėsia e Malit tė Zi ėshtė paradhomė e pavarėsisė sė Kosovės. Bashkėpunimi me forcat e pavarėsisė nė Mal tė Zi ka qenė imperativ i kohės pėr subjektet shqiptare qė veprojnė kėtu. Por, vetėm UDSH ėshtė sjellė nė pajtim me kėtė imperativ.
Tė tjerėt kanė thirrė pėr bojkot, ose kanė qenė asnjanės. Gazetarėt tanė nuk kanė thėnė asnjėherė se kush kishte tė drejtė, e lėre mė t`u sugjeronin shqiptarėve, nė mėynrė tė pavarur, se ē`duhej tė bėnin. Pėr mė tepėr, ata shpesh kanė favorizuar qasjet e subjekteve apo grupacioneve tė ndryshme qė, me apo pa vetėdije, kanė ēuar ujė nė mullirin e politikave serbe.
Duke e parė kėtė sidomos pas dėshtimit tė koalicionit “Shqiptarėt Bashkė”, inicues i tė cilit kishte qenė pikėrisht UDSH kjo parti shqiptare vazhdon tė kultivojė partneritetin me forcat antimillosheviqiane nė Mal tė Zi, duke e konkretizuar atė edhe me forma tė reja tė bashkėpunimit - me koalicione zhvillimore- teknike nė nivele lokale me partitė nė pushtet tė z. Gjukanoviq.
Kjo formė e re e bashkėpunimit tė UDSH me PDS shihet si hapėsirė pėr tė sulmuar UDSH-nė, nga ana e disa gazetarėve, tė cilėt, pėr ta bėrė kėtė, favorizojnė edhe qasjet e ish-bashkėpunėtorėve tė shėrbimeve tė sigurimit tė sistemit tė vjetėr tė cilėt tash ofrojnė alternativa pėr shqiptarėt?
Mė kujtohet pyetja e gazetarit M. Gjoka, e kėsaj kohe qė kishte tendencė tė sugjeronte se autori i kėtyre rreshtave, si pėrfaqėsues i UDSH-sė, kishte harruar njė deklaratė tė vetėn tė mėposhtme, nė tė cilėn kishte thėnė:”…ne do tė marrim frymė me mushkėri tė Ēun Mules e tė Baca Kurtit, tė Dedė Gjo`Lulit e tė Mul Delisė”. Pra, duke aluduar nė bashkėpunimin e tashėm tė UDSH me PDS gazetari pyet: “Me mushkėritė e kujt merr frymė sot Ferhat Dinosha?” Asokohe natyrisht se gazetari ka marrė pėrgjigje, tė cilės sot mund t`i shtohet:”…edhe me mushkėritė e 17 shkurtit 2008 dhe tė 9 tetorit 2008″, tė cilat janė hapur edhe falė partneritetit tė UDSH me PDS, qė e kanė sulmuar gazetarėt tonė. Tė njėjtit, tė cilėt asnjėherė nuk e kanė sulmuar bashkėpunimin e partive tė tjera shqiptare me partitė serbe e proserbe, tė cilat edhe sot po protestojnė nė Podgoricė kundėr vendimit tė Qeverisė sė Malit tė Zi (nėn udhėheqje tė kryetarit tė PDS) pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Mua mė duket se faza e deritashme e pluralizmit politik nė Ballkan ka nxjerrė data tė reja historike pėr shqiptarėt dhe se duhet tė jemi tė kėnaqur me kėtė. Mė duket se kaq ka qenė kaēiku i shqiptarėve i vendosur nė mėnynė e miqve amerikanė, pa tė cilėt tė gjitha na i kishte ngrėnė qoftlargu nė bark. Nėse gazetarėt tonė, padronėt e tyre, apo kanakarėt e tyre politik kanė diē mė tepėr, le tė na tregojnė tė gjithėve.
Nėse jo, le tė pushojnė tė na shesin gogla pėr dushk, a shlivovic pėr viski.
Ferhat Dinosha
Koha Javore



Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim