Enver Dragoviqi – Veri

 

DASHURIA E TRETUR

SHPIRTIN E PĖRVĖLON

 

 

 

 

 

Biblioteka

“KRAJA”

 

Korrektura

Naser Perashi

 

Ilustrimet

Selman Haxhimurati

 

ENVER DRAGOVIQI – VERI

 

 

DASHURIA E TRETUR

SHPIRTIN E PĖRVĖLON

 

(Pėrmbledhje poezish dhe tregimesh)

 

 

 

 

 

PĖRKUSHTIM

 

Kėtė libėr ia kushtoj vendlindjes sime, KRAJĖS. Prandaj ėshtė e shkruar thjeshtė

nė dialektin vendas

 

 

 

 

 

DASHURIA

 

 

Dashuria ėshtė e ėmbėl

dashuria n`bot mbretėron

para syve del si engjėll

fytyra e ati qė don

 

                 

Kur Zoti madh krijoi njerėzin

kur kėt botė e gjallėroi

ai na fali dashurinė

me njėri tjetrin na ofroi.

 

 

NJĖ DASHURI E TRETUR

 

 

     Nė kala tė Ulqinit rri i ulur nė njė gur dhe mendoj. Mendoj duke shikuar detin dhe pyes veten. Ku do tė jetė tani e dashura ime? Athua ėshtė zgjuar sikur unė dhe mendon pėr mua, apo ka ra nė gjumė dhe mė ka harrua!?

- Jo! Se besoj! Se besoj se mė harron lehtė, se mė deshti me gjithė zemėr! Jam i sigurtė se ende mė do dhe thėrret emėrin tim, ashtu siē thėrras edhe unė emėrin e saj, se shpesh mė merr lemza dhe nuk mė lėshon nė asnjė ēast. E di se mė don dhe s`mė harron pėr tė gjallė. Sa herė mė kujtohet ajo vajzė unė qaj si fėmijė. Vajtoj pėr dashurinė e tretur, pėr njė dashuri tė vėrtetė qė u shkatėrrua me dhunė. Se harroj kurrė atė vajzė! E si ta harroj kur mė kujtohet nė ēdo ēast takimi ynė i fundit. Ishte ky njė takim i gjatė, i paharruar, mė i gjati nė historinė e dashurisė sonė, njė takim i trishtueshėm. Mė kujtohet, kur doli nė takim, unė u gėzova kur e pashė prej sė largu, por fytyra e saj ishte e tretur. Nė sytė e saj nuk dukej ai shkėlqim i njė vajze tė dashuruar. U ofrua dhe mė pėrqafoi pa folur asnjė fjalė. Mė shtrėngonte me tėrė fuqinė e saj dhe mė puthi nė faqe duke u dridhur. Unė mbeta i habitur! Mbetėm faqe pėr faqe, pėr disa minuta, pa u ndarė. Pa pritmas, lotėt e saj ma lagėn faqen time dhe filloi tė mė pėshpėrisė nė vesh me fjalė tė dridhura.

 

    - I dashur, ti e din se tė kam dashtė dhe tė dua. Por, ne duhet tė ndahemi, - tha.

    Pa mbaruar fjalėt ia plasi vajit dhe filloi tė qante me zė tė lartė, duke u shtėrnguar fort me tė dyja duart pėr qafėn time.

    - Babai... – tha ajo, mė fejoi nė Amerikė, pėr njė tė pasur dhe nuk mė pyeti fare. Unė se pranova, i thashė se tė dua vetėm ty e askėnd tjetėr nė botė, por mė ra shuplakė nė fytyrė dhe mė kėrcėnoi se do tė mė vrasė po se pranova atė ``Amerikanin`` e mallkuar.

    Su besova veshėve tė mi, por mė theri nė zemėr si me thikė! U treta nė ato ēaste dhe fillova ta shtėrngoj fort nė pėrqafim. Nga sytė e mi filluan tė pikojnė lotėt, se mė befasoi me kėtė lajm tė zi. E shtėrngova edhe mė fort me tė dyja duart, sikur tė kisha frikė tė mos ma vjedhė kush nė ato ēaste kur e kisha nė pėrqafim. E shtėrngova me tėrė forcat e mia. Ndoshta nė ato ēaste shtėrngimi na sillte edhe dhimbje fizike, por nuk i ndienim dhimbjet, sepse nga trishtimi, trupi im dhe i saji ishin tė mpirė nga dhimbjet nė zemėr qė ishin tepėr tė mėdha. Se vetėm shikonim njėri tjetrin nė sy, tė pėrlotur, sikur tė luteshim pėr mėshirė.

    Nuk kam kohė tė rri, mė duhet tė shkoj, se babai ma ndaloi tė dal nė qytet, por unė ika vetėm tė takohem me ty, pėr tė fundit herė, - tha ajo.

    Se fola mė asnjė fjalė, se goja mu bllokua, por vetėm e shikova nė sy. Nė ato ēaste sytė e mi tė pėrlotur flisnin pėr mua.

    - Lamtumirė... – mė tha, se mė duhet tė shkoj. Por, nuk shkonte, vetėm shtėrngohej pėr mua nė pėrqafim.

    Gjithė natėn mbetėm nė pėrqafim. Na dukej sikur tė kishte kaluar njė minut. Por, filloi tė agonte drita. Sa e shkurtė na u duk nata qė kaluam sė bashku.

    - Mė duhet tė shkoj - tha pėrsėri. Por nuk shkonte.

    Nė mėngjes erdhi babai i saj dhe na gjeti bashkė, tė pėrqafuar. Nuk e pamė prej sė largu, sepse tėrė natėn vetėm shikonim njėri tjetrin nė sy dhe nuk shihnim asgjė pėr rreth nesh. Erdhi si tė vinte dreqi dhe si bishė ia ngjiti pėr flokėsh dhe e tėrhiqte kah vetja qė ta nxjerrė nga pėrqafimi im. Por, ajo shtėrngohej edhe mė shumė pėr mua. Nuk donte tė ndahej prej meje! Por nuk ia arriti dot qėllimit, se nuk kishte fuqi mė tė shtėrngohej, kur filloi t`i binte grushta nė kokė. E tėrhiqte rrotull nėpėr tokė, por ajo gjithnjė e shtrinte dorėn kah unė dhe mė shikonte nė sy. Sytė e saj mė thėrrisnin ta kapi dorėn dhe mos ta lė tė ndahet prej meje, por s`kisha fuqi, sepse grushtat qė i hante ajo mė sillnin edhe mua dhimbje.

    O Zot! Ēfarė njeriu ėshtė ky? Si bėn dora ta grushtojė njė vajzė kaq tė bukur, qė ti e krijove veē pėr ledhatim e dashuri? Si bėn dora ta grushtojė euladin e vet dhe t`i sjellė dhimbje fizike dhe psiqike? Pse o Zot? Pse i len gjallė kėto njerėz tė pandjenja?

    Mbyte kėtė kriminel, mbyte kėtė bishė tė egėr mos e len tė gjallė. Ose. Ose mė mbyt mua, ma merr edhe shpirtin kur ma morre dashnoren! Mos mė len gjallė tė shoh kjamet me sy e tė vuaj deri t`jem gjallė.

    Iku dashnorja! Iku sikur ta pėrpinte nata qė e lamė pas.

    Shumė ditė kaluan, shumė muaj, ndoshta edhe vite, se unė nuk numėroj mė asgjė, mė ka tretė orientimi i jetės dhe nuk kam mė dėshirė tė jetoj.

    Netėt i kaloj pa gjumė, i pa ngrėnė e i pa pirė, kėtu nė Kala. Kėtu, ku u takuam me dashnoren. Kėtu dal pėr natė dhe pres. Kėtu po pres edhe sonte, ndoshta mos po vie dashnorja. Bie shi, dėborė, stuhi, por unė kėtu rri e pres. Kėtu do tė pres, deri tė vdes. Edhe kur tė vdes, do ta lė amanet qė tė mė varrosin kėtu nė Kala, se vetėm kėtu isha i lumtur. Kur tė vie dashnorja pas shumė vitesh jam i sigurtė se do tė dalė nė takim. Sė paku, me vorrin tim le tė takohet.

    Pres. Dola nė korzo qė tė hjek pak mėrzi. Aty mijėra njerėz... Shoh ēifte tė lumtura qė shetisin bashkė tė pėrqafuar dhe fytyra e tyre shkėlqente nga lumturia dhe dashuria. Tė gjithė ishin tė lumtur vetėm unė jo. Vetėm unė dhe njė lypse, qė shtrinte dorėn kalimtarėve dhė lutej pėr njė kafshatė bukė. Dikush prej kalimtarėve ia hodhi lypses ca para tė holla dhe nė sytė e saj erdhi shkėlqimi. Edhe lypsja u bė e lumtur, mbeta vetėm unė me zemėr tė thyer.

    U ula pėrkrah me lypsen, e shtriva dorėn edhe unė, ndoshta ndonjė kalimtar do tė ma gėzoj zemrėn edhe mua. Shumė kush mė hidhte para, por pėrsėri mbeta me zemėr tė thyer.

    Jo. Nuk ka para nė botė qė mund tė ma gėzoj zemren time, vetėm ajo vajzė. Vetėm ajo mundet tė ma kthejė pėrsėri lumturinė, por, ku gjindet ajo tani?

    - Ah, Zot i madh!

    Njė shokė mė thotė ta harroj atė vajzė dhe tė gjej ndonjė vajzė tjetėr. Shiko pak, mė thotė, sa vajza tė bukura ka nė korzo. Vėrtetė, shumė vajza tė bukura kishte nė korzo, pothuaj se tė gjitha ishin mė tė bukura se dashnorja ime.

    Por jo. Nuk mundem tė themeloj dashuri kundėr ndjenjave tė mia, se nuk kam dy zemra. Edhe atė qė e pata, ia fala asaj. Nuk mundem tė shtrihem nė shtrat dhe tė bėj dashuri me njė vajzė qė nuk e dua.

    Po dashuria ime si do ta ketė hallin?

    Athua mundet me durua dorėn e njeriut, qė nuk e don, me e prek trupin e saj?

    Zot! Pse kėshtu? Pse?

    Shpresat ende mė mbajnė gjallė. Tėrė natėn shetis nė korzo dhe kėrkoj dashnoren. Shumė vajza mė pėrgjasin nė dashnoren time dhe unė gėzohem pėr njė ēast. U dal pėrpara nė rrugė dhe gati nisem t`i pėrqafoj, por kur vėrtetoj se ajo nuk ėshtė dashnorja, zemra pėrsėri mė shėmbet. Shumė vajza mė shajnė dhe nga frika bėrtasin. Dukem si narkoman. Organet e policisė mė morėn dhe mė shtinė nė burg, se u bėra i rrezikshėm pėr ambientin njerėzor.

    Njė natė tė tėrė e kaloiva nė burg. Kur mė lėshuan, menjėherė shkova nė Kala. Por, pėrsėri se gjeta aty dashnoren. Unė kėtu do tė pres deri sa tė jem gjallė.

 

 

 

 

 

 

 

 

KRAJA ME PLAGĖ MĖRGIMI

 

 

    Krajė e dashur, tė gjeta nė Histori. Zėri i trimave tė tu sa larg paska mbėrritur. Sikur lisi qė bin mė gurit, kurr s`ju lig zemra asnjė burrit.

    Por sot o Krajė o i shtrenjti, dola n`Rumi ty pėr me t`pa, por i mbylla syt se m`erdhi pėr t`qa. Mė dhemb zemra kur shikoj dhe bėj krahasime. Dikurė ti ishe njė kopėsht lulesh, aq i bukur, i thurur me mure tė forta e mbi mure tė vendosura ferrat e murrizit.

    Kėto lule ishin vajzat e reja, tė bukura si rrezja e diellit qė ruanin bagėtinė nė mal, kurse muri me ferra ishin djemt e ri, trimat qė ruanin nderin dhe fytyrėn e Krajės. Kurrė s`guxonte askush tė hyjė nė kėtė kopėsht tė bukur dhe ti ju vejė kėmbėn luleve tė Krajės.

    Shumė kush u mundua ta kapėrcejė kėtė gardh, por kur hinte mbi murė, aty shkliste nė ferra, ferrat i ngulėshin nė kėmbė, dhe nga dhimbjet rrėzohej dhe binte poshtė nga muri.

    Po sot, sot ku gjindet ai kopėsht lulesh?

 

      

 

 

 

 

 

 

  

 

 

 

  Tanė kėto trima vdiqen, por athua nuk u lind kurrė mė asnjė trim. Ah sa mė dhemb zemra. Mė dhemb zemra se ky kopėsht lulesh po shėndrrohet nė njė kopėsht errėsire, nė njė kopėsht frike.

    Edhe kėto pak lule qė kanė mbetur janė tė pėrfikura se s`ka kush ti lagė me ujė dhe janė tė shkelura, tė shkelura nga kėmba e bishėve tė egėra.

    Tė rinjėt kanė ikur, dhe kėto pak tė rinjė qė kanė mbetur po ikin dita ditės, dhe po ilėnė pleqtė e shkretė kėtu tė vetmuar.

    Mosni kėshtu more djelmosha. Mos lakmoni dheun e botės, mos ia therrni zemrėn lokės, mos i leni tė vetmuar, tė mjeruar e tė pėrmalluar, babė e nėnė se ato janė plakur dhe janė tė lodhur. Mos i leni vetėm se sot kanė nevojė pėr ju ashtu siē patėt nevojė ju deri dje pėr to.

    A kėshtu ruhet amaneti? A kėshtu falet gjaku i trimave tė Krajės qė kanė derdhur pėr kėto troje, a kėshtu e shpėrbleni mundin e nėnės dhe tė babės qė hoqėn me ju rritė juve?

    Kėsaj i thonė e kalova zallin e ta dhjefsha kalin. PSE kėshtu, pse? Pse ju veni ēmimin babės e nėnės? Po ēfarė ēmimit more? Ato s`kanė kurrė njė ēmim kur si merrni me vete. Ato si vlejkan dhjetė mijė dollarė sa ju i paguani pėr vete.

    Sa turp, sa tmerr.

    Mė kujtohet kurė para disa kohe vdiq njė grua qė e pata fqinje. Ishte kjo nėna e njė biri qė ka emigruar nė Amerikė, dhe e la tė vetme tė shkretėn. Tė paktėn as njė gotė ujė s`kishte kush t`i ia jepte tė shkretės, por kishte mbetur nė mėshirėn e fqiut. Kur i erdhi dita tė vdiste kėrkonte birin e saj ta shihte pėr tė fundit herė.

    Sa turp, sa tmerr, dha shpirt e shkreta me emrin e tė birit nė gojė, nė vend qė tė vdiste duke lėshuar shahadet, nė vend qė tė jeptė shpirt me emrin e pejgamberit tė shenjtė nė gojė.

    Vdiq e shkreta dhe nė dhe e shtinė fqinjėt. Biri i sajė nuk erdhi aspak, tė paktėn tė vdekur ta shihte nėnėn qė e lindi pėr tė fundit herė. Po ēfarė biri ėshtė ai? Jo ai nuk ėshtė birė, ai ėshtė kopil, kur si dhemb zemra pėr nėnėn e vet.

    Ēfarė turpi!

    Po ēonu njėherė ju o burrat e Krajės. Dilni prej vorrit dhe shikoni pak se ē`po ndodhė me Krajėn tuaj. Po si tė ēohen tė shkretėt, kur vorret e tyre i kanė robėruar ferrat. Edhe po tė duan tė ēohen, si lanė ferrat me dalė prej vorrit.

    A e meritojnė kėto trima kėtė punė? A e meritojnė qė eshtrat e tyreė sot po pushojnė nėn ferra? A e meritojnė qė vorri i tyre po bėhet nevojtore qenjsh dhe derrash tė egjėr? Jo nuk e meritojnė kėto trima kėtė punė, por kush do t`i presė ferrat, kur s`ka mbetur askush pėr punė, por vetėm kanė mbetur pleqtė e lodhur.

    Sa mė duket mua i lumi ai plak qė vdes i pari, se ai qė vdes tani e varrosin kojshija.

    Po plakun e fundit qė tė vdesė kush do ta shtjerė nė dhe? Askush; |Por aty kur tė vdesė do tė mbetet deri tė kalbet mbi dhe ose ta hanė bishat e egra.

 

 

 

 

 

IKET

 

 

Dallėndyshet ikėn

shtegtojnė pėr nė jug

e bashkė mė dallėndyshet

biri i nėn`s bėn rrugė

 

Loton nėna e zezė

se ka mbet e shkret

shikon folen e dallėndyshes

qė e thatė ka mbet.

 

Folen e dallėndyshes

e ka mbuluar m`byku

shtratin e birit nėn`s

e ka kapluar n`dryshku.

 

Plot tre muajt e vjeshtės

lot janė larė mė shi

plot tre muajt e dimėrit

lot n`faqe jan n`gri.

 

Kur erdhi pranvera

dallėndyshet erdhen pėrsėri

kurse biri i nėnės

ku gjindet se di.

 

Dallėndyshet erdhėn

fole tjetėr po ndėrtojnė

nė folen e birit nėn`s

marimangat po pushojnė.

 

Sa pranvera erdhen

sa herė zogj`t shtegtojnė

sa lot jan tuj u derdhur

qė birin kėrkojnė.

 

Para der`s shtėpis

njė grua dha shpirt

tuj shiku dallėndyshet

e birin tuj prit.

 

Biri nėn`s kurr nuk erdhi

as ta shohė nėnėn tė vdekur

ėshtė shumė larg ai prej atėdheut

nėpėr botė diku i tretur.

 

 

 

 

DHE I HUAJ, DHE I MALLKUAR

 

 

    Shumė vite kaluan, dhe unė rri ende i vetmuar, Shumė vite kaluan qysh kurė u pa buzėqeshja e fundit nė fytyrėn time. Ku u mbusha kaq shumė mė gjynahe nuk e di, por e di se shumė vuajtjet i kalova dhe vuajtjet po shtohen dita ditės edhe mė tepėr.

    Natėn rri deri vonė dhe mendoj. Atje larg diku ėshtė vendlindja ime. Sa shumė vite kaluan qė kurė se kam parė vendlindjen time tė dashur. Por me mallė mė kujtohen ditėt e fundit dhe tė fėmijėrisė qė i kalova aty.

    Ishte dhjetorė i vitit 1991, kur filloi lufta. Njerėzit filluan tė ikin nga vendi i tyre dhe shpėrndaheshin nėpėr botė. Atėherė sa po ui kisha mbushur tetėmbėdhjetė vjetė dhe fillova jetėn, fillova tė lulėzoj dhe t`i ēeli sytė nė jetė.

    Papritmas njė ditė mė erdhi letėrthirrja tė shkoj ushtarė.

    O Zot; si tė shkoj ushtar kur lufta po shtrihej dita ditės edhe mė tepėr? Si tė shkoj ushtar nė atė kohė kur askush nuk shkonte, por djemt e nėnave shpėrndaheshin nėpėr botė pėr tė shpėtuar kokėn tė gjallė.

    Pse o Zot? Pse ėshtė i mallkuar ky Ballkan.

    S`kam rrugė tjetėr, mė duhet edhe mua tė shkoj dhe ta kėrkoj fatin nėpėr botė, se kėtu s`po mė lanė. Mė duhet tė ndahem prej nėnės sa po u ndava prej gjirit tė sajė, dhe fillova jetėn.

    S`kisha dėshirė tė iki, por s`pata rrugėdalje tjetėr.

    Pse o Zot? Pse?

    Pse s`po mė len ta gėzoj tokėn time, shtėpinė time, shtėpinė ku u linda? Pse s`po mė len ta gėzoj dashurinė e nėnės, tė babasė, motrės, vėllait dhe tė atyre qė mė duan? Pse s`po mė len ta gėzoj rininė time nėn rrezet e diellit tonė, por mė duhet ta thej qafen atje ku s`ka diell?

    Mė duhet tė shkoj, dhe me njė trafikant lidhėm kontratė qė t`mė pėrcjellė nė Amerikė te daja im, pėr dhjetė mijė dollarė Amerikan. Mė duhej t`i marr borxh se jeta u bė e vėshtirė dhe ne nuk i kishim aq para. Pėr katėr ditė duhej tė nisem, tė bėj rrugė pėr gyrtbet tė zi.

    Katėr ditėt e fundit nuk dola askund, vetėm sillesha nėpėr oborrin e shtėpisė dhe me kujdes shikoja ēdo gjė qė ndodhej aty. Shikoja ēdo gurė, ēdo tjegull tė shtėpisė ku u linda dhe ēdo dritare. I shikova me kujdes qė mos t`i harroj kurrė.

    Nėna ime vinte gjithkah pas meje dhe nuk mė lėshonte nga shikimi nė asnjė ēast.

    U bė natė dhe deri vonė rrija pa fjetė se nuk mė merrte gjumi, e bashkė me mua rrinte edhe nėna. Dikur vonė shkova nė shtratin tim, dhe nėna pėrsėri erdhi pas meje nė dhomėn time. Mė mbuloi mirė se ishte ftohtė dhe mė shikonte nė sy. Sytė e saj ishin tė pėrlotur, plot mjegull dhe tė skuqur nga vaji. Rrinte duke mė shikuar nė sy pėr disa minuta me radhė dhe nuk dilte nga dhoma ime.

    Shko i thashė o nėnė bjer dhe pusho, mos mėrdhit kot se ėshtė tė ftohtė.

    Nė sytė e saj vėrejta se filluan tė pikojnė lotėt dhe me buzė tė dridhura mė puthi nė ballė dhe mė tha:

    - Biri im. Nuk mėrdhas unė mė tepėr se mėrdhita. Ne po ndahemi dhe zemra ime kurrė mė nuk do tė ngrohet. Ti po bėn rrugė dhe po mė len me zemėr tė thyer, por amanet po ta lė ``mos harro vendlindjen, mos harro nėnėn qė tė rriti dhe gjuhėn e saj, dhe kur tė mundesh kthehu pėrsėri nė atėdhe``.

    Lotėt e saj ma vranė zemrėn, dhe mua filluan tė mė dridhen buzėt nga vaji dhe sytė e mi u mbushėn mė lot. Nė ato ēaste e mbulova fytyrėn time me jorgan se nuk desha qė nėna t`i vėrejė lotėt e mi. Nuk doja t`i ia thej zemrėn edhe mė shumė. Kisha dėshirė tė qaj me zė tė lartė, por u durova.

    Nėna fiku dritėn, por nuk dilte nga dhoma, vetėm ledhatonte lehtė flokėt e mi. E dinte e shkreta se nuk do tė shihemi kurrė mė, dhe donte tė nginjej duke mė shikuar.

    Dikur vonė vaji mė lodhi dhe mė mori gjumi. Nė mėngjes sa filloi tė agonte mė doli gjumi dhe u zgjova trembėshėm. Tėrė natėn pashė ėndėrra tė kėqia.

    E ndiejsha dorėn e nėnės qė ledhatonte lehtė flokėt e mi. I hapa sytė dhe e shikova. Nuk e shihja mirė se ende mbretėronte errėsira nė dhomėn time, por vėrejta nė hijen e saj se ishte e mbledhur krahėsh nga tė ftohti dhe dridhej.

    O Zot. Tėrė natėn e kaloi pranė meje dhe mėrdhiti. E dija se zemra e saj nuk do tė ngrohet kurrė mė.

    Plot katėr net nėna i kaloi pa fjetė pranė shtratit tim duke u dridhur e qarė. Mė nė fund erdhi edhe ajo ditė e zezė, ajo ditė e mallkuar qė ma hodhi pėrgjithmonė nė errėsirė rinin time.

    Drita agoi, agoi kjo dritė e zezė dhe mua mė duhej tė nisem.

    Kur u nisem dolėn tė mė pėrcjellin tė dashurit e mi qė po ndahemi pėrgjithmonė. Dolėn babai, nėna, motra dhe vėllai. Tė gjithė qanin.

    O Zot. Kjo ditė po mė kujton njė varrim kur vdiq njė djalė i ri dhe nė varrimin e tij tė gjithė vajtuan deri te varri i tij.

    Edhemua po mė duket vetja si i vdekur, kur tė gjithė po qajnė pėr mua. Si durova lotėt mė as unė, por kėmbėt nuk mė heqnin para veē mbrapa. U pėrqafova me tė dashurit e mi, dhe mė nuk e solla kokėn mbas, se s`kisha zemėr ta shikoja nėnėn duke qarė.

    Mė priste rrugė e gjatė.

    Dielli akoma s`kishte lindur, por natyra dukej shumė mirė. Ishin kėto shikimet e fundit qė i hodha nė vendin ku u linda dhe u rrita.

    Trafikanti ma dorėzoi pasaporten. Unė e hapa dhe e shfletova udhės pėr tė hjek pak mėrzi. Shikova fotografinė time, dhe pėrkrah me fotografi ishte emri. Shikova mė hollė, por aty s`ishte emri im. Aty ishte shkruar njė emėr i panjohur pėr mua.

    O Zot, edhe emrin mė duhet ta n`drroj. Mė duhet ta thėrras veten me emėr tjetėr dhe ta harroi emrin qė mė dha nėna ime kur mė lindi.

    Hyra nė aeroplan dhe u nisėm. Rruga pėr Nju-Jork ishte e gjatė. Plot tetė orė i kalova nė ajėr duke fluturuar. Ndėrkohė pėr njė ēast mė mori gjumi. Mundohesha t`i harroi lotėt e nėnės tė paktėn pėr kėtė ditė sa ta kaloi kufirin, por sa mė mori gjumi fytyra e nėnės mė doli para syve, dhe ashtu e pėrlotur mė thirri nė emėr tė vėrtetė. Menjėherė u zgjova trembėshėm se ma nxorri gjumin njė dhimbje nė zemėr qė ishte tepėr e madhe.

    Pėrsėri mi ngacmoi ndjenjat, dhe nė sytė e mi filluan tė pikojnė lotėt. E nxorra pasaportėn prej xhepit dhe e hapa fletėn e parė. E shikova emrin. Emri im ishte Boshkoviq Millan.

    O Zot mendova me vete. Po pari nėna ime mė thirri mė emėr tjetėr. Njė udhėtar i panjohur qė ishte pėrkrah me mua mė shikonte i habitur. Vėrejti edhe ai lotėt qė pikonin prej syve tė mi. Mė foli diēka nė gjuhėn Angleze. Unė e njihja pak Anglishten, por se mora vesh se ēka thonte se nuk e kisha mendjen tek ai, por e ndjeva se mi rrihte krahėt dhe e kuptova se donte tė ma zbusė zemren.

    Aeroplani zbriti nė Nju Jork, udhėtarėt dolėn nga aeroplani. Dola edhe unė. Ishte natė dhe askund nuk e pashė diellin.

    Ah tokė e zezė, po pse erdha unė kėtu ku nuk shoh asnjė fytyrė tė njohur.

    Nuk dija se kah duhej tė shkoj, por vetėm mbaja udhėn pas njeriut tė panjohur qė udhėtuam bashkė. Mbėrritėm para doganės ku duhej t`i jepnim nė kontrollė pasaportat. Prita radhėn rreth gjysmė ore. Atėherė doganieri thirri emrin Boshkoviq Millan. Askush nuk u pėrgjigj. Bashkėudhėtari me shikonte i habitur, dhe kur doganieri e pėrsėriti emrin Boshkoviq Millan mė ra lehtė grusht kėmbės, dhe atėherė me fjalė tė dridhura thash: Po unė jam. S`ma bėnte goja ta pranoj atė emėr, se kur doganieri thirri emrin e panjohur nė tė njejten kohė engjujt e Zotit ma sillnin nė veshin tim tė djathtė zėrin e nėnės qė thėrriste emrin tim tė vėrtetė.

    Si tė quajn ty mė pyeti doganieri nė Anglisht. Boshkoviq Millan i thashė. Nė ato ēaste u mundova ta sjelli buzėqeshjen nė fytyren time, por ishte e kotė se syt e mi tė skuqur mė tradhėtuan, dhe shumė qartė lexohej nė sytė e mi emri im i vėrtetė.

    Doganieri mė shikoi nė sy dhe mė tha:

    S`ėshtė e vėrtetė. Atėherė mė pyeti pėr datėlindjen. Unė mbeta pa pėrgjigje se nuk e dija kur kishte lindur dreqi i mallkuar, por bėra gjoja se nuk e kupėtova se ēfarė mė pyeti. Prit pakėz mė tha se je i dyshimtė.

    Ashtu siē erdha kėtu pa dėshirėn time, ashtu edhe puna mu pri mbrapshtė. E gjetėn se pasaporta ime ėshtė e fallsifikuar dhe mė shtinė nė burg.

    O Zot, i pagova tanė kėto para dhe tė vij e tė kalbem kėtu nė burgjet e botės pa i bėrė asnjė gjė tė keqe kurrkujt.

    Pse o zot, pse? Gjynahet e kujt po i paguaj unė?

    Plot tre muaj i kalova nė burg. Plot tre muaj syt e mi nuk e panė as diellin e as hėnėn. Mė jepnin ka njė kafshatė bukė sa ta mbajė shpirtin nė jetė. Mė binin bukėn dhe ma linin nė tokė sikur tė ushqenin ndonjė qen. Netėt e para i kalova pa gjumė se s`kisha ku tė flija, vetėm nė dėrrasa. Kisha vetėm njė qebe tė mbulohem, dhe tėrė natėn mėrdhitėsha nga tė ftohtit. Dikurė gjumi mė lodhi, dhe sa mė mori para syve mė doli fytyra e nėnės qė thėrriste emrin tim me njė zė tė dridhur, dhe pėrsėri ma nxorri gjumin.

    O Zot, ai i dridhur s`po len as flej.

    Athua nėna e din se ku e ka birin e saj tani. Athua e din se biri i saj po mėrdhet nė burgjet e botės dhe nuk ka mė ēka tė mbulohet. Sikur ta dijė tė vėrtetėn ajo do tė hidhej nė litar.

    Ah tokė e zezė, po ku e ke diellin. Sa mė ka marrė malli ta shoh diellin edhe njėherė me sy.

    Mbasi qė kaluan tre muaj mė lėshuan nė liri, por duhej t`i paguaj edhe gjashtė mijė dollarė tė tjera qė unė nuk i kisha, por mė duhej t`i ia merrja dajės borxh. Pėr tre muaj qė i kalova nė burg i treta plot gjashtėmbėdhjetė kilogram nga pesha e trupit. Nė ato ditė nuk do t`mė kishte njohur as nėna qė mė lindi.

    Plot dy vite banova tek daja. Plot dy vite mė duhej tė punoj vetėm pėr ta kthyer borxhin. Puna ishte e vėshtirė, se punoja dy punė.

    Ditėt kalojnė, kalojnė edhe vitet, por malli jo. Malli pėr atėdhe nuk hiqet por shtohet dita ditės edhe mė tepėr.

    I shikoj fėmijėt e dajės qė rriten pėr ditė. Shumė keq e flasin gjuhėn e nėnės, dhe nuk e njohin asnjė traditė Shqiptare.

    O Zot, athua kėshtu njė ditė do tė rriten edhe fėmijėt e mi.

    Sot kaluan plot dhjetė vite qė se kam parė vendlindjen. Plotė dhjetė vite nuk di asgjė pėr fatin e nėnės dhe tė babės. Mė thonė se ende janė gjallė, por nuk e besoj pa i parė me sy. Ndoshta ende janė gjallė se gjithnjė ai zė i dridhur nuk mė len tė flej, se mė thėrret tė kthehem nė atėdhe dhe ta ēoj nė vend amanetin.

    Tani i bėra ca para, por nuk mundem tė kthehem se nuk i kam bėrė dokumentat.

    Njė ditė do tė kthehem, por ndoshta do tė jetė vonė. Ndoshta nuk do t`i gjej gjallė babėn as nėnėn qė i lash me zemėr tė thyer.

 

 

 

 

BIJT E KRAJĖS

 

O ju vllazen, o ju motra

o ju bijt e nanės Kraj

hidhni syt nganjėher tek votra

se pa ju s`ēel as lulja n`maj.

 

Sa bula e gishtit derdhet loti

pėr kto djem qė n`rrug jan nisur

ban ēudi me ne dhe zoti

prehėri i nans ėshtė boshatisur

 

Mos pėrbuzni nanėn tuaj

sa t`jet gjall ajo u thėrret

mos lakmoni dheun e huaj

se n`atdhe nana ju pret.

 

Qan nanlokja me fotografi n`dor

pėrmbi djep rrin e loton

nuk ka ken tė pėrqafoj

nėpėr ėndėrr ju kėrkon.

 

Edhe baba qė ka vdekur

thell prej vorrit po thėrret

thėrret prej vorrit tij tė tretur

se ska ferrat kush ja pret.

 

Edhe dielli habitshėm shikon

diēka ati sikur i mungon

e shikon Krajėn me habi

si ka mbet kshtu pa rini.

 

Qaj ti o Kraj, ti nėpėr mote

syni lyp tė shohė rinin

a ėshtė turp o Kraja loke

s`ka mbet kush t`hap xhamin.

 

Shpit e vjetra i shikoj me mall

jan rrit ferrat deri n`pullaz

nuk ka brenda njeri gjallė

veē plot minj dhe marimanga.

 

Qysh kur n`Kraj lule s`ka ēel

Qysh kur kam djalit ktu ska shkel

Qysh kur n`darsem s`krisi lodra

pra ktheni mbrapa vllazen dhe motra.

 

Mos zotroni dheun e huaj

se Kraja ėshtė foleja juaj

mos e leni Krajen shkret

se ska njeri qė jeton dy jet.

 

 

 

I MAHNITUR PĖR NJĖ VAJZĖ

 

 

Ndalu vajzė se zemra m`plasi

shpirti m`dridhet tuj t`shiku

sa her rrug un ty hasi

maraku vjen tuj mu shtu.

 

Bukurin qė t`ka fal Zoti

rrall her shihet n`kėt dyrnja

sa her t`shoh pikon loti

syt prej teje s`muj me i nda.

 

Pėr ty vajz jam i mahnitur

pėr ty rri me lot sy

n`qoft se vdes ta kesh tė ditur

se njė djal ka vdek pėr ty.

 

Mi qerrove syt e ballit

ilet n`zemer ke shti

i mahnitur jam prej hallit

pa ty shpirti ska qetėsi.

 

Zemra ime s`ėshtė gurė mali

ajo thehet si kristali

n`dalu vajz po t`lutem ty

mos ma len zemren mu thy.

 

Shum tu luta, shum po t`thėrras

mos ma len zemren me plas

ndalu vajz pash perėndin

mos ma len nė terr rinin.

 

 

 

 

 

 

 

 

DASHURIA E TRETUR

 

 

Mė ka lėn dashnorja ime

mė ka thėn lamtumirė

asnjėherė s`del n`takime

paska gjet djal t`mir.

 

A jeton peshku pa uj

a hahet buk me dor huj

a fluturon zogu kraht m`ja thy

aq vajz unė kam jetė pa ty.

 

Do t`kalojnė vite dhe shumė vite

dhe shumė vjet pėr ty do t`qaj

ndoshta m`do, prej meje ike

por un n`zemer ala t`mbaj.

 

Edhe n`qoft se unė martohem

se beqar me mbet nuk bėn

deri t`muj do t`mundohem

do t`marr vajz me emrin tėnd.

 

Veē njė emėr e shkrova zemėr

se t`kam dasht unė vetėm ty

gjithmonė mbet i shkruar ai emėr

kurr prej zemre ska me u shly.

 

 

PA TY MOS MĖ LAFT ZOTI

 

 

Se pa ty mos mė laft Zoti

m`tret dėshira me jetu

pėr pa ty mos m`kaloft moti

kur ty jam dashuru.

 

Se njė jetė, njė jetė pa ty

nuk jetohet jeta vall

si njė jetė pa dy sy

pa dy sy kam ball.

 

Ne dy kur jemi bashk

askujt nuk ia kam lakmi

gjeta vajzėn kam dasht

sot jetoj lumturi.

 

Ti je jeta e shpirtit tim

prej vdekjes ke shpėtu

nuk e ke aspak gabim

dashurin ma ke dhuru.

 

 

 

VAJZA E ZEMRĖS

 

 

Netėt janė pa gjum

tan ditėn pa pun

ti zemėr ke hy

vajz unė s`mundem t`rri pa ty.

 

Qe kur ty njofta

prej teje jam smur

m`duhet t`shkoj te hoxha

majmali me m`shkru.

 

Oh sa fort tė du

ti ke lind pėr mu

hajde hyj nė shpirtin tim

paske qen vajz fati im.

 

Zoti e paf`t fatin tonė

na laf`t bashk ne pėr gjithmonė

n`qoft se mdon sikur un ty

kėt dashni s`ka gja me thy.

 

  

 

 

DASMA E PĖRLOTUR

 

 

Sonte shkrihen malet

yjet n`qiell po vajtoj`n

loti im sonte nuk ndalet

dashnoren po e martojn.

 

Ndalne vallen o dasmor

kujt i duhet tan ky gzim

t`gjith po kceni me lule n`dor

athu kceni pėr inatin tim.

 

A se shihni se nusja qan

kėnd po merr nuk e kan pyt

tokėn pėr rreth me lot e lan

e kur m`pa mu i msheli syt.

 

Kėtė vajzė t`bukur qė shikoni

e kan smur, magji i ban

pra ju lutem mos vallzoni

se pėr mua nusja qan.

 

N`qaf na paēin baba e nana

qė s`na lan ne me u bashku

por sa t`jet dielli, sa t`jet hana

kurr vajz tjeter s`kam me dasht.

 

 

KUR MĖ THIRRE NĖ TAKIM

 

 

Kur thirre takim

dhe ma the at lajm zi

lot t`pikuan n`krahun tim

mori fund njė dashuri.

 

kan thėnė se t`kan feju

gjyzemore larg shtėpisė

lutem mos me i harru

kujtimet e beqaris.

 

T`vėshtir i paske bab e nan

ēka ju bėra nuk e di

vend pran teje nuk lan

e humben kėt dashuri.

 

 

FUKARAN MOS E FALTĖ ZOTI

 

 

kam dashtė shumė se veten

pėr dashni bėre be

pėr ty vajz e lidha jetėn

ē`tė gjet tash mu le.

 

Pse prej meje vajz po ik

pse pėr mua s`mendon fare

po martohesh nė Amerikė

a e shet zemrėn pėr pare.

 

Pėr ty mbeta pa u fejua

se unė besen ta dhash ty

s`kam dėshirė mė me jetua

kaq rėnd zemrėn ma ke thy.

 

N`fund t`dyrnjas e theve qafėn

por prej mendjes s`muj me t`hjek

ala pa gjum e ēoj naten

s`mund t`harroj n`zemer ke mbet.

 

Pasuria marton dhe qenin

e pėr fat t`zi jam fukara

n`kėt dyrnja unė se kam vendin

ma mir m`del veten me vra.

 

Fukaran mos e falt Zoti

selamet nuk sheh me sy

gjithmon n`sy do t`i rrij loti

gjithmon zemren kan m`ja thy.

 

MORI FUND NJĖ LUMTURI

 

 

N`sy m`shikonte si gjynah

plot me mall mė pėrqafoi

n`faqe m`puthi dhe mė tha

n`Amerik baba m`martoi.

 

Mori fund njė lumturi

u shkatėrrua njė dashuri

lot e saj ran n`krahun tim

m`la tė vetėm, m`la jetim.

 

Kur ska diell lulja thahet

kur s`ka kryp gjella nuk hahet

pa dashni zemra pėrfiket

me para dashnija s`blihet.

 

 

Dashuria e parė s`harrohet

t`len plag n`zemer t`mbush me mall

plaga n`zemer nuk shėrohet

tė pėrvėlon deri t`jesh gjall.

 

Qaj pėr fatin tim tė zi

qaj se s`mundem me u duru

qej se shum mir un e di

edhe ajo qan pėr mu.

 

Po athu mundet me e duru

doren e njeriut qė se don

flokt e saj me i ledhatu

me e prek n`trup apo ku do.

 

 

N`SYT E MI S`DO T`SHIHET GZIM

 

 

Vetėm ty me zemėr t`deshta

veē ti ishe gzim pėr mua

unė kaher s`di ē`ėshtė buzėqeshja

kur pėr tjetrin t`kan feju.

 

Lumturin qė bashk e patem

se harroj deri t`jem gjall

tuj t`kujtu e kaloj naten

ti ma mbush zemren me mall.

 

Emri yt prej goje s`mhiqet

ty po t`thrras sa her marr frym

pėr ty vajz shpirti po m`digjet

pa ty jam me zemėr t`thyr.

 

Prej at nat kur tė martohesh

n`tesha t`zeza kam me u veshur

do t`mbaj jas sa her t`mkujtohesh

prej at nat le t`mthon i vdekur.

 

N`syt e mi gzim kurr s`do t`shihet

se do t`jem gjithmon t`pėrlotur

shpirti im flak le t`digjet

do t`vajtoj dashnin e tretur.

 

Nė at vend ku jem takua

pėr dit do t`shkoj pėr me pa

kurr mė lule ska me lulzua

se lot e mi gjithēka kan tha.

 

 

 

U DASHUROVA NĖ SHIKIM TĖ PARĖ

 

 

Para shkollės tė njoftova

atė ditė t`pash pėr herė tė parė

ty t`shikova kah u largova

ti m`je duk mė i bukuri djal.

 

Nja dy-tri her me ty u takova

por zemra donte prap me t`par

si ėshtė e mundur as vet s`kuptova

rash n`dashni me shikim t`par.

 

Kot mundohem ta ndali zemren

se jam e re pėr dashuri

rash n`buzėqeshjen tėnde t`ėmbėl

mė shėntove me sy tė zi.

 

Veē njė zemėr unė e pata

edhe atė ta fala ty

pėr ēdo ditė sa erret nata

fytyra jote m`del n`dėr sy.

 

Prej fatit vet nuk ke ka ikėn

k`shtu e ka shkru i madhi Zot

veē ty t`du e sta kam frikėn

nuk tė n`drroj me kurrgja n`bot.

 

 

TE GJIMNAZI I ULQINIT

 

 

Te gjimnazi i Ulqinit

me makin gjiro tuj ba

dogja tonat e benxinit

veē ty syrin me ta pa.

 

Sy si tėndin kėrkund s`pash

kur t`njoftova n`gjuj tė rash

tu betova n`tė madhin Zot

dhe ma fale zemren pėr shum mot.

 

Zili shkollės kur cingrron

zemren time fort ma gzon

ma gzon zemren e shpirtin tim

se dashnorja m`del n`takim.

 

 

Nuk lash kėpuc nė kėmb pa shky

nuk lash rrot n`makin pa shpu

si lash qoshe makin`s pa thy

veē pėr ty, pėr ty qė t`du.

 

Del dashnorja si princesh

sa shum djem nė rrug e ndalin

por fill tek unė vjen tuj buzqesh

e prej gėzimit krah`t mė dalin.

 

Nuk ka pare qė t`paguen

ma ke mbush zemren plot gėzim

ti gjimnaz qofsh i bekuem

m`gjete vajz pėr qefin tim.

 

 

 

BJONDINA

 

 

Njė bjondinė me flok tė arit

njė shikim kah un e hodhi

paska pas shikim tė zjarrit

n`shikim t`par zemren ma mori.

 

Si pėr loj jam sjell mbas teje

qė kur pate dymbėdhejet vjet

tash je rrit s`mund t`hjek prej kreje

paskam ra n`dashni t`vertet.

 

Ti je lulja e saksis

ti je ylli i bukuris

sy tė kaltėr e flok tė art

Zoti m`dha mė t`miren dhurat.

 

Do t`kisha nis shkuesin te shpija

por pėr fejes ti je e re

m`duhet t`pres e m`djeg dashnija

ti po m`shtjen mu gjall nė dhe.

 

Do tė pres ta bėjm fejesen

tjeter vajz un mė s`kėrkoj

qysh at dit qė ma dhe besen

vetėm ty tė dashuroj.

 

 

 

U THA LULJA NĖ DORĖN TIME

 

 

Pėr ēdo ditė dilshim n`takime

rrinim bashk nėn deg t`selvis

more lule prej dorės time

si dhurat nė shej t`dashnis.

 

M`ēove fjal se u fejove

e kurr mė s`dole nė takime

zemren time e shkatrrove

u tha lulja nė doren time.

 

M`vrave n`zemer, m`vrave n`shpirt

syt e mi i le pa drit

m`nale diellin ma nuk m`xen

ja ke prish zogut folen.

 

Njė djal tjetėr ti e more

me djal tjetėr lidhe jetė

kush t`ma hjek tash lulen dore

qysh at dit nė dor m`ka mbet.

 

As vet s`di pse ala t`dua

kur m`shkatrrove nė rini

qaj n`dor lulen tuj shikua

jam pa ty, pa ty smund t`rri.

 

Prap un lule dal e mbledhi

dhe do t`mbledh deri t`jem gjall

n`dor i mbaj e nuk i hjedhi

por s`kam lulet m`ja fjal.

 

 

 

 

ENDĖRROJ

 

 

Ėndėrroj, vendlindjen

at vend lulesh, at lulisht

qė tė vetmen stinė

ka pranveren.

 

At vend tė mbushur

plot aromė,

plot me lule

e me dashuri.

 

Por unė,

unė jam njė trėndafil

i plagosur rėndė

kėtu larg

tė cilin

mu nė lulėzimin e tij

dreqnit e kėputėn

dhe e ēuan larg,

atje ku dominon

errėsira e thellė,

ku ēdo gjė eshtė e vdekur,

pa diell, pa hėnė,

ku i vetmi gėzim

ėshtė ėndėrra,

e vetmja shpresė

pėr trėndafilin e shartuar

qė ėndėrron

ka kapėrcejė

at gardh,

tė lartė sa njė mal,

tė gjėrė sa njė oqean,

qė fundi i tij

tė ēon nė pranver,

nė atė kopsht lulesh,

nė atė vend dashurije

qė i thonė vendlindje.

Deri atėherė

nė ėndėrroj, ėndėrroj,

Ėndėrroj...!

 

 

 

 

MĖRGIM, MĖRGIM

 

 

Kah Rumija erdhi zani

njė za tmerri dje dhe sot

ku po shkon ai zog Kranjani

syt e nan`s jan mbush me lot.

 

Kalojn ditėt e vaji s`nalet

diēka nė zemėr e lėndon

nanės shkret si hiqen hallet

dit e nat birin kujton.

 

Shpirt tė rrahur me dajak

ke tek shtėpija more djal

hapi gojėn dhe e thirri

por vetėm muret i kthejn fjal.

 

Kah Rozafa erdhi zani

njė za tmerri dje dhe sot

po ku po shkon ai zog Shkodrani

syt e nan`s jan mbush me lot.

 

Ana e malit dhe Ulqini

djemt n`mėrgim jan nis me shkua

token tuaj kujt ia lini

pse gjan tuj s`doni me gėzua.

 

Pse kėshtu fati paska dasht

nan e bir mos me i lan bashk

male e fusha me pas ndėrmjet

mu djeg nana pėr fėmin e vet.

 

Kudo qė tė jeni, kudo qė tė shkoni

me fol Shqip fėmit tuaj mėsoni

mos ndrroni emrin, mos ndrroni fen

se nan e vėrtet ėshtė ajo qė u len.

 

 

 

VENDLINDJES SIME

 

 

Vendlindja ime e dashur

e di;

shumė borxhin ta kam,

se kur tu deshta pranė,

unė tė braktisa.

 

Ju tremba varfėrisė,

fukarallėkut,

e po e fali gjakun

e baballarėve qė kanė derdh

pėr kėto troje.

 

Po tė betohem

se do tė vij njė ditė,

do tė kthehem

aty ku u linda

dhe ta ēoj nė vend

amanetin e nėnės

 

Por do tė jetė vonė,

se nuk do tė gjej

as bėb, as nėn,

as shtėpin

ashtu siē e kam lėn

qė i lash

nė mėshirėn

e errėsirės.

 

 

MALLI PĖR ATĖDHE

 

 

I vetmuar nė dhe tė huaj

mora njė letėr qė ta shkruaj

letra qė shkruaj u mbush plot

me fjalėt e mia e me lot.

 

I vetmuar jeta shkon

e shikoj diellin kah perėndon.

 

O ti diell qė rrin n`hava

bab e nan kund a mi ke pa

a jan gjall apo kan vdek

t`pėrmalluar pėr djal tė vet

loti i tyre a ka t`sosur

se jan me zemer tė plagosur.

 

Njė zė i dridhur s`mlen me fjet

zani i nanės po mė thrret

po mė thėrret me u kthyer nė shtėpi

se s`don me vdek pa m`par me sy

 

 

MOS LAKMONI DHEUN E BOTĖS

 

 

Jan vu varg bijt e Shqiptarit

po shpėrndahen nėpėr bot

ja kan kthy shpinen vatanit

e po e lan tė mjer kėt tokė.

 

Mos lakmoni dheun e botės

ku po shkoni pash kėt drit

mos ja theni zemren lokes

se ka hjek zi me ju rrit.

 

N`sy t`nėnlokės loti s`thahet

shum po vuan, shum po hjek

zemra e saj pėr gjys i ndahet

po i bėn rrug dhe fėmija n`djep.

 

Me lot nė sy e shikon djepin

dita ditės rrin tuj qa

djali saj e kaloj detin

pėrgjithmon prej saj u nda.

 

An e mban Krajės i rash

pash veē vuajtje, pash kjamet

djem tė ri askund nuk pash

me t`marr malli me pa fmi n`djep.

 

Shtėpit e krajės kan mbet nėn ferra

ala vargu s`ėshtė ti u ndal

u bė Kraja vath pėr derra

kėtu spo mbet askush i gjallė.

 

 

NA NDAU GURBETI

 

 

Dit e nat un rri tuj qa

qysh at dit qė jemi nda

more rrugen pėr para

qysh at dit su ktheve ma.

 

Tash shtat vjet un tuj t`prit ty

nuk kam shti un gjum nė sy

sa shumė shpresa edhe fjal

mu hala po mė mbajn gjall.

 

Po njė letėr qė ma ke shkruar

si syt e ballit po e ruaj

kur m`merr malli ty me t`pa

pėrmi letėr rri tuj qa.

 

Kur u ndam ti ma dhe besėn

shpejt do t`vish ta bėjm fejesen

mos harro se ala t`pres

me mall pėr ty un do tė vdes.

 

Leri parat, kthehu mbrapa

se kaloj pak tepėr kohė

tash shtat vjet un ty s`tė pava

me t`has n`rrug ndoshta s`tė njoh.

 

 

 

DY PĖLLUMBA

 

 

Kėtu nė gyrbet tė shkret

si nė burg e kaloj diten

nė vendlindje tash sa vjet

pėllumbesha po mė priten.

 

Do t`fluturojė pėllumbi i bardh

nė njė ditė, nė njė agim

pėllumbeshės qė e priten

qė ka mbet nė pėrmallim.

 

Nė vetmi dit tuj kalua

pėllumbi tani po rrin vet

pėllumbeshen tuj kujtua

se dikun ajo e pret.

 

Tė vetmuar e tė ndarė

pėr njėri tjetrin duke qarė

kur vjen dita me u bashkuar

dy pėllumbat e dashuruar.

 

 

 

SYZEZA

 

 

Hapa dritaren nė njė mėnges

aty pash un pash njė syzez

ajo ishte shum e bukur

pran saj do t`isha i lumtur.

 

Njė syzez, syzez e kam pa

syt prej saj smunda me i nda.

 

Kaq i bukur syri i saj

si lulja kur del nė Maj

mė pėlqeu ai sy i zi

me te rash n`dashni.

 

Moj syzez ti moj mizore

pse ti mua mė shėntove

mė shėmtove me sy tė zi

qe kur t`pash s`kam rahati.

 

 

 

VEĒ TY TĖ DUA

 

 

Sikur t`nxihet dielli

e Bota t`sillet m`brapsht

edhe atėher zemra ime

veē ty ka me tė dasht.

 

Ty vajz ta dhash zemren

pėr ty jap dhe jetėn

se pa ty e dashur

s`mund ta mendoj veten.

 

Njė minut pa ty

pėr mu ėshtė i gjatė

faleminderoj Zotin

qė m`ēoj kėt dhurat.

 

Pėr ty s`mdhimbet jeta

pėr ty n`zjarr un hidhem

pėr njė vajz qė e dua

s`kam gajle se digjem.

FJALA E AUTORIT

 

 

U linda nė fshatin Dragoviq tė Krajės, aty edhe u rrita. Vitet e fėmijėrisė i kalova i lumtur nė vendin ku u linda

    Pėr herė tė parė u largova prej vendlindjes kur i mbusha pesėmbėdhjetė vjetė, pėr tė shkuar nė Gjakovė nė shkollėn e mesme.

    Shumė shpejt mė mori malli pėr vendin ku u linda. Mė mori malli pėr nėnėn, babanė dhe tė afėrmit e mi, dhe pėr herė tė parė e kuptova se vendin ku u linda e dua shumė, dhe pėr natė nė ėndėrr e shihja veten aty.

    Atėherė nga malli fillova t`i shkruaj vargjet e para poetike qė ia kushtova vendlindjes sime. I ndarė prej dashurve tė mi, shpirti im mbushej me inspirime poetike, dhe me vargjet e mia vetėm pėrshkrova vuajtjet dhe mallin.

    Poezija ėshtė njė ndėr mėnyrat qė njeriu shpreh ndjenjat e veta, vuajtjet apo lumturinė. Poezia e vėrtet nuk ėshtė e vėrtetė nė qoftė se njeriu aty imagjinon diēka, sepse njeriu inspirimin poetik e fiton vetėm atėherė kur pėrjeton diēka tė mirė apo tė keqe, ose kur ndėgjon ndonjė ngjarje prej ndonjė  miku, shokuapo ndonjė tė afėrmi tė tij.

    Kur bėhet fjalė pėr ndonjė ngjarje negative, njeriu pėrmes poezisė kėrkon tė drejtėn dhe sikur kėrkon t`i ankohet dikujt pėr hallin e tij. Prandaj unė poezinė e karakterizoj si njė armė lufte kundėr tė padrejtės. Me poezi i zbutet zemra gjithkujt, po edhe rolit negativ nė qoftė se e ndėgjon porzinė.

    Si shkrimtar mė shumė kohė i kushtoj vendlindjes dhe aventurave tė dashurisė, se pėr mendimin tim njeriun e vret shumė kur humbet dikėn qė e don, dhe kur e lėn vendin qė e don.

    Siē e dimė gjatė dhjetė viteve tė fundit kushtet ekonomike, politike dhe shoqėrore ishin negative (lufta, varfėria etj.), dhe shumė tė rinjė tė kėtyre viseve u detyruan ta braktisin vendlindjen dhe tė kėrkojnė fatin nėpėr botė. Po ashtu edhe fshatin tim e goditi vala e mėrgimit dhe gjatė 10 viteve tė fundit u shpėrngulen dyzet e tre vetė ose rreth 35% tė banorėve tė kėtij fshati. Nė kėtė mėnyrė shifra e njerėzve qė pėrpiu furra e gyrbetit u bė tepėr e madhe, dhe gati secila shtėpi e humbi dikėn tė vetin.

    Duke marrė parasysh se edhe ato qė emigruan edhe ato qė janė kėtu, janė tė ndarė prej dikujt qė e duan, kėshtu unė fitova inspirim poetik dhe i shkrova disa poezi dhe tregime. Prandaj njė ndėr arsyet qė kėtė libėr e titullova “Dashuria e tretur” ishte edhe kjo se tė gjith banorėt e kėtyre viseve e humbėn pėrgjithmonė dikėn qė e duan si p.sh.: Sa nėnė i humbėn fėmijėt, motrat humben vėllėzėrit, dajat humben nipat etj., poashtu edhe ato qė emigruan e humben atėdheun dhe tė afėrmit e tyre, me fjalė tjera e humben tė gjithė njė dashuri tė madhe.

    Poashtu pėrveē poezive dhe tregimeve pėr gyrbet dhe vendlindje unė shkruaj edhe pėr aventura dashurie.

    Siē e dimė, femra Shqiptare e kėtyre viseve, e sidomos femra nė fshat gėzon lirinė minimale, ose nuk ka aspak liri. Tė shumta janė rastet kur prindėrit e fejojnė dhe martojnė vajzen e tyre dhe nuk e pyesin fare a e don apo jo. Nė kėtė mėnyrė kjo vajz ėshtė e detyruar tė martohet dhe ta kalojė jeten me njė njeri qė se don.

    Tė shumta janė edhe rastet kur prindėrit tentojnė dhe bėjnė presione tė ndryshme nė bijat e tyre qė t`i martojnė nė Amerikė pėr arsye ekonomike, dhe kėshtu e detyrojnė vajzėn Shqiptare ta humbasė pėrgjithmonė njeriun qė ka dashtė, dhe pėrgjithmonė ta tresė njė dashuri tė madhe. Shumė bukur ėshtė pėrshkruar edhe nė tregimin “Njė dashuri e tretur” fati i njė vajze, poashtu edhe nė shumė poezi tjera. Prandaj edhe kjo ėshtė njė ndėr arsyet qė librit t`i jap kėtė titull.

    Me poezi mundohem t`i dal nė rrugė tė padrejtės dhe luftoj qė femra Shqiptare t`i gėzojė tė drejat e njeriut, dhe tė rrespektohet edhe e drejta e saj. Prandaj me kėtė rast desha tė apeloj nė forcat intelektuale qė mė shumė kohė t`i kushtojnė luftės pėr tė drejtat e femrės Shqiptare, dhe mė shumė tė angazhohen pėrmes poezisė nė kėtė luftė.

 

 

 

 

Lista e sponsorėve

 

Enver Dragoviqi – Veri

DASHURIA E TRETUR

SHPIRTIN E PĖRVĖLON

 

 

Radhitja kompjuterike

Indira Ēitaku

 

 

Redaktura teknike

Gazmend Ēitaku

 

 

Shtypshkronja

Garant

ULQIN